
Kishte ditë që rrugët e qytetit të New Yorkut tregonin gjallëri, disi ndryshe nga ditët e tjera të zakonshme vjetore. Ҫiklistat po sterviteshin rrugëve të tij për të përballuar aktivitetin sportiv të Marathonës së vitit në vazhdim. Sot përfundimitsht, më datën 7 Maj, 2023 , u zhvillua Marathona e 45 të e tij .
Në këtë aktivitet morën pjesë 32,000 çiklista nga e tëre bota. Ata përshkrun pesë lagjet e qytetit të New Yorkut , (Manhattan, Bronx, Queens, Brooklyn dhe Staten Island) dhe ndjenë kënaqësinë e lëvizjeve të lirshme përmes rrugeve te tij, pa stresin e makinave apo këmbësorëve të shumtë, pasi rrugët u liruan enkasi për këtë aktivitet.
Majori i qytetit, zoti Eric Adams, ka folur për shpenzime të reja (ne shumën prej 900 milion dollarësh) për të hapur edhe më shumë rrugë bicikletash ne qytet. Këto rrugë, jo vetëm do të ftojnë më shumë çiklista por, do të kryejnë një impakt në mënyrën se si qyteti i New Yorkut lëviz dhe mendon për qytetarët e tij.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skendërbej” Inc. e përfaqësuar nga z. Imer Lacaj (Kryetari i shoqatës), zotërinjtë Doris Bejrolli dhe Elton Xhaferri .
Ҫiklistat përshkuan 40 milje udhëtim (64 kilometra). Marathona filloi në pjesën Jugore të Manhattanit, vazhdoi përmes Avenusë së gjashtë, parkut qëndror të Manhattanit (Central Park) , kaloi në pjesen jugore të lagjes Bronx, përmes lagjes së Queens-it , Brooklyn-it dhe përfundoi në Staten Island ku pjesëmarrësit morën edhe medaljet e mbarimit me sukses të Marathonës së 45-të, të qytetit të New York-ut.
Shoqata përshendeti pjesëmarrësit në këtë aktivitet sportiv dhe i uroi atyre suksese
të tjera në të ardhmen.
Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skenderbej”Inc
7 May 2023