Nga Gjergj LACUKU/
Te flasesh per artistet Shkodrane e per Shkodren, djep te kultures Shqiptare, eshte nder e kenaqesi e jeshtezakonshme jo vetem per ne qe jemi pjese e saj por pa hezitim do thoja se çdo shqiptar do ndihej krenar per vlerat dhe frymezimin qe kjo treve i ka dhane Shqipnise. Plejada e njerzve te shquar qe ka nxjerr Shkodra eshte e pafundme por sot do veçoja nji ndër artistet qe edhe pse larg saj, ai eshte aty me Shkodren ne çdo hap, ne çdo frymemarrje , ne çdo rrahje zemre, eshte aty Shpirtnisht; Aleksander Ruçi eshte artisti qe çdo dite te jetes se tij ja kushtoj Shkodres. Forca dhe vitaliteti , dashnia dhe nostalgjia , shpresa dhe andrra, perkushtimi dhe lidhja me qytetin e tij shkrihen ma se miri ne zemren dhe shpirtin e artistit per qytetin e tij , vendin qe e lindi dhe e rriti qe siç thote edhe ai vete vetem per Shkoder do lija edhe vendin ma demokratik te botes, Ameriken e madhe.
Karriera e tij eshte ndër ma te pasurat e artisteve aktual te qytetit te Shkodres. Sandri edhe pas ndryshimit te sistemve kurre nuk e ndaloj veprimtarine e tij artistike dhe per nji artist ne nji ekonomi te tregu te lire ishte shume e veshtire te mbijetoje tuj pase parasysh kushtet me te cilet u ballafaqohej shoqnia Shqiptare.
Njerzit qe jane te perkushtum, me vullnet dhe pasion arrijne te sfidojne çdo gja sepse per njeriun e artit nuk ekzistojne barriera as fizike as shpirtnore. Me artin e tij, humorin e mirefillte , dashnine per Shkodren ne veçanti dhe Shqipnine ne pergjithesi ,artisti arriti jo te mbijetoje vete, se artistet nuk e njohin vdekjen, por i bani te tjeret te mbijetojne me forces e fjales , ju ktheu buzeqeshjet e mungume nga hallet e jetes se perditshme. Shfaqjet e tija paten jehone edhe pertej kufijve etnik te Shqipnise duke u mirepritun nga mbare diaspora Shqiptare ne te dyja anet e Atlantikut.
Perveç njohjes nga larg nepermjet televizionit, pata fatin ta njihja nga afer qe prej vitit 2006 pikerisht ketu ne Florida, ku ai jeton dhe punon si qytetar i nderum Shqiptaro-Amerikan .
Sandri eshte personifikim i nji Artisti vizionar dhe gjithemone ne kerkim te sfidave te reja sepse per te arti nuk eshte nji pike mbrritje por nje udhetim i pafund ne kerkim te se panjohures , eshte ajo qe ne njerzit e zakonshem nuk e shofim por nepermjet artisteve e kuptojme se ekziston.
Artisti Shkodran, Sander Ruçi , ka 40 vjet qe me humorin e tij vazhdon me lan gjurme permanente ne piedestalin e humorit Shqiptar, tue kriju keshtu figuren e vet origjinale per te u radhitun me dinjitet me figurat ma te shqume te humorit siç jane ; Tano Banushi, Gjoso Vasia, Paulin Preka , Zef Deda, Zylyha Miloti e Besnik Çinari.
Megjithate , ai eshte gjithemone mirenjohes atyne qe ai i quan mentoret e tij, te ndjerin Tano Banushi dhe nji ndër bashkepuntoret e tij te aferm, z. Paulin Preka.
Se shpejti , Sandri do te dale para publikut Shqiptar ne Shkoder dhe Tiranë me shown e tij te 8-te por jo te fundit. Ne rrugetim e tij artistik , nuk ka destinacione por pafundesi , pafundesi andrrash, shpresash, sfidash, suksesesh e luhatjesh sepse siç thote vete Sandri i tille eshte arti .
Bukurosh Curre says
I nderuar Gjergj po ndjehem xheloz qe nuk i thashe un i pari keto fjale kaq me vend per kete njeri kaq te mbrekullueshem, per kete dhurate qe zoti ju beri shqiptareve qe jetojen ne shqiperi dhe diaspore…ai eshte nje dhurate qristike qe zoti i beri popullit te shkodres ne vechanti dhe neve ketu ne Jacksonville Florida…sa here qe ai ka pasur rastein te pershendese mbremjet qe kemi organizuar si vater ne te cilat pjesemarja ka qene jo shuem e vogel salles i eshte ndryshuar menjehere toni dhe ndrichimi..ai ka humor te mprehet, te bukur per te qeshur…po edhe te pickon kur je ne ruge te gabuar si hosteni i qeve …sandri edhe kendon shume bukur…pastaj ai ka dhuraten me te medhe qe mund te kete nje artist dialektin Shkodran qe este aq i bukur joshes dhe te ndryshon gjendjen shpirterore ne cdo situate qe te jesh…ashtu si dhe ju Gjergj edhe un e kam njohur personalisht Sandrin ketu ne Jacksonville florida dhe kur e takova heren e pare u ndjeva shume me fat qe mu dha mundesia te takoj nje njeri te tille…Sandri eshte edhe punetor i madh jeta ashtu si te gjitheve edhe atij i nxori si barrjera veshtiresie punerat e rendomta largesine nga familja dhe femijet..problemet me letrat ne emigracion po ai me vullnetin e tije pa i bere naze asnjelloj pune cfaredo qe te ishte i perballoi me sukses dhe me mire se kushdo..ariti qe brnda nje kohe shume te shkurter te binte dhe familjen prane tije…Sandri eshte shembull i perkryer i nje kryefamiljari te mbrekullueshem me vyrtytet me te mira qe e karakterizon nje baba dhe nje bashkshort…edhe pse midis halleve dhe problemeve shume te shpeshta dhe te renda ai nuk harronte kurre te kujdesej edhe per shoqerine njeri inderuar dhe shume i respektuar dhe kjo eshte pagese vetem per ate sherbim qe kryen ndaj shoqerise..dhe dua te them qe edhe RECITALI I TETE i tije eshte rrjedhoje e nje pune dhe lodhje te pa mase qe ai ka kryer per ta realizuar sikurse edhe me pare ndaj i uroj suksese te metejshme ashtu sikurse thua edhe ti Gjergj ne recitale infinit…edhe pse largesia mbase nuk na jep mundesine te marim pjese fizikisht ne ate recital te siguroj qe shpirterish do jem aty…Vlerta artistike dhe shoqerore Sandrit as ja shtojme as ja paksojme dot neve ai i ka ne identitetin e tij jo vetem si jeri por edhe si artist…URIMET ME TE MIRA atij po edhe ty Gjergj per shkrimin