Nga Kostaq Xoxa/
Titulli i këtij shkrimi mund ta habisë lexuesin. Ky, lexuesi, do të çuditet edhe më shumë kur t’i themi se kjo është shprehja e një akademiku. Natyrisht, për respekt të Akademisë, nuk ia vlen t’ia përmendim emrin. Është botuar në Shqiptarja. Com. më 28. 08 2013. Lexuesi i nderuar le ta lexojë që tabesojë. Në rreshtin e tretë, shkruhet: “Rama: Redaktor gjuhësor në institucione”(!).Duket si shaka? “Kurbanit” të Edi Ramës nuk ka guxuar, gjer tani, askush që t’i bëjë ndonjë paraqitje letrare. Kjo, për shkak të shthurjes gjuhësore të librit. “Kurbani, që është thuajse i palexueshëm… Një mësues i gjuhës i 9-vjeçares, që e njeh mirë standardin gjuhësor, më tha se ka lexuar vetëm 15 faqe nga ai libër, se nuk mund të vazhdonte dot më tej. Librin e kishte blerë, si shumë të tjerë, ‘siç bliheshin Veprat e E. Hoxhës, dikur vaktit’ – këtë e tha për të bërë pak humor. Dhe vazhdoi, seriozisht: – Sikur nxënësit e mi të bënin kaq shumë gabime, do t’u vija notën 4!…
Do të përmend gjatë këtij shkrimi vetëm neologjizmat e tij, të fabrikuara si në kovaçhane. Të gjitha jashtë standardit, natyrisht. Por më parë le të shohim çfarë shkruan, shkurtimisht, akademiku. Pyetjes së intervistueses sesa i domosdoshëm është roli i redaktorit gjuhësor në institucionet shtetërore, akademiku i përgjigjet: – “Në vitin 2004 nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, u paraqit një projekt-ligj për mbrojtjen e gjuhës shqipe, por kurrë nuk u mor në konsideratë”. Këtë fjalën e fundit mund ta shprehte ‘nuk u mor “parasysh” , për të shmangur fjalët e huaja që janë një nga porositë e standardit të gjuhës. Në vijim flet intervistuesja:‘Sot, nismën e kryeministrit të zgjedhur Edi Rama, për t’i dhënë fund masakrës së gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, e konsideron (“e quan” – shënim) shpëtim, si fundi i një anarkie gjuhësore’. Intervistuesja, akademikut: – Si e gjykoni nismën e Kryeministrit Rama për vendosjen e redaktorit gjuhësonë institucionet shtetërore? Përgjigjja: – “Kërkesa e Kryeministrit Rama për vendosjen e redaktorit gjuhësor në çdo institucion shtetëror është në thelb hapi i parë, i mençur dhe i domosdoshëm, për vendosjen e disiplinës gjuhësore të shtetit, për të kthyer seriozitetin e munguar. Përveç se shprehje e
vlerësimit për shqipen si pasuri identitare e kombit, nisma e Kryeministrit Rama ndihmon për t’i dhënë fund një lëngate të gjatë njëzet e ca vjeçare anarkieje gjuhësore, nxitur në emër të një ‘liberalizmi gjuhësor’. Kërkohet që standardi të përdoret që nga foltorja e Kuvendit, te media e shkruar dhe e folur, deri te BOTIMET…”. (Sa për botimet, do të flasim më poshtë, në mënyrë të thukët, kur të vijmë te ‘Kurbani’). Më tutje shkohet te ‘defektet’. Edhe këtu kjo fjalë e huaj mund të zëvendësohet me ‘mangësitë’ apo me ‘të metat’).
Le ta mbyllim me kaq. Tani le të shohim vetëm disa prej fjalëve të shpifura të “Kurbanit” , për të cilat
ai mësuesi që përmendëm kishte thënë se nxënësit e tij që do të bënin shpërdorime të tilla, do të
vlerësoheshin me notë negative.
***
‘Presion hipokiziak’ (f. 22),‘ujqërisht’ (35), ‘pasionalisht’ (39), ‘I bubullimshëm’ (62), ‘vandalizuar’ (65+
86), njeriu ‘imbrapshtudhëhequr’ (102), ‘pallatizuese’ nga pallat (410)! Më lidhte ‘kushtimisht’ (detyrimisht) (115), kronikat e ‘ububujshme’ (129), ‘lehaqenj’ të zgjidhur (130), aferë ‘kuçedrike’ (152), një plan që ‘adreson’… (153) e tatëpjetë ‘metamorfike’ – nga‘metamorfozë’! ‘Strapallat’ në zuzarllëqe (163), marrëzitë ‘e përlumshme’ (164),, ‘gjarpërisht’ (180), ‘të energjizonim’ në ekip (180), ‘shqytatotërsh’ (për shqytarët) 192, interesaxhinj ‘telendarë’ (210) Mik “i asnjëherëharruar (236), ‘shumëxhelozia e një dashnori (237), ‘llukashenkizmi karikutaror’ (239), e la të ‘mbresuar’ (240), ‘rakafolëse e shumëhimnizuara’ lartesë (257), mendjetërhequri (258), ‘vijimësisht’ (vijimisht) (301), ‘dinamitimi’ kriminal (312), opozitë ‘majëkrahi’ (325), bëma ‘të mosozotshme’, ‘i çakërrgjakosur’ (338), burime ‘të aksesueshme’ (350), ‘Ikurrizkalldrëmtë’ (351), ‘i kjoskëzuar’ (351), ‘pazakonshmëria’ (355), ‘lugatëria’ (357), ‘thashethemuar (331),‘ç’thashethemohet’ (303), ‘tronditshëm’ nga plagët (383), ‘erafënda’ njëzet vjet (401),qyteti “me asnjëtëpërngjasuar’ (401), pengu ‘afashuar’ (403), kodra ‘barkçarë (404), propaganda ‘shtrupëlarëse’ (409), për të ‘kikirikuar’ (409), bëhej ‘televisisht’ (414), ‘xhuxhmaxhuxhëria’ (418), ‘rrëshirosur’ (419) shkrimtarët e ‘tiranizuar’ (e bërë tiranas, apo të terrorizuar?). (427), gjyshja e ‘përthërriste’ (438)…[Këto janë një pjesë e fjalëve të Edizuara apo të ‘ramëzuara’ të cilat, ‘të mbarsifikuara’, do të na prodhimtarojnë leksikografísimin që po na sipërpërmerr të na leksionojë sesi të superpërvetësojmë standardin në mënyrë të hiperperfeksionizuar!] Sa për pastërtinë e gjuhës në “Kurban” na mjaftojnë që të citojmë nja 5 prej tyre: [godinë sharmante’ (enhijshme) (351). Mjedis ‘i arreduar’ me…(i rregulluar) (352). ‘Ornamentojnë’me trotuarin (zbukurojnë ~) (352). ‘Intimiduar’ (frikësuar, kërcënuar) (361).Manipulim i ‘fazuar’ (i thekur) (365)].Akademiku ynë e di mirë se jo çdo emër (në gramatikë), mundtë shndërrohet në mbiemër: “I bubullimshëm”! Po ashtu jo çdo emër shndërrohet në ndajfolje: “Mundësí”(emër), “mundësisht” (ndajfolje), të dyja u përkasin standardit. Por nga“gjarpër” (emër) nuk mund të sajohet “gjarpërisht” (ndajfolje!) – jashtë standardit. Gjithashtu “kikirikuar” (folje) nuk mund të dalë as nga kikiriku(emër), pa lé që sajohet nga asgjëja për të nxjerrë kuptimin që “të bësh kikirikiii…” – si gjeli! Këta shembuj janë nxjerrë nga karagjozllëqet e Ramës në “Kurban”. Nëse ledhatuesi i Ramës nuk do ta kishte lexuar, për një arsye apo tjetër, “Kurbanin”, që është një masakër gjuhësore dhe një shpërfillës megaloman i standardit, do të ishte gjysma e së keqes, Ai vetë do të ishte gjysmë mëkatar. Në këtë orvatje që nuk i shkon mbrojtësit të standardit, – po të hamendësojmë se ai e ka lexuar veprën e shkatërrimtarit të standardit -ai do të ishte, për fat të keq, mëkatar tërësor. (Tani do të më lejohet të përdor një fjalë të huaj të rëndë, duke rënë ndesh me bindjet e një gjuhëtari që i ka zëvendësuar në shqipe të pastër të gjitha fjalët e huaja, Mehmet Elezit, – të cilin e admiroj për veprën “Gjuha shqipe në bunker?” dhe për Fjalorin e tij prej 41.000 fjalësh shtesë të gjuhës sonë – duke iu drejtuar akademikut tonë: Përse një zell i tillë, zotërí, që të na jepni si model të ruajtjes së standardit një person që e ka shkelmuar standardin? Duke rënë ju vetë, madje, në haxhiografi? Vërtet ai personi të cilin ju e përmendni me lavde gjer në gjobitjen, nga ana Ramës, e atyre që nuk e respektojnë standardin; por si do të veproj kandidati për kryeministër ndaj atyre që do ta sfidojnë, duke përdorur fjalët e çakërdisura të “Kurbanit”? Apo se së shpejti do të rrijë në atë karrige, e cila nuk të bën dot leksikograf? Të ishte çudibërëse karrigia, – është një lokucion – nuk e vinin njerëzit në të ndenjurat, por në kokë!