• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Search Results for: themistokli germenji

Papagalli Ximas dhe harmonia fetare

September 6, 2014 by dgreca

Opinion nga Nexhat Merxhushi/
Ditët e fundit, në një shkrim në gazetën “Kathimerini”, gazetari grek, Stavros Ximas, shkruan se “Kryepeshkopi i Shqipërisë, Janullatos, ndodhet në zemër të një ‘lufte’ të pistë, të motivuar nga qarqet ekstreme nacionaliste dhe islamike, me ndihmën e shërbimeve sekrete në Shqipëri”. Sipas këtij gazetari, objektivi i sulmeve ndaj Kryepeshkopit është çekuilibrimi i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, me të cilën Shqipëria mburret në familjen e sotme europiane. Duke kujtuar kohën e keqe të Kishës Ortodokse në Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit, Ximas shkruan se Janullatos punoi i vetëm për ringritjen e saj. Ai thekson se në një kohë kur vendi tërheq shqetësimin ndërkombëtar për “eksport” të xhihadistëve, nuk janë rastësore deklaratat e ish-kreut të shërbimit sekret, Fatos Klosi, sipas të cilit, rreziku nuk vjen prej fundamentalistëve islamikë, por nga fundamentalizmi i Anastasit. Duke e lidhur dhe me polemikat për Shën Kozmain, gazetari grek shkruan se Kryepeshkopi këto ditë është cilësuar sërish një djall antishqiptar. Shkrimin në gazetën “Kathimerini”, Stavros Ximas e mbyll me pyetjen se kush ka interes të prishë harmoninë fetare në Shqipëri?
Mision i Zotit apo i grekëve?
Është e qartë se gazeta “Kathimerini” nuk ka hallin e Kishës Ortodokse dhe të prishjes së “harmonisë fetare në Shqipëri”. Grekët ende rreken të na vënë në diskutim lirinë, për të qenë një komb i pavarur nga grekët! Janullatos ka kohë që është kthyer në një mollë sherri mes shqiptarëve dhe grekëve. Por, për opinionin e shëndoshë shqiptar, misioni i tij është i qartë: Ai investohet prej kohësh për greqizimin e Shqipërisë së Jugut dhe për tjetërsimin e territoreve shqiptare, pra është kundër integritetit territorial të vendit tonë. A thua të jetë ky mision i Zotit, apo i grekëve? Na kujtohet fare qartë se me gjuhën që flet sot gazeta “Kathimerini”, ka folur Anastas Janullatos në Përmet, kur diskutohej çështja e pronësisë së Pallatit të Kulturës, ku u shpreh: “Këta duan të cenojnë bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Sulmet kundër Kishës Ortodokse minojnë bashkëjetesën harmonike midis feve”.
Pra, grekët nxjerrin herë pas here ndonjë papagall si gazetari Ximas, ia shkruajnë ato që do të thotë dhe ky rreket të na mbushë mendjen se në Shqipëri ka plasur përçarja fetare, ndërkohë që shqiptarët kanë qenë e janë shembull i harmonisë dhe tolerancës ndërfetare, dhe mund t’i japin leksione Greqisë për respektimin e pakicave etnike e fetare. “Madhështia e kombit tonë është pikërisht kjo, që ne i respektojmë minoritetet dhe pakicat etniko-fetare, edhe pse mbi ne kanë ushtruar gjenocide kombet e tjerë, që ne luftojmë me forcën e shembullit të mirë, dhe jo ‘sy më sy e dhëmb për dhëmbë’”. “Shqipëria nuk bën me minoritetin grek, ashtu siç bën Greqia me minoritetin shqiptar të Çamërisë” – u shpreh kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, më 20 korrik 2014 në Parlament, në përgjigjen për shqytarët e Janullatos; Dule e Bollano, kur diskutohej projektligji për reformën territoriale.
Pavarësisht lehjeve dhe skërmitjeve, greko-shovinizmi me planet e tij, kurrë më shumë se sot nuk gjendet i demaskuar dhe i zbuluar, prandaj ka kaluar në një kundërsulm të dëshpëruar, duke kërkuar mbështetjen edhe të gazetave ultranacionaliste dhe antishqiptare si “Kathimerini”.
Gazeta qeveritare “Kathimerini”, edhe në kohën kur diskutohej Rezoluta për Çamërinë, lëshoi helm nga goja, duke u shprehur: “Çuditemi se si Greqia akuzohet për gjenocid. Erërat e nacionalizmit që kanë mbytur Ballkanin Perëndimor, forcojnë në Shqipëri idenë e Shqipërisë Etnike. Miratimi nga Kuvendi i kësaj rezolute me atë përmbajtje, ose të ngjashme, do të çonte në skaj marrëdhëniet me Athinën, e cila insiston se çështja çame, nuk ekziston”.
Qëllimi i këtij reagimi është të sqarojmë dhe ndërgjegjësojmë bashkëkombësit tanë shqiptarë, ende të pasqarur mirë, duke demaskuar planet dhe politikat që kanë hartuar për të realizuar synimet asimiluese-pushtuese që kanë pasur dhe kanë ndaj kombit shqiptar e Shqipërisë njerëz si Anastas Janullatos, të veshur me petkun fetar.
Grekomani apo kleptomani?

Mund të konsiderohet nacionalizëm e islamizëm pse duam të flitet shqip në kishat tona? Mund të flitet për ekstremizëm islamik kur komuniteti mysliman në Shqipëri nuk ka reaguar në asnjë rast të vetëm kundër Janullatosit, kur ai ka provokuar rëndë këtë komunitet, duke zhvarrosur eshtra myslimanësh, apo kur pjesëtarëve të këtij komuniteti u ka ndërruar fenë në mënyrën më djallëzore e cinike, duke shfrytëzuar varfërinë dhe mjerimin e tyre?! – “Grekomanija, është një sëmundje e rezikçime që shëmbëllen me gangrenën, të cilënë, po s’more masa të repta që në krye, je i dënuar për vdekje!”, thotë Mihal Gremeno në një nga shkrimet e tij. Mos muhamedanët u trazuan në punërat e kishës e të shkollavet të orthodhoksëvet? Përse atëherë, kur kishin e kanë qëllim të mirë, e ndaluanë lëçitjen e ungjillit edhe të tjerave që thuheshin shqip? E mallëkonin me katran gjith’ ata që kuxonin të thonë që janë shqipëtarë? Ç’ishin gjith’ ato amenda (geza) që u epnin fëmijës për çdo fjalë që thoshnin shqip? (Shih: M.G. (Mihal Grameno), Gazeta “Korça”, Korçë, nr. 11, 8 maj 1909). E njëjta gjendje ekziston dhe sot, më pas më shumë se një shekulli.
Shovinizmi në Greqi – fè kombëtare
Me të drejtë pyesim: nga buroi kjo ofensivë provokuese e “Kathimerinit”, dhe kush e ka sponsorizuar atë? Përgjigjja është më se e qartë: Shovinizmi në Greqi është shpallur prej kohësh fè kombëtare.
“Terxhumani Shark” (Lajmëtari i lindjes), redaktor i së cilës ishte S.Frashëri, viti I, më 31 korrik 1878, në faqen 2-3 thotë: “Greqia bën ç’është e mundur të pengojë lidhjen midis muslimanëve dhe të krishterëve orthodoksë. Ajo gjithmonë ka patur dhe ka synime territoriale ndaj vendit tonë. E zëmë se grekët janë një popull që ka vlera të mëdha sa edhe popujt e vjetër. Mirë po e pranoimë, por, a ka vallë një popull me vlerë që të robërojë popujt fqinj? Pyesim “Neollogosin” (gazetë greke e asaj kohe) a është burrëri apo tradhti të nxitësh popullin tënd të rrembejë pjesë nga atdheu i tjetrit? Le të na tregojë një njeri në histori që të ketë bërë një gjë të tillë dhe të jetë lëvduar nga brezat e ardhshëm e të mos jetë kujtuar emri i tij me mallkim. Gjaku dhe kombësia janë të shenjta për çdo njeri”.
Edhe kleri grek nuk mbeti pas. Në vitin 1913, e pushtoi krejtësisht Shqipërinë e Jugut me kisha dhe shkolla, duke thënë: “Kështu ka thënë Zoti Krisht: çdo ortodoks është grek, muslimanët janë turq. Në këtë vend do të banojnë vetëm grekët”. Qeveria greke i quante shqiptarët myslimanë turq, kategori osmane. Shqiptarët myslimanë përbënin shumicën e Shqipërisë së Jugut. Ata duhej, ose t’i nënshtroheshin masakrave greke, ose të braktisnin përgjithmonë atdheun e tyre.
Në të gjitha viset e pushtuara nga ushtria greke në vitin 1913, u vunë tabela greqisht dhe frëngjisht: “Bashkim me Greqinë ose vdekje”. Më 16 shtator të vitit 1913, u dha urdhri që të gjithë fshatarët e qytetarët ortodoksë të qyteteve dhe të fshatrave të Gjirokastrës, të Delvinës, të Tepelenës, të Leskovikut e të Përmetit, të vinin përpara shesheve të metropolive dhe të kishave. Në çdo shesh të këtyre qyteteve qe vendosur një tryezë e mbuluar me flamurin e Greqisë. Në tryezë gjendej Ungjilli i Shenjtë. Priftërinjtë, të veshur me petka të shenjta, kishin zënë vend pranë tryezave. Mësuesit e shkollave greke dhe nxënësit e tyre mbanin në duar nga një flamur grek. Këta mësues kishin sjellë edhe çupat e shkollave greke. Ato kishin veshur nga një bluzë të kaltër, që kishte në mes të gjoksit një çapar, ku gjendeshin të shkruara me shkronja të arta këto fjalë: “Bashkim me Greqinë, ose vdekje”. Pranë tryezave të këtyre shesheve qëndronin klerikët dhe qeveritarët grekë…
Kambanave të tilla u bien edhe sot klerikët shovinistë grekë. Për vendin tonë, shovinizmi grek është një kërcënim i vijueshëm dhe i pabesë. Nacionalshovinizmi grek është vrasës i demokracisë. Ai është shovinizëm me jehona kambanash kishe.
Shën Kozmai, shenjt apo djall?
Sa për polemikat për Shën Kozmain, i cili mbahet nga grekët si “apostull i helenizmit” dhe që Janullatos e ka aq për zemër dhe autorët grekë e përmendin shpesh, mund të citojmë thirrjen e tij të “famshme”, për ta krijuar vetë idenë për këtë murg famëkeq: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht, për arsye se Kisha jonë është greke! – sokëllinte Shën Kozmai. “Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot, do t’i porosis të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t’i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do t’a gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”. (Predikimi i shtatë, drejtuar shqiptarëve të Epirit).
Me këtë teori, Shën Kozmai donte të çrrënjoste gjuhën shqipe nga shqiptarët. Propaganda e Shën Kozmait hapte rrugën për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Sot, misionin e Shën Kozmait, e vazhdon me devotshmëri Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Janullatosi dhe pasuesit e tij përdorën “armën e intrigës së famshme greke”, siç thotë Konica. U arrit deri aty sa u hodh në erë natën “Shtëpia e Kulturës dhe e Flamurit” në Korçë, e Themistokli Gërmenjit, e cila gjet gurë mbi gurë në mëngjesin e 11 gushtit 2012.
Më 2 gusht 1992, eksarku u shpall kryepeshkop i KOASH-it, dhe mori miratimin e shtetit shqiptar. Video e fronëzimit të tij, vazhdon të qarkullojë në internet, ku shquhet dhe një flamur grek gjatë asaj ceremonie. Qartazi dëgjohen në kor zërat e ortodoksëve patriotë, që thërrasin emrat e martirëve ortodoksë shqiptarë, si Papa Kristo Negovani dhe Petro Nini Luarasi, të masakruar nga Kisha Greke, dhe “besnikët” që brohorasin për Janullatosin. Më pas, dëgjohen dhe këngë patriotike “Për Mëmëdhenë!”… Kjo është fshehur deri tani nga përkrahësit e Janullatosit dhe nuk është komentuar as nga fanatikët e tij.
Drejtuesit e shtetit shqiptar, e nënvleftësuan, ose e harruan të djeshmen e marrëdhënieve të Kishës Ortodokse greke me Kishën Ortodokse Shqiptare. Kisha Ortodokse Shqiptare, në fakt, e shpalli “autoqefalinë” në luftë me Kishën Greke! Madje u krijua për t’i prerë duart vrastare Kishës Greke. Kjo është ironia, që në krye të Autoqefalisë, të risjellin pikërisht një grek!
Tani mësoni se si e përhap rrënjosjen e greqizimit në Shqipëri, Janullatosi. Prof. dr. Flori Bruqi shkruan: “… Ngriti K.A.SH. me 400 famulli, themeloi Akademinë Theollogjike ‘Ngjallja e Krishtit’ në Durrës 1992 dhe dy lice kishtarë, shkolloi dhe dorëzoi 150 klerikë. Themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme. Bëri të mundur ndërtimin e 145 kishave të reja. (të stilit grek shën. im), u riparuan 160 kisha ekzistuese, si dhe 70 qendra kishtare të tjera. (Po të stilit grek shën im.), ndërtesa, mitropolite, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritje, kampe rinore etj. Themeloi kolegjin “AKSARIO” në Sauk (shën. im) ku ndërtoi 425 ndërtesa. Themeloi qendra mjekësore diagnostike me 24 specialitete, dy institute të formimit profesional. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, një stacion radiofonik. Themeloi katër qendra mjekësore, dy institute të formimit profesional, një lice profesional, dy shkolla fillore, shkolla për vajza dhe konvikte, 17 kopshte fëmijësh etj…”. Të gjitha këto janë arteria ku Janullatosi mundohet të përhapë helenizimin nëpërmjet gjuhës greke, nën hundën e qeverisë shqiptare dhe të Akademisë së Shkencave.
Atij nuk i ka interesuar ndonjëherë harmonia fetare në Shqipëri, përkundrazi. Para pak kohësh, Janullatosi ka deklaruar në gazetën greke “Kathimerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve, se feja e shqiptarit është Shqiptaria. Këtë tezë do t’a luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.
Ndërsa historiani grek, Nikolas Stavros, ka thënë: “Futja në dorë e Kishës Shqiptare, është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”. Kjo deklaratë e historianit grek, tingëllon tepër poshtëruese për nderin dhe për dinjitetin e Republikës së Shqipërisë.
Mendoni ç’do të ndodhte po të ishin gjallë Imzot Noli, Kristo Kirka, Kristo Dako, Kristo Floqi, Kolë Tromara, Kolë Rodhja, i pavdekshmi Petro Nini Luarasi, shpirti i të cilit ende thërret: “Vramëni, po mblidhmani gjakun se do t’u duhet fëmijëve të shkruajnë gjuhën shqipe”!- po të rronte Papa Kristo Negovani, Papa Stathi Melani dhe Papa Llambri Ballamaçi, po të ishin të gjithë martirët e helmuar nga Kisha Greke (Lum martirët, na mëson Ungjilli)….
Fortlumturia e tij erdhi si eksark për riorganizimin e Kishës Ortodokse, jo për të qëndruar përjetësisht në fronin e Kryepeshkopit, ndërkohë që Statuti i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, e kërkon të parin e Kishës me nënshtetësi, gjuhë e kombësi shqiptare. Kishat e ndërtuara nën drejtimin e Kryepeshkopit, u bënë krejtësisht me stilin e kishave greke, Janullatos dëshmoi hapur pozicionin e tij antishqiptar kur kundërshtoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, apo mospërkrahjen e popullsisë çame dhe refuzimin e Lutjes për viktimat, të organizuar nga Shoqata Çamëria e PDIU në përvjetorin e gjenocidit grek; pasi ai nuk njeh gjenocidin grek mbi Çamërinë. Priftërinj grekë, me parullën “çdo ortodoks është grek”, në emër të luftës kundër osmanëve, vranë, prenë e dogjën fshatra me popullsi shqiptare myslimane. Këta priftërinj, grekët i quajtën “strategë”, “huniadë” dhe i bënë heronj! Njëri prej tyre, ishte Dionis Filozofi, për të cilin Janullatos ka shprehur adhurim.
Anastas Janullatos, ky uzurpator i mbështetur nga klane shoviniste dhe antishqiptare, është duke bërë planet e tij për pasardhësin po grek në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, pasi ndërroi statutin e Fan Nolit, të dekretuar nga Mbreti Zog, statut që përcakton qartë se Kryepeshkopi, peshkopët, priftërinjtë etj., janë prej gjaku, gjuhe dhe kombësie shqiptare, statut i njohur nga Patriarkana e Stambollit, si i përjetshëm.(Kortezi: Gazeta Shqip)

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe harmonia, fetare, Nexhat Merxhushi, Papagalli Ximas

60-VJETORI I THEMELIMIT TË ASAMBLESË SË KOMBEVE TË ROBËRUARA EUROPIANE

August 12, 2014 by dgreca

Në kujtim të Vasil Gërmenjit/
Nga Frank Shkreli*/
Ky vit shënon 60-vjetorin e themelimit të Asamblesë së Kombeve Europiane të Robëruara, e njohur shkurtimisht si ACEN (Assembly of Captive European Nations) më 20 shtator, 1954. Kjo organizatë, që nepërmjet Komitetit “Europa e Lirë”, financohej nga buxheti i qeverisë federale amerikane, ishte në të vërtetë një koalicion i përfaqësuesve politikë e kulturorë të arratisur nga nëntë ish vende komuniste të Europës Lindore dhe Qëndrore, të cilat kishin mbetur nën influencën e Bashkimit Sovjetik, pas mbarimit të Luftës së dytë Botërore. Në Asamble përfaqësoheshin Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lithuania, Polonia dhe Rumania. Asamableja, me qëndër në New York dhe me zyra në Bonn, Londër dhe Paris, si objektiv të veprimtarinësë saj kishte për qëllim, “Çlirimin e këtyre vendeve nga diktatura komuniste me mjete paqësore, për të edukuar opinionin publik mbi gjëndjen aktuale përtej perdesë së hekurt, si dhe për të siguruar mbështetjen dhe bashkpunimin e institucioneve qeveritare dhe jo qeveritare”, për veprimtarinë e saj. Ndër aktivitetet më të njohura gjatë ekzistencës së saj, përveç botimeve të ndryshme për të informuar publikun mbi gjëndjen në botën komuniste, ajo promovonte çdo vit një javë dedikuar vendeve nën regjimet komuniste, gjatë së cilës ndër të tjera informoheshin zyrtarisht anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbi gjëndjen në vendet e tyre nën komunizëm. Java e tretë e korrikut ishte caktuar me dekret të presidentit të Shteteve të Bashkuara, si “Java e Kombeve të Robëruara” nga komunizmi dhe Shtëpia e Bardhë lëshonte çdo vit një deklaratë me këtë rast.
Asambleja e Kombeve Europiane të Robëruara u themelua pas miratimit nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të disa deklaratave mbi të drejtat e njeriut, pas Luftës së Dytë Botërore, por të cilat jo vetëm që nuk zbatoheshin nga vendet komuniste, por dhunoheshin në mënyrën më flagrante që mundej. Qëllimi i përfaqsuesve të këtyre vendeve anëtare të Asamablesë, ishte që së bashku, të ishin një burim i autorizuar dhe i besueshëm informacioni mbi ato që po ndodhnin në vendet përtej perdesë së hekurt dhe njëkohësisht të shërbenin si forum diskutimi dhe qendër e shkëmbimit të lirë të mendimeve. Materialet e botuara nga ACEN-i shpërndaheshin nepër shkolla, universitete dhe institucione të ndryshme, anë e mbanë Amerikës dhe botës, në anglisht dhe gjuhë të tjera. Komisione të ndryshme të Asamblesë së Kombeve të Robëruara Europiane, përpilonin raporte të ndryshme dhe deklarata zyrtare mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në vendet komuniste mbi persekutimin e fesë, mbi të drejtat e grave dhe mbi gjenocidin, ndër të tjera subjekte. Udhëheqsit e ACEN-it udhëtonin brenda dhe jashtë Amerikës dhe takoheshin, përveç zyrtarëve më të lartë amerikanë, edhe me udhëheqës ndërkombëtarë, si një veprimtari e nevojshme për të informuar botën mbi gjëndjen e këtyre vendeve nën komunizëm si edhe mbi shkeljen e egër dhe dhunimin e të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës komuniste. Me fjalë të tjera, e gjithë veprimtaria e tyre kishte për qëllim që të mos harroheshin vendet e robëruara nën komunizmin sovjetik, ndërkohë që organizonin ekspozita anti-komuniste ku tregoheshin persekutimet komuniste ndaj kundërshtarëve të tyre, ndërsa dokumentoheshin edhe standardet e ulëta të jetesës në vendet komuniste. Këto ekspozita çfaqeshin, jo vetëm anë e mbanë Amerikës, por dhe në qytete të ndryshme botërore. Mirëpo, nga fundi i 60-ave dhe fillimi i 70-ave, filloi të binte mbështetja zyrtare për ACEN-in dhe si përfundim, veprimtaria e kësaj organizate filloi të bie gjithashtu. Ishte kjo periudha e politikës së detantës midis dy superfuqive të mëdha të kohës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Por megjithëkëtë, kjo organizatë ka një histori prej dy dekadash veprimtarie të dalluar, në mbështetje të parimeve të Kartës së Atlantikut, të zbatimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, në luftën e saj për realizimin e aspiratave të drejta që të gjithë popujt të gëzojnë lirinë njerëzore dhe pavarësinë kombëtare.
Interesat e secilit vend anëtar të ACEN-t përfaqësoheshin nga komitetet kombëtare të krijuara në Shtetet e Bashkuara. Në rastin e Shqipërisë, ishte Komiteti “Shqipëria e Lirë”, organizata që përfaqësonte interesat e Shqipërisë në këtë forum dhe njëkohësisht shërbente si burim informacioni mbi gjëndjen e vendit nën regjimin komunist.Komiteti “Shqipëria e Lirë” ishte pasardhës i dy Komiteteve Kombëtare të mëparshme të cilat ç’prej vitit 1949 punuan drejtë qëllimit për çlirimin e atdheut nga regjimi komunist. Më 1964, Asambleja e Kombeve Europiane të Robëruara zgjodhi për kryetar të saj Vasil Gërmenjin, anëtarin e “Komitetit Shqipëria e Lirë” që drejtohej nga Dr. Rexhep Krasniqi, kryetar dhe Idriz Lamaj, sekretar.
Zgjedhja e Vasil Gërmenjit si kryetar i Asamblesë gëzoi shumë komunitetin e vogël shqiptaro-amerikan të asaj kohe, sepse, sipas gazetës “Shqiptari i Lirë”, përfaqsuesit më të shquar politikë të Europës lindore dhe qëndrore kishin zgjedhur një shqiptar si kryetar të radhës të organizatës së tyre në botën e lirë.Vasil Gërmenji ishte i njohur mirëjo vetëm në radhët e emigracionit shqiptar, por çka ishte edhe më e rëndësishme, ai njihej shumë mirë edhe në qarqet ndërkombëtare dhe ato të politikës amerikane. Nga disa të dhëna të gazetës “Shqiptari i Lirë”, organ i Komitetit “Shqipëria e Lirë” të vitit 1964, mësohet se Vasil Gërmenji ishte bir i Telemak Gërmenjit dhe nip i Themistokli Gërmenjit, i pari i vrarë nga grekët dhe i dyti i vrarë nga francezët, si rezultat i intrigave greke.Historia shqiptare e njeh familjen e Vasil Gërmenjit si një familje atdhetarësh të shquar që luftuan dhe flijuan veten, vetëm e vetëm që Shqipëria dhe kombi shqiptar të jetonin të lirë dhe të pavarur.Si bir i kësaj familjeje të shquar, megjithëse në mërgim, ai ishte i destinuar nga fati t’i shëbente Atdheut.I dalur nga një edukatë e fortë shqiptaro-franceze dhe i frymëzuar nga politika dhe letërsia franceze, Vasil Gërmenji kishte një besim të thellë në lirinëdhe në pavarsinë e kombit të vet si dhe në lirinë individuale dhe në të drejtat bazë të njeriut.Si i tillë, ai angazhon veprimtarinë e tij politike në Shtetet e Bashkuara duke luftuar kundër çdo formë tiranie, e imponuar nga mbrenda ose nga të huajt.Me këto ndjenja të forta për liri dhe demokraci për veten dhe kombin e vet, Vasil Gërmenji, para se të arratisej nga Shqipëria –shërbeu si profesor në Shkollën Teknike të Tiranës, por detyrohet të largohej nga Atdheu më 1939, duke kundërshtuar zaptimin e vendit nga të huajt dhe më vonë, kundërshton me çdo mjet dhe me çdo mënyrë edhe diktaturën komuniste të imponuar nga një rreth i ngushtë individësh, të cilët gjoja në emër të popullit, për pothuaj një gjysëm shekulli hodhën në mjerim mbarë kombin dhe zbatuan një terror të paparë anti-njerëzor ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist.
Fati dhe tradita familjare e kishte caktuar Vasil Gërmenjin që të jepte kontributin e vet në përpjekjet e asaj kohe për çlirimin e Atdheut të vet nga zgjedha komuniste, si njëri prej përfaqsuesve më të dalluar të diasporës anti-komuniste shqiptare në botën e lirë.Ai e zhvilloi këtë veprimtari duke filluar nga viti 1953 kur shërbente si anëtar i Ekzekutivit të Komitetit Kombëtar ”Shqipëria e Lirë”, ndërsa ç’rej vitit 1956 shërben si anëtar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” me qëndër në New York dhe si përfaqsues i këtij komiteti pranë Asamblesë së Vendeve të Robëruara Europiane. Megjithëse për një kohët shkurtë, unë kisha fatin ta njihja Vasil Gërmenjin, për mua dhe për të gjithë ata që e njohën atë, Vasil Gërmenji ishte i palodhëshëm në punën për të mirën e Atdheut dhe posedonte një dedikim të rrallë dhe dasshuri për Atdheun. Ai kishte një vet mohim si rrallë kush ndaj asaj që në atë kohë e cilësonim si “çështjes shqiptare”, me të cilën nënkuptohej liria dhe demokracia për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre. Vasil Gërmenji besonte se pa çlirimin nga komunizmi i të gjitha vendeve të Europës Lindore e Qendrore, nuk do të kishte liri as për Shqipërinë dhe shqiptarët, andaj përveç çështjes shqiptare, Vasil Gërmenji njihej edhe si veprimtarë në favor të lirisë dhe demokracisë edhe për vendet e tjera ish-komuniste të Europës. Si i tillë, ai fitoi mirënjohjen dhe besimin e kolegëve të tij në organizatën e ACEN-it, duke e zgjedhur atë kryetar të Asamblesë së Kombeve të Robëruara Europiane më 1964.

Kur drejtohej nga Vasil Grëmenji dhe në përgjithësi gjatë gjithë ekzistencës së saj, konsiderohet se organizata ACEN ka dhënë një kontribut të çmuar drejtë lirisë dhe demokracisë në Europë, duke njoftuar botën mbi persekutimet komuniste dhe duke dënuar në mënyrën më të ashpër Bashkimin Sovjetik dhe satelitët e tij për shkeljet e të drejtave bazë të njeriut anë e mbanë Europës Lindore dhe Qëndrore. Asamblea përpiqej, gjatë verimtarisë së saj, që të njoftonte jo vetëm vendet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara, por mbarë botën — përfshirë organizata siç ishin Këshilli iEuropës, NATO dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara — se komunizmi, si ideologji prekte gjithë botën si një sëmundje ngjitëse. Qëllimi dhe shpresa ishte se si rrjedhim atëherë bota nuk do të harronte fatin e keq që kishte goditur vendet komuniste, dhe si përfundim, shpresohej se më në fund, kur bota ta kuptonte rrezikun që vjen nga komunizmi,një gjë e tillë do të nxiste fillimin e procesit të rivendosjes së lirisë dhe demokracisë në vendet satelite komuniste sovjetike.
Falë punës së rëndë të Vasil Gërmenjit dhe përfaqsuesve të tjerë europianë në Asamablenë e Vendeve Europiane të Robëruara, veprimtaria e saj gjatë viteve kishte siguruar edhe admirimin e përfaqsuesve më të lartë të politikës amerikane për veprimtarinë e saj në fushën e lirisë dhe të pavarësisë së kombeve. Presidenti amerikan Lyndon Johnson, me rastin e 10-vjetorit të themelimit të ACEN më 1964, në një mesazh drejtuar asaj me këtë rast shkruan se Asambleja e Vendeve të Robëruara Europiane , “Ka ndihmuar t’i kujtojë botës se sigurimi i lirisë nuk është një objektiv bisedimesh vetëm për vendet e Azisë dhe të Afrikës, por edhe për shumë vende të tjera, si ato të Europës.” Presidenti Johnson me atë rast shprehu “Shpresën se anëtarët e Asamblesë së Vendeve të Robëruara Europiane do të shohin një ditë realizimin e shpërblimit të vetëm që ata kërkojnë, e që është rivendosja e plotë e lirisë dhe e pavarësisë së kombeve që ranë nën thundrën e diktaturës komuniste pas Luftës së Dytë Botërore.”
Vasil Gërmenji dhe patriotët e tjerë shqiptarë të gjeneratës së tij, megjithëse fatkeqsisht nuk jetuan të shihnin Shqipërinë e lirë dhe demokratike dhe as Kosovën e lirë dhe të pavarur, ata nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre duke promovuar në botën e lirë shpirtin liridashës të kombit shqiptar si dhe dëshirën e tij për tu radhitur në “klubin” e kombeve të lira të kontinentit europian. Nuk do të kishte shpërblim më të madh për këta patriotë si Vasil Gërmenji, se sa integrimin e plotë dhe sa më të shpejt të Shqipërisë dhe të Kosovës në të gjitha organizmat euro-atlantike. Një gjë e tillë do të realizonte ëndërrën e këtyre patriotëve — të cilëve zemëra s’u pushonte kurrë së rrahuri për Atdheun e tyre — që kombi shqiptar më në fund të jetojë në liri, në paqë dhe në drejtësi të përhershme me veten dhe me të tjerët.
* Ne foto:Father Stephen Lasko, Lemi Kokalari, Bishop Fan Noli, far right Vasil Germenji (nephew of Themistokli Germenji)

Filed Under: Featured Tagged With: 60-VJETORI I THEMTË ROBËRUARA EUROPIANE, ELIMIT TË ASAMBLESË, Frank shkreli, SË KOMBEVE, Vasil Germenji

JANULLATOS, I GABUAR NË QËLLIM TË GABUAR !…

June 19, 2014 by dgreca

Nga Rasim Bebo/ Çikago/
Gjatë dy dekadave të fundit, ne shqiptarët, kemi shkelur amanetin kryesor të Fan Nolit: “Ruhuni nga kisha greke, në qoftë se nuk doni t’u bëjë gjëmën”. Dhe prandaj na ka zënë mallkimi i tij. Qeveritarёt tanë ende nuk mbledhin mendjen, por vazhdojnë ti krehin mjekrën e Janullatosit me përkëdheli dhe atij i shtohet oreksi pafundësisht.
Janullatosit i duhet sqaruar, se fondacionet, si Onasis, Niarko, Lacis, Asarqi, Kokalis etj., janë fondacione të kolauduara mirë me institucionet e shtetit grek, të cilët kanë kontribuar gjithmonë në përhapjen e helenizimit. (kutia postare 7456).
Janillatosi është i vetëshpallur dhe qarkullon si një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, duke e dokumentuar këtë, jo vetëm në botimet kishtare, por duke e gdhendur veten edhe nëpër muret e kishave shqiptare, me pllaka të gurta, gjë e pangjarë kjo në të gjallë. Qarkullon me makinat e blinduara të kryepeshkopit, tok me luksin skandaloz, ku jetojnë e hijeshohen misionarët grekë në Shqipëri… Ky njeri është më i rrezikshëm nga sa e pandehim ne. (Foti Cici, 2006 “Ethet e Janullatosit”).
Prof. Dr. Eshref Ymeri e ka përcaktuar: “Shqipëria ka në krye një kastë tradhtarësh në pushtet dhe në opozitë… Janullatosi është guvernatori faktik në Shqipëri i shovinizmit grekokaragjoz”… Atij nuk i thotë askush ndal, kur do të ngrejë në piedestal armiqtë e Shqipërisë, si shenjtorë dhe heronj të grekut, në tokën Shqiptare.
Këto ditët e fundit është hapur fjala, për ngritjen prej tij, të një monumenti për peshkop Fotin në Korçë. Kur dihet historikisht se peshkop Foti, në bashkëpunim me peshkop Karavangjelin e Kosturit, vranë Papa Kristo Negovanin më 12 shkurt 1905, duke dërguar një bandë për ta masakruar në mes të fshatit bashkë me të vëllanë dhe tre bashkëfshatarë të tjerë. Papa Kristo ishte patrioti i kthyer në symbol të Atdheut, Kombit dhe Gjuhës së tij shqipe. Luftëtari Bajo Topulli, sipas të cilit: “Gjaku i Papa Kristo Negovanit, duhej të merrej me nder e për fitim të gjithë Kombit”. Dhe për këtë i derdhi plumbin peshkop Fotit.
Zhan Klod Faveirial thotë: “…Murgu Kozma, roli i të cilit ka qenë tepër rrënimtar për kombin shqiptar … ky ishte një agjent politik, i cili, duke shkuar nga fshati në fshat, nuk predikonte ungjillin, por kërcënonte me shkishërim nga Patriarkati grek, të gjithë shqiptarët që nuk flisnin vetëm greqisht. Më 24 gusht 1779 me urdhër të Kurt Pashë Beratit ai ekzekutohet, (Historia e Shqipërisë. Bot. 2004, f. 389).
Sot pas 235 vjetëve, Kur qeveria dhe Akademia e shkencave heshtin, Janullatosi kërkon të shpallë luftën e shenjtë për Vorio-Epirin nën flamurin e Shën Kozmait. Historianët e sotëm grek e quajnë atë “Flamurtarë i flakët i helenizmit”.
Kohën e fundit Janullatosi shoqëroi të ftuarin Vasili Gjokatas, prefekt i Thesprotisë, për të parë kishat e reja kushtuar Murgut Shën Kozma. Të dy personalitetet bënë lutje për shpirtin e Shën Kozmait në kishat e ndërtuara për nder të tij në Mursi, Aliko, Livadhja, Vrisera, Himarë, Çarçovë. Këto janë gurë themeli, për të shkruar historinë greke. (Gazeta “BOTA SOT” 12-12-2013). Ndërsa ish kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, e shpalli Janullatosin “Qytetar Nderi”. Mëso z. Edi Rama se, “armiku i vjeter mik nuk bëhet.” Kurse ju, Janullatos, duhet të dini mirë, se për Shqipërinë jeni i huaj dhe si i tille ua kaloni tërë helenistëve të parë, Kozmait dhe Fotit, etj. që luftonin kundra gjuhës dhe kombit shqiptar. Për këtë mision antishqiptar, këtu tek ky vend, ata gjetën vdekjen. Ju nuk e analizoni këtë ?… Kur ende mbani në fuqi “ligjin e luftës” si “vend armik” dhe shtetasit shqiptar si “armiq”, duhet ta merrni me mend edhe përfundimin tuaj.
Në debatin aktual, ndërmjet Sinodit të Shenjtë dhe ish-kreut të SHISH-it, Fatos Klosit, del në sipërfaqe se bashkohen të gjithë në një pikë: “Çdo istitucion fetar që del nga linja kombëtare, përbën rrezik për një komb. Mirë zotërinj, po kur ka shkelje, ku është shteti, ligji për t’i ndaluar dhe arrestuar shkelësit, por bëni debat, ndërsa qeveria me heshtje mënjanohet, nga eprori i saj Janullatos. Në formimin e statusit të autoqefalisë së Kishës Ortodokse përcaktohet se Hierarkia Kishtare, duhet të jetë e gjitha shqiptare dhe ky është një element themelor. Ky është kushti themelor, për ekzistencën e shteteve kombëtare. Në momentin që është cenuar kjo, sigurisht që përbën një rrezik shumë të madh. Pra, Sinodi i shenjtë është i paligjshëm. Ai është ndërtuar sipas udhëheqësit, Janullatos dhe jo sipas ligjit. Janullatosi i ka zgjedhur vetë këta njerëz dhe i ka vënë në detyra të rëndësishme si në Gjirokastër, Berat e Korçë, që të zbatojnë planin e Helenizimit grek në Shqipëri. Qe te krijosh një sinod të shenjtë, duhet që kryepeshkopi, i cili e drejton, të jetë i aprovuar si nga Patrikana edhe nga shteti. Janullatosi, me sinodin e shenjte ka krijuar një gardë, që i shërben interesave personale të kryepeshkopit. “ (“Dielli”,” Historianët…” pril 2014, f. 25. )
Si përfundim çfarë nxorët ju me këtë debat?! Asgjë. Vazhdon po ajo statukuo. Në statutin e vitit 1950, me 92 nene, i votuar e i nënshkruar nga delegatët e atëhershëm dhe miratuar nga kuvendi popullor, në vitin 1993 u shtua pika “2”. Kuvendi Kleriko Laik (21 janarit 1993), ku kryepeshkopi bëri centralizimin e administratës së të gjithë kishave të Shqipërisë nën komandën e tij. Në kuvendin Kleriko Laik të datës 9 maj 1996, statutit iu shtua pika “3” dhe iu shtuan tre nene të reja. Neni 93, i cili shfuqizoi nënshtetësinë shqiptare të kryepeshkopit, neni 94 i cili vinte peshkopatat e Korçës, Beratit dhe të Gjirokastrës nën pushtetin e kryepeshkopit, dhe neni 95, i cili nisi themelimin e shoqatave të rinisë dhe të gruas brenda KOASH-it. Ishin këto shkelje, që shkaktuan reagime të ashpra nga bota ortodokse, me në krye Patrikanën. (Foti Cici korik 2005).
Janullatosi, asnjëherë nuk ka qenë i ekuilibruar ose i balancuar në Shqipëri, për të ndaluar gjakrat e për të dhënë mesazhe paqeje në momente kyçe të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në rastin e vrasjes së të riut Aristotel Guma, ai ngriti gjithë njerëzit në këmbë, ngriti meshë për shpirtin e tij. Tani pyesim: Pse nuk pati asnjë reagim nga ana e tij për masakrimin e tmerrshëm që i bënë në burgjet greke të ndjerit Kudret Kume. Por nuk tha asnjë fjalë keqardhje, kur tri gra me mbiemrin guma gjithashtu, të besimit mysliman, u hodhën në greminë nga një shofer grek me sjellje kriminale. Bëhet pyetja: kujt i shërbejnë të gjitha këto?… (Kutia postare 7456).
Më 1 qershor 2014, në Tiranë, u përurua Kisha-Katedrale e re ortodokse shqiptare, “Ngjallja e Krishtit”. Për këtë ngjarje Janullatosi kishte ftuar figurat kryesore të kishave ortodokse si Patriarku Vartelomeo i Stambollit, Patriarku i Jeruzalemit, i Serbisë, i Rumanisë, i Qipros, i Athinës, i Varshavës si dhe vetë Janullatosi. Në këtë ceremoni morën pjese personalitetet e larta të vendit, Bujar Nishani, Edi Rama , Ilir Meta, Lulzim Basha etj.
Një njohje të këtillë masive, e kemi përjetuar në prill 1937 me marrjen e TOMOS-it nga Patrikana e Stambollit, që e zyrtarizoi kishën e ngritur në Tiranë, më 1922, nga mendja e ndritur e Imzot Fan S. Nolit dhe e mbretit Ahmet Zog.
Fatkeqësisht, atmosfera e këtij tubimi u dëmtua rëndë nga i “ftuari” Patriarku Irenej, i Kishës Ortodokse Serbe. Ky, mohoi humbjen e jetës së mijëra shqiptarëve – kryesisht të Kosovës – nga duart e xhelatëve serbë.
Nga znj. Vilhelme Vranari: “Sa e hidhur është kur të nxjerr gjuhën e këlthet si zot vatani, shovinisti i kishës greke dhe asaj serbë, i cili duke na përqeshur thotë “Kosova është zëmra e Serbisë”. … dhe disa e quajnë “fat të madh praninë e këtyre të ashtuquajturve apostuj, a të dërguar të Zotit”. Shqiptari i sinqertë, vë duart në kokë dhe këlthet:” Përse ndodh ky absurditet? Si e pranojnë këtë fyerje e cenim të dinjitetit e të indentiteti kombëtar vallë? Nga ç’baltë janë gatuar këta njerëz mendjemykur e shpirtkalbur që pranojnë “Apologjinë e Djallit?” Turp, turp për të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë dhe janë të lumtur, që një klerik i huaj drejton kishën shqiptare dhe meshën e mbanë në gjuhën greke! O Zot ç’farë mban mbi tokë. Janullatosit po i bie shtëpia e tij dhe kërkon të ngrejë shtëpinë tonë … Kjo është Shqipëria e paradokseve. Pse ia lëndoni kockat Nolit dhe Visarion Xhuvanit? Atë kohë kur Shqipëria nuk ishte ende shtet dhe ata, jo vetëm themeluan Kishën Autoqefale Shqiptare me 1922, por nuk pranuan vartësin e saj nga kisha greke, kundërshtuan Patrikanën e Kostandinopojës dhe shërbesat fetare bëheshin në gjuhën shqipe”. (Kamillafi i “Hirësisë” si …“Tribuna Shqiptare” 10-6-2014).
Irenej, në Tirane na kujton Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, që sollën “Bratsvo-jedinstfo” (vllazërim- bashkim) me thikë pas shpine. Me urdhër të Titos krijuan degën e PKJ ne Tiranë duke marrë nga rruga Enver Hoxhën, qe bridhte natën klubeve te Parisit. Ndërsa gjeniu Dhori Pano, i futi dy tre tulla në çantë që e mbante për t’u dukur. (Dodona, f. 689). Ai u kthy në Shqipëri pa diplome ne xhep. Miladini e caktoi ne krye të PKSH. Kështu vazhdoi platforma e miqësisë sllavo-greke, që kaloi nga Enveri te Ramis Alia, Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama, duke u drejtuar nga kupola Nexhmije me suiten e saj. Nexhmija nuk ka faj, kur kolegu i Ramis Alisë, Ten Siao Pini, të shoqen e Maocedunit, me gjithë besniket e saj e çoi nga burgu në pushkatim. Ndërsa Ramizi e çoi ne burg për ta mbrojtur.
Irenej komentoi se: “… sërbët asnjehere nuk kanë qënë armiqësuar në raport me shqiptarët”. Jo, z. Irenej! Ju dolët nga moçalet e Vollgës, si njerëz të egër, që jetonit duke gjuajtur peshk dhe kafshë të egra. Bashkë me një turmë të madhe të kombinuar sllavësh, avarësh, të racës mongole, filluat invazionin prej viteve 580-617. Vratë, plaçkitët, rrëmbyet, dogjët, Ilirinë, Epirin, Thrakën, Greqinë. Më vonë kulmin e arriti në vendin tonë Serbia, me pushtimin e Stefan Dushanit 1308-1355, një ndjekje e tmerrshme kundër katolikëve. Vazhduan reprezaljet, sidomos nga vitet 1840 me daljen e Naçertanies të kryeministrit serb Gerashanin. E pabesueshme dhe e rrezikshme: mohimi i krimit te kryer, rrezikon përsëritjen në rastin më të parë. Ai duhet demaskuar. Urrejtjen turke, e zbrazën mbi kokat e myslimanëve shqiptarë, që shpërtheu 1877-1878 kundër banorëve shqiptarë të Nishit, Leskovaçit, Kurshumlisë, Preshevës, kur mbi 250.000 kaluan në Kosovë, që njihen edhe sot si “Muhaxhirë”. Serbët kërkojnë një Kosovë pa shqiptarë. V. Gjorgjeviçi, i përshkruan: “…kafshë të egra me bisht që kalojnë natën të varur nga pemët e pyllit. Jo z. Gjorgjeviç. “Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dy mijëvjeçarë të qytetërimit të lashtë” (At jergj Fishta). Më aktualia, është hyrja me forcë e armatës serbe në Kosovë më 1998-1999, që shkaktoi vdekje, dhunim, djegie, plaçkitje, dëbim, katastrofe të lemerishme… U.Ç.K. dhe NATO i vunë vulën pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Irenej dhe Janullatosi Shqipërinë e kanë halë në sy, synojnë ta ndajnë bashkë te lumi Shkumbin. Për këtë Janullatosi po e godit djepin kombit shqiptar dhe e kthen Shqipërinë në helenizëm, duke e qëndisur me kisha te stilit grek, me disa kisha në emër të Shën Kozmait, po ngrenë shkolla greke dhe varreza të ushtarëve grekë të vrarë para më tepër se 70 vjetëve e të lënë të pa varrosur që nga 28 tetori i 1940 deri më 15 prill të 1941. Dhe u kujtuan tani duke mbushur sarkofagët me kufoma shqiptarësh. Çfarë absurditeti?!… Taciti romak thoshte: “Humbi turpi , sundon poshtërsia, zanati i shpifjes nuk e njeh turpin. Shpifja, gjithmonë kërkon të vrasë të vërtetën… të vrasë historinë”. Këtu ndodh akoma më poshtë se kaq!
Janullatosi ka deklaruar në gazetën “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e Shqiptarëve, se feja e shqiptarëve është shqiptaria. Këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundra Rilindjes Kombëtare.” Janullatosi në vazhdim nuk do të njohë as ligjin e gjuhës shqipe në kishat tona. Në artikullin nr. 3 të Statutit të KOASH, përpiluar në Korçë më 29-6-1929 thuhet se: “Gjuha zyrtare e kishës është shqipja”. Kur ju, Janullatos, mohoni të meshoni në gjuhën shqipe të ligjëruar, dhe merrni guximin të meshoni në gjuhën greke, do të thotë të atakoni djepin e kombit, të qënësisë dhe formimit shqiptar. Është një revoltë e madhe për çdo shqiptar, Janullatosi po e armatos trurin, por duhet të armatosni duart kundra këtij helenizimi të pështirë. Shqiptarët janë në vendin e tyre, dhe kur i huaji që vjen, e prek në dinjitetin e tij, si komb atij, i digjet toka nën këmbë, ashtu si ju dogj murgut Kozma dhe peshkop Fotit.
Prof. Arben Llalla thotë: “Anastas Janullatosi valëvit flamurin Vorio-Epirit. Zbardhen faktet që kompromentojnë rëndë pozitat e kryepeshkopit të Shqipërisë, Janullatos, i cili duket se fshihet pas shumë aktivitetesh antishqiptare. Para tij është valëvitur flamuri i aneksimit të Jugut të Shqipërisë, më 15 gusht 2013 në Derviçan, ku dhjetëra të rinj kishin veshur bluza me simbole të ushtrisë së andartëve grekë, që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitet 1913-1914, duke shpallur shkëputjen e Jugut të Shqipërisë.” Zoti Arben, ju bëni mirë që shkruani dhe flisni, por qeveria dhe akademikët shqiptarë janë bërë një me grekun, ata po prishin imazhin e Shqipërisë në botë për të penguar hyrjen në BE. Ata nuk çajnë kokë që historiani grekë Nikollas Stavros thotë: “Futja në dorë të kishës shqiptare është fitoria më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”. Kjo deklarate e lëshuar më 22-10-2013, tingëllon tepër poshtëruese për nderin dhe dinjitetin e Republikës së Shqipërisë, të cilën e ka nëpërkëmbur Greqia shoviniste.
Ka akoma më keq, kur ministri grek i tund shkopin qeveris shqiptare. Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI: “Me 14-10-2013 ministri i jashtëm grek u shfaq para shqiptarëve duke i puthur dorën më parë Janullatosit… Venizellosi: “Dëgjoni, ju, shqiptarë! … kujdes: Kjo varet nga Greqia, se rruga për në Evropë kalon nga Athina. Prandaj mos bëni naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë kufiri detar, mohimi I çështjes çame, mosprekja e çështjes së ligjit të luftës, heshtja për mosnjohjen e kufirit tokësor me Shqipërinë nga ana e Greqisë, krijimi i komisionit të varrezave për ushtarët grekë, ngritja e varrezave të reja, përvetësimi i pushtimit të kishës ortodokse, avancimi i të drejtave të minoritetit grek e kështu me radhë”. Dhe qeveria hesht në dëm të Kombit shqiptar, si e përcakton Mit’hat Frashëri: “Rrëmbejnë kazmën e i bien themelit, për të shkatërruar këtë ndërtesë që mezi e ngritën Rilindësit”. Jemi të bindur që juve z. Janullatos u vret sytë pallati i kulturës në Përmet me emrin e rilindësit të madh “Naim Frashëri”, po kështu edhe pallati muze i Themistokli Gërmenjit dhe i flamurit në Korçë. Për Kishën e Përmetit i kërkove ndihmë Athinës, për eleminimin e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, duke dalë mbi legjislacionin shqiptar. Ndërsa për monumentin muze të patriotit të madh Themistokli Gërmenji, bëtë që ai u gjet në mëngjesin e 11 gushtit 2012 gurë mbi gurë e shkatërruar me buldozerë.
Të kuptojmë shtetin. Zonja Magdalena Ollbrajt, në mars të vitit 1997, kur renegati Kiço Mustaqi, ish ministri i mbrojtjes shqiptare, kishte ardhur nga Greqia me 400 andartë grekë dhe piketonte flamurët grekë në Shqipërinë Jugore, Sekretaria Amerikane e pyeti ministrin grek, “Ju doni të pushtoni Shqipërinë e Jugut, por edhe ne nuk do ta ndalojmë Turqinë që t’u bjerë juve.” Fill pas kësaj deklarate, Kryeministria turke, Tansu Çilleri, i dha ultimatumin grekut, për t’u kthyer mbrapsht dhe ata u tërhoq menjëherë. Katrahura e vitit 1997 dhe e janarit të vitit 2011, u përgatit dhe u drejtua nga grekët me qeverinë tradhtare shqiptare, që kaloi mbi pellgjet e gjakut të 3500 të vrarëve dhe 11000 të plagosurve dhe se fundi grabitën firmat piramidale që përfunduan në Athinë.
Tani të kuptohemi, Janullatos, se keni prekur tabanin e këtij kombi, që është shumë më i vjetër se kombi i juaj grek. Buldozeri është aty, dhe në vend të shoferit grek do ta marrë një shofer shqiptar, që do të prishë të gjitha ato që keni bërë të stilit grek si dhe ato monumente që keni bërë dhe mund të bëni si atë të peshkop Fotit. Por duhet të dini dhe kuptimin e mbiemrit tuaj: Jani-llathos që do thote greqisht “Jani i gabuar”. Pra, jeni i gabuar, në qëllim të gabuar, në vend të gabuar. Këto që po të them, o greku Janullatos, mbaji në mendje, dhe i lini pas të shkruara, se jeni plak !…
Rasim Bebo Addison Çikago qershor 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: I GABUAR NË QËLLIM TË GABUAR !..., Janullatos, rasim bebo

FYTYRË E DASHURISË

May 14, 2014 by dgreca

Nga EGLANTINA MANDIA/
Në Korçë janë të zakonshme familjet që kanë pasur nga dy apo tre breza serenatistësh. Një nga këto familje të vjetra këngëtarësh është edhe familja Bimbli. Ata këndonin familjarisht me burra dhe gra, zakonisht në oborr, apo në shkallët e gurta të shtëpisë së tyre në qendër të qytetit, te lulishtja e Themistokli Gërmenjit, që njihet edhe si një nga qendrat burimore më të hershme të serenatës korçare.
Të moshuarit tregojnë edhe sot për atë traditë të bukur që kishin në rininë e tyre të largët, për t’u mbledhur e për të kënduar tok në “pare” ose siç u quajtën më vonë edhe shoqëri. Ata mblidheshin për të kënduar dhe për t’u argëtuar, duke ia shtruar me të gjithë të mirat, me sebep dhe pa sebep. Këndonin në dasma dhe fejesa, për të kremtuar ditët e emrit. Këndonin në kodrat e qytetit, te kafeneja e Petros, tek lokal “Panda” dhe, mbi të gjitha, atje ku e kishte lezetin e saj serenata: nën dritaret dhe ballkonet e vajzave të dashuruara apo bukurosheve korçare aq të adhuruara.
(V. Ziko)
“Perëndeshë e bukurisë je
Un` për tynë do t’pëlcas
Dashurinë që kam shtënë për ty
U bu bu si do t’ia bëj.
Dhe në ëndërr të shikoj
E kurrë s`të harroj
Mos më mundo
O yll, o xhan, o zemër o.
Jak o xhan e jak o shpirt,
Jak o zemra ime
Eja të rrojmë që të dy
Në këtë botë.
Jak o ylli me shkëlqim
Fytyrë e dashurisë
Me zënë e ëmbël që ti ke,
Më bëre të vdes.

ËNDËRRA E NELIT
Ajo ëndërr që shikonte pa pushim, ishte një mister.
Ishte pranverë. Çdo gjë ishte kthyer në erë lulesh. Një vashë e bukur, si një perëndeshë, endej e dukshme dhe krejt e padukshme mbi petale si vesë margaritarësh, me një bukuri hyjnore. Djelmuria me kitara i këndonin si ndër ethe, plot duf asaj dehjeje.
Ja se ç’paskesh qenë FYTYRË E DASHURISË, qe kaloi si një meteor nëpër qytet.
Njerëzia hidhnin lule e lule ku shkelte këmba e saj. Kitaristët po i këputnin telat e në jerm, i luteshin plot trishtim:

“Një ditë ti do të ikësh
Do të ikësh larg
Dhe mua zemrën
Do t`ma marrësh pas. ”
Pastaj u bë natë. Qe një natë e mbushur me xixëllonja yjesh. Dukej sikur binte një shi yjesh… pastaj një yll me fytyrën e dashurisë, u këput dhe ra në terrin e natës, u bë eter, u zhduk dhe humbi përjetësisht…
Neli klith, zgjohet nga kjo ëndërr që nuk i ndahet, qull në djersë, vishet e del me vrap nëpër rrugë. Nata është e bardhë, si netët polare.
Neli ecën një copë herë me pallton e gjatë, duke u fundosur në borën e pashkelur. Ajo ishte bora e madhe e qytetit të tij të lindjes, që tashmë, dukej disi i ndryshuar. Nuk e kuptonte nga i vinte ajo dëshirë fëminore të vraponte nëpër borë, të luante, të thërriste, të këndonte, ndoshta nga zërat e bukur melodiozë, që po e ndiqnin pas dhe po i jepnin jetë asaj bardhësie të bekuar, si edhe zemrës së tij djaloshare? Kishte zënë një dhomë në hotelin më të mirë. Dritarja i binte tek oborri i shkollës, ku e pat shpënë i ati ende fëmijë, për të mësuar germat e para.
Po tashmë, ai qe një djalosh shumë i pashëm, i gjatë flokë gështenjë, me sy të zinj, depërtues, të cilit shokët e vjetër i thërrisnin, “zemërzjarrti”.
Çatia e shtëpisë ku banonin dikur, kishte humbur nën borë, ishte gjithashtu fare pranë oborrit të asaj shkolle. Ndërsa Ushtari i Panjohur qëndronte atje përballe e bora i mbulonte shpatullat, po ai dukej i qeshur edhe nën rreptësinë e gurit. GURIT, GURIT!
E ëma i kish thënë para ca vitesh, se ai i ngjante Nexhos (Nexhip Benjës), shpëtimtarit dhe mbrojtësit të tyre në kënetat e Vlorës.
Po kjo qe nata e tij!
Gjithë ajo jetë e trazuar, jetim nga babai që në moshë të njomë, i burgosur nga Esat Toptani si peng i patriotizmit të tij, me ëndrra të thyera si kryefamiljar që në moshën 14 vjeçare, brenda vetes kishte pritur këtë natë të bardhë, të tejpashme, me borën e butë, ku çdo qelizë e qenies së tij klithte plot gëzim: “BEKI!”
Ajo vajzë e kish emrin Bekime, po ai e kish quajtur Beki. Edhe ajo ishte e bardhë si dëbora, me trupin e hajthëm, delikat, me vështrimin e syve larushë disi të habitur, që flisnin të gjitha gjuhët e botës. Ajo vajzë kishte duar të bardha si porcelan dhe flokë gështenjë me një përshkënditje ari e ato flokë ishin të butë e krela – krela që i derdheshin qetësisht mbi supe… Aq lehtësisht, sikur kishin frikë ta preknin. Ndjenja e parë që përftoi që në vështrimin e parë, qe frika se mos thyhej nga brishtësia.
Atij iu duk me të vërtetë si një dritë perëndie ca muaj të shkuar. Dashuria si një rrufe goditëse, përshkoi qenien e tij.
Ishte i ftuar tek familja Bimbli, sepse martohej shoku i fëminisë dhe serenataxhiu i thekur, Bimbli i Tretë.
Nusja ishte një brune e përsosur, që i kish rrëmbyer marrëzisht zemrën dhe frymëzimin.
Dy pranvera e dy behare të gjatë, serenatat s’kishin të mbaruar në sokakun e saj:
“O moj korçare e bukur si pupe
Me ato naze porsi nuse e re…
E kur më shkoje ti në bulevard
Zemrat tona digjen flak’ e zjarr. ”

Ai qe i ftuar i nderit në atë dasmë edhe për miqësitë prindërore të Z. Xhuvi me të atin, që në atë qytet e quanin, “burrë i shquar”.
I zoti i shtëpisë mbante gjallë bisedën e tavolinës së miqve. Ai qe një gazetar me mendime liberale dhe adhurues i Lumo Skëndos, veçanërisht nuk duhet të linin në asnjë mënyrë pa përgjigje, pyetjet e librit të tij: “Plagët tona”.
– E ke lexuar, sigurisht.
– Po, – tha Neli, po mendjen e kishte gjetkë.
– Ne njerëzit e shtypit të qytetit tonë, i kemi analizuar aq e aq herë, pyetjet: “Ç’ na mungon? Ç’duhet të kemi, që të shkojmë përpara?”
Neli përpiqej të mos tregonte mospërfillje e të lidhej me kuvendimin, po çdo veprim, e bënte me gjysmë ndërgjegje.
Djelmuria kishte marrë flakë:
“Kur vjen behari, çel qershia
Dashuria është djallush
Hedh në prush cilin kush,
Do guxojë ta trazojë.
Mjer` ai që kërkon
Nga puna ta ndalojë
Merr shigjetën edhe vret
As që pyet si një mbret
Që të gjithë ta dëgjojnë
Plag’ e tij s’mbyllet shpejt
Dhe barnat s`e shërojnë.
Kjo darkë qe shtruar për martesën e vajzës të zotit Xhuvi, e cila kishte hijen e një mbretëreshe. E gjatë, elegante, jashtëzakonisht e bukur, me flokë të zinj, të rëndë, me sy po aq të zinj dhe me lëkurën zeshkane. Ajo dhe Bimbli i Tretë, më i pasuri dhëndër në të gjithë qytetin, më i dashuruari dhe më gazmori në bandën e famshme të Serenatës të sapo kthyer nga Parisi i madh, në Parisin e vogël.
Neli qe shoku fatlumtur i fëminisë, që duhej të ish dollibashi, po dukej i humbur si një gamile në shkretëtirë, nën trysninë filozofike të zotit Xhuvi.
– Çdo shqiptar gjendet sot përpara gjykatës së historisë. Historia po na gjykon….
Bimbli i Tretë nuk e fshihte krenarinë për zgjedhjen e tij aq përrallore, të fisme, konkrete, tokësore, në kundërshtim me kushërirën, aq të brishtë, aq të natyrshme dhe të thjeshtë njëkohësisht, që po bëhej copë që kjo darkë të ishte e bukur, e gëzueshme e qytetëruar. Qe me të vërtetë, një lule e bukur shumë:
“Lule e bukur porsi dielli
Kush të mbolli ty këtu?
Më ka mbjell` imzot prej qielli
Për të ndritur mend e tu.
Zërat vajzërorë e mbushën me driththërima atë dasmë në atë qytet vërtet të qytetëruar, qyteti i Liceut Frëng, i kinemasë “Majestik”, ku luheshin filmat më në zë të kohës, i librarive dhe bibliotekave si ajo e Turtullit, i teatrit amator, qyteti i shkollës “Qytetëse të Vashave”, i dyqaneve të dëgjuar, i stolisur si në një miniature parisiane, i hoteleve moderne, i pazarit ku gëlonte një zejtari e të gjitha llojeve dhe ngjyrave, i rrobaqepësve, i këpucarëve, i kovaçhanave dhe i haneve.
Sa herë kthehej në atë qytet, Neli e ndjente veten si në shtëpinë e tij të vërtetë, se fëmijëria sado e largët apo e afërt të ketë qenë, ish parajsa e humbur, për të gjithë.
Çupat po i jepnin ëmbëlsi dhe hijeshi dasmës, me zërat e tyre harmoniozë.
Tavolinat qenë shtruar në çardakun e madh me të gjitha dritaret të kthyera nga Morava. Çdo gjë dukej konkrete e fluturake, e tejpashme si vështrimi e buzëqeshja e Bekit, aq imcake e trupvogël, si një fëmijë. I habitur, me buzën e sipërme pak të dalë dhe duart aq delikate, sa kishe frikë ta prekje.
Dhe atë çast, Neli deshi vetëm sa të prekte fare pak, vetëm me një cikje.
“O zot! Kjo vogëlushe është eterike”, tha ai me vete. Iu duk aq e magjishme, sa atij po i vinte në grykë një thirrje si një klithmë: “Mos m’u largo!”
Pikërisht aty, ishte ngjizur edhe ajo ëndërr plot mister, që s’po i ndahej.
Zëri i Bekit mbisundoi zërat e gjithë vashave që u hodhën në valle.

“Lule e bukur porsi dielli
Kush të mbolli ty këtu?
Më ka mbjell` imzot prej qielli
Për të ndritur mendtë e tu. ”
“Të interpretosh serenatën korçare, është njësoj sikur të duash të tregosh një ëndërr që e ke parë në një natë maji, kur trëndafilat kanë çelur dhe hëna ka dalë si një perëndeshë mbi fronin e blertë të malit të Moravës, kurse zëri i bilbilave ta shpie shpirtin në lëndina përrallore”, i tha Neli vetes, për larguar drithërimën e asaj parandjenje, që ja pickonte zemrën.
***
Kur u gjendën të gjithë në bulevard, me këmbët që u rrëshqisnin në dëborën e butë, shokët gjysmë të dehur, thërrisnin sa kishin në kokë:
-Ta dish se jemi të dashuruar me këtë qytet, e duam dhe do i thurim serenata Korçës sonë, meqenëse janë shpirti i këtij qyteti, janë këngë të shenjtëruara:
“Në dyqan i Tasit, karshi Mitropolisë
Mblidhen djemtë e skolisë
Nga sevda e dashurisë
Bëmë moj zonjë dhëndërë
Se jam djalë i ëmbëlë…”

“Kur do na e rrëfesh të zgjedhurën tënde Neli?
“Mjaft, more djaj me brirë!”
“Do të vijmë të gjithë andej nga kinema “Majestik” dhe do të këndojmë gjer në mëngjes”.
E ai u përgjigjej po me shaka:
“Mua më pëlqen të flas sy më sy dhe jo me paravolira”.
Djem të mirë, gazmorë, të dashur, dukem që atje tutje që jam i dashuruar, është e kotë, nuk e fsheh dot.
Ata flisnin po ai dëgjonte vetëm zërin dhe fjalët e saj.
“BEKI, BEKI!”, desh të thërriste: “Kurrën e kurrës, mos m’u largo!”
Po serenatistët qenë më të shpejtë:
“Hën’ e plotë e bukur hënë
Fort të lutem ti vrapo
Për një lule që t’kam dhënë
Thuaji trimit në më do. ”
Refreni:
“Ah moj vashë lozonjare
Gjumi ty s’të paska zënë
Mos u bëj ti merak fare
Ke një trim që nuk ka shok
Gjum’ i ëmbël, i uruar
Oh sa ëndrra na dëgjon
Vash’ e trim janë martuar
Trashëguar përgjithmonë” .

BEKI

“Për qametet e Prillit”. Kjo është beja që zë ime ëmë, Rina. Me të vërtetë, asaj në këtë muaj i kishin ndodhur qametet e mëdha, gjëmat e mëdha. Pra, lindjet dhe vdekjet. Shuarjet dhe ripërtëritjet, siç është edhe ky muaj pranvere: me shi, me diell, me stuhi, bulim gjethesh e sythash të mardhur, që mezi presin të shpërthejnë.
Po për mua, jo. Jo, jo aspak. Prilli për mua u bë muaji më gazmor sepse, fëmija im i parë, lindi pikërisht në prill, në një ditë kur kundërmonte era e bajameve të hidhura, që e ndriçoi me dritë perëndie shpirtin tim të dimëruar nga ankthi, se nuk do të isha kurrë në gjendje t’i jepja dashurisë sime kurorëzimin dhe lëngun e jetës, një fëmijë aq shumë të pritur e të dëshiruar
Dashuria ime nuk mund të përshkruhet me fjalë, me asnjë lloj fjale. Unë do përpiqem sigurisht, po nuk di nëse do të arrij ta shpjegoj sadopak, se si ndodhi ajo mrekulli pa pritur e pa kujtuar në atë ditë dimri, kur bora ishte aq e bardhë e aq e ndritshme njëkohësisht, ditën e dasmës së kushërirës sime. Ja kështu, në qytetin tim bie një borë fluturake e gjithçka bëhet e brishtë, e tejpashme, e përjetshme dhe e palëvizshme.
Arabeskat mbi dritare, drurët tmerrësisht të mardhur e të vetmuar në kopshtin e vjetër, hëna apo gjysma e saj, që reflektohet mbi atë bardhësi, si një pritje e pafundme, që e ke brenda vetes, që e di se do të vijë pa tjetër, sepse ajo ka qenë aty, që ditën e parë, që ke lindur.
Nuk e di se si pat ndodhur që në shpirtin tim kishte vetëm dashuri për çdo gjë të gjallë e jo të gjallë që më rrethonte. Siç duket nga që s’kam qenë krejt vetëm po me vëllain tim e që na quanin binjakët e Rinës, jo se qemë me të vërtetë të tillë, (unë isha një vit më e madhe dhe disi imcake e Aleksi buçkan që më rrinte nga pas si manar). Mua më gëzonin lulet e pemëve, gushëkuqët e pëllumbat, dallëndyshet që kishin bërë një fole tek çatia e shkonin e vinin nga Misiri. I përcillja me lot në sy sepse ishin miqtë më të dashur të fëmijërisë.
U kisha lidhur verore në këmbë e i thërrisja me emra përkëdhelës, që ua patëm sajuar si: “bisht-gërshërë”, “sybajame”, “kurorë mbretëreshe”, etj, etj.
Rrokulliseshim në barin e gjelbër me Leksin, si njerëzit më të lumtur të botës. E bota jonë ish aty, në duart e bukura të Rinës me gishtat e gjatë e të hollë, që i ndjeja midis flokëve, kur më thurnin e më shthurnin gërshetin çdo mëngjes, kur na lante në një govatë të dyve e na këndonte me një zë melodioz. Këngët vinin njëra pas tjetrës si një mall i largët nga një pus i thellë, i thellë, siç qe shpirti i Rinës sime, i butë si pambuk dhe i fortë si ajo copë guri shkëmbor, që rrinte jetë e mot mbi kaminën e oxhakut.
Rina merrej me ne, ndaj edhe e donim edhe ia kishim frikën. Sa për babanë, ai ishte njeriu më i qetë e më i dashur në botë. I shkurtër, shpatullgjerë, flokëverdhë, nuk e ngrinte zërin kurrë.
Kur vinte në shtëpi, të parën gjë që bënte qe të na thërriste: “Shpejt në pëqi të babait! Hajde çupëza ime e ti çifliku im!” (kështu e quante ai tim vëlla). Uleshim njeri përballë tjetrit e ndjenim erën e tij, që ish një përzierje rrëshire, duhani e djerse. Një dashuri e pafundme buronte qetësisht nga e gjithë qenia e tij e të jepte siguri, paqe e gëzim.
Familja e jonë nuk qe shumë e madhe po së bashku me djemtë e rritur të xhaxhait dhe kushërirën time të vetme, tre vjet më të madhe se unë, bëheshim katër djem e dy çupa. Xhaxheshës sonë dhe Rinës, u merrej fryma nga të hyrat e të dalat e shtëpisë si “Hani i Berdushit”.
Kjo qe shprehja e preferuar e Rinës. Me të vërtetë, qe një shtëpi e madhe me tre kate, shumë dhoma me çardakë të hapur prej dërrase, me tavane të zbukuruar me gdhendje druri, me mindere mbuluar me velenxa të kuqe flakë me thekë, me jastëkë të fortë prej kashte e këllëfë të bardhë bore e me qëndisje engjëjsh. Perdet e rënda të dritareve me pragje të drunjtë si të qenë skena teatrosh, ishin vendet më të përshtatshme për të humbur, ku “binjaku im” ”tretej” kur e kërkonin për ndonjë punë. Unë e doja me mendtë e kokës tim vëlla e nuk e lija t’i ngjitej qimja e jo të merreshin vesh “arratisjet” e tij. Shtëpia jonë ish në breg të lumit që rrjedh herë i qetë e herë i azdisur dhe e ndan Korçën në dy qytete: në atë të myslimanëve, qe shtrihet përtej xhamisë së Mirahorit dhe atë të krishterëve ku zien një jetë tjetër, me oborret rrethuar me kangjella, lule e trëndafila dhe kitarat e drithëruara të serenatave e shumë këngëve që shkojnë gojë më gojë, si një ogur ëndrre dhe lirie.
“Lule e bukur porsi dielli
“Kush të mbolli ty këtu
Më ka mbjell imzot prej qielli
Për të ndritur mend e tu
Lum ai njeri i urtë
Që më sheh e më beson
Vet vetiu un’ s’kam mbirë
Lum ai që më kupton
Mua Zoti më ka mbjellë
Çdo i urtë kupton. ”
Kjo qe kënga ime më e dashur. Unë e Rina këndonim së bashku dhe na thoshin se ngjanim si “dy pika uji. ”
Lumi i Korçës zbret nga malet e thatë të Moravës e herë – herë, sjell aq ujë, sa e mbyt çarshinë e Korçës dhe shkatërron shtëpi e dyqane e ndonjëherë, është akoma më i rrezikshëm, sepse bëhet çerdhe për çdo ndohtësirë e çdo të ligë.
Babai shfrynte kundër tij: “Ky lumë është i pabesë, – thoshte ai.
Dy herë me radhë, e kish parë ta përmbyste Korçën e pafajshme. E tani, nga viti në vit, lugu i lumit po mbushet, e mjerimet e Korçës plakë po shtohen.
Babai fliste për qytetin si për një njeri të gjallë. Ishim mësuar me të folurën e tij e veçanërisht Rina, e cila na këshillonte: “Vërjani veshin babait se ai ia njeh fare mirë burgjitë e kësaj viraneje jetë. ”
Nga dritaret e katit të tretë të shtëpisë sonë, mund të shihje sa të hante syri, urën e madhe dhe muret që ndanin shtëpitë e lagjes së myslimanëve, që komunikonin me deriçka me njëra-tjetrën ashtu si edhe ne me xhaxha Xhuvin. Vërtet s’ na ndante veçse një mur, po edhe ne s’bënim të njëjtën jetë.
Im atë qe njeriu i tokës dhe xhaxhai i shkolluar në “Zosimea”, qe njeriu i respektuar i penës.
Babai im kujdesej për koritën dhe pyllin, prona të trashëguara të Rinës. Kjo qe arsyeja që ne e donim shumë pyllin, ku kalonim pushimet e shkollës, qëkur qemë të vegjël. Rrinim në kasollen e pojakut, që na dukej një pallat i vërtetë. E fillonim ditën në agim, kur rrezja e parë e diellit na hapte sytë dhe cicërima e zogjve depërtonte përmes mjegullës, në mugëtirën e kaltër, të lagur të pyllit. Shtresa e halave të pishave mbyste zhurmën e lehtë të hapave tona. Kur dilnim në lëndinë, babai na tregonte lulen e vogël të bukëzijes.
– Pse quhet bukëzije?- e pyesja babanë.
– Pylli ka qenë jetë e mot, mbrojtësi i njerëzisë. Ai të jep e nuk kërkon asgjë si shpërblim. Kësaj bime i hahet rrënja dhe është shpëtimtare e jetës.
Babai i donte shumë lulet e pyllit. Një herë, pa së largu një lule të verdhë, që dukej si luledielli. Çau lajthishtën e dendur, por që të arrinte tek lulja, duhej të kapërcente përroin. Babai ishte shumë i fuqishëm. I largonte degët me sëpatkën e vogël. Unë e ndiqja pas. Kur në një vend të pabesë, këmbët iu fundosën në llum. Babai më largoi.
-Ik! Më prit përtej, – më tha.
Ndërsa vetë shkoi përpara. Me një dorë mbante degët e dendura dhe me tjetrën, mbahej në një shkop. E ndiqja me zemër të dridhur. Kur mori tatëpjetën, këmba i zuri në një gur të lëpirë, të mbuluar me leshterikë e rrëshqiti. Unë klitha: “Baba, baba!”.
Zëri kumbonte në lajthishte. Babai u zu pas degëve e u hodh matanë ujit. E shkuli bimën e egër që e mundoi aq shumë, e solli në shtëpi dhe e mbolli te muri i xhaxhait. Ajo u rrit e u ngjit lart si një shermashek i spërkatur me lule dielli dhe e kemi edhe sot e kësaj dite. Oborri ynë i ka të gjitha llojet e luleve të malit, trëndafila të egër, luleshënmitri, rradhiqe, hithra, pjesa më e madhe e të cilave përdoren për të shëruar sëmundje të ndryshme. Babai na i mësonte një e nga një të fshehtat e pyllit. Nga vesa mund të dije si do të qe moti, sipas shenjave të rrënjëve të barërave të pyllit, si do të ishin të korrat. Pylli dukej i ndezur nga afshi i rrëshirës. Shkëlqente e lartohej shkallë, shkallë. Pishat me trung të gjerë si të ngjitura me njëra – tjetrën, ngriheshin përpjetë. Babai na rrëfente vendin e brejtur nga një dre, një grusht guaskash të hedhura nga pikthi. Babai i njihte të gjitha huqet e pyllit e njihte zemrën e tij.
Njëherë, buzë një katarakti, ndeshëm me një karvan kurbetërish. Dy prej tyre, kishin mbledhur në një batanije një kufomë. Karvani zbriste tatëpjetë me nxitim dhe u ndanë për çudi, në drejtime të kundërt. Ne iu afruam më plakut dhe babai i ngushëlloi për humbjen. Ai ishte një plak i vjetër shumë, siç e cilësoi Leksi, plak vetëm me kocka e kokalla, po zërin e kishte shumë të fuqishëm e bubullues, sa të shtinte frikën.
-Të falem zot, – iu përgjigj kurbati tim ati, – Mos u çudit që ne vrapojmë në drejtim të kundërt me të vdekurin. Kështu rrjedh ky lumi i jetës sonë, pa varre të të parëve, pa mall, pa atdhe! Varret të tresin lum miku, ndaj ne ikim prej tyre e nuk e dimë ku i kemi. I humbasim vetë.
Nuk e di përse m’u hap një humnerë në shpirt. Edhe babai nuk foli një copë herë, derisa u dëgjua shumë qartë një sëpatë e vetmuar, e ngutur, që ngulej mbi trung.
Babai na rrëmbeu të dyve me Leksin për dore. Vrapuam një copë herë. Sëpata dukej sikur binte mbi zemrën time: “Dang, dang, dang”. Ç’do të ndodhë tani? Ç’do të ndodhë vallë?”, – mendoja me vete.
E ndjeja nga shtrëngimi i dorës, që im atë ish i zemëruar. Kur u gjendëm në afërsi me keqbërësin, e ndalëm vrapin. Të tre mezi merrnim frymë. Druvari ishte me kurriz nga ne e s’na vuri re.
Vetëm kur im atë e zuri për krahu, ktheu kokën. Nuk qe veçse një djalth pesëmbëdhjetëvjeçar, që ngriu në këmbë nga frika. Nuk do t`i harroj kurrë sytë e tij të mëdhenj, të dëshpëruar e lutës.
– Ç’do të bëjë babai me të? – më pyeti Leksi me zë të mekur. Babai vetëm heshtte, dyllë i verdhë. Atëherë, i foli djali:
– Kam bërë një ditë të tërë rrugë, që nga Dvorani e më duhet edhe një ditë tjetër, që të zbres në Korçë që t’i shes. Siç e sheh o zot, ne të gjorët hahemi me mortin.
– Sa do i shesësh? – e pyeti babai.
-Dy korona e sot, humba edhe hejbetë e jam fare pa ngrënë.
– Na katër, – tha babai e nxori nga xhepi paratë dhe ia dha djaloshit, të cilit iu mbushën sytë me lot nga mirënjohja dhe gëzimi.
– Hajde të hamë një kafshatë bukë me fëmijët e mi, me ç’na ka dhënë Zoti!
Ky ishte babai ynë. Ndoshta kjo qe edhe arsyeja që ne nuk bëmë ndonjë prokopi të madhe nga trashëgimia e Rinës, vetëm: “bli ditë e shko”, siç tallej edhe ajo vetë.
Babai mua më thërriste, “shqerka e butë” dhe tim vëllai, “shqerka e egër”.
Gjithë ditët e verës, ngjiteshim në lartësitë ku mbaronte shtresa e pishës dhe fillonte ahishta si një çardak, që zotëronte nga lart fushën e Korçës me qilimin e arave të verdha, të blerta, me ugare e mezhda. Nga jugu, malet e Dardhës dhe xhadeja, nga lindja, kurrizi i lartë i maleve të Moravës, nga veriu Çardaku, qe i zotëron të gjitha. Liqeni i Ohrit si pasqyrë, Mali i Thatë, i ndritur prej diellit, duket si një copë gurkali dhe zemra ime lumturohet mbushur me gëzim e dashuri për të gjithë atë bukuri, që rrethon jetën e njeriut. Dhe zemra ime që këndon pa u ndalur:
“Lule e bukur porsi dielli
“Kush të mbolli ty këtu?
Më ka mbjell imzot prej qielli
Për të ndritur mend e tu
Lum ai njeri i urtë
Që më sheh e më beson
Vet vetiu un’ s’kam mbirë
Lum ai që më kupton
Mua Zoti më ka mbjellë
Çdo i urtë kupton. ”

Në vjeshtë, i linim lamtumirën pyllit dhe fillonin për ne telashet e shkollës. Për shkollën fillore të Qiriazëve, apo Shkollën e Vashave, asnjeri nuk pati kundërshtime. Kur erdhi koha e shkollës së mesme, u ndamë në dy kampe: kampi xhaxhait si më i shkolluari i fisit, desh të na niste të gjithëve, çupa e djem, në Lice, që ai e quante me nderim: “gjysmë universitet”. Djemtë e xhaxhait, Leksi dhe kushërira ime, shkuan gjithë gëzim, në Liceun Francez. Ndërsa për mua, vendosi Rina me veton e saj të padiskutueshme për Qytetësen, jo vetëm se Korça ndoshta qe i pari qytet, që kish krijuar traditën dhe respektin për mësueset, si një zanat i përshtatshëm për femra, po edhe sepse Rina kishte diçka të dhimbshme, personale, vrasjen e vëllait të vetëm, mësuesi i gjuhës shqipe, të dërguar së bashku me kalin dhe hejbetë mbushur me abetare, të përlyera me gjakun e djaloshit njëzetepesëvjeçar. Rinës nuk i dilte njeri përballë, kur qe fjala për amanetin e vëllait, mësuesit dëshmor. Unë, Leksi, por edhe fëmijët e xhaxhait, duhet të mësonim përmendësh se s’bën, vjershën e Naim Frashërit: “GJUHA SHQIPE”, që u gjend në hejbetë e përgjakura dhe gurin që rrinte në kaminën e oxhakut e që ish gur me histori, sepse çdo gjë që duam e na rrethon, paska një histori, që do u rrëfyeka kur t`i vijë koha e çasti!

“Vëllezër Shqiptarë
Qasuni e më dëgjoni
Sa të muntni më parë
Gjuhën tuaj të mësoni
………………………. .
Se gjuh’e Shqipërisë
Është e Perëndisë
……………………
Shqip të flisni për herë
Thjesht’e të papërzjerë!
Dielli, hëna, ylli,
Ëngjëlli, shpezi, dashi
Këmbora, gjethi, pylli,
Dallëndyshja, larashi,
Edhe bibili vetë
Shqip të flasë ndë jetë!
Edhe vetë Perëndia,
Edhe zoti i vërtetë,
Dhe tërë gjithësia
Këtë gjuhë të ketë
Këtë edhe shqipëtari
Shpirtmadhi, punëmbari. ”

Ky qe edhe Ungjilli i Rinës sime, “shpirtbukur e shpirtplagosur, valltare e meskëputur, këngëtare e magjiplotë, për mua, dhurata më e çmuar në botë. ”
“Çdo njeri, e ka një histori për të treguar”, – përsëriste ajo pa reshtur. ”
Edhe unë, kështu u rrëfeva historinë time, që të mos humbasë e të mos bëhet harresë.
Mund të them me plot gojën se Zoti më pat bekuar që në djep, jo vetëm nga emri që më patën vënë BEKIME, apo thjeshtë E BUKURA BEKI, siç më quajti i shtrenjti im Neli, që në çastin e parë, që u pamë sy në sy. Paskëtaj, për mua çdo gjë tjetër e kësaj bote, mori emrin e tij, NELI.

NELI e BEKI u transformuan në një qenie.
Jetuam kështu plot shtatë vjet, me dy çupëzat, engjëllushet tona të shenjtëruara!

SHIU I YJEVE
(letër e padërguar)
Në të vërtetë, unë nuk të kam shkruar asnjë letër, ty prind i shtrenjtë.
Kjo është letra e parë, më e çuditshmja, sepse po shkruhet nëpër këto hapësira të largëta kozmike, në ditën, kur i gjithë rruzulli pret eklipsin e diellit.
Prind i dashur, që ruajte brenda vetes, dy ndjenjat më të thella njerëzore, baba dhe mëmë për ne.
E di që kam qenë fëmijë i dëshiruar dhe i pritur si ujët e pakët, fjalë e bukur kjo në gjuhën shqipe, që po tingëllon plot drithërima, si në ato ditë e net, kur ju të dy, në kulmin e rinisë e bukurisë, i luteshit Zotit t’jua plotësonte dëshirën për një fëmijë.
Zoti u tregua zemërgjerë. Ai u bekoi me gjithë dashuritë e botës. Ai tha:”Qofshi të lumtur bijt e mi!” Dhe ju ashtu qetë. Askush nuk qe më i lumtur e i dashuruar, në një kohë kur dashuria ishte disi e rrallë jo vetëm në Shqipërinë tonë të vogël, djepin e shtratin tuaj, po në të gjithë botën e madhe ku po dendësoheshin retë e zeza, që do të merrnin jetët e bardha.
Bota e madhe këtej dhe andej kontinenteve, shkundej ndërmjet ëndrrave e shpresave, thatësirave, tërmeteve, krizave ekonomike, luftërave që s’kishin të mbaruar, traktateve që s’kishin përfunduar, ku peshkaqenët kërkonin gjah tek të vegjlit, të dobëtit, të uriturit, ku “qetësia” s’qe veçse një gënjeshtër e një mashtrim i madh.
Po ju ishit të rinj, e fati qe me JU.

Filed Under: Kulture Tagged With: Englantia Mandija, Fytyra e dashurise

Mirëserdhe Ali Bej Këlcyra

April 5, 2014 by dgreca

Në kudrin e kthimit të eshtrave në atdhe/

Nga Reshat   Kripa/

Mirëserdhe Ali Bej! Mirëserdhe në tokën që të lindi! Kemi shumë kohë që të presim. Kemi shumë vite që ëndërrojmë kthimin tënd në atdhe. Shpresonim të ktheheshe menjëherë pas ndryshimeve demokratike, por kjo nuk ndodhi. Ti ishe larg nesh, atje në dhe të huaj, megjithse ai dhe të priti dhe të nderoi ashtu siç e meritoje. Ti nuk ishe midis nesh që të na këshilloje me fjalën tënde të ëmbël, që të na drejtoje në rrugën e drejtë që duhej të ndiqnim. Megjithatë ne e kemi ndjerë zërin tënd të ngrohtë,  e kemi ndjerë  shumë vite më parë, kur  së bashku me Themistokli Gërmenjin ishe nismëtar i ngritjes së çetave të para patriotike kombëtare, kur më 1918, së bashku me shokë të tjerë themeloje në Vlorë “Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare”, kur merrje pjesë në kongresin historik të Lushnjes dhe zgjidheshe në Kuvendin Kombëtar si deputet i prefekturës së Gjirokastrës. E kemi ndjerë kur më 1920 merrje pjesë në luftën patriotike të Vlorës, kur rreshtoheshe ne krahun demokrat në parlamentin shqiptar si përfaqësues i qendrës së djathtë dhe angazhoheshe në Partinë e djathtë “Bashkimi Kombëtar”, me kryetar Sotir Pecin, kur ishe njëri nga themeluesit, së bashku me Sejfi Vllamasin dhe Qazim Koculin, të organizatës “Bashkimi Kombëtar në Bari në vitin 1925, kur në vitin 1926 fitoje titullin Doktor i Shkencave Juridike. E kemi ndjerë kur së bashku me një grup intelektualësh të njohur si Mid-hat Frashëri, Hasan Dosti, Kol Tromara e të tjerë do të përpilonit tezat e programit që titullohej “Nacionalizma Shqiptare Balli Kombëtar” që në maj 1942, në një mbledhje të zhvilluar në shtëpinë tënde, në Tiranë, së bashku me Mitat Frasherin, Fuat Dibrën, Kol Tromarën,  Nuredin Vlorën, Hasan Dostin, Faik Qukun, Isuf Luzajn,  Faslli Frasherin, Musine Kokalarin, Selman Rizën, Lec Kurtin, Thoma  Orollogajn, Lef Nosin dhe të tjerë do të quhej “Organizata e Ballit Kombëtar” dhe do të zgjidhte si kryetar, Apostullin e Shqiptarizmës, Mid-hat Frashërin, kur më 1944 nga tribuna e Kongresit të Ballit Kombëtar do të shtroje edhe një herë nevojën për t’u bërë thirrje komunistëve të hiqnin dorë nga lufta civile dhe do të hidhje idenë e krijimit të një fronti kombëtar për t’i bërë ballë luftës në dy krahë. E kemi ndjerë edhe kur zgjidheshe nga kryetari i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Rexhep Krasniqi, si këshilltar dhe mbeteshe për vite pjesëtar i delegacionit shqiptar që emërohej ne hapjen e punimeve të Parlamentit Europian në Strasburg.

Figurën tënde e kishim si simbol të lirisë dhe demokracisë në vitet e rënda të sundimit totalitar komunist. E kishim si udhërrëfyes të demokracisë pas përmbysjes së madhe. Ne krenoheshim me ty. Ti ishe nderi ynë dhe i gjithë Shqipërisë. Shumë u munduan të errësonin figurën tënde. Shumë u munduan të të diskriminonin. Dhe ky diskriminim vazhdoi jo pak, por  shtatëdhjetë vjet plot. Megjithatë nuk ia arritën qëllimit. Ti u lartësove si një Promete, ndërsa ata u fundosën në llumin që kishin përgatitur vetë. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Një jetë e tërë në shërbim të kombit nuk mund të hidhej poshtë me një të rënë të lapsit. Këtë gjë po mundohen të bëjnë pseudohistorianët servilë, pjella të sistemit të përmbysur, por nuk do të mundin kurrë ta realizojnë. Ti i shpërtheve dyert e errësirës komuniste dhe dole në dritën e demokracisë,  asaj demokracie së cilës i kishe kushtuar jetën. Ti u ktheve përsëri në atdhe, kësaj here fitimtar, ashtu siç janë fitimtare edhe idetë e tua për të cilat kishe luftuar për vite të tëra. U ktheve në tokën që të lindi dhe të edukoi me frymën e atdhedashurisë. Eshtrat e tua të lënduara sot prehen më në fund në atdhe. Mjaft lëngove në dhe të huaj. Vendi yt është Shqipëria. Për atë u sakrifikove dhe ajo, më në fund, të dha shtratin e prehjes tënde.

Por kam disa brenga.  Medet, për ty  s’ka një shtatore. Do të doja të ishe në çdo qytet të Shqipërisë. Do të doja të të shikoja nëpër libra dhe gazeta, nëpër radio dhe televizione, nëpër shfaqjet teatrore dhe kinematografike, nëpër tekstet shkollore që mësojnë fëmijtë tanë. Do të doja të të shikoja të përjetësoheshe në përmendore në një nga sheshet  kryesore të kryeqytetit. Do të doja që emrin tënd ta mbanin institucionet më të rëndësishme të vendit.

Do të doja, gjithashtu, të shihja të preheshin në atdhe eshtrat e kollosëve të tjerë të atdheut, Mid-hat Frashërit, Hasan Dostit, Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, Ago Agajt, Ernest Koliqit, Rexhep Krasniqit dhe plot burrave të tjerë të shquar, emrat e të cilëve janë shkruar me gërma të arta në historinë e këtij kombi.

Do të doja të kishte një varr, ku familjarët të vendosin një tufë me lule ose të derdhin dy pika lot, për eshtrat e Lef Nosit, Patër Anton Harapit, Bahri Omarit, Fejzi Alizotit, Kol Tromarës, Abdyl Sharrës, Kujtim Beqirit, Sheh Karbunarës, Selaudin Totos, Sami Qeribashit, Qenan Dibrës, Zalo Xhomaqit e të tjerë, të ekzekutuar nga kuçedra e kuqe apo të Koço Kotës, Xhevat Korçës, Koço Tasit, Sulejman Vuçiternit, Mirash Ivanajt, Teme Shehut, Gjergj Kokoshit dhe plot të tjerëve të vdekur nëpër qelitë e errëta të sigurimit apo të burgjeve të tmerrshëm.

Së fundi do të doja të ngrihesh një varrezë madhështore e veçantë për të gjithë martirët e sistemit totalitar komunist, një varrezë dinjitoze ku të preheshin eshtrat e tyre dhe ku të nderoheshin nga një komb i tërë.

A do të realizohen këto brenga vallë?

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Ali Bej Këlcyra, Mirëserdhe, reshat kripa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 29
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT