PUSHOFSH NE PAQE MARK DODAJ/
U nda nga jeta e tij dhe nga ne Mark Dodaj, nje mik i rralle, një malësor i mirë, një trashëgimtar i denjë i Gjelosh Gjokës së Malesisë se Madhe. Marku ndërroi jetë para kohe, por la për kujtim një jetë të gjallë e plot vepra të mira.
Pushofsh ne paqe Mark, Krishti qe i besove gjithë jetën të pastë në Parriz!
Në emër të Federatës Panshqiptare Vatra, i shprehim ngushllimet tona të sinqerta familjes dhe të afërmëve.
Mark Dodaj rrit në një familje të ndershme e të virtytshme malësore dhe trashëgoi vlerat më të mira të të parëve, si dashuria per familjen, ndjenjat e larta miqesore me te gjithe shoqerine, dashuria e tij për Malesinë dhe atdheun dhe idealet demokratike.
Marku si një antikomunist i flaktë, ishte një ndër të parët idealistë qe u ngritën në emër te lirisë dhe demokracisë. Në emër të këtyre idealeve ai iu bashkua lëvizjeve demokratike të forcave të djathta dhe si kryetar i Partisë Republikane në Malësinë e Madhe.
Edhe në Amerikë, Marku shfaqi çdo ditë vlerat e famijes se tij, një njeri i komunikueshem dhe i dashur me të gjithë, i urtë dhe besnik. Fjala e tij kishte peshë por kurrë “nuk i ra fjala në tokë”.
Me Vatrën, Markun e lidhin virtytet dhe e vlerat e tij patriotike dhe sidomos vëllai i tij, Petrit Dodaj, anëtar i hershëm i degës së Vatrës Michigan, bamirës dhe aktivist i njohur komunitetit shqiptar i cili me personin, punën e dhe kontributin e tij e nderon Vatrën.
Ndersa Markun e mbajme në mendje dhe lutjet tona, i dëshirojmë bashkeshortes se tij, dy djemve, krejt familjes dhe gjithë të afërmve, shëndet dhe paçin ndihmën e Zotit në këto ditë të vështira për ta.
Marku e kreu misionin e tij në këtë botë, por ai prapë është me ne, sikurse thotë fjala e vjetër malësore “Burrat e mire vetëm lindin e kurrë nuk vdesin”.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Me respekt,
Federata Vatra, Dega Michigan
Michigan me 21 Shkurt 2021