Shoqata Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta e Adem Demaci/
Lajmin e dhimbshëm e ndarjes fizikisht nga jeta e Adem Demacit, këtij burri të mëncur e patrioti të shquar, simbolit të rezisencës kosovare, shqiptari i fismë 24 karat flori, autor i dhjetra veprave historike, – ka prekur thellë shpirtërisht në mënyrën më të konsiderueshme dhe të dhimbëshme tërë komunitetin e poetëvë, shkrimtarëve e artistëve shqiptaro-amerikanë -botën e artit në Diasporën e Amerikës.
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë shpreh ngushëllimet më të sinqerta e të përzëmërta për këtë humbje të madhe për Kosovën dhe Kombin Shqiptar. Trashëgimia e tij luftarake, historike, heroike dhe politike, qytetare dhe intelektuale, veprat letraro historike e dokumentare janë mbresëlënëse dhe dëshmi e gjallë e dritës së tyre që ai la pas…!
Ngushëlime familjes Demaci për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë!
Ngushëllime Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës..!
Ngushëllime Kosovës dhe Kombit Shqiptar, bashkëkohasve të tij, miqve dhe admiruesve të tij të shtrenjtë..!
I përjetshëm Kujtimi e Vepra e Tij ..në Muzën e Dheut dhe “Lemzën e Kombit Shqiptar”..!
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës Martire që Baca Adem Demaci i kushtoi Jetën..!
Prehu në Paqen e Amëshuar, aty ku prehen Engjëjt & Kreshnikët..Baca Adem..!
Amen..!
Kryesia e Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë:
President
Adnan MEHMETI
Kryetare
Raimonda MOISIU
Sekretare
Dr.Prof. Yllka FILIPI