
Enela Shehu Markja/
Më 9. 12.2022, klasa me mësim plotësues në gjuhës shqipe në Starnberg në bashkëpunim me Lidhjen e Arsimtareve dhe Prindërve Shqiptarë, Entin për të huajët në Starnberg organizuan një mbrëmje informative e kulturore. Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e dy Konsullatave tona shqiptare në Mynih dhe albanologu, linguisti Prof. Bardhyl Demiraj.
Programi u hap me vallen e Shoqatës kulturore Iliria, ndërsa kryetari i LAPSHit Milazim Ukaj informoi mbi ecurinë e mësimit të gjuhës shqipe në Bavari, kurse konsujt përshëndeten takimin, duke i dhënë përkrahje shkollës shqipe dhe duke nxitur që sa më shumë të ketë nxënës në shkollën shqipe.
Drejtuesi i Qendrës Shkencore Albanologjike Universitare në LMU Prof. Bardhy Demiraj ligjëroi mbi mësimin e gjuhës shqipe në kuadrin universitar akademik, duke theksuar një bashkëpunim të mundshëm mes Qendrës shkencore të Albanologjisë me mësueset/mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Bashkë me Prof. Demiraj në këtë aktivitet morën pjesë student dhe Doktorant të Albanologjisë.
Mësuesja Enela Markja organizoi dhe moderoi mbrëmjen duke theksuar: Hapësira mësimore që krijohet përgjatë mësimit të gjuhës shqipe rrjetizon dhe konsolidon komunitetin, I cili me gjithë distancën fizike dhe hapësirat kohore kultivon dhe ruan me pasion e patriotizëm gjuhën dhe kulturën shqiptare, si pjesë e identitetit tonë kombëtar.
Aktiviteti u shoqërua me vallet të ndryshme, të vallëzuar nga grupi i të rinjve të Shoqatës kulturore Iliria në Mynih. Kurse pjesën artistike të recitimit bënë nxënësit e shkollës shqipe të Starnberg-ut, Mynih-ut, Freising-ut dhe Rosenheim-it, të cilët i dhanë sallës ngjyrat të larmishme festive.
Jehona e këngëve të rapsodit të njohur Sokol Bisaku dhe grupit të tij e ndezën atmosferen dhe ju dhuruan bashkëkombasve emotione te paharrushme.