Shtrohet një “sofer” pa sofrabez dhe mësalla shkodrane…/
Nga Fritz RADOVANI/
■Qellimi i vizitës së Shejtnisë së Tij Papa Françeskut në Shqipni…
Papa Françesku ka thanë se Shqipnia asht vendi i parë europian që ai ka në plan të vizitojë në shtator, me qëllim që me nderue të gjithë Ata që vuajtën nën komunizëm.
■Programi i shpallun per viziten… Botue në gazeten “Dielli” me 31 Korrik 2014:
Është përmbyllur programi i plotë i vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri më 21 shtator 2014 në të gjitha detajet e tij. Koordinatori i përgjithshëm i vizitës së Papës, Doktor Albert Nikolla, ka lexuar sot programin dhe logon e vizitës në një konferencë shtypi në katedralin e “Shën Palit” në Tiranë.
Më 21 shtator 2014, ditë e dielë, Papa do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 9.00 ku do të pritet me një ceremoni të veçantë nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.
Në orën 9:30, Papa do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës.
Në orën 10:00 do të takohet me autoritetet në sallën e pritjes së Presidencës dhe do të ketë një fjalim të Atit të Shenjtë.
Në orën 11:00 do të kremtohet një meshë në sheshin “Shën Tereza”, shoqëruan nga fjala e Papa Françeskut në fund të saj.
Në orën 13:30, Papa do të takohet në një drekë me Ipeshkvinë shqiptare dhe shpurën papnore.
Në orën 16:00, Papa do të takohet me krerët e komuniteteve të tjera dhe komuniteteve të krishtera në Universitetin katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” e aty do të mbajë një fjalim.
Në orën 17:00 do të ketë një kremtim të lutjes mbrëmësore në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm.
Në orën 18:30 do të ketë një takim me fëmijët e qendrës “Betania” dhe një përfaqësi të qendrave bamirëse të kishës katolike në Shqipëri.
Në orën 19:45, Papa do të largohet me një ceremoni nga aeroporti “Nënë Tereza”.
***
■Çka pritet nga ky program?! Hartuesit e tij a i pergjegjen qellimit të vizitës?!
E tham me bindje të plotë se jo!
Në program mungon “vizita e qendres së Gjenocidit komunist në Europë” ku, u ushtrue në mënyren ma barbara Gjenocidi komunist kundrejt Klerit Katolik Shqiptar, i mungon SHKODRA MARTIRE e masakrueme nga viti 1944 – 1991…
“Besa, Bujaria dhe Burrnia” janë të daltueme në Gurët e Kështjellës Rozafat!
Atje asht edhe “Burgu i Kishës së Fretenve”… Ma i tmershmi n’ Europen komuniste, ku, krimet dhe torturat ishin ma mizoret… Kleri i sotëm a e di këte?!..
Po lumi Kir e Drinaz ku, barbarët e Shek. XX, tretën Trupat e Bekuem të Vorrezava të Kishës Katedrale, të Jezuitëve, Kishës së Zojës tek Kalaja, Kishës së Fretenve dhe disa mija kufoma të vramish e të dhunuemish nder Male e burgjet komuniste… ku janë?!
Vizitës i mungon Bekimi i Vorrezave të Martirëve t’ Atdheut dhe të Fesë…nder zallishta e prroje pa asnjë Kryq tek koka… I mungon ndezja e një qirit pranë Pendës së Kirit, dhe ajo e palejueshmja, i mungon Bekimi i një “Monumenti” të dishruem tash sa kohë!..
***
Në Tiranë Papa Françesku, do të takojë disa nga persekutorët dhe shumë trashigimtarë e atyne që kanë krye Gjenocid kunder Popullsisë dhe Klerit Katolik Shqiptar, pikrisht, vrasësit ma barbar t’ Europës, dhe jo, të persekutuemit nga Gjenocidi.
Mbas 70 vjetësh masakra dhe shfarosje, Vorrezat e Martirëve të Atdheut dhe të Fesë Katolike presin Bekimin e Papës… Presin Shejtnimin e të gjithë të zhdukunve nga lufta e pamëshirshme antikatolike dhe antishqiptare… dhe jo, perjashtimin e Atyne që nuk kanë kursye as jeten, as vepren per “Fé e Atdhé”! Presin Shejtnimin nga Papa, të gjithë Ata Klerikë Katolik Shqiptar e Atdhetarë, që nuk u perkulën nga tortura dhe masakrat kur U asht kerkue “shkëputja nga Papa dhe Vatikani”, po dhane jeten e Tyne tue thirrë: “Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnoftë Feja Katolike, Rrnoftë Shqipnia!”
Melbourne, Gusht 2014.
RREZIKU REAL I DESTABILIZIMIT
Shqiperia ndollet para nje evenimebti historic qe eshte vizita e dyte e nje Pape pergjate dy mije vjeteve histori ne truallin e shqiptarve megjithse jeme fare komeshinj e historia na thote se kemi pasur edhe Pape me origjine ilire.
Ne raste te te tilla te rendesishme per Shqiperine e shqiptaret armiqte tane te shumte e shekullore kerkojne qe ta prishin festen e shqiptarve.
Revolta “mbare shqiptare” e inicuar dhe organizuar nga qarqet me antishqiptare ne bashkepunim te hapur e te ngushte me faktore te rendesishem te politikes shqiptare, mediat e shoqerine civile per te mos pranuar oferten e miqve tane Amerikane per te shkaterruar armet kimike sirjane.
Problemi ishte shume me I thelle pasi armiqte shekullore te Shqiperise dhe shqiptarve nuk deshironin dhe nuk lejuan qe Shqiperia te behej nje factor I rendesishem e te mos afrohej ne interesa me Amerikanet gje qe realisht e fatekeqesisht e realizuan.
Vizita e Papa Franceskut ne Tirane si vzite e pare e tije ne Tirane natyrshem qe merr nje rendesi te vecante per ne shqiptaret pr edhe si shprese se do jape ndikimin e bekimin e tije ne nje orjentim te qarte te shoqerise shqiptare naj vlerat perendimore.
Dihet qe vizita e Papa Franceskut ne Shqiperi eshte nje vizite politike pasi 10 apo 20% i shqiptarve katolike nuk perben ndonje rendesi per vatikanin por ne platformen e Papes si Pape i te varferve natyrshem qe Shqiperia si vendi me i varfer I Europes e mbas “dritares: se Vatikanit merr nje rendesi te cante.
Nese I shtojme ketij fakti se vizita e dyte e Papes eshte Amerika atehere antishqiptaret do mundohen ta sabotojne kete vizite. Banka ka 4 vjete qe vidhet sipas versionit zyrtar e sipas Ngjeles ajo ka 20 vjet nepermjet kredive te “keqija” dhene per mafien politike shqiptare e askush nuk ka bere ze megjithse e kane ditur te gjithe.
Fakti qe hajni shkon vete dhe denancohet ne Prokurori me ben te mendoj per nje skenar ogurzi e nese I shtojme edhe heshtjen e politikes kriminale shqiptare duke e rritur misterin por edhe friken per qytetarin shqiptar.
Cfare eshte bere eshte bere e duhet ruajtur stabiliteti e pritur Papa me nderimet me te medha ashtu si shqiptaret dine te presin mikun e pastaj ka kohe per te vene pikat mbi “I” me ndihmen e Zotit e keshillat e mesazhin qe do bjeri Papa per shqiptaret.
Welcome Papa Francesku in Albania.