Kuratorja e Muzeut të Armëve të Parisit, Sylvie Le Ray – Burimi, prezantoi Shkodrën si një prej kryeqyteteve të fotografisë botërore.
Prezantimi u bë në Galerinë Colbert të Parisit, gjatë konferencës me temë “Kryeqytetet e fotografisë”, ku i ftuar ishte drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”, Luçjan Bedeni dhe Ambasadori i Shqipërisë në Paris, Dritan Tola.
Eventi u organizua nga Instituti Kombëtar i Historisë së Artit (Institut National d’ Histoire de l’ Art – INHA) Në datat 17 – 18 shtator 2015, ku ligjeruan disa kuratorë dhe kritik të fotografisë mbarëbotërore, duke prezantuar qytete dhe vende të ndryshme të botës.
Falë një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet drejtorit të Fototekës Kombëtare “Marubi”, Bedeni dhe studiueses Leray – Burimi, për herë të parë u prezantuan fakte dhe dëshmi të reja për fillimet e para të fotografisë shqiptare nga Foto Studio “Marubbi”, e themeluar në 1856 në Shkodër.(Kortezi:ATSH)