Nga Pertefe Leka/
Kur u festua 100-Vjetori i Pavarësisë në Shqipëri, në këte datë historike shumë të rendesishme për shqiptarët , u nderua me një përmendore edhe Presidenti Wilson, e ngritur në sheshin me të njëjtin emër në Tiranë. Për ne shqiptarët është shumë me rëndësi ta përjetësojmë emrin e Presidentit Amerikan, me shtatoren që duket si e gjallë, me dorën lart me të cilën i drejton shqiptarët nga idetë e tij, të ecin përpara pa u ndalur për liri,pavarësi,integritet,demokraci,barazi dhe të drejta njerëzore. Është personaliteti më i rëndësishëm për ne,sepse kontriboi në ruajtjen e territoreve të Shqipërisë së pavarur,në Konferencën e Paqës në Paris me 1919. Edhe pse Shqipëria nuk ishte palë me grupet kundërshtare gjate Luftës së Parë Botërore,ndodhej e pushtuar nga ushtritë e disa fuqive ndërluftuese,që synonin të cënonin tërësinë territoriale.Me që pavarësia e Shqipërisë njihej ndërkombëtarisht në Konferencën e Ambasadorëve me 1913, delegacioni shqiptar, pjesëmarrës në Konferencën e Paqës në Paris do të kërkonin rishikimin e padrejtësive, që çështja e Kosovës dhe e Çamërisë të zgjidhej sipas parimit të vetëvendosjes së vetë popujve.Konferenca e Versajës në ate kohë e kishte mbështetë idenë themelore të Presidentit Amerikan Wilson në lidhje me të drejtën e popujve për vetëvendosje kombëtare.Atëhere kur u pa se Konferenca e Paqës nuk po i merrte parasysh kërkesat e shqiptarëve, kryetari i delegacionit, Imzot Luigj Bumçi, iu drejtua Presidentit Wilson për krimet e kryera mbi popullsinë shqiptare të Kosovës nga fqinji verior.Ndërsa,jashtë mureve të konferencës,një zë tjeter i fuqishëm,një zë gruaje,Zonja Lejla Dino,( mbesa e Abedin Dinos,pjesëmarrës në “Lidhjen e Prizrenit”) e cila me anë të një letre,publikuar në Albania ,1 Janar 1919, trokiti në zemrën e një personaliteti fisnik, Presidentit Wilson, ku i shkruan për tmerret ndaj popullsisë Çame nga fqinji jugor I Shqipërisë. Shumë personalitete të shquara , Fishta,Noli,Konica, Kristo Dako, Motrat Qiriazi ,Erikson …..I janë drejtuar Pres.Wilson me besim të plotë për të zgjidhur porblemin etnik të shqiptarëve .Po përmend një tjeter personalitet të shquar,atdhetar demokrat dhe politikan i devotshëm për çështjen shqiptare, Nikollë Ivanaj (1879-1951). Të cilin po e përmend sepse afron me pikëpamjet e Presidentit si ithtar i ideve maxiniane. I shqetësuar për fatin e shqipërisë , me 2 Prill 1920, i drejtohet Presidentit Amerikan Woodrow Wilson me letër:……..”Unë apeloj, në Presidentin e Sh.B.A.ve në të mirë të popullit shqiptar, përfaqësues i të cilit jam, në të drejtat e mija të njeriut dhe në principe, të cilat përfshihen në 14 pika të Presidentit Wilson duke e lutur që të largojë nga shteti ynë të gjitha synimet që shkojnë në dëm të integritetit të tij politik dhe shtetëror.Marrëveshjet e fshehta, kundërshtojnë pavarësinë tonë popullore të cilën Shqipëria e ka arritur ndërkombëtarisht ……..Shqiptarët nuk mund t’i leshojnë shtetin e vet kërkesave te Italisë e Greqisë dhe as nuk mund të pranojnë që në ballkan të instalohet një fuqi e huaj…..”” Edhe pse nuk u realizuan kërkesat e shqiptarëve në Konferencën e Paqës,Presidenti Wilson nuk lejoi ndarjen e mëtejshme të Shqipërisë, por u ruajt Pavarësia e vitit 1912. Shqiptarët kudo që janë e nderojnë me respekt emrin e Woodrow Wilson sepse nderojnë së bashku me te përpjekjet e gjithë luftëtarëve të Lirisë që u sakrifikuan për një shtet shqiptar të pavarur. Por jo vetem për ne, por për gjithë botën e trazuar, mbeti Humanisti i Madh, Simbol i Paqës,që është i vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqë(Nobel Peace Prize).Ndërsa në vlerësimet e Nolit, Wilson ishte:”Si një lis i madh në të cilin kombet e vogla kanë ndertuar foletë” .Ishte i pari President Amerikan qe vizitoi Europen.i pari President Amerikan që vizitoi Selinë e Shenjtë në Romë, dhe mori bekimin e Papës Benedikt XVI. I pari president që u përkul me veneracion përpara Monumentit të G.Mazzinit,me 6 Janar 1919. I pari president Amerikan që proklamoi me 9 May ,The first national ,”Mother’s Day”, që janë vazhdimësi e ideve të Mazzinit për barazinë gjinore,për të drejtat e grave dhe respektin ndaj nënave. Fjalimi i mbajtur përpara Kongresit Amerikan me 1918-përcaktoi formën e bashkësisë ndërkombëtare të së ardhmes.Ishte fjalimi në të cilin ishin përfshirë edhe 14 pikat e famshme “Fourteen Points”,ku në pikën e fundit ishte përfshirë krijimi i “Lidhjes së Kombeve “për të siguruar Paqën e Botës pas Luftës së Parë Botërore.Fjala e Presidentit Wilson u përhap jo vetëm në Evropë, por në të gjithë diplomacitë e botës që principet bazë të jenë vlerat demokratike, të drejtat e njeriut për ta zgjedhur vetë qeverisjen e vendit dhe organizatën internacionale që të mbrohen kombet dhe individët. Historianët përmendin dy njerëz të mëdhenj që influencuan në ideologjinë e nacionalizmit modern :Giuzzepe Mazzini dhe Woodrow Wilson. Keto dy personalitete kanë shumë ide të përbashkëta,për respektin dhe mirënjohjen për paraardhësit e tyre progresist. Presidenti Wilson në detyrë u shpreh përpara Monumentit të Giuzzepe Mazzini -t në Genova të Italisë më 1919 kur ishte në Evropë.”I stand in the prezence of this monument and bring my greetings and the greetings of America with our homage to the great Mazzini”. “We have studied the life of Mazzini with almost much pride as if we shared in the glory of his history” “I am very glad to acknowledge that his spirit has been handed down to us of a layer generation on both sides of the water”. ” It is delightful to feel how the voice of one people speaks to another through the mouth of men who have by some gift of God been lifted above the common level and therefore,there words of your profet and Leader will ,i hope ,be deeply planted in the hearts of my fellow cauntrymen ” Për ta përmbledhur po me fjalët e Presidentit Wilson që: “Fjalët e profetit dhe të liderit tuaj,(Giuzzepe Mazzini P.L.)shpresoj të mbillen thellë në zemrat e bashkatdhetarëve të mi” Dhe këte madhështi të mirënjohjes si vazhdues i denjë i ideve progresive të Mazzinit e shpreh me modesti se:”I not only use all the brains that I have,but all that I can borrow “. Mazzini edhe sot është present në Sh.B.A. Emigrantët italian nuk erdhën vetëm,ata donin ta kishin pranë ideologun e tyre “Mendim dhe Veprim” Mazzinin, duke e
perjetësuar me përmendore në qendër te New York-ut së bashku me revolucionarin e devotshëm Garibaldin qe u bënë model të unitetit dhe të lirive njerëzore. Mazzini (1805-1872) ishte një politikan republikan,gazetar,aktivist për unifikimin e Italisë.Ai u bë i njohur me drejtimin intelektual të lëvizjes” Risorgimento”(ripërtëritja,rimëkëmbja) për unifikimin e Italisë, me shprehjen e pavdekshme: “Patriotizmi si një detyrë dhe dashuria për Atdhe si një mision hyjnor”. Idetë e tij janë përmbledhur në dy fraza: “Mendim dhe veprim “,”Zoti dhe populli”. (Thought and Action,Pensiero ed Azione), (God and people,Dio e Popolo). Vizioni i tij si revolucionar i kaloi limitet objektive të Bashkimit Nacional Italian . Qellimi ishte me i dhanë fund pushtimit austriak në Itali dhe pastaj bashkimi i Italisë me sistem republikan demokratik dhe liri për të gjithë popujt e shtypur .”Every revolution is the work of a principle which has been accepted as a basis of Faith.Whether it invoke:Nationality,Liberty,Equality, as religion,it always fulfills itself in the name of a principle.” ( çdo revolucion është vepër e një principi që është pranuar si bazë e besimit,në se ai përthithet si religjion:Kombësi,Liri,Barazi dhe përmbush veten në emër të atij parimi) “Mazzini supports revolution to reform the current society and better society for citizens “(Mazzini mbështet revolucionin për të reformuar shoqërinë aktuale për një shoqëri më té mirë) “In which thought and action must be joined together and every thought must be followed by action”( në të cilën mendimi dhe veprimi duhet te jenë te lidhura,çdo mendim duhet ndjekur nga aksioni.)Kështu ai bashkëveproi me Giuzzepe Garibaldi ku zbatoi lidhjen e Idesë me aksionin për bashkimin e Italisë. Thirrja që u bëri gjeneratave për levizje revolucionare progresive nacionaliste, inspiroi lëvizjet patriotike dhe antikoloniale në Evropë ,Amerika Latine,Azia e mesme etj. Për hartën politike të Evropës ka në bazë dy principe:Demokraci dhe vetëvendosje sipas nacionaliteteve.Kështu,Ai u bë Avokati i Bashkimit Evropian një shekull më përpara se të bëhej B.E.Ai e shikonte hartën e Unifikuar të Evropës si vazhdim logjik i Bashkimit Italian.Ndër të tjera Ai shprehet:”Është tokë(Itali) e destinuar prej Zotit,për t’i dhënë një model të lartë Bashkimit Evropian dhe përmes Evropës, Humanizmit” “God has marked the national borders of the nations” “How history has helped to form nations,how man living for generations under the same law, common habits and customs and traditions”. Mazzini si revolucionar kërkonte të drejtën me reformue sistemin politik e social të shoqërisë”Better society for citizens,”ku të gjitha klasat të marrin pjesë në qeverisjen e vendit.Ai ndihmoi intelektualët të shohin të drejtën e grave si një qellim themelor që nevojitet për rigjinerimin e kombeve të vjetra dhe rilindjen e të rejave . Mazzini që atëhere e pa rrezikun që po i kanosej popujve me doktrinen Marksiste prandaj Ai iu kundervu teorisë së tij. (“Marx preaches he is the absolute ruler of his Party,admittedly he does everything himself,but he is also the only one to give orders and he tolerates no opposition” ). Marksi predikon, se Ai është sundimtari absolut i Partisë tij, padyshim,Ai bën gjithçka vetë,por Ai është gjithashtu i vetmi, që jep urdhëra dhe nuk toleron asnjë kundërshtim” Ai e përshkruan Marks -in (“as a destructive spirit whose heart was filled with hatred rather than Love of mankind “)Me një shpirt destruktiv zemra e të cilit është mbushur më shumë me urrejtje,sesa me dashuri për njerëzit.Marksi beson në revolucionin proletar,kundër të pasurve dhe në një luftë të ashpër nacionale midis klasave”. (“Marx believes in a proletariat revolution against the bourgeois (the rich) national struggle between classes.). Nga qëndrimi i tij social-politik u krijua koncepti Maxinian. Mazzinianizmi ka pasë influencë edhe në shoqërinë shqiptare..Këte ndikim e dëshmon Nikollë Ivanaj në gazetën e tij “Shpresa e Shqypnisë,të cilën e botonte në Raguzë,në një artikull të nëntorit 1905,nr.41.Ky ndikim u duk në Shkodër me disa organizma sociale,një “komunë sociale”në miniaturë në Shkodrën e vitit 1905.Në atë kohë N.Ivanaj bënte pjesë në një organizatë ilegale mazziniane në Itali. Si mazzinian të njohur në Shqipëri njihen edhe vëllezërit Martin e Mirash Ivanaj.Sot, pak metra larg sheshit Wilson ndodhet “Rezidenca Ivanaj”, ku është instaluar “Fondacioni M.M.Ivanaj”, në të cilin punohet me staf të kualifikuar për të ndriçuar gjeneratën e re me idetë progresive bashkëkohore, për të vazhduar rrugën e ndjekur nga vëllezërit Ivanaj,si mazzinian të vërtetë. Martin e Mirash Ivanaj pas studimeve dhjetëvjeçare në Romë dhe si studiues të mirëfilltë në jurisprudencë dhe letra,kthehen në Shqipëri, me një bagazh njohurish.Ata kishin akumuluar veç të tjerash edhe idetë progresive të Giuzzepe Mazzini-t, për t’i aplikuar në vendin e tyre shumë të prapambetur në krahasim me vendet e tjera të Evropës. Me 24 Tetor 1923 doli në Shkodër numri i parë i gazetës “Republika”.Vetë termi ‘republikë’ besoj se dëgjohej për herë të parë në Shqipëri dhe shënonte fillimin e një lëvizjeje, që rridhte nga idetë demokratike për një trajtë regjimi, jo vetëm për një ose të disa njerëzve, por sipas mendimit të Ivanajt të të gjithë klasave që përbëjnë një shtet,me divizën e huazuar nga Mazzini:”Republika është e vetmja trajtë ligjore dhe logjike qeverimi”
Guximi i tij intelektual -politik ka gjetur një tematikë,që përputhet me problemet që
preokupojnë botën shqiptare.Me një vullnet të çeliktë, Mirash Ivanaj nuk ishte vetëm drejtori ideor dhe juridik,por autor i shumë artikujve problemorë të kohës,radhitës,redaktor,korrektor deri edhe punëtor shtypshkronje.
Republika, sipas Ivanajve,do të thotë kombëtari e papersonalizuar në një njeri,do të thoshte atdhedashuri jo e personalizuar në një sekt,apo në një krahinë,do të thoshte
atdhedashuri që nuk përkulet para armikut,atdhedashuri që nuk shitet,atdhedashuri
ku do të mësohet si mund të luftohet për Atdhe në fushën e betejës.Si Mazzinian Prof.Ivanaj idetë e tij progresive për unitet kombëtar i shikonte ne forcimin e shtetit me tri hallkat kryesore dhe të pandara të clat janë: Ushtrija,drejtësia,shkolla.
Për të arritur këto objektiva Ivanajt vendosën në vendin e parë kërkesën për shkollimin e popullit shqiptar sipas programeve dhe metodave të shkollës laike,publike të vendeve të përparuara të botës.Shkollimi,sipas Ivanajve ishte i vetmi mjet për të bashkuar shqiptarët.
“Pa shkollën e shtetit,në duart e shtetit e kontrollueme prej qeverisë që me të vërtetë
e ndien përgjegjësinë e akteve të veta,një shkollë në të cilën besimet do të hyjnë vetëm sa i përkasin historisë e jo te marruna si bazë ekskluzive të një morali te catuar…”Ai kërkonte organizimin e një diskutimi akademik mbarëkombëtar ,në të cilin Detajoheshin idetë Mazziniane “Mendim dhe veprim” kur shkruante:”Na jena për dijen,na jena për përparimin,na jena për edukimin e vërtetë,na jena për veprim,për punë,për jetë : Don me thanë se na jena për shkollën e shtetit…”
“…..Tue marrë parasysh trindamjen fetare të Shqipnisë,vetëm nji shkollë e vetme për të gjithë shqiptarët, do të siguronte njësinë kombëtare”.
…”Si për tanësinë tokësore të shtetit,ashtu edhe për tanësinë kombëtare, çashtja e shkollës xen të parin vend për këte qëndresë mprojtje,nji vend shumë ma të naltë se ushtria a se drejtësia.”
Edukimin e popullit e vështronte si faktorin kryesor të ecjes së sigurtë drejtë zhvillimit dhe përparimit të vendit nepërmjet shkollës kombëtare të siguruar me ligj,të mbështetur në traditën shqiptare dhe të ushqyer me patriotizmin shqiptar”. Si Iluminist,i vetëdijshëm për vlerat e dijes e të shkencës në përparimi e shoqërisë njerëzore,ngrihet kundër dogmave mesjetare të fesë,kundër vënies së interesave fetare mbi ato atdhetare,prandaj kërkon ndarjen e shkollës prej besimit fetar.I vetëdijshem se qellimi i shkollës në një shtet modern nuk është kundërshtimi i fesë,….Tri hise të nji populli,që flasin një gjuhë dhe e kanë një kalesë të vetme dhe të vetmen dëshirë të sotmen dhe të nesermen,- do të bashkohen si anët e nji piramide ?! S’ka dyshim: asht ndiesia kombëtare që asht e fortë dhe ma e shejtnueshme prej fenave,sepse ajo asht nji e vetmja për të gjithë popujt historik.”Kjo e shtyri drejt reformës arsimore që përveç orientimeve pegagogjiko-shkencore të personelit mësimdhënës,kërkonte ta forconte dhe ta mbronte shkollën shqiptare nga influencat e huaja fetare dhe shoveniste siç ishin përhapur në ate kohë shumë shkollat e minoritetit grek në jug.Kështu veproi në Gjimnazin e Shkodrës ku e zgjeroi rrethin e studentëve edhe nga Kosova dhe Çamëria,për t’i dhënë shkollës shqiptare karakterin kombëtar nga e cila do të vinte edhe bashkimi në drejtim të qyteterimit përendimor nepërmjet një rinie të shkolluar dhe të çliruar nga paragjykimet e kohës. Një arsim i detyruar, i orientuar shkencërisht nga ai bashkëkohor ishte udhëtimi më i mundshëm që do ta çonte Atdheun tonë në rrugën e emancipimit drejt Evropës dhe ta vendoste Shqipërinë krahas vendeve të zhvilluara.Programi i shpallur te gazeta “Republika” Tetor,24,1923 me 11 Pika ishte zbatim i teorisë revolucionare te Mazzinit në luftën politike që ndihmonte në përcaktimin e lëvizjes moderne evropiane per demokraci popullore në një shtet republikan,me të drejtë duke ia përshtatur kushteve aktuale të vendit.Idetë maxiniane në Shqipëri duhet të jenë të pranishme edhe sot kur akoma vazhdojnë të diskutohen kufijtë, tokësorë,ujorë e ajror dhe nuk janë shuar lakmitë e fqinjëve për territore duhet të ndriçojnë, për të ardhmen Europiane të kombit shqiptar.