Shkolla distancohet nga mësuesja Emine Alushi, që propagondoi ISS:”ISIS është një organizatë myslimane që mbron popullin musliman të Sirisë, Egjyptit dhe Palestinës”. Mësuesja shprehet më tej se luftarët e saj “janë njerëz të mirë” dhe se “nuk duhen besuar ato që thonë lajmet”./Një mësuese në Medresenë e Vajzave “Haxhi Sheh Shamia” të Shkodrës, u shoqërua mbrëmë vonë në polici dhe më pas u arrestua si e dyshuar për propagandë në mbështetje të organizatës terroriste ISIS dhe ish terroristit Bin Laden.Arrestimi i mësueses Emine Alushi ndodhi vetëm pak minuta pas publikimit në emisionit investigativ “Stop” në televizionin Klan, të rregjistrimit të një bisede, të zhvilluar mes nxënëseve dhe mësueses gjatë një ore mësimore.Në audion e trasmetuar dëgjohet se si nxënëset e pyesin mësuesen rreth ISIS dhe ajo përgjigjet se “ISIS është një organizatë myslimane që mbron popullin musliman të Sirisë, Egjyptit dhe Palestinës”. Mësuesja shprehet më tej se luftarët e saj “janë njerëz të mirë” dhe se “nuk duhen besuar ato që thonë lajmet”. Këmbënguljes së një nxënëseje se “Isis ka vrarë”, mësuesja i përgjigjet se “dhe ata që kanë vrarë Bin Ladenin janë vrasës”.Burimeve policore bëjnë të ditur se mësuesja Alushi është shoqëruar gjatë ditës së sotme për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.Ndërkohë, gjatë paradites së sotme, drejtuesit dhe stafi pedagogjik i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” dolën me një deklaratë, përmes së cilës shprehën distancimin e menjëhershëm nga opinionet dhe mendimet e mësueses, të pasqyruara në emisionin “Stop”. Ata bënë të ditur se subjekti i videos së trasmetuar “nuk përbën linjën zyrtare të Medresesë” si institucion arsimor i Komitetit Musliman Shqiptar, dhe se deklarimet e mësuese “shkojnë krejtësisht në të kundërtën e asaj çfarë ofron dhe synon kjo shkollë në procesin edukativ. Medreseja – thuhet më tej në deklaratë – është institucion i shërbimit të arsimit parauniversitar dhe vepron në bazë të legjislacionit shqiptar dhe filozofisë së Komunitetit Musliman Shqiptar”.Drejtuesit e Medresesë bënë të ditur se Emine Alushi këtë vit shkollor nuk është pjesë e stafit të saj pedagogjik, dhe se, në periudhën që ka punuar në Medrese, ajo ka qenë mesuese me kohë të pjesëshme.
Jakov says
Keto tendenca haptas ne perkrahje te organizates me terroriste ne bote ,kane kohe qe kane ngritur krye ne Shqiperi dhe per kete duhen arrestime dhe ndeshkime konkrete .Edhe filmi –Ertugrul –eshte thjesht nje propagande islamike radikale ku ka fraza mjaft nxitese ne sherbim te Islamizmit boteror .Them se personi pergjegjes –drejtori i programeve te Top-Channel z.Dumeni qe sjell materjale te tilla ne Shqiperi ,mban pergjegjesi te plote me ato qe ai ju servir publikut e duke i reklamuar ato here pas here . Sa nuk ka perfunduar nje film i tille ,serviter nje tjeter perseri nga Turqia qe ka qellimet e saj ne propaganden islamike .Studiot e shumta televizive turke e kane rritur ne mase te madhe prodhimin e filmave permes te cilave ,i gjithe Ballkani po i blen per shkak te cmimeve te ulta ,por pa e vrare mendjen per demin e madh qe shkaktojne ato filma qe shkaktojne te qara dhe nga ana tjeter jane vet per tu qare me shume lote .Turma pa tru i ndjek me deshire e me komente te zjarrta keto filma pa nivel e me skenare jo bindes ne shume drejtime .Jo vetem kaq fakti qe Tv shqiptare apo kosovare e maqedonase ne cdo 10 minuta bejne reklama publicitare teper te gjata qe e bejne fare te dukeshme etjen e madhe per fitime ,aq sa publikut i ka ardhur ne maje te hundes jo vetem zgjatja e teperuar e reklamave ,por edhe nivelit te filmave qe shtepijaket injorante (Nga ai lloje qe po ti pyesesh se ku eshte Turqia e vene gishtin tek Angola qe edhe emrin nuk ja dijne )Zoti Dumane ka gjetur keshtu edhe “publik te pershtateshem “per tu shitur porkerirat qe blen qe andej si orat elektronike kineze qe shiten me arka sic shiten edhe domatet Tv ,jane vertete institucione private ,por ato duhen vene ne kontroll sa me shpejt per ta luftuar ate epidemi Islamike qe po e mbyt Shqiperine apo me programe te tilla te tjera si ato –Zone e Lire –me tipare ponografie e cfaqje te nudizmit plus perdorimit te nje fjalori banal rrugacesh qe CANI i ka fort per zemer –natyrisht kur ka mbeshtetjen e zotit Frangaj ,kjo pune ju shkon mire e me mire me fitime te majme .Nuk kane tjeter spjegim qe ne shume programe te TV shqiptare ,drejtuesit te emsjoineve te caktuara kane paga marramendese ,mbi 10 000Euro ne muaj .Edhe keto cfaqje jane MINA me sahat ne themelet e demokracise se brisht te vendit .Mereni ne dore problemin se po helmoni vendin me helm ideologjik .