![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2021/08/image0.jpeg)
Nga Agustin Mirakaj/
Në 20 vitet e ardhshme rrezikohet mos që të ngelet më këmbë shqiptari në Shqipëri. Shpopullimi është kthyer në një hemoragji të pandalshme. Qeverisja antikombëtare dhe tradhtarët që kanë drejtuar dhe administruar në 3 dekada Shqipërinë po na lënë pa atdhe. Dallaveret, pislliqet, egoja e sëmurë për lavdi personale, a kanë kthyer Shqipërinë në një stan për hallexhinjtë e botës të cilët pa faj importojnë fatet e tyre të trishta dhe problemet e tmerrshme ne zemer te europes.
Shqipëria duhet të ecë përpara drejt Europës por me sa duket plani i Kryeministrit Rama është që të bëjnë Shqipërinë albanistan dhe ndoshta një ditë ai të jetë mbreti i Albanistanit. Shkëlqesia e tij sillet si sulltan n’ballkan por gjëja me e tmerrshme është se e shuajti popullin, po shkatërron strukturën kombëtare të identitetit tonë. Gënjen sy për sy pa ju prish terezia, një lidër i pabesueshëm, manipulator dhe tradhtar. Shqiptarët ndjehen të tradhëtuar dje, sot dhe neser. Naltmadheni vendimet ti i merr vetëm, pa pyetur njeri, pa referendum, pa teansparencë dhe në fshehtësi të plotë. Shqipëria tregon vlerë që përfshihet në kontribut humanitar, por për shqiptarët që vazhdojnë krizë humanitare prej 30 vitesh në shtetin e tyre JO. Kur thua që vendimet i merr me autorizimin e popullit…kujt populli i ke marrë autorizim o shoki Komisar? A po ke të drejtë deri diku sepse autorizimin e ke marr nga të huajt që të mbushin xhepat dhe të certifikojnë zgjedhjet që vodhe ditën për diell…..Normal.
Ky vendim që ti ke marre nuk është për të mirën e Shqipërisë në një kohë kur ti kokëministër ke tradhtuar interesat e popullit tënd. Dita ditës vendimet e tua baltosin (njësoj si parardhesit e tij të një partie) mundin e të parëve tanë që u munduan kaq shumë ta ndërtojnë vendin. Premtove shumë, saqe zëri jot u dëgjua gjerë në Afganistan. Projekti Shqipëria drejt Europës, në fakt synimi yt dhe i shumë politikanve paska qenë Shqipëria drejt gropës.
Ed Rama, ti je fajtor për shkatërrimin e Shqipërisë. Hodhe jashtë vendit me paramendim gjysëm milioni shqiptarë për ti zëvëndesuar ata përgjithmonë me të huaj. Shqipëria ka nevojë për të rregulluar veten pastaj të tjerët. Je një politikan i paaftë jo vetëm që nuk zgjidh hallet por i shton ato. Deri dje ju si politikë bëtë të pamundurën për të zbrazur Shqipërinë dhe tani ju po dilni si shpëtimtar të një populli të huaj e në të njëjtën kohë po dilni si vrasës i shpresës për një Shqipëri europiane. Një ditë populli do iu gjykojë rëndë, rreziku që po kërcënon më shumë Shqipërinë është frika e një terrorizmi të sjellur nga jashtë me qëllim shkatërrimin e vendit tonë. Ujgurë, Afganistanezë, Iranianë e njerëz me prirje radikale që strehohen në Shqipëri sot, kërcënojnë sigurinë kombëtare të shtetit dhe bëhen problem për rajonin. Ju jeni fajtor përjetë e bashkë me ju do të jeni ju dhe ata politikanë që mbështesin idenë dhe duan të shpërbëjnë Shqipërinë. Shqipëria është në rrezik. Identiteti i shqiptarit tashme është më shumë se kurrë jo drejtë europës por drejtë gropës.