Javën e shkuar, pak para se të niste stuhia e tmerrshme Sandi, Teki Gjonzeneli dhe Filanda, bashkëshortja na kishin ftuar në një restorant Italian në NJ për të kujtuar vajzën e tyre të ndjerë, që ndërroi jetë në Chikago. Sipas zakonit mysliman dreka u shtrua për të përkujtuar të 40-tat. Të gjithë u lutëm për shpirtin e Interës. Tekiu na mallëngjeu me copëzat e kujtimeve që shpalosi në atë drekë morti. Kujtoi fëmijërinë e vuajtur të Interës , përbuzjen që vinte nga biografia, mohimi i të drejtave më elementare. Ndërsa motra e Interës, Monika, kujtoi preferencat e motrës në jetë, dashurinë për këngët, humanizmin, dashurinë njerëzore, pasionin për gjuhët e huaja. Vajza e madhe e Interës, Argjiro, falenderoi pjesmarrësit që kishin ardhë për t’u larguar fëmijëve dhimbjen që u ka shkaktuar ikja e nënës. Motra e saj e vogël, Filanda, duket se ende nëna do të kthehet pasi shpirti i saj është ngjitur përkohësisht në qiell…
***
Pas gjashtë vite vuajtjesh, me 20 shtator, iku nga kjo botë Intera, vajza e Teki dhe Finlanda Gjonzeneli! Intera u lind në diktaturë, prandaj dhe emri i lidhej me internimin(Intera). Pat lindur në Vlorë me 11 prill 1968. Shtatë ditë pas lindjes së saj e gjithë familja u internua. Familja e pagëzoi vajzën me emrin Intera. Ishte një shenjë kundërshtimi ndaj regjimit. Intera u rrit në internim. Fëmijëria e saj si për cdo fëmijë të familjeve të persekutuara ishte plot dhimbje, vuajtje, poshtrime, fyerje e ofendime. Zemra e saj duroi edhe injorimin e fshatit në varrimin e gjyshit të saj të dashur që e pat rritë me përekujdes e dashuri Internën. Në varrim ishte pjesmarrse vetëm familja prej shtatë vetësh. Me dhimbje përballoi edhe varrimin e heshtur të gjyshes së dashur, ku sërish e përcolli vetëm familja. Mendja e vajzës lodhej për të gjetur përgfjigje për pyetjen:Përse kjo braktisje? Gjyshi dhe gjyshja ishin njerëz të mirë, të dashur, askujt nuk i ranë në qafë. Përse? Ajo me një buqetë lulesh qëndroi në krye të kortezhit të përcjelljes së gjyshes, që e deshi shumë.
Kur babain e saj do ta burgosnin më 16 nëntor 1981, ajo sërish duroi edhe pse e dinte se do ta ksihte më të vështirë jetën. Mori frymë thellë kur ra diktatura, por shpirti i saj qe helmuar nga braktisja e mënjanimi nga biografia. Atëherë ishte vajzë e rritur 22 vjece. Së bashku me djalin që dashuroi shkoi në Greqi. Punoi pa u lodhur për të përmirësuar jetën. I hyri në punë zanati i rrobaqepses dhe qendistarisë, të mësuara prej gjyshes në fëmijëri. Gjuhën e vendit ku emigroi e mësoi shkëlqyer, sa që e thërrisnin edhe për përkthime. Më 1999 vjen në Amerikë së bashku me burrin dhe dy fëmijët duke u bashkuar me familjen e prindërve që kishin ardhë më herët. I bëri shumë përshtypje madhështia e Amerikës dhe pyeti të atin: A do të arrijë të integrohem dot, babi? Shumë shpejt, vec hidhi hapat me shumë kujdes-e porositi i ati.
E ndërroi emrin si shenjëe të kohës së keqe të diktaturës, duke marrë emrin Majlinda. U vendosën familjarisht në Cikago, ku shpejt ngjiti suksesshëm shkallët e biznesit ushqimor. Zotëronte anglishten, greqishten, spanjishten dhe natyrisht shqipen. Të gjithë e donin dhe e respektonin pasi shquhej për sjellje korrekte dhe humanizëm. Kë nuk ndihmoi Majlinda! Shqiptarët po se po, por edhe të tjerët. Në varrimin e saj u panë, krahas shqiptarëve edhe spanjolle duke qare me dënes, fëmijë e të rritur.
E ndjera la pas tre fëmijë, Albanon, Argjiron dhe Filandën e vogël (së cilës i vuri për së gjalli emrin e nënës, që e donte shumë) dhe bashkëshortin. Ishte një vajzë e shkëlqyer. Ishin shumë ata që e përcollën në jetën tjetër. Të shumtë ishin dhe ata që shkuan në Nju Xhersi dhe ngushëlluan familjen, Teki dhe Filanda Gonzeneli. Shumë mesazhe u dërguan. Po vecojmë mesazhin ngushëllues të dr. Prenjo Imeraj, dërguar nga Nju Jorku në Cikago, në momentin e vdekjes: Të dashur Teki dhe Finlanda! Të dashur Monika dhe Fatmir! Të dashur Alban, Argjiro dhe Finlanda e vogël! Në pamundësi ardhje, pranoni ju lutem, ngushëllimet më të thella nga unë dhe fëmijët e mi: Anila, Irma dhe Sokoli, për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë dhe të pazëvendësueshëm! Teri ishte fatzezë.Them kështu se pa ardhur mirë në jetë , sistemi i urryer komunist i shpalli luftë të paprinciptë, gjë që e tregon më së miri emri Intera, me të cilin e pagëzuat ju, prindërit e saj të shtrenjtë, pas internimit dhe persekutimit të padrejtë të familjes tuaj të sapo krijuar.
Teri ishte fatzezë se sëmundja e mallkuar, e mori para kohe. Teri do të mbahet mend gjatë, se ju ka lënë pas tre ëngjëjt e saj, të cilët tani dhe më vonë do të kenë më shumë s ekurrë nevojë për ndihmën tuaj, sidomos për ju zonja Gjonzeneli, që keni brengën dhe dhimbjen më të madhe.
Por Teri do të mbahet mend edhe për gjurmët e mira që ka lënë në farëefisin e saj, midis shoqërisë së saj, dhe tek të gjithë ata me të cilët punoi. Mbi të gjitha, Teri do të mbahet mend për luftën titanike që bëri me sëmundjen e mallkuar dhe përpjekjet e saj mbinjerëzore për të mbijetuar. I qoftë i lehtë dhe’u i Amerikës! Shpirti në Paqë!(dgreca)
FOTO :Intera Gjonzeneli 11 prill 1968- 20 shtator 2012
jonida says
Teri ishte fatzeze sepse ajo semundje e mallkuar e mori shume heret nga femijet e saj qe kishin dhe kane aq shume nevoj per te nga ty dajo dhe ti teta didi qe jeni prinderit me te mir te botes nga motra dhe vellai isaj dhe nga ne te gjith qe dhe sot nuk e besojme dot pse ndolli.Motra ime teri ka jetuar nje jete shume te veshtire ,ka luftuar gjithmone mendoj qe e vogel para se te mesonte te hecte apo te luante si te gjith femijet ju desh te mesonte te mbrohej nga injoranza qe ai regjim i mallkuar i bente njerzit si ujqer.Me kujtohet qe kur shkoja ne tragjas tek dajua im i dashur shpesh shkonim me terin tek furra ne izvor per te marr buk,apo te mbushur uje dhe femijet e tjere na shanin ik moj rraksionare une atehere nuk e kuptoja c’donin te thoshnin po me pas e kuptova.Nuk mjaftoi lufta kunder komunizmit apo kurbeti motra ime ju desh te bente nje lufte akoma me te madhe me nje semundje te tmerrshme po dhe ne kete lufte te fundit na mesoi te gjithve se fisnikeria e Gjonzeneleve eshte dicka e rralle qe duhet ta keshe ne gjak o te keshe nje nene me emrin Finlanda nje nene e rralle….Qofte i lehte dheu amerikes per ty moter e dashur qofshe e paharruar per enjgjejt etu dhe per ne te gjith..me pelqen te te them mirupafshim moter e dashur nga ida vajza e halle Lilos