– Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut ne Çikago u shenua me nje proteste paqesore per te drejtat e Çameve.
-Ne kete proteste mori pjese edhe lokja çame, 94 vjeçare Emine Lluri, e lindur ne Margelliç te Çamerise./
– Protestes i priu Kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, z. Bujar Breznica.
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ne Illinois (AACI), sot me 10 Dhjetor, 2016 shenoi Diten Nderkombetare Te Drejtave te Njeriut me nje proteste paqesore per te drejtat e Çameve. Protesta u zhvillua para Konsullates Greke ne Chicago ne prani te nje pjesmarrje te konsiderueshme nga te gjitha trojet shqiptare dhe me mbeshteje te shoqatave shqiptare qe veprojne ne Illinois. Protestes i priu Kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, z. Bujar Breznica. Ne proteste moren pjese aktiviste dhe anetare te spikatur te ketij komuniteti, nder ta z. Fevzi Sylejmani, z. Riza Milla, kryetari i Shoqates Cameria, z. Ilir Ademi, dhe figura te tjera te shquara. Ne kete proteste mori pjese edhe lokja 94 vjeçare Emine Lluri, e lindur ne Margellic te Çamerise.
Ne fjalimin e tij, kryetari i komunitetit, z. Breznica, vuri theksin tek te drejtat e shqiptareve nga Çameria, duke kerkuar nga Qeveria Greke, si shtet i bashkesise Evropiane, te respektoj te drejtat e Çameve, duke filluar me lirine e levizjes, te drejten e kthimit te Çameve ne pronat e tyre, abolimin e ligjit te luftes dhe pranimin e Gjenocidit mbi Çamet ne vitin 1946-48. z. Breznica vazhdoi, “sot ne mesin tone kemi gjyshen Emine, e cila ka lindur ne Margelliç te Çamerise, dhe e cila sot edhe si qytetare e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk ka drejte te kthehet ne Çameri dhe te vizitoj vendin e saj te lindjes. Kjo ndodh edhe pse Greqia eshte anetare e Bashkimit Evropian.”
Kurse kryetari i Shoqates Cameria, z. Ilir Ademi, vuri theksin ne historine e Çameve dhe shpernguljen e tyre me dhune ne vitin 1946. z. Ademi tha, “Ne Çamet sot jemi te shperndare ne vende te ndryshme te botes, dhe nuk kemi te drejte te vizitojme vendet e baballarve tane ne Çameri, lere me t’i marrim pronat tona atje. Greqia duhet te njoh Gjenocidin Çam, t’i lejoje Çamet te kthehen ne pronat e tyre dhe te lejoje gjuhen Shqipe ne Çameri.”
Protesta e mbyll me disa parolla per te drejtat e Cameve dhe me nje leter te drejtuar Konsullates Greke ne Chicago.