• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Hoti në Washington:Kosova përherë mirënjohëse Amerikes

September 2, 2020 by dgreca

Kryeministri Hoti në Washington: Përherë mirënjohës për ndihmën që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën

Washington, 2 Shtator 2020-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës zyrtare në Washington, ka takuar sot Drejtorin Ekzekutiv të Koorporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation- MCC), Sean Cairncross me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së nga programet Kompakt dhe Threshold.
Me këtë rast, kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e të gjitha kushteve, të cilat mundësojnë arritjen e synimeve të përbashkëta dhe jetësimin e këtyre projekteve.
“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë dhënë për Kosovën, veçanërisht edhe nëpërmjet programit të MCC-së që mbështet përpjekjet e qeverisë për reforma në fusha të ndryshme”, pohoi kryeministri Hoti.
Kryeministri Hoti tha, po ashtu, se Qeveria e Kosovës e vlerëson shumë angazhimin e MCC-së në procesin e përfundimit të Programit Kompakt për Kosovën dhe se është shumë e rëndësishme të theksohet se projektet e përfshira në zhvillimin e programeve “Kompakt” dhe “Threshold” identifikohen bashkërisht nga stafi i MCC-së dhe Qeveria e Kosovës dhe si të tilla, këto programe mbështeten plotësisht nga Qeveria.


Duke falënderuar SHBA-të dhe MCC-në për mbështetje të vazhdueshme, kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës, duke ditur rëndësinë që kanë projektet e MCC-së për zhvillimin ekonomik të vendit, përmbushjen e nevojave afatgjate dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike, përmirësimin e ndotjes së ajrit dhe çështje të tjera, do të jetë e përkushtuar për plotësimin e kushteve dhe realizimin sa më të shpejtë të projekteve.


Kryeministri Hoti, me këtë rast, tha se përkundër situatës së rënduar nga pandemia COVID-19, Qeveria ka ndërmarrë hapat konkretë për përmbushjen e reformave  të nevojshme dhe për programin e rimëkëmbjes ekonomike ka paraparë ndarjen e 10 milionë eurove si garanci kreditore për sektorin privat dhe energjinë e ripërtëritshme, si dhe përkrahjen e projekteve për gratë ndërmarrëse.Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i MCC-së, z. Cairncross shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Qeverinë e Kosovës në implementimin e projekteve prioritare, të cilat do ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit dhe mundësojnë realizimin e granteve të MCC-së për shoqërinë civile në projektet e ndryshme.

Filed Under: Komente Tagged With: Kryeministri Hoti, Washington

HOTI-GRENELLIT: NUK MUND TË MARRË PJESË NË TAKIMIN NË SHTËPINË E BARDHË

June 25, 2020 by dgreca

HOTI-GRENELLIT: NUK MUND TË MARRË PJESË NË TAKIMIN NË SHTËPINË E BARDHË/

KOSOVA NË ZHVILLIMET PAS AKTAKUZËS SË SPECIALES/

-Shyhet vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës/

-Edhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti  bëri të ditur se e ka njoftuar Ambasadorin Amerikan Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë/

PRISHTINË, 25 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/  “Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit, të datës 23 qershor 2020”, që ishte në axhendë për ditën e sotme në orën 10:00, është shtyrë.

“Me kërkesë të propozuesit të rezolutës dhe pajtim të grupeve parlamentare, shtyhet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit, i paraparë për sot në orën 10:00. Për kohën e mbajtjes së saj, do të vendosë Kryesia e Kuvendit”, theksohet në njoftimin e dërguar sot nga Kuvendi i Kosovës.

Në seancën e nisur në 23 Qershor në axhendën 8 pikëshe e fundit ishte “Raportim i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debat parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi”, sipas kërkesës së Kryesisë së Kuvendit. 

 Grupi Parlamentar i PDK-së propozoi miratimin e një rezolute, e cila në mungesë të kuorumit nuk u hodh në votim dhe vazhdimi i seancës e votimi u paralajmërua për sot.

Arsyeja e shtyrjes nuk u njoftua zyrtarisht, por duket se shtyerja me kërkesë të propozuesit të rezolutës u bë pas zhvillimeve të djeshme, kur Zyra e Prokurorit të Specializuar publikoi njoftimin se u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës  një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku  përfshihen edhe presidenti Hashim Thaçi dhe lideri i PDK-së,  Kadri Veseli.

Presidenca dje kumtoi se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 Lidhur me anulimin e vizitës zyrtare në SHBA, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës tashmë e ka informuar edhe Shtëpinë e Bardhë.

Edhe kryeministri I Kosovës Avdullah Hoti deklaroi sot se, “për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën”.
Kryeministri i Kosovës bëri të ditur se e ka njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri i Kosovës Hoti ndodhet në Bruksel për takime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

*** 

NË LDK NUK KA KONFUZION…

Shkruan në FB: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Në LDK nuk ka konfuzion se a duhet të shkojë Kryeministri në Washington apo jo.
LDK beson fuqishëm në SHBA-të.
Për ne Washington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan.
Në Washington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet ti prijë delegacionit.
Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e ti prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale.
Nuk kemi të bëjmë me Z. Thaçi dhe z. Hoti por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovë.
Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale.
Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashk të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje. IM

Filed Under: Featured Tagged With: Anullohet takimi, Hoti-Grenell, Washington

Parlamentaret e Kosoves takojnë kongresistët amerikanë Price dhe Garol

February 26, 2020 by dgreca

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përbërje: Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, Ariana Musliu dhe Driton Selmanaj, deputetë, po qëndron për vizitë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar me kongresistët David Price dhe Garol Miller, përfaqësuesin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Robert Benjamin dhe përfaqësuesen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Gretchen Brikle.

Temë diskutimi ishin sfidat të cilat e presin qeverinë e re, roli i opozitës dhe bashkëpunimi me SHBA-të.

Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të administratës amerikane. ​

Filed Under: Rajon Tagged With: Washington

THAÇI NE WASHINGTON:Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fati i Kosovës

February 23, 2020 by dgreca

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi niset për në SHBA, do të ketë takime me Administratën Amerikane: Kosova është më fat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ruajnë përkushtimin për Kosovën, për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës dhe tërë rajonit/

PRISHTINË, 23 Shkurt-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takojë zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer vëmendjen në zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, duke u angazhuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për t’i hapur rrugë investimeve nga jashtë dhe zhvillimit ekonomik.

Para nisjes për në SHBA, presidenti Thaçi u shpreh se “Kosova është më fat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ruajnë përkushtimin për Kosovën, për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës dhe tërë rajonit”.

“Lidershipi i Presidentit Trump, përkrahja e Sekretarit Pompei dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i të Dërguarit Special, ambasadorit Grenell, janë inkurajim për ne”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Jemi të bekuar me miqësinë tonë të përhershme, me raportin tonë special me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi në Washington do të ketë prezantime edhe në dy debate për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, një në Brookings Institute dhe tjetrin në Atlantic Council, si dhe do të ketë takime në think-tanks me ndikim në politikën e jashtme të SHBA-së. Presidenti Thaçi do të flasë për të arriturat e deritashme, për prioritetet e Kosovës dhe për sfidat e mundësitë në rrugën e integrimit euroatlantik.

Filed Under: Kronike Tagged With: Presidenti Thaçi, Washington

Haradinaj në Uashington: Kosova mirëpret investimet amerikane

September 29, 2018 by dgreca

1 Haradinaj

“Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane është dëshmi e qartë e përkushtimit të Qeverisë për fuqizimin e partneritetit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”,  tha kryeministri Haradinaj në një takim pune me përfaqësuesit e organizatës “The Heritage Founndation”, të kryesuar nga James Carafano, zëvendës president dhe udhëheqës i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme/

UASHINGTON, 28 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ “Kosova mirëpret investimet amerikane”, ëshë shprehur kryeministri Ramush Haradinaj në Uashington, ku ka folur edhe për vendimin e 26 qershorit 2018 të qeverisë kosovare për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane në Kosovë, në një hapësirë mbi 500 hektarë në rajonin e Gjakovës, qytetit jugperëndimor afër kufirit me Shqipërinë.

“Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane është dëshmi e qartë e përkushtimit të Qeverisë për fuqizimin e partneritetit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jemi duke punuar për krijimin e një klime sa më të përshtatshme për të bërit biznes”,  tha kryeministri Haradinaj në një takim pune me përfaqësuesit e organizatës “The Heritage Founndation”, të kryesuar nga James Carafano, zëvendës president dhe udhëheqës i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme.Kryeministri Haradinaj informoi Carafano-n për progresin që ka arritur Kosova gjatë qeverisjes së tij, veçanërisht në zhvillimin ekonomik, duke thënë se qeveria ka miratuar Ligjin për Investime Strategjike, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për reforma fiskale, të cilat krijojnë lehtësira për zhvillimin e biznesit, në të njëjtën kohë ndikojnë në krijimin e një ambienti më të sigurt për investime të huaja direkte dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Duke theksuar orientimin euroatlantik të Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se qeveria e Kosovës është duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes shtimit të numrit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare me synim BE-në, NATO-n dhe OKB-në.Kryeministri Haradinaj njoftoi për përmbushjen e reformave të gjithanshme, si parakusht për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e Zonës Shengen, e cila do t’i hapte mundësi të reja studentëve, bizneseve, por edhe shoqërisë në përgjithësi.“Qeveria është e përkushtuar për stabilitet politik dhe institucional, përmes forcimit të rendit dhe ligjit, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit’, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar se zhvillimi ekonomik është parakusht i domosdoshëm për zhvillimin demokratik të vendit.

James Carafano, përfaqësues i organizatës “The Heritage Founndation” dhe  zëvendës president dhe udhëheqës i Institutit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme, vlerësoi të arriturat e Kosovës  në të gjitha fushat dhe shprehu mbështetjen e tij dhe të institucionit që udhëheq për institucionet e Republikës së Kosovës./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kryeminsitri Haradinaj, Washington

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT