KUR E KA PERFAQESUAR VANGJEL DULE SHQIPERINE NE RUSI?/
*Nje pyetje:A mund të na informoje publikisht Vangjel Dule nëse ka arritur të diskutojë me deputetët rus për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe paqen në Ukrainë?/
* Thonë se ka rrjedhje të informacioneve sekrete nga Shqipëria drejt Rusisë, po për këtë, di gjë Vangjel Dule?/
Nga Arben Llalla/
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë ,Vangjel Dule shihet të ketë bërë një vizitë në Kuvendin e Rusisë. Nuk e dimë se kur Vangjel Dule të ketë përfaqësuar Shqipërinë në politikën ruse, por një gjë është e sigurt se fotografia është gjatë mandatit që ai gëzon postin e lartë të Republikës së Shqipërisë. Vangjel Dule është politikani i parë i lartë që ka vizituar zyrtarisht Rusinë. Ne, duam të dimë nëse Vangjel Dule diskutojë me deputetët rus për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe paqen në Ukrainë? Meqenëse ju dha rasti të qëndronte disa ditë në Rusi dhe të kishte takime me krerët më të lartë të këtij shteti. Mos vallë z.Dule ka qenë në biseda informative me agjentët rusë për deri sa flitet kohëve të fundit në media se ka rrjedhje të informacioneve sekrete nga Shqipëria në drejtim të Rusisë? Çfarë do të thotë tani nëpër TV, Vangjel Dule se nuk kam qenë në Rusi sot por para disa kohëve? Unë e garantoj lexuesin se Vangjel Dule ka qenë në Rusi gjatë mandatit si nënkryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe jo si deputet i PBDNJ, por si deputet shqiptar, duke përfaqësuar shqiptarët dhe jo minoritarët grek. Nëse unë gënjej, atëherë Vangjel Dule le ti drejtohet Gjykatës. (@Arben Llalla
Jakov from Israel says
Komuniteti qe Dule perfaqeson ,eshte grek qe ka po ate fe ortodokse si ruset dhe Serbia .Kujt po i sherben ky i infiltruar me vizitat e tij inkonjito ne BRSS ,qe po i rrit pendet e pretendimeve ne Europe duke perfituar nga coroditja amerikane me problemet e Azise ?Dule e ka treguar vehten si pelivan politik duke perkrahur vazhdimisht Patriarkanen greke nga edhe ku subvencionohet majmerisht per sherbimet qe ju sjell atyre.Parlamenti shqiptare duke te mbaj qendrim per keta filogrek qe arrijne deri aty sa te shkruajne greqisht edhe emra rrugesh ne jugun e Shqiperise ,te valavitin atje flamurin grek e te tallen me ate shqiptar duke i nxjerre edhe gjuhen ,Nje fakti tille i pare vite me pare ne Himare kaloi pa u ndeshkuar fare ,vetem me ca kritika ne media ,fare apatike .Kini kujdes nga keta agjente te mirefillte grek qe drejtojne shpesh seanca ne parlamentin shqiptar .Ky eshte nje turp i padegjuar per parlamentin shqiptar .Te mos permend pastaj nderhyrjet e patriarkut janullatos ne problemet e kishes shqiptare qe kerkon me cd kusht ta greqizoje .Ai dhe Dule kane krijuar amulli politike haptas fare midis minoritetit grek duke ja kundervene ate politikave apatike ne Shqiperi ,Kujdes nga ujqit grek se e kane te madh sa vehtja oreksin !
Deda says
Shtet rrumpalle, shtetare vetem per podiume dhe vetem per te zgjeruar madhesite e xhepave.