NGA LULZIM MULLIQI/
Tashme eshte bere nje tradite e bukur qe festa simbol i Pavaresise së Shqiperise te kremtohet ne nje atmosfere impozante edhe ne Komunitetin shqiptar te Arizones.
Ka disa dite me pare,kur ky komunitet perfundoi te gjitha pergatitjet per kremtimin sa me dinjitoze te kesaj feste te rendesishme te kombit tone.Te bashkuar rreth Shoqates me te vjeter te ketij Komuniteti “Shqipe e Arizones” u hartua edhe plani perfundimtar dhe orari i aktiviteteve per shenimin e 28 Nentorit-Dites së Flamurit dhe Pavaresise së shtetit shqiptar.Ketij qellimin i sherbeu edhe mbledhja e radhes së Bordit Drejtues te Shoqates,e cila per dallim te herave te tjera ,kesaj radhe eshte mbajtur ne ambientet e restorantit “Phoenix Airport Marriott Hotel” ne Feniks-Kryeqyteti i shtetit te Arizones.
Mbledhjen e shpalli te hapur kryetari i Shoqates,Burim Gashi, i cili pasi i pershendeti te pranishmit foli per aktivitetin e Shoqates dhe shpalosi disa nga planet dhe objektivat e punes së Shoqates ne te ardhmen.Me pas sekretari ne detyre i kesaj Shoqate,mr.Lulzim Mulliqi,verifikoi prezencen e anetareve te Bordit Drejtues ne kete mbledhje dhe filloi me procesverbalin e mbledhjes.Ne vijim Burim Gashi,nenvizoi së mospjesemarrje e rregullt e disa anetareve dhe mungesa permanente e tyre ne mbledhjet e Bordit do te shqyrtohen ne mbledhjen e ardhshme te Shoqates.Ne kete mbledhje te pranishmit propozuan vetem nje rend te dites:1)Shperndarja dhe shitja e biletave ne koncertin festiv te Pavaresise,te organizuar nga Shoqata “Shqipe e Arizones”.Ne vijim te mbledhjes anetaret e Bordit Drejtues ,secili nga te pranishmit mori per obligim edhe kryerjen e puneve te caktuara sic ishte shperndarja dhe shitja e biletave per mbremjen festive,ku u theksua së ishin ne dispozicion per shitje rreth 210 bileta per koncertin e nates festive.
Me kete rast,disa nga anetaret e Bordit Drejtues si:prof.dr.Arben Lasku shprehu optimizmin e tij së Shoqata e Jonë,qe tani eshte e gatshme per ta kremtuar ne menyre sa me dinjitoze dhe madheshtore festen e madhe te kombit tone-Diten e Pavaresise së Shqiperise.Rreth kesaj pike te vetme te rendit te dites,diskutuan edhe anetaret e tjere te Shoqates,Paulina Kalaj,Avni Hasani,Ahmet Sahiti,Urim Zeneli,Ndue Frroku,Zeqir Gashi etj.Ne fund te mbledhjes sipas Keshillit organizativ per shenimin e 28 Nentorit-Dites së Flamurit,u vendos qe manifestimi qendror te mbahet diten e Enjte,me 26 nentor,ne adresen:Phoenix Airport Marriot Hotel,1101 North 44 Street,Phoenix,Az,85008.
Te ftuar enkas per kete mbremje festive Jane,kengetarja e mirenjohur nga Shqiperia-Manjola Nallbani,pastaj Edmond Nikolla dhe instrumentistin,Astrit Dungu.Ketij eventi te
rendesishem kombetar dhe kulturor do ti paraprije edhe Pikniku i pervitshem,tashme tradicional i Pavaresise qe mbahet ne 39 Ave,ne Cactus Park,duke filluar nga Ora 10 e mengjesit.Gjithashtu do te organizohen edhe lojrave te ndryshme sportive si :Turniri ne futboll,basketboll dhe shah.Me kete rast bashkeatdhetaret tane do te sjellin pije freskuese dhe ushqime tradicionale shqiptare per kete feste te rendesishme kombetare.