PRISHTINË 16 Maj 2016/ Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në Aeroportin “Adem Jashari” Fadil Vokrrin pas kthimit të tij nga Meksika, ku mori pjesë në kongresin e FIFA-së.“Pranimi i Kosovës në FIFA është ngjarje madhore për futbollin e Kosovës, për shtetin tonë dhe për të ardhmen e rinisë”, u shpreh Shala. Ai falënderoi Vokrrin për punën e madhe disavjeçare që ka bërë për futbollin e Kosovës dhe për meritat e jashtëzakonshme për këtë sukses historik.Po ashtu ministri Shala u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë me FFK-në, në funksion të përmirësimit të infrastrukturës sportive në vend dhe ngritjes cilësore të futbollit tonë. Me këtë rast, Vokrri falënderoi për bashkëpunimin në të mirë të futbollit të Kosovës dhe ia dorëzoi ministrit Shala në mënyrë simbolike emblemën e FIFA-së./b.j/