Është hapë Shkolla Shqipe nga dega e Vatrës në Jacksonville. I pranishëm edhe ambasador Bekim Sejdiu,Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork/
Nga Gjergj LAÇUKU/
Vizita e Konsullit të Përgjithshëm -Ambasador të Republikës së Kosovë në Jacksonville , i ftuar nga Federata ” Vatra”, dega Jacksonville, me rastin e hapjes së shkollës së parë Shqipe në Florida, ishte një kënaqësi e veçantë për gjithë komunitetin Shqiptar në Jacksonville .Ai u prit nga kryetari i degës “Vatra” Adriatik Spahiu së bashku me kolegët e Vatrës , Rexhep Gabrica, Basri Jashari , Menderez Imeri , Ardian Gjoka e Gjergj Laçuku. Në kuadrin e vizitave, Konsulli i Përgjithshëm- Ambasador Bekim Sejdiu shkoi për vizitë në shtëpinë e vatranit , z. Bukurosh Curre ,babai i të cilit kishte ndrruar jetë para pak ditësh. Një vizitë ngushëlluse qe mbart mbi vete traditat e vyera Shqiptare .
Më pas , rrugës për në San Augustine u ndalën në “Joni’s Pizza” ku u pritën me bujari nga pronari Shqiptar, z.Lulzim Fejzo me bashkëshorten Alma Fejzo. Nga aty, bëmë një vizitë në qytetin ma të vjetër në Amerikë, pra në San Agustine , themelu nga Ponce de Leon më 1513 , një qytet që ruan në vetvete shijen e Rilindjes Europiane edhe në Botën e Re.
Data e 11 Maj 2014 do mbesin një datë historike për të gjithë komunitetin Shqiptar në Jacksonville , Florida,sepse u hap Shkolla e parë Shqipe .
Kjo ngjarje ka një domethanie shumëkuptimshme sepse fëmijët tanë nëpërmjet gjuhës së folun e të shkrume do të i ruajnë e çojnë ma tej vlerat tona Shqiptare në mozaikun ma të madh e ma të bukur në botë , pra Amerikën shumë kulturshe.. Po ashtu Shkolla do jetë edhe një pikë referimi për t’ u afru dhe konsulidu si komunitet që ka identitet e vet.
Dhurata e librave nga stafi i Ambasadës nuk ka randësi thjesht nga vlera e tyne materiale se sa nga vlera shpirtnore dhe dëshira e mirë në drejtim të një kauze fisnike dhe patriotike .
Në këtë ngjarje të randësishme, foli Kryetari i degës “Vatra” , Z. Adriatik Spahiu duke falenderu z.Sejdiu dhe stafin e Ambasadës së Kosovës për mbështetjen e kësaj nisme me vlera të mëdha për fëmijët tanë. Gjithashtu , ai falenderoi edhe Z. Lavdie Mato si promotore e shkollës Shqipe këtu në Jacksonville . Zoti Spahiu shprehi një falenderim të veçantë për patriotin Gëzim Shentolli i cili kishte dhuruar 25 fjalor elektronik në shqip- anglisht për fëmijët e shkollës dhe z. Artur Vrekaj që dhuroi libra për shkollën shqipe.Zoti Spahiu bëri edhe një analize të punës së Vatrës në Jacksonville dhe ku diskutuan edhe vatranët e tjerë si z. Shpresa Gallaj,patrioti Hasan Hakrama,Financieri Bukurosh Curre,Dr. Ali Lushnja, z. Adem Agolli; ish- futbollist i “Tirona” , z .Xhezmi Çuko e Inxhieri Vehbi Musta e shumë të tjerë. Me këtë rast u zgjodhën edhe delegatët që të do të përfaqësojnë degën tonë në Kuvendin e Madh të “Vatrës” që do mbahet me dt 14-15 Qershor në New-York ; z. Bukurosh Curre,Ardian Gjoka, Adriatik Spahiu, Z. Lavdie Mato, Jola Hodo, Linda Opari, Basri Jashari, Rexhep Gabrica, Elton Hysesani, Gjergj Laçuku
Bordi i Vatrës u rifreskua me dy zëvendësime , pjesë e tij u bënë Znj. Lavdie Mato dhe z. Ramadan Zyberi.
Më pas fjala i kaloj Konsullit të Përgjithshëm- Ambasador z. Bekim Sejdiu,i cili vuni në dukje randësinë e virtyteve tona dhe ne , diaspora, kudo që jemi , jemi pasaporta dhe identiteti i kombit shqiptar sepse nga veprimet tona të huajt krijojnë imazhin tonë si komb- u shpreh z. Sejdiu
“Me të vërtetë është një kënaqësi e veçantë kur dëgjojmë shembuj të mirë në diasporë duke pasë parasysh edhe dinamizmin e jetës, pra nuk është e lehtë të gjesh kohën e duhur për të bërë një emër shqiptar të mirë. Të gjithë së bashku duke kontribu sadopak mund të bëjmë diçka të mirë të përbashkët”- u shpreh Konsulli i Përgjithshëm-Ambasadori Bekim Sejdiu. Më pas , mbrëmja u shoqërua me kangë e muzikë Shqiptare ku mori pjesë kangëtarja Entela Ismaili , dy televizionet shqiptare në Jacksonville, “Kelmen TV” e “Borova TV” me pronarët përkatës, z Mark Dukaj e z. Pirro Raspopi,gjithashtu nuk mungoj edhe një darkë me ushqime tradicionale Shqiptare.
Në këtë mbrëmje pat edhe anëtarësime të reja si Linda Opari,Shaban Qerimi, Bardhyl Gashi, Aida Baraku, Urim Nuredini e të tjerë.Një falenderim për anëtarët e rinj që po bëjnë “Vatrën” me të ngrohtë me praninë e tyre , secili duke sjellë diçka të re .
Më poshtë po japim fjalën përshëndetëse të Sekretarit të Vatrës në Jacksonville , Gjergj Laçukut
Të dashtun bashkëkombas !
” Padyshim që secili prej nesh jeton me shpresën se çdo ditë do të na sjellin diçka ma të bukur , ma të mirë , e ma t’kándshme.
Më shpresën te Zoti, e sotmja na dhurojë një ndër ditët ma të shënueme për komunitetin Shqiptar këtu në Jacksonville , Florida , pra një ditë që prej sotit do të këtë Shkollën
Shqipe të hapur nga Shoqata Panshqiptare”Vatra”.
E kush nuk i kujton Vargjet e Naimit,
“Gjuha jonë, sa e mirë
sa e ëmbël, sa e dlirë”
E ku ka ma bukur se sa në këtë ditë hyjnore të festës së Nanave të inagurohet shkolla shqipe sepse janë pikërisht nanat tona që ndër shekuj na me shumë fjalët e para , na këndune ninullat e para edhe pse n’qiellin tonë, rè të zeza vërtiteshin , ardhun prej shkretinave të Arabisë.
E kush mund ta harroj porosinë e prelatit të madh shqiptar , At’ Gjergj Fishtës,
“Kjoft mallku ai bir shqyptari
qi ket gjuhë t’perëndisë
trashëgim q’ia la i pari
trashëgim s’ia len ai f’misë.”
Por si mund të harrohet vargjet plot melodi të Dom Ndre Mjedës që duket se ai i këndon gìuhës Shqipe me zanin e vetë Perëndisë,
“Përmbi za që l’shon bylbyli
gjuha shqype m’shungullon
përmbi erë që jep zymbyli
pa da zemrën ma ngushllon.”
E nesërmja do na gjeje ma të lumtun se kurrë sepse ne do ti mbajmë gjallë këto amanete të Rilindaseve tanë edhe këtu në anën tjetër të Atlantikut që gjithëmonë na përcjell mesazhe dashurie nga brigjet e vendlindjes.”
Fjala përshëndetëse e Kryetarit “Vatra” në Florida, z. Adriatik Spahiu.
“Të nderuar bashkatdhetarë !
I nderuar Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës , Z. Bekim Sejdiu,ju falenderojmë nga zemra të gjithëve për praninë tuaj në këtë ngjarje historike për komunitetin shqiptar këtu në Jacksonville .
Tani që unë flas para jush, më shkon mendja tek përpjekjet e popullit tonë për ruajtjen e gjuhës së Shéjt Shqipe dhe kurorëzimin e tyre me hapjen e shkollës së parë Shqipe në Korçë më 1887.
Emocionet tona janë të mëdha edhe pse ne jemi të lirë e kemi mundësi të bëjmë ma shumë, por imagjinoni se si do jenë ndjerë ato njerëz të mëdhenj në atë kohë kur populli ynë ishte akoma në errësinën e Perandorisë Osmane, dhe imagjinoni paradoksin ma të madh, ishim i vetmi popull nga të gjithë popujt e pushtuar nga turqit , që na mohojej hapja e shkollave Shqipe.
Vllazën e motra , sot jena këtu sepse të gjithë së bashku kemi vendosë për të ba diçka të mirë për fëmijët tanë dhe kjo e mirë kërkon përkushtim , vullnet e dashamirësi.Nuk mund të lë pa falenderu stafin e Ambasadës së Kosovës që u tregua shumë i gatshëm për të na ofrue ndihmën e duhun. Ju lutem një duartrokitje.
Gjithashtu falenderoj edhe Znj . Lavdie Mato, një mësuese e nderuar e gjuhë-letërsisë Shqipe për nismën e saj në hapjen e shkollës sepse pa një gjuhë të shkruar dhe të folur , fëmijët tanë nuk mund të ruajnë identiten e tyne , traditat dhe zakonet Shqiptare .Jemi me fat se në komunitet ka shumë mësues dhe të gjithë kanë shpreh vullnetin e tyne për të ndihmu Shkollën Shqipe sidomos z.Meri Dumi, z. Hysesani . Me këtë rast më lejoni që të ju uroj nënava Shqiptare , që janë Nënat më të mira në Botë” Gëzuar festën e Nënës!”
Kjo mbramje e kaloj jehonën e saj edhe përtej brigjeve të Altantikut , në Kopenhagen të Danimarkës , ku zoti Hilmi Gashi na lidhi drejtë për drejt me valët e radios” Projekt 21″ ku folën Konsulli i Përgjithshëm -Ambasador Bekim Sejdiun dhe Sekretari i degës “Vatra”,Gjergj Laçuku,
Ishte kënaqësi kur edhe vllaznit tanë të një gjaku interesohen dhe bahen pjesë e gëzimit tonë.
Po të i referohemi historisë së gjuhës së shkruar Shqipe , ajo u ruajt si gjuhë e shkrumë vetëm në veri të Shqipnisë , në dialektin ma të bukur në botë, atë të Gegnishtes, e kjo falë klerikëve patriotë , si ” Formula e Pagëzimit ” më 1462 nga Pal Engjulli,mik i ngushtë i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, duke u pasu nga “Meshari ” i Gjon Buzukut më 1555 e me radhë nga klerikët e tjerë Katolikë si Pjetër Budi ,Pjetër Bogdani e Frang Bardhi që mbajtën ndezun qirin e shpresës në errësinin e pushtimin të zi Turk, ai qiri për të cilin Naimi ishte gati të shkrihej për të sjellë dritën e Rilindjes Kombëtare dhe deshta ta mbyll me vargjet e Bektashianit të Madh;
” Pa shihni ç’gjuhë e mirë!
Sa shije ka e hije
Ç’e bukur edh’e lirë,
Si gjuhë Perëndije.”
Sadik Elshani says
Pune te mbare e suksese!