Një grup myslimanësh u ftuan të faleshin dje në Katedralen Kombëtare në Uashington me shpresën se një shërbesë islamike në një nga kishat më të njohura të Amerikës do të dërgojë një mesazh për harmoninë ndërfetare për të kundërshtuar përdorimin e fesë nga ekstremistët si justifikim për urrejtje dhe konflikte.
Thirrjet e lutjeve tingëllonin dhe shpesh dukeshin si të ishe në një xhami – gjatë shërbesës në mbajtur në pjesën veriore të katedrales.
Nën harqet gotike të Katedrales Kombëtare, pastorja Gina Campbell ftoi besimtarët duke thënë se vendi i shenjtë ishte
“… përkufizuar nga Kongresi si shtëpia e luftjeve për të gjithë njerëzit”.
Organizatorët zgjodhën këtë ambjent në mënyrë që besimtarët të kishin lindjen përballë Mekës pa parë kryqet e katedrales dhe ikona të tjera të krishtera.
Në predikimin e tij ambasadori afrikano-jugor Ebrahim Rasool tha se toleranca është një rrugë me dy drejtime.
“Ato që dëshirojmë për vete, lirinë e besimit dhe të ndërgjegjes në Shtetet e Bashkuara, duhet ta dëshirojmë për të krishterët dhe ata të besimeve të tjera në vatrat e Islamit.”
Zoti Rasool tha se shpreson që një ditë jo-muslimanët do të jenë në gjendje të luten gjithashtu në një nga xhamitë më të mëdha të botës.
“Mendoj se duhet të kthehemi tek tradita profetike myslimane në të cilën profeti, paqja qoftë mbi të, fton të krishterët në xhaminë e tij që krijoi në Medina për t’u thënë, mund të luteni këtu.”
Përveç një ndërprerje, këta muslimanë ishin në gjendje të kryenin lutjet e tyre në paqe.(VOA)
sami repishti, USA says
Jam shume i kenaqun per kete gjest simbolik te Katedrales Kombetare ne Washington DC
Vite ma pare, me rastin e pervjetorit te vdekjes se Nanes Tereza, u mbajt nji perkujtimore ne Saint Patrick Cathedral, NY, ku foli prifti D.Pjeter Popaj, dhe Imami Isa Hoxha i xhamise se Brooklynit. Me qindra besimtare qe ndodheshin ne Katedrale shikojshin me habi te madhe kete manifestim, i pari ne historine e katedrales: nji Imam mysliman lutet per nji murgeshe katolike. Ne fund te lutjes, shperthyen duertrokitjet . Nii dite madheshtore per te gjithe, sidomos per shqiptaret.