Letër Diellit/
Mësuesi, është një njeri i cili, duhet të merret shembull nga të gjithë njerëzit, sidomos nga nxënësit. Ata duhet të përcjellin tek të rinjtë dashurinë,mirësinë, kulturën, drejtësinë, sinqeritetin, etj, ku dhe nxënsësve do ju duhen këto vlera për të ardhmen e tyre, për tu bërë pjesë e një shoqërie të drejtë, një shoqërie europiane.
Por sa përcillen këto vlera në Shqipëri?
Fatkeqësisht, sot në Shqipëri po ndodhin raste të paprecedentë, ku shohim se mbi të rinjtë Shqiptarë po ushtrohet dhunë. Ngjarja më e fundit, ndodhi në shkollën 9-vjecare të Ostrenit në Bulqizë, ku një mësues goditi me drutë e sobës 12 nxënës. Adil Muça, 60 vjecar, dhunoi këta nxënës të klasës së tretë, ku një prej tyre ndodhet në klasën e parë. Katër prej nxënësve, u dërguan në spital, dhe gjendja e tyre paraqitet e rëndë. Ky rast u denoncua nga prindërit e fëmijëve. Gjithashtu bëhet me dije se mësuesi ishte në gjendje të dehur, dhe se fatmirësisht ai u shkarkua nga ky profesion i nderuar.
Por a mjafton kjo? Si mund të zhvillojnë këta mësues një orë mësimi, në gjendje të dehur?
Në dorën e kujt jemi sot ne, të rinjtë Shqiptarë? Por sa “Adil Muça” të tjerë mund të ketë në Shqipëri?
Pra nga këto ngjarje të shëmtuara, tëk cdo fëmijë apo edhe tek prindërit e tyre, lind frika dhe pasiguria, se në dorë të kujt mund të jenë ata, dhe se në të ardhmen mund të bëhen viktima të këtyre mësuesve të papërgjegjshëm, ku tregojnë se me këto akte, kanë nevojë ata të marrin dije dhe kulturë, por jo të japin. Tek ata, nuk shohim vlera njerëzore, por disa “përbindësha” ku nuk mendojnë për pasojat apo para kujt gjenden, ku në rastin në fjalë ishin fëmijët . Por si ushtrojnë dhunën tek një fëmijë ata, kur edhe vetë mund të jenë prindër?
Pra realiteti tregon se shoqëria Shqiptare, nuk është në nivelet e duhura për tu bërë pjesë e organizmave europiane, dhe se vërtet duhet të bëjmë shumë punë, ku si fillim duhet të mbrojmë jetët tona, dhe ti parandalojmë këta njerëz.
Por cpo bën shteti në luftën kundër tyre?
A mund të jemi të sigurt ne për jetët tona?
Megjithëse ky mësues u shkarkua, përsëri nuk mjafton kjo gjë. Të ngresh dorën mbi fëmijët, cilësohet në krim i rëndë, dhe dënimi për këtë njeri duhet të jetë burgimi. Shteti duhet të marrë masa dhe ti parandalojë këto ngjarje të hidhura. Roli i mësuesit në shoqëri, ka një rëndësi jetike, për formimin e nxënësve, dhe duhet vlerësuar. Aktualisht kjo gjë nuk po ndodh, sepse shumë mësues në Shqipëri, kanë qënë nxënës jo të shkëlqyer, me mesatare të ulët të mësimeve, dhe nuk mund tju japin fëmijëve kulturën dhe dijet e duhura. Ata duhen testuar sa më parë, por jo vetëm me shkrim. Duhet testuar edhe durimi i tyre, sjellja etj, që në të ardhmen të shmangen këto raste. Shteti duhet ta rrisë rëndësinë e këtij profesioni, ku ta bëjë një profesion, i cili nuk mund të arrihet nga cdo njeri. Mësuesi është prindi i dytë i nxënësit dhe jo makthi i tij. Prandaj nuk duhet të lejojmë këta njerëz, të cënojnë këtë marrëdhënie.
Ne jetojmë në demokraci, dhe këto ngjarje nuk duhet ti lejojmë për asnjë arsye të ndodhin në vendin tonë. Tashme erdhi koha që vendi ynë të ndryshojë, dhe këto ngjarje mos ndodhin më. Ne duhet të luftojmë fort, që ligji të zbatohet dhe drejtësia të vihet në vend. Vetëm në këtë mënyrë mund të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian.
Renato Shkulaku/ Maturant