Fringe in Travel: E pamundur që të mos dashurohesh pas Shqipërisë/
/ATSH/
Kësaj here është portali italiane “Fringe in Travel” që i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, natyrës së vendit tonë, mikpritjes së shqiptarëve, traditave dhe ushqimit të shijshëm.
“A keni qenë në Shqipëri? A e keni parë ndonjëherë me sytë tuaj ky vend? Keni folur drejtpërdrejt me shqiptarët? Keni ngrënë ushqimin e tyre? Keni fjetur në shtëpinë e tyre? Keni luajtur me fëmijët e tyre? Nëse përgjigja është jo, unë po ju them disa gjëra për të përgatitur”, nis artikulli.
Media online italiane rendit edhe disa pika kyçe që mund të gjesh kur shkon në Shqipëri:
1. Ju nuk keni nevojë të flisni në gjuhën angleze, sepse të gjithë flasin italisht, madje edhe të rinj të cilët tashmë e dinë mirë anglishten, ata do të bëjnë përpjekje që të flasin me ju në italisht vetëm për t’ju bërë të ndihen si në shtëpi.
2. Ju nuk duhet të befasoheni nga mirësia e tyre, sepse ajo është e vërtetë vërteta.
3. Mos refuzoni ndihmën, ose kur ju zgjasin dorën apo ku ju ftojnë për një kafe. Do të ndihen keq, tamam siç ndodh në Jug të Italisë.
5. Nuk mund të mbani dietë. Ushqimi është vërtetë i mrekullueshëm. Duhet të provosh bukën e bërë në shtëpi dhe mbi të gjitha byrekun.
6. Në këtë vend turisti është vërtetë i mirëpritur.
7. Nuk ka sesi të mos ndihesh mirë kur ha një vakt me 4-5 euro (përfshi edhe pijen).
8. Mund të keni shumë asortimente me një çmim të ulët dhe shërbimi është i mirë.
9. Nuk duhet të heshtësh. Duhet t’u thuash të gjithëve që Shqipëria është një vend i mrekullueshëm.
10. Shqipëria është një nga vendet më të bukur të Europës, e gjallë, e aftë që të mirëpresë vizitorët dhe mbi të gjitha t’ju bëjë që të ndiheni si në shtëpi. E këtë nuk e gjen kudo, apo jo…?
11. Nuk mund të bësh asgjë.. Je në Shqipëri. Është e pamundur që të mos dashurohesh pas këtij vendi.