Nga Beqir SINA/Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj : “ky është krimtimi më e rëndësishm i kalendarit katolik. Mbasi në këtë ditë të shenjtë të gjithë besimtarët në mbarë botën urojnë njeri tjerin për më shumë paqe e dashuri”/HARTSDALE NYC : Besimtarët katolikë në SHBA, ashtu sikurse në të gjithë botën kremtojnë sot të dielën e fundit të muajit mars, festën e Pashkës, e cila shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.Pashkët Kataolike kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq – janë duke u kremtuar me gëzim të madh edhe në mesin e katolikëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, sidomos në dy vendvendosjet më të mëdha të tyre, në zonën e Detroitit – Michigan dhe zonën e Tri-Shteshit – New York, New Jersey dhe Connecticut.
Kjo, panoramë e bukur festive, e dashurisë dhe besimit të besmitarëve pasqyrohet mjaft mirë edhe në informacionin e përcjellur në faqet e interrnetit, rrjetet sociale face book dhe tweeter, të këtyre besimtarëve nga kishat shqiptare katolike në SHBA.
Ata tregojnë me entusiazëm se celebrimet dhe kremtimet, janë duke u zhvilluar kudo madhështore, në kishat katolike shqiptare, nëpër Amerikë, duke iu bashkuar kështu kremtimeve në të gjithë botën katolike, kryqetërthor rruzullit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe viset shqiptare dhe diasporë.
Më së miri këtë fakt, e shohin në videot dhe fotografite e hedhura sot në rrejetin social facebookun të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës – Our Lady of Schodra – (https://www.facebook.com/ albanianchurch?fref=ts), ku shikojmë se mesha qendrore e festës, është kremtuar të shtunën, më 26 Mars, në orën 21.00, duke gëdhirë e Diela e Madhe e Pashkëve, sot më 27 Mars.
Kumti i Pashkëve, katolike, nisi javën e kaluar me kremtimin e së Dieles së Larit (Palm Sunday) në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Hartsdale – New York, duke vazhduar me të Premten e Mirë dhe dje Dita së Shtunës të Madhe e të Shenjtë të Pashkëve.
Ndërsa, sot qysh pas mesnate me ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, mijëra besimtarë shqiptarë të besimit katolik, në Shtetet e Bashkuara, Detroit, New York, Illinoi, Washington, Florida, Dallas, Arizona, Filadelfia, New Jersey, Kenektiket, e shtet e tjera ku jetojnë më së shumti shqiptarët, po kremtojnë kudo duke uruar Gëzuar Pashkët!, mes një atmosfere mjaft të gëzueshme, ngado që të shikosh në kisha dhe shtëpitë e besimtarëve të shumtë.
Mesha e shenjtë në New York, për komunitetin katolik shqiptarë u mbajt në kishën shqiptare katolike Zoja e Shkodrës. Mesazhi i përcjellë, nga Famullitari i kësaj Kishe Dom Pjetër Popaj, dhe Dom Victori, ka qenë ai i paqes dhe përkujdesjes për të gjithë njërëzit në nevojë.
Në mesazhin e Pashkëve , Dom Pjetër Popaj, pasi kryesoi, meshën në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, Meshën Shenjte, u kujtoi edhe një herë me këtë rast të gjithë besimtarëve shqiptarë se :” Mbas lajmit që Nena Tereze do të kanonizohet (shpallet e Shenjtë) më 4 shtator, kan filluar përgatitjet për një shtegtari në Romë (dhe disa vende të tjera ne Itali). Andaj tha ai tëë interesuarit të paraqiten pranë administratës së Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Hartsdale New York”
Më pas Dom Pjetër Popaj, duke u uaruar të gjithë besimtarëve katolik Gëzuar Pashkët, u tha atyre se “ky është krimtimi më e rëndësishm i kalendarit katolik. Mbasi në këtë ditë të shenjtë të gjithë besimtarët në mbarë botën urojnë njeri tjerin për më shumë paqe e dashuri”, tha ai.