
Nga Analizë nga Rafael Floqi /

-Sipas informacioneve në media/

“Diçka e tillë nuk është parë në histori”. Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump, që i referohen përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Shtetet e Bashkuara ditën e djeshme kanë dyfishuar të prekurit nga COVID-19, duke arritur në 13.133, me 193 të vdekur.
Presidenti amerikan edhe dje nuk ka munguar të thumbojë Kinën, duke përsëritur termin “kinez” kur i referohej koronavirusit, dhe duke shtuar se “bota po paguan një çmim të lartë për atë që ka bërë Kina, kur ka ngadalësuar shpërndarjen e informacionit”.
Ndërkohë sot u raportua sërish se Kina nuk ka regjistruar asnjë infeksion të brendshëm nga koronavirusi. Vdekjet janë ngadalësuar në mënyrë të ndjeshme, duke shkuar në total 3248. Në vendin e parë tashmë qëndron Italia.
Ndërkohë që presidenti Trump po pohon këtë, media e majtë vazhdon ta quajë racist, faktin që presidenti e quan koronavirusin si “virusi kinez”, madje kësaj akuze, i bëri jehonë edhe pretendenti kryesor për President nga demokratët, Joe Baiden.
Quajta e sëmundjes sipas vend-origjinës nuk ka asgjë raciste, dhe është praktikë e njohur për disa sëmundje infektive, si p.sh MERS ( Sindroma e frymëmarrjes e Lindjes së Mesme)- apo Ethet Malteze, Gripi Spanjoll dhe Rubella ( Fruthi Gjerman), por këtu kalohet në një nonsens, dhe një politizim ekstrem. Nga ana tjetër, sado ekscentrik është presidenti Trump, ndalimi i udhëtimeve nga Kina shërbeu si frenues i pandemisë në shkallë të gjerë në SHBA, ndërsa demokratët e akuzuan për racizëm dhe po përgatisnin një vendim në Kongres, për t’i hequr të drejtën Presidentit Tramp për të bërë ndalimin e udhëtimeve, pikërisht pak para se të deklarohej botërisht pandemia. Italia thënien e papërgjegjshme të krye bashkiakut të Firences Dario Nardela, kur sapo u shpall epidemia në Kinë, pat deklaruar ”ku është ai djali kinez ta përqafoj”, po e vuan tani vetë ai i infektuar, ku në Firence ka 1330 të infektuar dhe numri i vdekurve në Itali ka arritur pikun me 3405, madje më shumë se vetë Kina.
Përhapja dramatike e koronavirusit, i quajtur edhe COVID-19, ka detyruar zyrtarët amerikanë me një mision të përshpejtuar, për të rikthyer prodhimin e ilaçeve për shpëtimin e jetës së njerëzve në SHBA dhe larg kontrollit të qeverisë kineze.
“SHBA është në varësi të plotë ndaj ilaçeve nga Kina, që nuk është një model i një vendi të qëndrueshëm,” thotë Das Nobel, themeluesi dhe CEO i Shërbimit MTX Group me bazë në Nju Jork. Ai i deklaroi Fox News se “Qeveria e SHBA-së duhet të ketë përparësi në planifikimin e saj strategjik për të nxitur, prodhimin e produkteve të ilaçeve pa recetë brenda ShBA-së dhe të ndihmojë kështu në tejkalimin e hendekut, mes së kostos së prodhimit dhe fitimit bruto nga to.”
“Historikisht, prodhimi i ilaçeve për popullsinë amerikane është bazuar në vend. Megjithatë, në dekadat e fundit, prodhimi i ilaçeve gradualisht është shpërngulur nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është veçanërisht e vërtetë për prodhuesit e përbërësve aktivë farmaceutikë (API), ilaçet aktuale që më pas formulohen në tableta, kapsula, injeksione, etj. ” Field vazhdoi. “Që nga gushti 2019, vetëm 28 përqind e objekteve prodhuese që bëjnë këto përbërës për tregun amerikan nuk ndodheshin në vendin tonë. Në të kundërt, 72 përqind e prodhuesve të API që furnizojnë tregun amerikan vinin nga jashtë shtetit, dhe 13 përqind e tyre nga Kina. “
Tregu farmaceutik i Kinës ka qenë vazhdimisht në rritje vitet e fundit, dhe vlerësohet të arrijë në 161.8 miliardë dollarë deri në vitin 2023, duke zënë një pjesë prej 30 përqind të tregut global, shkruante në dhjetor, një ekspert i industrisë. Fu Xudong, nënkryetar i gjigantit farmaceutik global, Bristol-Myers Squibb, sipas China.org, gjatë përfundimit të takimit botëror të Inovatorëve të mbajtur Equal Ocean, më 2019 ku deklaroi se Kina është bërë tregu i dytë më i madh farmaceutik në botë, duke ndjekur pas Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2018, tregu i saj farmaceutik arriti në 127.9 miliardë dollarë, duke u rritur 2.4 përqind në vit. Në të vërtetë, përhapja e virusit të ri, nëpër brigjet e Amerikës në javët e fundit ka nënvizuar shqetësimin e për sa i përket “mbivarësisë ” së SHBA-së në prodhimin farmaceutik kinez. Amerika në thelb për shembull e pushoi prodhimin e brendshëm të penicilinës rreth vitit 2004, e cila në atë kohë vlerësohej si një veprim pozitiv për të kursyer para, nga ilaçet gjenerike. Por në vitet më të fundit, kjo politikë ka ngjallur një kakofoni shqetësimesh.
Siç qëndron çështja? SHBA nuk prodhon shumicën dërrmuese të ilaçeve në vend dhe me vite ka qenë e varur nga zinxhiri i lirë dhe furnizimi larmishëm që e ka origjinën e tij në Kinë. Në fakt, mbi 80 përqind e produkteve farmaceutike të shitura në SHBA, përveç pajisjeve mjekësore të rëndësishme, vijnë nga Kina. Edhe India, e cila prodhon rreth 24 përqind të importeve të ilaçeve në SHBA, varet nga Kina në furnizimin e saj me kimikatet thelbësore të nevojshme, për prodhimin e barnave gjenerike. Madje, dhe qarqet e integruar për prodhimin e respiratorëve për koronavirusin vijnë nga Kina dhe ato janë bllokuar prej disa vitesh. Në fakt, interesi ndaj Kinës u rrit menjëherë, pasi vendi iu bashkua Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) në vitin 2000.
Duke marrë parasysh sfidën gjeopolitike dhe ekonomike me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara nga një Kinë autoritare, Pekini tani mund ta përdorë kontrollin e tij ndaj përbërësve bazë që bëjnë shumë prej ilaçeve – dhe klasave të tëra të barnave- si levë në çdo mosmarrëveshje me Uashingtonin. Një zëdhënës i qeverisë Kineze e bëri këtë deklaratë kërcënuese javën e kaluar kur deklaroi se Kina do të ndërpriste furnizimin me ilaçe për SHBA. Në mënyrë të veçantë, Kina prodhon përbërësit e nevojshëm për pjesën më të madhe të ilaçeve që do të duhet t’i mbajnë gjallë amerikanët . Qysh nga mjetet e matjes të presionit të gjakut, antibiotikët e deri te paracetamoli, ilaçet antivirale dhe reduktuesit e etheve e të temperaturës deri tek aspirina.
Disa projektligje bipartizane, duke përfshirë “Aktin e pavarur farmaceutik të reformës së gatishmërisë afatgjatë”, aktualisht janë në pritje në Kongres me qëllimin për të nxitur dhe madje edhe detyruar prodhimin e produkteve farmaceutike brenda kufijve të SHBA dhe larg hegjemonisë kineze.
Presidenti Trump javën e kaluar ndërmori një veprim më urgjent për këtë çështje, duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv, për t’i hapur rrugën prodhimit të maskave dhe plotësimit të nevojave të tjera të lidhura me ventiluesit e frymëmarrjes, që duhet të jenë produkte amerikane, sidomos në kohën e mungesës së furishme dhe krizës së pandemisë. Synimi i urdhrit është që të mbyllen boshllëqet ligjore, të hiqen pengesat ligjore të FDA dhe të inkurajohen kompanitë amerikane të prodhojnë sa më shumë produkte në SHBA, sesa në Kinë. Për të shmangur aftësitë e Pekinit për të kontrolluar tregun dhe rrjedhën kritike të medikamenteve. Departamenti i Mbrojtjes ka ngritur prej kohësh shqetësimin në lidhje me një dominim kinez në prodhimin e ilaçeve të tilla në përdorim të ushtrisë amerikane, si një shqetësim i sigurisë kombëtare.
Pandemia e papritur e koronavirusit ka nxjerrë në dritë të metat e një sistem të tillë, me mbylljet e fabrikave të medikamenteve të zakonshme, duke u zvogëluar prodhimin vendas. Javën e kaluar, Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) Stephen Hahn i tha Kongresit se më shumë se 200 ilaçe ishin në mungesa në SHBA. Ndërsa qeveria amerikane në vitet e fundit ka financuar vetëm kërkime për operacione dhe hulumtime të prodhimeve të reja në shkallë të vogël, të atyre që në fushën e mjekësisë japin më shumë para – por që janë me humbje për shkak të kodifikimit të rreptë dhe të ligjeve përkatëse. Për të adresuar më tej kostot e modelit të lëvizjes të prodhimit larg-nga-Kina, disa ligjvënës dhe analistë tani po mbrojnë idenë që në territoret e tjera amerikane dhe / ose kombet e afërt – të tilla si Porto Riko dhe Meksika – të stimulohen dhe të ngarkohen me detyrën për të marrë rolin drejtues nga duart e Kinës duke u bërë bërthama qendrore për prodhimin e ilaçeve për SHBA.
“Do të duhet të punojmë për uljen e kostove të përgjithshme për të bërë barna të tilla – ose amerikanët do të duhet të jenë të gatshëm të paguajnë më shumë,” tha Harry Kazianis. “Unë besoj se nëse do ta dinin që Kina mund të ndalonte prodhimin e ilaçeve në këtë moment – ia vlen të paguajmë një kosto shtesë, pasi nëse ilaçet do të prodhoheshin në vend, ne nuk do t’i nënshtroheshin presionit të një diktature që mban miliona njerëz nën zap”.
Por BBC thotë, se ka akuza e dyshime për të dhënat zyrtare të Kinës. Duke ndjerë presionin ndërkombëtar, Pekini tani ka ndryshuar strategji. Propaganda është zhvendosur te përpjekjet për të ndaluar virusin që të hyjë nga njerëz nga jashtë. Vëzhguesit thonë se kjo është një strategji që Pekini t’i tregojë me gisht vendet e tjera si fajtore dhe t’i largojë akuzat nga vetja . Në rast se Kina arrin të bllokojë ri-importimin e rasteve nga jashtë, do të fajësojë vendet e tjera që nuk e imituan dot progresin e saj.
Në të vërtetë, përhapja e virusit të pazakonshëm, nëpër brigjet e Amerikës në javët e fundit ka nënvizuar shqetësimin konkret të “varësisë së madhe ” të ShBA-së nga prodhimin farmaceutik kinez. Amerika në thelb pushoi së prodhuari në vend penicilinën rreth vitit 2004, gjë që, në atë kohë vlerësohej si një veprim pozitiv për të kursyer para të mëdha nga ilaçet gjenerike. Por në vitet më të fundit, kjo praktikë ka ngjallur një kakofoni shqetësimesh ekonomike gjeopolitike dhe sigurie.
Në fakt, mbi 80 përqind e produkteve farmaceutike të shitura në SHBA. – përveç pajisjeve mjekësore të rëndësishme, përfshirë dhe produkte kozmetike – vijnë nga Kina. Edhe India, e cila përbën rreth 24 përqind të importeve të barnave nga ShBA, varet nga Kina, përsa i përket furnizimin e saj me kimikate thelbësore të nevojshme për prodhimin e barnave gjenerike.
“Do të duhet të punojmë për uljen e kostove të përgjithshme për të bërë barna të tilla me teknologji robotike ose amerikanët, do të duhet të jenë të gatshëm të paguajnë më shumë,” tha Kazianis. “Unë besoj se nëse do ta dinin që Kina mund të ndalonte prodhimin e ilaçeve në një moment – ia vlen të paguajmë një kosto shtesë, pasi ne e dimë që nëse ilaçet bëhen në vend, ato nuk do t’i nënshtroheshin presionit të një diktaturë që mban miliona njerëz në zap.
Partia Komuniste Kineze është në vështirësi me njerëzit e vet, kështu që po përpiqet të shmangë kritikën globale dhe po përhap teoritë e komplotit se si SHBA dhe ushtria amerikane, e shpërndau virusin në Kinë. Ashtu si zjarrvënësit proverbialë që e venë vetë zjarrin, Kina po ofron ndihmë modeste për të prekurit. Ndërkohë, disa elita perëndimore po bien në grackën e propagandës së Pekinit.
Na është thënë që pas gjithë kësaj Kina do të udhëheqë një “rend të ri botëror”. Ky është një pretendim, i pa mbështetur nga asnjë fakt apo model i njohur i sjelljes i Partisë Komuniste Kineze . Por ne e dimë se Kina nën Partinë Komuniste Kineze vështirë se mund të qeverisë vetë vendin e vet, e lëre më një rend të ri botëror. Ekonomia e saj do të vuajë edhe më shumë edhe si rezultat i kësaj krize. Dhe populli kinez i prekur nga kjo paaftësi dhe shtypje e PKK e di saktësisht se sa pozitiv është komunizmi.
PKK ka të ngjarë të miratojë politika të reja stimuluese fiskale, të cilat do ta bëjnë gjendjen e borxhit të saj më të keq dhe do të ulin produktivitetin. Kostot reale të trajtimit të krizës shëndetësore në Kinë ka të ngjarë që të jenë me përmasa më të larta se sa raportohet. Unë nuk jam një ekspert i shëndetit publik. Po për si një laik, duket se SHBA ka bërë një seri gabimesh që datojnë me dekada. Duhet të ketë një llogari, një “mësim-nxjerrje” mbi politikën e dështuar ndaj Kinës që po vazhdon prej dekadash. SHBA duhet të mësojnë nga gabimet dhe të ndryshojnë kursin. Sidoqoftë kjo krizë, zbulon llojin e problemeve që Kina do të paraqesë për ne në vitet e ardhshme. Ajo është tashmë një vend i fuqishëm me ambicie të mëdha imperialiste, por të paplotësuara, ndaj do të përpiqet t’i eksportojë problemet e saj, nëse ne nuk do të përcaktojmë mënyrat se si t’i bëjmë ballë këtyre kërcënimeve. Siç duket, edhe në këto kohë krize, propaganda kineze e PKK, po zbaton dy porositë e gjeneralit të lashtë kinez, autorit të “Artit të Luftës”, Sun Tzu : “Paraqituni i dobët kur jeni i fortë dhe i fortë, kur jeni i dobët.” dhe se “Arti suprem i luftës është të nënshtrosh armikun pa luftuar” . Kjo strategji në këtë pandemi po e dëshmon këtë. Sa do mundet Kina, kjo është tjetër gjë.