– Romanin e ri humoristiko- aventuror “Katër dhe një qenush pas gjurmëv”, shkruar më 2013/
Pas romanit ‘C 35 US rënë në tokën shqiptare’ me temë shqiptaro-amerikane, shkrimtari Skifter Këlliçi, që prej 21 vitesh jeton dhe punon në Ëaltham (Boston), boton romanin humoristiko-aventuror për fëmijë dhe të rritur ‘Katër dhe një qenush pas gjurmëve’, shkruar më 2013.
Ngjarjet e romanit zhvillohen ne nje qytet të vogël shqiptar, pas trazirave të marsit të vitit 1997, që sollën edhe hapje të depove të armëve, djegie, grabitje dhe vrasje… Vendi kalon kështu një periudhë të rëndë dhe të pasigurtë.
Ndërkohë, një grup banditësh prej dy vetësh plagosin rëndë arkëtarin e një banke të një qyteti të vogël, grabisin një shumë të madhe të hollash dhe zhduken me makinë. Por ndjejnë se nga pas ndiqen nga një makinë policie. Mirëpo, pa pritur, makina e grabitësve rrokulliset në një kthesë dhe dy banditët bashkë me çantën me të hollat e grabitura, drejtohen në një nga shtëpitë e para të një fshati, ku ndodhen dy vellezër binjakë, Luani dhe Skënderi, që kanë ardhur të kalojnë atje disa ditë të pushimeve verore te daja i tyre.
Binjakët janë vetëm në shtëpi dhe shohin nga dritarja e saj dy banditët e maskuar, që drejtohen nga shtëpia e dajës, pa e ditur se ata janë aty, ndaj dhe shtrëngohen të fshihen.
Këtu fillon edhe aventura e binjakeve, të cilëve u shtohet edhe Beni, bashkëmoshatar dhe më pas Gimi i vogël, së bashku me qenin Lulu, që, fshehurazi prindërve të tyre, ndjekin gjurmët e banditëve, të cilët çantën me para shtrëngohen ta groposin në një vend, ku po ndërtohet një park lojërash për fëmijë, që një ditë ta marrin përsëri.
Por fëmijët nuk e dinë se krahas tyre në gjurmë te banditëve kanë rënë edhe organe të policisë…
Romani përshkohet nga ngjarje të vrullshme dramatike, me të papritura edhe plot humor, një pjesë të të cilave në mjedise shkollore i ka përjetuar vetë autori dhe vëllai i tij binjak.