-Amasada e SHBA pas mocionit në Kuvend: Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik/
PRISHTINË, 10 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Vazhdojmë mbështetjen tonë për Kosovën, theksohet në një kumtesë të ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë rreth mocionit të mosbesimit sot në seancën e Kuvendit që rrëzoi qeverinë.“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohsme, ftojmë të gjithë zyrëtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik”, theksohet në deklaratën e dërguar pak më parë nga Ambasada e SHBA në Prishtinë./b.j/