Nga Ajet Delaj-New York/ Shkodra po vazhdon të vuajë orjentimin e kulturën e sajë pro perëndimore që 76 vjet…Shkodërlocja vendi më i begatë që Zoti ka krijuar mbi tokë është ndër qytetet më të varfëra në Shqipëri si pasojë e sundimit të kolerës komuniste në filozofi e praktikë.
Voltana Ademi vjen nga një ndër familjet më të mëdha e tradicionale të Shkodrës ku padyshim edhe ajo si ne të gjithë është rritur në epokën e krimit komunist ku në Shkodër ka ushtruar terror të pa shoq.
Voltana mund të mos jetë e denjë për atë post që realisht nuk di e nuk mund ta them por kam bindjen që e ardhmja e Shkodrës gjendet në historinë e trashigiminë e Shkodrës por kurrësesi në kthimin tek trashigimia e errët komuniste.
Më gjeni një qytet në tërë botën me det e liqen dhe tre lumenj me fusha e male të bukura e pjellore por e varfër si Shkodra, thjesht nga vazhdimsia e kolerës komuniste.
Nuk mendoj se ka nevojë Shkodra të orjentohet e drejtohet nga askush tjetër përveç bijve dhe bijave të Shkodrës pasi dikur mësuesit shkodranë kanë çuar dritën e dies nga Saranda në Drenicë pra në tërë hapsirat Shqiptare në Gadishullin Ilirik.
I bëj thirrje Shkodranëve e gjithë shqiptarëve që të votojë bijtë e bijat e lagjeve dhe qyteteve të tyre pasi ata më mirë se askush tjetër përcojnë dhe ruajnë kulturën dhe interesat e vendit që i voton.
Po ju garantoj se sot bijtë dhe bijat e Shkodrës e Malsisë së saj janë arsimuar në universitetet më prestigjoze të Amerikës e Europës e punojnë në institucionet prestigjoze të vendeve ku jetojnë që janë të zotë jo Shkodrën por tërë Shqipërinë ta integrojnë në perëndim atje ku realisht gjithmonë kanë kenë Shkodra e shkodranët.
Shpreh bindjen se e ardhmja e Shkodrës është në duart e shkodranve që nuk guxojnë të gabojnë prapë siç fatekeqësisht shpesh ka ndodhur.
Pushteti i popullit në demokraci është vota prandaj ushtrojeni dhe përdoreni mirë këtë forcë duke votuar edhe për vllëzrit e motrat tuaja në diasporë që vazhdimsia komuniste e 30 viteve të fundit ua mohoi këtë të drejtë kushtetuese.
Shpreh bindjen e thellë se populli i Shkodrës dhe gjithë shqiptarët janë ndërgjegjësuar tashmë se vazhdimsia komuniste ky projekt kriminal i Ramiz Alisë nuk duhet të vazhdojë më.
Mundësia për ta ndërprerë këtë projekt kriminal tashmë egziston pasi shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin bijtë dhe bijat e tyre madje të mirë shkolluar në universitetet prestigjoze të perëndimit.
Një popull që voton më së pakti zhvatësit e tij për një kohë të gjatë nuk është më viktimë.
Ju lutem mos u bëni viktimë me duart tuaja pasi vota juaj përcakton të ardhmen ndryshe apo vazhdimsinë e asaj që keni përjetuar për 30 apo 76 vjet merreni si të dëshironi.
Kaq e thjeshtë.