Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian thonë se nuk janë të gatshëm të ulen për të marrë pjesë në diskutimet për reformën në drejtësi, nëse nuk diskutohet propozimi hibrid.
Me anë të një deklarate, ambasadat thonë se kanë informuar kryetarin e Kuvendit Meta, se Vlahutin dhe Lu nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik.
Burime nga Partia Demokratike thonë se “ne i kemi qëndruar në vijimësimi propozimit të zonjës Nuland”.
Reagimi i plotë i Ambasadës së BE dhe SHBA: Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik. Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve.
Meta kërkoi një takim pesëpalësh midis, Basha-Rama-Lu-Vlahutin, ku do të ishte edhe vetë i pranishëm, takim i cili ishte paralajmëruar për sot.
Dy ambasadorët të shoqëruar edhe nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Flanckenstain zhvilluan takime të përveçme me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.