-Sot flet në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, të premten i ndahet Medalja Urdhri i Lirisë/
PRISHTINË, 13 Prill 2017-B.Jashari/ Senatori amerikan, John McCain mbërrinë sot në Prishtinë dhe flet në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që zhvillon edhe takime me autoritetet e larta të shtetit. E vetmja pikë e axhendës së seancës solemne është: Adresimi i Senatorit amerikan, John McCain, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës nis në orën 14:30.
Sipas axhendave të njoftuara zyrtarisht deri tash, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli pret në takim senatorin amerikan John McCain në orën 13:45, ndërsa kryeministri Isa Mustafa në orën 15:10.
Sipas medias, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të premten do t’i ndajë senatorit McCain Medaljen Urdhri i Lirisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleati i përjetshëm i Kosovës.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur vizitën e John McCain Senatorit Amerikan njëherësh Drejtuesi i Komitetit në Senat për Forcat e Armatosura, duke e vëlersuar si një mik të madh të Kosovës.“Duke i dëshiruar mirëseardhje mikut të madh të Kosovës nësër në Prishtinë”, ka shkruar Delawie në Twiter.