• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MUZEU I NJË HISTORIE TË DHIMBSHME…

September 18, 2016 by dgreca

1-muzeu-afrikanFOTO:MUZEU KOMBËTAR I HISTORISË DHE KULTURËS AFRIKANO-AMERIKANE NË WASHINGTON/ Nga Frank Shkreli/Dhe realizimi i një ëndërre 100-vjeçare.  Bëhet fjalë për Muzeun Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane në qendër të kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara, Washington DC, jo larg Shtëpisë së Bardhë dhe afër monumenteve dhe muzeve kryesore të kryeqytetit amerikan, përfshirë monumentin e babait të kombit, George Washingtonit. Presidenti Barak Obama, i pari president i Shteteve të Bashkuara me origjinë afrikano-amerikane, do të hapë zyrtarisht muzeun kombëtar kushtuar historisë afrikano-amerikane në këtë vend, në fund të kësaj jave, të premtën më 24 shtator, 2016.  

Përpjekjet për ndërtimin e këtij muzeu, të cilat e kanë origjinën e tyre në fillim shekullin e kaluar, ishin të gjata dhe të mundimshe, por përpjekjet serioze legjislative të Kongresit amerikan për themelimin e një muzeu të tillë, në të vërtetë, mund të thuhet se   filluan në fund të çerek shekullit të kaluar.  Ishte, pikërisht deputeti demokrat afrikano-amerikan nga shteti Georgia dhe njëri prej aktivistëve më të dalluar i të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara, ai që pasi u zgjodh deputet në Kongresin amerikan në vitin 1988, John Lewis, ai që mori përsipër seriozisht realizimin e themelimit të këtij muzeu duke sponsorizuar projektligje të cilat më në fund çuan në nënshkrimin e projektligjit përfundimtar – nga presidenti republikan George W Bush në vitin 2003 – që përfundimisht autorizoi  ndërtimin e këtij muzeu.  Kongresi amerikan autorizoi gjysmën e shpenzimeve prej 500-milion dollarësh për ndërtimin e muzeut të ri ndërsa pjesa tjetër e fondeve është mbledhur nga donatorë privatë.

Burime të medias, të cilat kanë vizituar muzeun para se të hapet zyrtarisht për publikun të premtën e kësaj jave, njoftojnë se muzeu ve në dukje dhe nderon arritjet e afrikano-amerikanëve në fusha të ndryshme gjatë shekujve në këtë vend, ndërkohë që njëkohsisht tregon edhe të vërtetën “lakuriq”, mbi vuajtjet e komunitetit afrikan-amerikan gjatë shekujve, përfshirë skllavërinë.  Sekretari i Institutit Smithsonian, pjesë e të cilit është edhe Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane, David Skorton u shpreh për median se gjatë planifikimit të muzeut, ishim të mendimit se,  “Është jetike dhe tepër e rëndësishme që të ndërtonim një muze i cili do t’i mundësojë Amerikës të kujtojë dhe të ballafaqohet me të kaluarën dhe historinë e saj raciste… por edhe që muzeu të shërbejë gjithashtu edhe për të zbuluar gëzimin dhe shpresën, ringjalljen dhe frymëzimin”,  që ndër të tjera, përveç vuajtjeve, ishin gjithashtu pjesë e historisë së komunitetit afrikano-amerikan, gjatë shekujsh.

Presidenti Obama dhe Drejtori i muzeut, Lonnie G. Bunch III  përmendën, me rastin e dedikimit të muzeut në vitin 2012 historinë e tmershme të skllavërisë dhe të racizmit të këtij vendi, por ata theksuan gjithashtu edhe atë që ata cilësuan si triumfin e shpirtit amerikan, duke nënvijuar se muzeu i ri në kryqetetin e Shteteve të Bashkuara nuk i dedikohet vetëm kulturës dhe historisë së komunitetit afrikano-amerikan në këtë vend, por i kushtohet gjithashtu edhe historisë së Amerikës në përgjithësi, me të mirat dhe me të këqiat, ashtu siç kanë ndodhur dhe siç i ka shënuar historia e vërtetë.  Presidenti amerikan, Barak Obama tha se duke vizituar këtë muze, “Brezat e ardhëshëm do të kujtojnë rolin, nganjëherë të vështirë dhe shpesh frymëzues, por gjithmonë jetik dhe tepër të rëndësishëm që kanë luajtur afrikano-amerikanët në jetën e vendit tonë.” 

Presidenti Obama, i cili do të hapë zyrtarisht të premten Muzeun e ri kushtuar Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane, në të vërtetë muzeu i ka dedikuar atij një ekspozitë të posaçme si president i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara. Muzeu i ri ekspozon jetën dhe historinë e tmershme të skllavërisë dhe shtypjeve, por edhe historinë frymëzuese të kësaj pakice amerikane.  Afrikano-amerikanët kanë mbijetuar skllavërinë, kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën për lirinë e vet dhe të tjerëve, jo vetëm në Luftën Civile, por edhe në lufërat e tjera të Amerikës, përfshirë Luftën e Dytë Botërore dhe gjatë historisë së kaluar. Ndërsa sot kanë krijuar një jetë domethënse dhe të lumtur për veten dhe familjet e tyre dhe kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribute të vlefshme për mirëqenjen e përgjithshme të këtij vendi. 

Amerika i kishte borxh brezave të ndryshëm të komunitetit afrikano-amerikan një muze të tillë.  Kjo për hir të së vërtetës së vet historisë së dhimbshme të këtij komuniteti, por edhe për arsye të rëndësisë që ka historikisht — për Amerikën si komb tani dhe në të kaluarën — ekspozita e vërtetë e historisë plot vuajtje të komunitetit afrikano-amerikan, në një muze siç është muzeu i ri kombëtar i Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane.  Muzeu i ri nuk do të mund të shlyej historinë as vuajtjet e afrikano-amerikanëve që e pësuan keq gjatë asaj historie të tmershme por njëkohsisht edhe frymëzuese.  Por ajo që bën muzeu i ri është fakti se  muzeu do të jetë aty në kryeqytetin amerikan me një prezencë të përhershme, si një kujtesë për krimet që janë bërë ndaj popullësisë afrikano-amerikane dhe njëkohsisht detyron brezat e tanishëm dhe të ardhëshëm të amerikanëve të të gjitha racave, që të mos e harrojnë atë histori të tmershme, me shpresë që një histori e tillë të mos  përsëritet kurrë më.

Frank Shkreli

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, Muzeu i dhimbjes, Washington

NJOFTIM I AMBASADES SHQIPTARE NE WASHINGTON

September 16, 2016 by dgreca

Më datë 18 shtator 2016, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, do të zhvillojë një vizitë në qytetin e Bostonit, Masaçustes . Gjatë vizitës së tij, z. Bushati do të zhvillojë një vizitë në shkollën shqipe, në ambientet e Universitetit të Masaçusetsit (datë 18 shtator, ora 9:30). Më tej Ministri Bushati do të vizitojë Kishën ortodokse shqiptare dhe në ora 12:30 do të zhvillojë një takim/pritje me diasporën shqiptare të Bostonit, me titull “Shqipëria dhe Diaspora: Një Komunikim i Ri”, në ambientet e Harvard Kenedy School (79 JFK str., Cambridge MA, 02138), të organizuar në bashkëpunim me IOM dhe CID.

Ftohen mediat të ndjekin aktivitetin.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ambasada shqiptare, Washington

Festimi i Dites se Flamurit nga Shoqata “Drita e Arberise” ne Washington

November 30, 2015 by dgreca

Nga Ferhat Ymeraga/*

Është kënaqësi e vecantë, nder dhe privilegj që, në emër të Dritës së Arbërisë, të ndaj me ju gëzimin e kremtimit të Festës së Flamurit – të gazmendit tonë më të madh kombëtar.Ky manifestim u bë i mundur duke ju falenderuar punës individuale e kolektive të drejtuesve të Këshillit Drejtues të Shoqatës dhe sponsorëve të nderuar.

Më lejoni të prezantoj pjesëtarët e Bordit: Kujtim Markokaj, Artan Ismaili, Leonora Maliqi, Ilir Çerekja, Panajot Dhima, Sava Simbe dhe Ferhat Ymeraga, pa përjekjet e të cilëve ky kremtim nuk do të mund të realizohej.

Jemi mbledhur sonte këtu per të kremtuar 103-vjetorin e ditës historike të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor 1912, në Vlorën e bukur e trime, nga atdhetari i urtë e fisnik, Ismail Qemali.

Jemi tubuar ketu si një Shqipëri Etnike në miniature. Na solli dashuria dhe forca magnetike e Atdheut – e këtij tempulli të shenjtë në brigje të Illyrisë e të Mesdheut.

Dita e pavarësisë së Shqipërisë – Dita e Flamurit – është një kremte e gëzuar jo vetëm për Shqipëtarët, por gjithashtu dhe për miqt tanë an’ e mbanë botës. Ajo është simbol i bashkimit kombëtar dhe i forcës e shpresës që sjell ky bashkim.

Në SHBA dhe kudo, ne shqipëtarët u shprehim dashurinë tonë të thellë, respektin dhe mirënjohjen Rilindësve, baballarëve themeltarë të kombit si dhe martirëve të lirisë. Gjithashtu, ne u shprehim nderimin dhe miradinë tonë SHBA dhe popullit liridashës amerikan për mbështetjen e Shqipërisë dhe shqipëtarëve në ditët më të errëta të historisë sonë moderne (Shqipëri 1919; Kosovë 1999) kur e kapërcyem humnerën ekzistenciale dhe dolëm nga errësira në dritë.

Miq te nderuar, faleminderit që jeni pjesë e këtij kremtimi, që po e pasuroni përmbajtjen e jetës sonë, që keni qëndruar e qëndroni me Shqipërinë e shqipëtarët në dhimbje dhe në gëzime, në frymë të traditës madhështore amerikane të lirisë, drejtësisë dhe barazisë.

Kremtimi i Festës së Flamurit në SHBA,
“Në tokën e njerëzve të lirë dhe vatrën e njerëzve të guximshëm”
i bashkon këto dy tradita shqiptare dhe amerikane në nje. Në një celebrim të përbashkët.

Shpresoj se ky kremtim, siç thotë poeti Robert Frost, “fillon në  kenaqësi dhe përfundon në urtësi.”

Ne shpresojmë që komuniteti shqiptaro-amerikan në Washington, dhe ne të gjithë sëbashku, do të kontribuojme duke dhënë zërin, ngjyrat dhe shijen tonë në tablonë e mrekullueshme të lidhjeve të përbashkëta njerëzore.

Rroftë Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!

Gëzuar Dita e Flamurit!

Fjala pershendetse Per Shoqaten Shqiptare Amerikane ne Washington “Drita e Arberise”-DEA

Ferhat Ymeraga

21 Nentor 2015

Bellevue, Washington

ALBANIAN FLAG DAY CELEBRATION 2015

 

Ladies and Gentlemen,

Dear Friends,

Hello and Welcome!

It is a special pleasure, an honor and a privilege to welcome you in the name of Albanian American Community of Washington State and its Association “Drita  e Arberise” (“The Light of Arberia”).

We are gathered here tonight to celebrate the 103rd anniversary of the Declaration of Albania’s Independence (on November 28, 1912). One hundred and three years ago, the wise and patriotic elder, the enlightened statesman Ismail Qemali, raised the Albanian flag and declared Albania’s Independence, in Vlora, southern Albania.

Albania’s Independence Day is a common joyous celebration of not only Albanians but also their friends around the world. It is a symbol of national unity and of strength and hope that this unity brings about.

In the USA and elsewhere, Albanians express their deepest love, respect and gratitude to the founding fathers of Albania, to the martyrs who laid down their lives for freedom and Independence of Albania, and also to the U.S. and American people for supporting Albania and Albanians in the darkest days of their modern history (Albania, 1919; Kosova, 1999) when we as a nation transcended the existential abyss and were delivered from darkness to light.

Thank you for being part of this celebration and for enriching the content of our lives; for standing with Albania and Albanians in the times of sadness and in the times of joy, in the spirit of the magnificent American tradition of freedom, justice and equality.

The celebration of Albanian Flag Day in the U.S. “in the land of the free and the home of the brave,” unites these two traditions – Albanian and American in one.

I hope that this celebration, as the great poet says, “begins in delight and ends in wisdom.” We hope that the Albanian American Community of Washington, and, for that matter, we all together, contribute our voice, color and flavor to a wonderful tapestry of common bonds of humanity.

Long live Albania’s Independence Day!

Long live Albanian Flag Day!

For the Albanian American Association of Washington “Drita e Arberise”-DEA

Ferhat Ymeraga

November 21, 2015

Bellevue, Washington

Filed Under: Komunitet Tagged With: Drita e Arberise, Ferhat Ymeraga, FLAMURI KUQ E ZI, Washington

Presidentja e Kosovës në Washington

November 14, 2015 by dgreca

-Jahjaga në ceremoninë e 25-vjetorit të Samitit Global të Gruas/
Washington, 14 Nentor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të Samitit Global të Gruas që u mbajt në Washington DC. Me këtë rast, ajo tha se barazia gjinore është shumë e rëndësishme për avancimin e gjithmbarshëm të shoqërisë dhe në këtë kontekst përmendi rolin që kanë luajtur gratë në Kosovë në periudhat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar vendi. Presidentja Jahjaga theksoi domosdoshmërinë për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta të grave si dhe përfshirjen e plotë të tyre në të gjitha fushat e jetës.
Pas fjalës, Presidentja Jahjaga kishte një bashkëbisedim me gazetaren Eleanor Cliff nga Daily Beast dhe gazetaren Maureen Bunyan të ABC7/WJLA-TV, me të cilat bisedoi për periudhën e rezistencës paqësore të shoqërisë kosovare, për periudhën e luftës si dhe për fazat e tjera të shtetformimit të Republikës së Kosovës. Ajo gjithashtu foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtarë në përballje me sfidat globale siç është terrorizmi dhe radikalizmi.
Presidentja Jahjaga foli edhe për rolin e saj si Presidentja e parë grua në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, për rëndësinë e përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe për ndryshimin që ato mund të sjellin në shoqëritë e tyre duke mbështetur njëra-tjetrën./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Jahjaga, Washington

DioGuardi promotor dhe gardian i çështjes shqiptare ne Washington DC

May 6, 2015 by dgreca

Reagim ndaj deklarates se Petrit Selimit zevendes minister i puneve te jashtme/
Nga Hafiz Shala */
Mosnjohja ose urrejtja,naiviteti ose panjohuria,ose denigrim pa argumente,ky do te ishte vleresimi ma i bute per kuazidiplomatin i caktuar nga bosi i tije Hashim Thaqi i cili thene ma se buti as per nevojen fiziologjike nuk do te shkonte pa e pyetur,dhe keshtu ky po i sherbene me perkushtim urdhedhenesit te tije ose bosit te bosave krimiit dhe korrupcionit ne Republiken e Kosoves.
Nuk e kame as pake te lehte te shkruaj per kete personalitet me permasa boterore i cil i pari i hapi dyerte e Senatit dhe Kongresit per shqiptaret ne Washington DC.Perderisa siq e dine edhe opinioni i gjere shqiptar se diplomati dhe kryeministri i Shqiperise Theofan Stelian Noli,duhet te flinte ne shkallet e Kongresit per tu takue me ndonji Kongresmen,sot,shqiptaret i kane dyerte e hapura duke ju falemenderue ketije biri te arberit i lindur ne fshatin Greqi te Kalabrise(siq ju thote shepeshe edhe italianve: Kalaja Arberia),familja e te cilit u shperngul qysh ne shekullin 15 te duke i dalur ne ndihme heroit tone kombettar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Per opinionin e gjere due te ju beje me dije se muajn e ardhshem do festohet 25 vjetori i veprimtariese se Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikan apo siq quhete: Lobi Shqiptaro-Amerikan i vetmi i regjistruar prane shtetit Amerikan ne Washington DC.Pretendimet e disa organizatave e shoqatve per ta pervetesue kete titull ishte i pa realizueshem sepse nuk egziston mundesia tjeter qe te regjistrohet nji Lob i cili shtetit amerikan i jep raportet financiare dhe te tjera qdo gjashte muaj.
Dua ti permendi ne mneyre telegrafike vetem disa nga datat ma te rendesishme qe nga fillimi.
Ne vitin 1990 nen patronatin Liges Qytetetare-Shqiptaro-Amerikane u organizue darka historike ne hotelin e njohur “Sheraton”ne Manhatan ne te cilen ishin ftuar elita intelektuale kosovare ne krye me Dr Ibrahim Rugoven e ashtuquajtura Altaernative e Kosoves qe pastaj u shenderrue ne partin politike ma te madhe,Lidhjen Demokratike te Kosoves.
Dhe,aty nisen fillet e prezentimit te qeshtjes se Kosoves para Kongresit,Senatit dhe Administrates Amerikane e cila ne baze te fakteve dhe deshmive,u orientue ne prekrahje te parezerve dhe nuk mungoje deri ne ditete e sotit.

Me te drejte,Liga dhe zoti Dioguardi dhe bashkshortja e tije Sherley Cloys-DioGuardi quhen pjese e historise se shqiptarve ne pergjithesi e te Kosoves ne veqantinuk ne tri dekadat e fundit dhe ne vazhdim.
Organizimi i demonstratave neper SHBA posaqerishte ne Washington DC,New York.Chicago,Detroit Ishin te pa imagjinueshme,pa zotin DioGuardi si organizator,ideator dhe udheheqes gjithmone ne prezencen e Kongresmenve dhe Senatorve me ndikim qe ne menyre te sukseshme senzibilizuan opinionin amerikan dhe e rriten simpatine ndaj kombit shqiptar.
Diametri i veprimtarise se zotit DioGuardi ishte qe nga Alaska deri ne Zelanden e Re duke mos e lene anash as shume shtete te Europes.
Zoti DioGuardi ishte i sukseshme ne deshmine prane Kongresit amerikan ne duel me ish Kongresisten me origjine serbe Helen Deliq Bentley ne prezencen e elites intelektuale kosovare kur ajo shprehej se shqiptaret kane mjafte te drejta sepse ata munde te flasin shqip ne familje.DioGuardi ju pergjegje se Kosova dhe shqiptaret jane ne Europe e jo ne Afriken e jugut dhe nga nervoza i drejtohet DioGuardit se sa te paguajne ty shqiptarete per kete “propagande”qe bene ti.Ky ju pergjejgj: ne damaret e mije rrjedhe gjaku i shqiptarit dhe une do te punoje tere jeten pa kurfar kompenzimi sepse une jame krenar se jame shqiptar.
Me 28 shkurte,nese nuk gaboje,kur u sulmue Likoshani nga i tere arsenali ushtarak me artileri dhe aeroplana duke vra popullaten civile:femije,pleq,gra te strehure ne ato bjeshke,pas telefonates ne oren kater te mengjesit,i lajmeruam zotit Dioguardi i cili filloje ti kontaktoje Ambasadat e shteteve perkrahse dhe mike te Kosoves duke i alarmue per sulme shkaterrues.
Menjiher u mbajte nji deshmi(hiring) prane Kongresit ku me paraqitjen e fotografive nga “Koha Ditore” qe ishin te trishtueshme,u alarmue Administara dhe filluan veprimet dhe per te parandalue masakrimet e matejme te popullates.
Me paraqitjen e Ushtirse Çlirimtare te Kosoves,Lobi Shqiptaro-Amerikan ishte i pari nder subjektet e komunitetit qe e njohu dhe e perkrahu dhe kerkoje qe te armatoset UQK-ja per ta mbrojtur popullaten duarthate.
Ne nji deshmi(hiring) ku Ambasadori Gilbard kercenonte se UÇK-ja munde te fuetet ne listen e grupeve terorishte,zonja e nderuar Sherley Cloys-Dioguardi ju drejteu: zoti Ambasador:nese UQK-ja eshte teroriste,athere me shiko mua une jame njera nder ata.
Te kuptohemi,Liga ka qene per krahese e asaje ushtrie qe u themelue nga Qeveria e athershme respektivishte nga Presidenti Ibrahim Rugova.Ne nuk e perkrahem ushtrine e Fatosave: as te Fatos Nanos e as ate te Fatos Klosit.Pramdaj,Liga ishte tere kohen ne kontakte dhe veprime me Kongresin dhe Senatin Amerikan.
Menquria,gjeturia,aftesia dhe perkushtimi i zotit DioGuardi,u terguan me strategjine e tije sepse per qeshtjen e Kosoves i angazhonte perfaqesuesit e te dynpartive rivale,republikane dhe demokrate mu sikur veprohet kur eshte inetersi amerikan ne pyetje.
Vlene te ceket se kur gjykohej Milosheviqi ne Hage,ai permendi vetem emrin e zotit DioGuardi dhe askende tjeter,qofte Kongresmen a Senator,udheheqes shtetror a partiak nga Kosova i cili tha: parafrazim(egzistone vidoja) se Kongresmeni me ndikim Josef Jej Dioguardi e me solli ketu ne hage dhe Serbia humbi perkrahjen ne arenen nderkombetare.
Liga Qytetare- Shqiptaro-Amerikane,asnjihere nuk ju ka bashkangjit ndonji partie politike apo Qeverie.Ne te vertete,Liga eshte gjithmone opozite e Qeverive qofte edhe ketu ne SHA.Zerave se Dioguardi e perkrahe Ramush Haradinajn apo AAK-ne,jane vetem paranoje ndersa se zonja Sherley Cloys-DioGuardi eshte Keshilltare e Ramush e ,jane te paverteta dhe vetem insinuata.
E verteta eshte se zoti DioGuardi posaqerishte zonja e tije Sherly e ka ndihmue zotin Haradinaj gjate gjykimit te tije siq eshte angahue edhe per Fatmir Limaj,krejtesishte ne interes te mbrojtje te luftetarve te UÇK-se.
S e Liga eshte e zhgenjyer ne udheheqjen dhe Qeverine e Thaqit nji dhe dy dhe Thaqi-Mustafa,aty nuk ka kurfar dilemave dhe e vertete eshte ajo qe deklaroje zoti DioGuardi ne seancen e fundit me 29 prille ne Washington DC,sepse populli i Kosoves eshte ne gjendje te mjerueshme,ndersa krimi e korrupcion jane ber perditshmeri ndersa qytetari eshte ne kufije te egzistences,
Sa i perkete situates politike,Qeveria Thaqi e ktheje Kosoven ne gjendje shume ma te keqe se sa me Kushtetuten e vitit 1974 duke u kthye ne Rezoluten 1244 dhe fusnaotat e famshme qe Kosova kur ma pare nuk eshte paraqitur ne kete gjendje inferioriteti

Sipas kesaje,vihet ne perfundom se ata qe me genjeshtra u paraqiten si luftetar te lirise pa qene fare ne lufte te cilen gje e konfirmuan vete dhe me vrasje politike te paraluftes,gjate luftes dhe pas luftes,erdhen ne pushtet dhe lufta per pushtetin dhe jo shtetin,lufta per pasurim personal dhe moskujdeje per popullin,e solli Kosoven ne kete gjendje te mjerueshme ku ishte edhe pasoje e egsodit dhe ate permes shtetit i cili deri dje na kishte qfarose,perdhune dhe masakrue.Çka mund ti thuhet kesaje?
Zoti DioGuardi,jame shume i bindur se si gjithmone pa ekuivoke e ka thene te verteten e hidhur qe ma se paku i shkone per shtati udheheqje se tanishme e ma se shumti te vertetes qe populli nuk e di se per qfar aresye nuk e thote troq.
Sipas kesaj del se,perderisa Thaqi me grupin qe i ka instalue ne te gjitha poret e shtetit te jete prezent ne politiken Kosovare,Serbia do te jete prezente ne Kosove ne forma dhe metoda te ndryshme.
Te shantazhuarit,te korruptuarit dhe te inkrimihuarit,nuk munde te bejne ndryshime sepse ndryshimet duhet te nisen nga ata qe jane sot ne pushtet,domethene qe ata te largohen qe Kosova te qlirohet edhe nga ata e edhe nga Serbia.
Kosova eshte ne krize morale te udheheqjes, sepse klasa politike e tanishme,nuk eshte ajo qe munde te beje ndryshime dhe te dale nga kjo krize qe e ka kaplue Kosoven ne te gjitha sferat.
*Hafiz Shala – Anetar i Bordit te Liges Qytetare-Shqiptaro-Amerikane
New York Prill,2015.

Filed Under: Opinion Tagged With: DioGuardi, Hafiz Shala, promotor ne Washington, Washington

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Cikel poetik: Atdheu gjithmonë ka një strehëz…
  • ME RASTIN E 15-VJETORIT TË VIZITËS SË PRESIDENTIT GEORGE BUSH NË TIRANË – NË KUADËR TË 100-VJETORIT TË VENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE*
  • Remarks by Ambassador Ferit Hoxha at the UN Security Council meeting on Ukraine
  • Martin Camaj nëpërmjet një letërkëmbimi
  • AT KARLO  SERREQI O.F.M.
  • Eight IRA Mistakes That Can Cost You a Fortune
  • Mbi veprën e Musine Kokalarit: “Dasmë… Sa u tunt jeta”
  • 6 MUAJ PA PATRIOTIN MEHMET MUJAJ
  • Dalip GRECA, -Ti shkrove për të gjithë…ike… dhe na le ne në borxh…
  • SHTETI PËRBALLË KRIZAVE; SHQIPËRIA NGA SHEMBJA E KOMUNIZMIT DERI TE LUFTA E KOSOVËS
  • NË VILËN E DIKTATORIT RUMUN DHE POEZIA IME PER POETIN UKRAINAS DMYTRO CHYSTIAK…
  • Celebrating 100-year anniversary of Albania – US diplomatic relations
  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT