
Saimir Kadiu/
– A e more vesh, mor ti?
– Jo mor zotni, ç’ka me marr vesh?
– Je i dënuar me 7 vjet burg!
– Po për ç’ka jam dënue mor zotni?
– Për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.
– Po unë sa kam ardhë prej Turqie, s’kam fole me njeri, përveç punës arsimore.
– Po me atë mendim ke ardhur prej andej që të bësh propagandë.
– Po pse a ka ligje në botë zotni, që të dënojë mendimin?
– Mbylle gojën se je i dënuar!
Me keto dialogje, pjese e farses bolshevike, regjimi dënoi me 7 vjet heqje lirie krye reformatorin e arsimit kombëtar, Mirash Ivanajn…Jeta e mjeruar dhe puna shumë e rëndë në burg si përkthyes sollën degradimin e shpejtë të shëndetit të Mirash Ivanajt.
Një ditë, në shtëpinë e vuajtjeve, sipas kujtimeve të Jakov Miles, erdhi Mehmet Shehu me Bedri Spahiun. Në dhomën e përkthimeve, takuan edhe Mirash Ivanajn. Plaku me respekt u ngrit në këmbë:
“Besoj se gjatë kohës së burgut do t’i kesh rishikuar pikëpamjet e tua”- i tha Bedri Spahiu, asokohe Minister i Arsimit.
“Jo pikëpamjet, por bindjet e mia’ – e korrigjoi Mirashi. – ‘t’ju them të drejtën: asnjë nuk kam ndryshuar”.
“Atëherë nuk qenke tjetër veçse një plak matuf”, – iu shfry Mehmet Shehu.
“Jam nji mendimtar dhe nji demokrat që edhe sikur të kthehesha mbrapa në jetë, do të ndiqja të njëjtën rrugë”.
Disa javë para ditës së lirimit nga burgu ai i ka dërguar drejtorit një letër ku i kërkonte atij ta mbante në burg se nuk kishte ku të shkonte për të banuar dhe nuk kishte asnjë të ardhur për të jetuar. Por, i dërrmuar nga puna e rëndë dhe kushtet e tmerrshme të burgut, më 22 shtator të vitit 1953, 12 ditë para mbarimit të afatit të dënimit të tij, mbylli sytë për jetë. U shua ne spitalin e Tiranes, pas nje nderhyrjeje te thjeshte kirurgjikale, në moshën 62 vjeçare.
Bashkëvuajtësi Ibrahim Hasnai, si dhe ish-laboranti i spitalit Enis Boletini, tregojnë se në spital u muar vesh që trupi i Mirash Ivanajt, gjendej në auditorët e Anatomisë të fakultetit të Mjekësisë, për eksperiment e demonstrim mësimor. Per ironine tragjike te fatit ai i shërbeu arsimit shqiptar edhe i vdekur.
Dhjetë vjet më pas më 1963-in, kur të afërmit e Nikolla Ivanajt e nxorën nga vendi ku e kishin hedhur, për ta varrosur njerëzisht në varrezat e Sharrës, e gjetën të hedhur në gropë pa emër, pa arkivol, përmbys me fytyrë përdhe, si një të burgosur, të cilin e dënojnë përsëri pas vdekjes.
Kush ishte Mirash Ivanaj?
I lindur në Podgoricë, rridhte nga një familje patriotike prej viseve shqiptare të Malit të Zi.
Intelektual klasi dhe patriot i vendit te tij. Shkrimtar, eseist, mesues, publicist, humanist…
I lauruar ne Rome per Filozofi dhe Jurisprudence, Ivanaj ishte edhe nje poliglot me plot 7 gjuhe te “gjalla” dhe tre te “vdekura”. Megjithese ishte admirues i Zogut, ai ishte kritik i gjendjes mjerane te arsimit shqiptar. E pranoi me deshire oferten e Mbretit Zog per te reformuar arsimin shqiptar.
Mori portofolin e Ministrit te Arsimit ne vitin 1933, (pas vdekjes se Hilë Mosit) ne qeverine e Pandeli Evangjelit.
Madheshtia intelektuale, patriotizmi i nivelit me te larte dhe gjendja mjerane e arsimit shqiptar ne vitet 30’ ishin “nxitesit” e Ligjit Ivanaj…
Në shtator të vitit 1934 paraqiti ligjin e ri për arsimin, duke e bërë 5-vjeçaren fillore arsim të detyruar. Krijoi gjithashtu institute edukuese dytësore të ndryshme. “Ligji i Arsimit”, ose siç u be i njohur si “Ligji Ivanaj” ishte ligji më i rëndësishëm e më i plotë i periudhës se qeverise Evangjeli.
Qëllimi i reformës së Ministrit Ivanaj, ishte që shkolla shqipe të kishte karakteristikat dhe fizionominë e saj, të ishte laike, shtetërore, kombëtare e demokratike, me tekste bashkëkohore të ngjashme me shkollat e perëndimit dhe të edukonte e orientonte në atë drejtim brezin e ri. Këto ide kërkoi të sanksionoheshin me ligj dhe në shumë raste ia arriti qëllimit edhe për shtetëzimin e shkollave private, veçanërisht ato italiane dhe greke.
“…Shkolla jonë, duhet të japë edukatë qytetare e laike, sepse qëllimi i shkollës është të formojë qytetarë të lirë, me edukatë dhe formim shkencor e teknik bashkëkohor…” ( Ky fragment i shkurtër është shkëputur nga fjala e mbajtur prej Mirash Ivanajt, si ministër i Arësimit kombëtar, në Parlamentin shqiptar, me 10 prill 1933)
Më 30 gusht 1935 dha dorëheqjen në shenjë proteste pasi Gjykata e Hagës detyroi qeverinë shqiptare që të moderonte politikat e saj ndaj shkollave minoritare.
Emërohet kryetar i Këshillit të Shtetit dhe këshilltar i mbretit Zog deri më 7 prill 1939.
Ishte absolutisht kunder pushtimit fashist te Shqiperise dhe bashkë me miqtë e tij Safet Butka dhe Qemal Butka mobilizoi studentët shqiptarë në protestat kundër pushtimit.
U largua nga Shqiperia drejt Turqise ne vitin 1939 duke refuzuar pushtimin fashist te vendit.
Ai u largua nga atdheu bashkë me vëllain Martin Ivanaj, jurist i shquar, kryetar i Gjykatës së Diktimit si dhe miqtë e tij, arkitektin Qemal Butka dhe filozofin Branko Merxhani, si një refuzim ndaj pushtimit Italian të Shqipërisë dhe si një shpëtim për jetën e tyre.
E ka shpjeguar vetë këtë mërgim në ditarin e jashtëzakonshëm “Na, që shpëtimin e gjetëm në t’ikun”…
Kthehet në Shqipëri në tetor 1945 i kërkuar edhe nga Gjergj Kokoshi dhe I bindur qe nuk kishte asnnje mekat mbi shpine.
Autoritetet e larta i luten që të shpallë kandidaturë për deputet nga ana e Frontit Demokratik, gjë për të cilën refuzoi. Punoi në shkollën pedagogjike të Tiranës nga nëntori i 1945 deri më 15 maj 1946, kohë kur u arrestua si “agjent i anglezëve”.
Kush ishte mekati i Mirash Ivanajt?
“Mekati” i vetem… i preu bursen me 6 shkurt 1934, ne kohen qe ishte Minister i Arsimit “ngelsit” Enver Hoxha…
Thuhet qe kur Mirash Ivanaj u kthye ne Shqiperi u prit nga vete Enver Hoxha, i cili me stilin e tij thumbues i thote :
“Shiko si po te presim… jo si ty qe me hoqe bursen”
Mund te qendronte ne Turqi. Por erdhi per te bere Shqiperine… dhe u denua nga gjykata e teneqexhinjve dhe harbuteve provinciale.
Në këtë mënyrë Shqipëria humbi “ministrin e hekurt” te Arsimit shqiptar siç e ka quajtur studjuesi i shquar Lazer Radi.
Padyshim me i madhi Minister i Arsimit ne historine 112 vjecare te shtetit shqiptar.
Per ironi te fatit, asokohe, Minister i Arsimit ishte nje nga katilet e gjyqeve te pasluftes…Bedri Spahiu.
Vdiste i vrare Mirash Ivanaj…dhe arsimin e “reformonte” Bedri Spahiu… dhe populli “liridashes” dhe “arsimdashes” per kete kriminel kishte “kenduar”:
“Dridhen armiqte
Porsi miu
I gjykon Bedri Spahiu”
Nje nga keta “armiq” ishte edhe Mirash Ivanaj…dhe “krimi” i tij ishte sepse donte Shqiperine…