Të dielën e 9 dhjetorit në orën 4 pasdite, para Selisë së Kombeve të Bashkuara në 47 Street, Avenuja e parë, në sheshin e njohur per protesta, Dag Hammarskjold Plaza, Shoqata Camëria, me kryetar Endri Merxhushi, organizoi një miting- protestë në Ditën Ndërkombëtare kundër Genocidit. Moderatore e veprimtarisë ishte vatrania Nazo Veliu, me origjinë nga Camëria. Në ndihmë të shoqatës Camëria ishte dhe Shoqata e të rinjëve dhe te rejave ”Rrënjët Shqiptare”-Albanian Roots- dhe “Forumi për Demokraci”. Në mesin pjesmarrësve kishte dhe vatranë.
Drejtuesja e aktivitetit u kërkoi pjesmarrësve që të mbanin një minut heshtje në kujtim të martirëve camë, mbi të cilët veproi pa mëshirë genocidi i përgjakshëm i Zervës. Folësit kërkuan që edhe Qeveria Greke të ndërgjegjësohet dhe ta njohë cështjen Came. Edhe pse duket se Qeveria Greke nuk ka ndërmend që tash për tash ta njohë genocidin e pashembullt të ushtruar ndaj një popullsie të mbrojtur, kerkesa shqiptare duhet te behet me e forte. Edhe pse shtypi grek këto ditë ka aluduar se do të vihet në axhendë cështja came, qeveria e Athines ka përgënjeshtruar shtypin. Ka qenë zëdhënësi i Ministrisë se Jashtme Greke, i cili në fundjavë tha një “JO” të prerë per njohje te ceshtjes came. Gregori Delavekuras, zëdhënësi i Minsitrisë së Jashtme Greke, eshte shprehur se: “Ministri i Jashtëm, Dimitris Avramopulos e bëri të qartë se në Greqi nuk ka asnjë çështje të tillë dhe kushdo që konsideron se ka një problem, mund të drejtohet në gjykatat greke”. Qeveria shqiptare nuk duhet të kërkojë thjesht kthimin e pronave, por parasëgjithash, të njihet Genocidi, të tjerat zgjidhen zinxhir më pas.
Më pas folës të ndryshëm kanë kërkuar njohjen e genocidit cam dhe i kanë bërë thirrje Qeverisë Shqiptare, Parlamentit, politikanëve, që të luftojnë realisht për ta zgjidhur cështjen came. Po ashtu u kërkua që deputetët e Parlamentit Shqiptar të votojnë Rezolutën për Camërinë, e iniciuar nga dy deputetët camë, Shëptim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Folësit në radhë ishin: Endri Merxhushi,Ilir Hysa, Galip Taho(I ardhur posacërisht nga Shqipëria), Sali Bollati, Zef Balaj, Marko Kepi, Emin Egriu, Valbona Karanxha, Grid Rroji, Uk Lushi, Esat Rizaj dhe Fatos Daci. Rapsodi Tom Gjergji, i veshur me kostum cam, recitoi vargje per camerine, nderkohe qe nga altoporlanti shperndahej pervajshem kenga came” Vaj e mall per Camerine”.
Ne sens kritik mund te vleresohet pjesmarrja, e cila ishte simbolike për protesta të tilla (vetë, organizatorët përdorën në fjalimet e tyre një shifër pjesmarrjeje 50 deri në 60 vete), në fakt edhe koha ishte e papërshtatshme; ora e lajmeruar 4 pasdite, fillimi i protestes 4 e 20,(ndërkohë që dielli perëndoi në 4 e 29 minuta), po t’i shtosh kësaj edhe qenien mbyllur të zyrave ne Seline e Kombet e Bashkuara, si ditë pushimi,- përfitimi për senisibilizim mbetet i diskutushëm. Koha parapergatitore e njoftimeve ishte e pamjaftushme. Me shume iu dha rendesi faktit se kush e organizonte aktivitetin se sa te percillej njoftime tek komuniteti. Nuk është hera e parë kur ne shqiptarët flasim vetë dhe dëgjojmë po vetë. Ndoshta protokollimi në Selinë e Kombeve të Bashkuara i një Rezolutë të inicuar nga organizatat e Bashkuara Shqiptare me mbështeteje nga personalitete shqiptaro-amerikane të njohura për publikun dhe politikën amerikane, do të kishte më shumë vlerë se sa një miting proteste pa efekte prapaveprues dhe nga personalitete amerikanë.
Korresp i Diellit. (Më gjërësisht do të lexoni në Diellin e printuar)
Ben Dedaj says
Dalipi vazhdon punen e tij duke bere ate qe ka me shume talent. Pra edhe nje here ai vazhdon te disinformoje. Ne vend qe te pergezoje pjesmarresit dhe organizatoret e vertet te ketij eventi edhe pse me pjesarrje dhe organizim modest Z. Greca paqyron ate qe ja do puna apo interesat e veqanta. Vazhdoni keshtu Z.Greca, shume shpejt do ju servirim me certifikaten e anti shqiptarit nr 1 ne Amerike.
dgreca says
Zoteri, te informosh se cfare ndodhi, nuk eshte antishqiptarizem.Ti thua se disinformoj, por nuk thua se cfare konkretiusht dizinformoj. Me thuaj se cilat pika te korrespondences nuk qendrojne. Neqoftese ne do te vazhdojme te genjejme njeri tjetrin, t’i bejme qejfin njeri tjetrit, dhe te kercenojme me antikombetar, kur shkruajme te verteten, nuk kemi per te zgjidhur problemet tona.Si ka mundesi qe tri shoqaat te shpallura si organizatore te aktivitetit nuk sjellin dot 50 vete ne proteste? Mos harro se 10 vete aty ishin nga Vatra, e cila nuk ishte ftuar ne proteste.Zoteri, meqe et paskan dhene ty vulen e antishqiptarizmit, ruaje per tjeter here e per tjeter kend…Ti plase duke genjyer publikisht se une paskam punuar ne Zerin e Popullit dhe nuk te ben pershtypje qe nje genjeshter e amplifikon.Nese t’i i mat te vertetat me kete kut, atehere i pafsh hajrin genjeshtrave…
Ben Dedaj says
O Dalip, pse me humb kohen te te pergjigjem me fakte sepse ty ne nje vesh te hyne dhe ne tjetrin te dalin. Ti ishe vete aty mbreme dhe nuk te shpetoi asgje. Po nejse, ti don me te tregu se ku ke disinformu ose e thjesht genjy paturpsisht. Urdhno si ma poshte:
1.Shoqata Cameria nuk ishte e vetmja organizatore e aktivitetit. Forumi Shqiptaro Amerikan per Demokraci ishte bashkeorganizator. Po deshte me dite, FSHAD mori lejen nga NYPD per aktivitetin. Rrenjet Shqiptare dhe Programi Unik Shqiptar (PUSH) ishin gjithashtu organizata qe mbeshteten aktivitetin. Nuk i ftoi kush por u shprehen te gatshem per ta mbeshtete kauzen, jo sikurse paska pritur Vatra per ti ardhe ftese zyrtare.
2.Moderatorja Nazo Veliu asht ma se pari came pstaj vatrane. Ju me paturpesi keqinformoni publikun se Vatra ishte pjese e aktivitetit.
3.Ju iu serviloseni politikaneve te Tiranes me tituj e grada por qellimisht anashkaloni ato per rinine ne diaspora me magjistratura dhe doktoratura, mes tyre edhe disa nga folesit. Nga te vjen urrejtja Dalip? Ta pata ba ket pytje edhe nje here tjeter kur dole duke vjell gjak kunder tubimit te FSHAD ne perkrahje te grevisteve.
4.Ke thane se aktiviteti nuk ishte gjeja me e pershtatshme per Camerine. Cfare planesh pati Vatra si alternative? Darka me qofte dhe raki???Kto 20 vitet e fundit vetem ate kan ba. Mbreme na u dha rasti te t’ju shtrengonim “te paftuarve” sic thoni ju. Une e quaj fillim i mbare…Vatra ka 20 vjet qe flet vete dhe degjon vete dhe ka ardh koha qe kjo te ndryshoje, nese duan te evitojne nje etikete qe nuk ua ka anda..
5.Si gazetar i Bashkimeve Profesionale ti Dalip edhe shiun e ke shmangur nga fotoja. Nuk ke treguar cadrat dhe flet per pjesmarrje. Turp per ty per keto metoda tip sigurimsi! Dhe nuk me vjen keq hiq qe paskam qene i pasakte kur kam thene se ke punu te Zeri i Helmit.
Dalip mund te vazhdoj por po ndalem ketu se une nuk paguhem. Ti paguhesh dhe paturpesisht keqinformon shqiptaret. Vulen e kam per ty sepse ti urren c’do gje qe bje ne kundershtimme bidjet e tuja sllavo komuniste. Ke ba 100 foto dje(shume vone e mora vesh se kush ishe) por postove vetem 1 duke anashkaluar qellimishisht te gjithe ata pjesmarres te nderuar. Tamam metoda sigurimsi.Ti tani hape kavanozin e krimbave,sepse nuk e rujte dot ftyren tande te vertet. Nuk te len urrejta per te drejten qe te eshte misheruar nga sistemi i kaluar. Ajo te shtyn te kalosh ne extrem… Do ja shofesh hajrin para meje.
dgreca says
Nuk e di se kush po ia ha kohen tjetrit!
e verteta vonon po nuk harron says
Ore kot me ju pyet ju anti komunisteve te Vatres, ndonje ish sigurims a kishte ne ate tubim? Ca miq te mi me thane qe ishte njeri me aparat fotografik qe rrinte si i menjanuar dhe ne vend qe te fotografonte aktivitetin fotografonte njerezit nje e nga nje e dy e nga dy. Te kisha qene vete do e kisha kapur me dacka. Demaskojeni ju lutem me emer e mbiemer se njerezit e njohin pavaresisht se nuk i thone gje. Eshte turp qe edhe ne Amerike ish sigurimsat qe tani bejne si anti-komuniste te infiltrohen ne diasporen antikomuniste. po nuk e beri Vatra kush do e beje? Ju falemnderit per kete sherbim publik.
Ben Dedaj says
Zoteri, Vatra 100 vjecare eshte Shpi e Madhe dhe bashkon rreth vetes shume patriot njerez te nderuar dhe te rrespektuar sot e sa te jete jeta. Prezenca e disa vatraneve ne tubimin e djeshem eshte prove e asaj qe thash me siper. Une personalisht nuk jam ktu per me demasku kerkan qe punon pper te miren e shqiptarve,ish sigurims apo komunist apo kushdo te jete. Une urrej nje antishqiptar por jo nje komunist shqiptar qe punon per te miren e shqipnise dhe nuk i ka durt te lyme me gjak!! Sot me shume se kurre duhet me u bashku, duke lane menjane fe dhe bindje politke dhe te punojm per nje Shtet-Komb shqiptar dhe jo te grricemi dhe te fusim shtiza mes njeri tjetrit se ajo esht humbje energjie ne demin tone. Cameria eshte Shqipri, Rrofte Shqipnia e Madhe!!!