NGA SHABAN CAKOLLI/
NE FOTO: NJË GRUP MËSUESISH SHQIPTARË NË GJERMANI/
Shkollat shqipe me mësim plotësues përfshijnë në gjirin e vet fëmijët e familjeve të mërgimtarëve shqiptarë,që nga mosha 6-16 vjeç dhe i arsimon dhe edukon ata në frymëne patriotizmit shqiptar,me njohje kulturore e shkencore dhe bukurive estetike. Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim që fëmijët shqiptarë të zotrojnë mirë gjuhën e shkruar amtare shqipe,të kultivojnë atë dhe letërsinë shqiptare,të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve të tyre,njohurinë rreth dokeve e zakoneve shqiptare,arteve popullore të trashëguara brez pas brezi si karakteristikë e lashtë dhe e begatshme,dalluese e kombit tonë.
Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit për respektin dhe mirënjohëjen ndaj vendit mikpritës që i strehoi në gjirin e vet,u hapi vend në integrimin e shoqërisë gjermane,duke i pajisur menjohuri shkencore e kulturore dhe i pregaditi të aftësohen të pavarur edhe në gjuhën e tyre.Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim t’i përfshijnë të gjithë fëmijët shqiptarë,në çdo land ku ndodhen duke përfshirë fëmijët e të gjitha trojeve etnike shqiptare.Struktura e arsimimit ndahet në tre cikle: Cikli i ulët,i mesëm dhe i lartë. Mësimi vendevende zhvillohet me klasë të kombinuara. Shkollat shqipe në Gjermani mësojnë sipas plan-programeve mësimore të Ministrisë së Arsimit të Kosovës,dhe teksteve mësimore të miratuara nga ajo.:Mësuesit që punojnë në këto shkolla kanë kualifikime përkatëse pedagogjike.
Në kuadër të saj funksionon biblioteka e shkollave e cila pajiset me literaturë shqipe dhe ate të vendit.Zanafilla e shkollave shqipe në Gjermani është tridhjetë vjeqare,ne shkurtimisht po flasim nga koha kur shkolla jonë shqipe në Gjermani shkëputet nga varësia e organeve Jugosllave. Meformimin e Qeverisë së Kosovës, në mërgim formohet edhe Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Kulturës paralel me te edhe KASH”NaimFrashëri”.
Këto dy hallka kanë krijuar kushte për organizimin e rrjetit të shkollave shqipe të mësimit plotësues në Gjermani. Përndjekjet e viteve të 90-ta,si dhe Lufta e Kosovës që u shoqërua me dramën e madhetë ekzodit biblik të shqiptarëve, preku Gjermaninë me një numër të madh strehimkërkuesish shqiptarë,ku shënime gjysmëzyrtare flisnin për 400.000 shqiptarë të strehuar këtu,andaj nevoja e zgjërimit të shkollave shqipe ishte domosdoshmëri në çdo Land gjerman. Në të gjitha këto drejtime shkolla shqipe fitoi një përvojë të madhe. Shkollat shqipe në
synimin e tyre që nxënësit shqiptarë të ruajnë,mësojnë dhe përsosin gjuhën shqipe,të aftësohen për shfrytëzimin e gjitha formave të komunikimit me të folur e shkruar,të njihen me atdheun dhe shtrirjen gjeografike të tij ,me historinë,dhe aspiratat e përpjekjet e popullit shqiptarë për liri,pavarësi dhe përparim.,të kultivohen dhe zhvillohen aftësitë në fushat e artit,letërsisë,muzikës dhe formave tjera të krijimit artistik.Ata shfrytëzojnë kohen e lirë për aktivitetet krijuese dhe shënojnë festat kombëtare me manifestimet etyre krijuese e artistike,po ashtu kanë gatishmërinë për arritjen e sukseseve edhe në shkollën e rregulltë gjermane.Përvoja ka treguar se nxënësit që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,janë treguar më të zellshëm edhe në shkollën e rregullt gjermane, sot prej tyre kanë dalur edhe kuadro të forta. Nxënësit shqiptarë që shkollohen në shkollën e rregulltë gjermane dhe vijojnë mësimin shqip, janë një faktor shumë me rëndësi i integrimit të shqiptarëve në Evropën e Bashkuar. Këta nxënës nga gjitha Landet gjermane,nganjëherë në vit organizojnë kampionatin e diturisë,ku bëhet garë njohurishë cila nga shkollat shqipe në Landet gjermane zë vend të rëndësishëm në dituritë e gjitha lëmive mësimore,etj…
Të rrëfesh për shkollat shqipe në Gjermani,nuk do mund të e përmbyllësh me një shkrim gazetash: Për te mësuesit e vyeshëm kanë shkruar monografi,si: Sejdi Gashi, Rifat Hamiti, Sami Thaqi, Bejtullah Sadiku, Hamzë Halabaku,Nysret Dërguti,e shumë të tjerë. Shkolla shqipe në diasporë është faktor i pa zëvendësueshëm në arsimin dhe edukimin kombëtar të nxënësve mërgimtarë.
Mospërdorimi i gjuhës amtare nga kjo masë e madhe rinore në mërgim, mosnjohëja e historisë kombëtare, mosvijimi i shkollës shqipe patjetër i hap rrugën asimilimit.
Fadil Sallahaj says
Përshendetje të nderuar më falni për pengesën po kisha pasur një pytje per ju nese nuk ju bëhem i tepert unë jam Fadil Sallahaj jam nga Gjakova shkollen e mesme kam përfunduar si teknik i Arkitektures ndersa Fakultetin si Beachelor i Historisë me Edukat Qytetare,tash për momentin jetoi në Kroaci po kisha pasur deshir nese esht mundësia te veproi dhe te jap kontributin tim ne shtetin ku ju jetoni dhe bashkveproni, si është e mundëshme ? Pres nga ju nje përgjegjie ju faliminderit për mirkuptim me rrespekt Fadil Sallahaj Kroaci.Per gjdo informatë kjo është posta ime elektronike : fadili_s@hotmail.com