Albanian Canadian Events sjell elitën e kulturës shqiptare për 100 vjetorin/
Nga Nora Kalaja, New York/
Kanadaja nëpërmjet punës fisnike të Albanian Canadian Events ka filluar përgatitjet për Koncertin e madh të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Me në krye, organizatorin dhe biznesmenin e suksesshëm z. Tonin Ndoja, komuniteti shqiptar dhe kanadez po angazhohen për realizimin e këtij manifestimi madhështor. Të pranishëm do jenë tenori Kastriot Tusha, Myferete Laze , Vellezrit Endri & Stefi Prifti dhe Mera Zymeri. Gjithashtu e Ftuar speciale Mjeshtree madhe Tinka Kurti, zëri legjendar i Mera Zyberit, grupi përfaqësues i New Yorkut (aktorët Shaban Lajci, Tomë dhe Blerina Gjergji), grupi i shquar valltar, ‘Bijtë e Shqipes’, orkestra e famshme Alba, dhe të ftuar nderi. Koncerti zhvillohet me 24 nëntor 2012 (www.albcanevents.com).
Shqiptarët e Kanadasë përgatiten për 100 vjetorin e Pavarësisë
Intervistë Eksklusive me Z. Tonin Ndoja, Albanian Canadian Events
Më 24 nëntor, pra pak ditë para startimit të ditës që plotëson 100 vite të pavaruara për shqiptarët, edhe në Kanada do të festohet. Cilat janë disa nga përgatitjet e albaniancanadian për për këtë ditë?
Tonin Ndoja: Po është e vërtetë. 24 nëntori i këtij viti që shënon plot 100 vite pavarësi do të jetë një ditë e madhe feste për shqiptarët e Kanadasë. Për vetë rëndësinë e madhe që ka kjo festë për shqiptarët, ne si staf i Albanian Canadian Events kemi punuar që herët që festa të përcillet me madhështinë që meriton. Që në praneverën e këtij viti, menjëherë pas përfundimit të koncertit në traditë të pranverës, kemi filluar të marrim masat përgatitore. Fillimisht kemi rezervuar sallën për aktivitetin, ndërkohë që vetë kam udhëtuar për në Tiranë ku edhe kam nënshkruar kontratat përkëtëse me artistët, si edhe jam marrë me dokumentacionin e tyre. Duke qenë se akoma vendi ynë Shqipëria akoma nuk ka shkëmbime në nivel ambasadash, kam adresuar një menagjer i cili ka pasur tagrin për të udhëtuar drejt Romës për të siguruar vizat e udhëtimit.Në këtë kontekst nuk mund të lë pa vlerësuar ambasadën kanadeze në Romë, e cila ka qënë një mbështetëse dhe dashamirëse e të gjithë aktiviteteteve tona në Kanada.
Puna ka vijuar me informimin e publikut me të gjithë format tashmë të njohura si me postera, postcard-s, e-maile, fb-linked, twitter, Tel dhe TV.
Z. Tonin, deri tani keni organizuar shumë koncerte, festivale, mbrëmje kulturore. Ç’far nënkupton festa me datën 24 nëntor, sidomos për rëndësinë historike të 100 vjetorit të pavarësisë?
Tonin Ndoja: Të gjitha evenimentet kanë rëndësinë e vet, por aktiviteti i 100 vjetorit është një motiv më shumë, pasi finalizohet një shekull luftë e përpjekje për mbijetesë të shqiptarëve. 100 vite liri dhe shtet, por fatkeqësisht jo për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre. Pak më shumë se një dekadë më parë edhe Kosova ju bashkëngjit listës së shteteve të pavaruara të globit, por ende pjesë të trungut të shqiptarëve janë të shkëputuara si një mallkim antishqiptar që ende vazhdon, ndonëse është në momentet e fundit. Janë Camëria, Lugina e Preshevës e Bujanoci etj. Shqiptarët në Mal të Zi dhe në Maqedoni ende nuk i kanë të drejtat që meritojnë dhe u takojnë. Megjithatë optimizmi ndër shqiptarë nuk mungon. Kjo shikohet qartë në organizimet dhe festat e përbashkëta.
Ndonëse janë të shpallur në postera, cfar mund të thuash më shumë për artistët shqiptarë që do të entuziasmojnë sallën në ditën e shqiptarëve?
Tonin Ndoja: Për vetë specifikën që paraqet evenimenti, ne jemi përpjekur të sjellim elitën e kulturës dhe muzikës shqiptare. Janë të mirnjohur ndër shqiptarë anë e mbanë botës si tenori i madh shqiptar Kastriot Tusha, ikona e muzikës së lehtë Myfarete Laze, këngëtarët tipkë të veqantë si Endri & Stefi Prifti. Por ky event do të sajdiset me elitën e teatrit dhe kulturës shqiptare, aktoren e madhe Tinka Kurti.
Nuk mund të mungonte një zë i fuqishëm nga Kosova e lirë Mera Zyberi me këngën më të fundit të saj “Ora e historisë”. Një realizim i shkëlqyer dhe i merituar për që i kushtohet festës së 100 vjetorit.
Ndërsa nga New-Yorku do të jenë pjesmarrës aktorët Shaban Lajci, Tomë dhe Blerina Gjergji të cilët do të interpretojnë momente historike që kanë shoqëruar ngritjen e e flamurit.
Edhe komuniteti shqipëtar këtu në Kanada do të ketë përfaqësuesit e vet gjatë interpretimeve. Konkretisht është ftuar këngëtarja Grace Paci e cila do të interpretojë himnin e flamurit shqiptar dhe atij kanadez, si dhe muzikanti Sami Pacolli me vjazën e tij do të përshëndesin publikun dhe artistët e ardhur nga Shqipëria.
Për vetë rëndësinë e aktivitetit, a do të ketë pjesmarrje autoritetesh si shqiptare ashtu edhe kanadeze?
Tonin Ndoja: Jemi ne kontakte te vazhdueshmë me ambasadoren e RSH në Ottawa, Z. Elida Petoshati, e cila na ka përkrahur në shumë aktivitete, edhe kësaj rradhe kanë konfirmuar se do të jenë prezentë, ku edhe janë parashikuar përshendetje në emër të Ambasadës që përfaqëson republikën e Shqipërisë. Po ashtu do të ketë pjesmarrës nga parlameti i Ontarios dhe të Canadas, por pritet që edhe ministra te qeveris Kanadeze të ndjekin evenimentin e shenjëtë të shqiptarëve. Megjithatë gjatë ditëve në vazhdim websiti ynë do të jetë në shërbim të të interesuar me informacion të përditësuar.
Atmosfera por dhe niveli i aktivitetit janë më ndryshe këtë vit. Cili është ndryshimi, dhe çfarë mund të presi publiku nga përjetimet dhe eksperiencat në këtë koncert?
Tonin Ndoja: Albanian Canadian Events tashmë eshte konfirmuar dhe vlerësuar nga komunitetiti shqiptar këtu por edhe më gjerë. Kësaj rradhe stafi është edhe më me përvojë, pasi ka kaluar me sukses edhe aktivitete të tjera. Vecoj faktin se koreografja Denajda Dhrimaj ka filluar pregaditjet me grupin e valleve “Bijte e Shqipes” një grup i krijuar nga Albanian Canadian Events. Gjithashtu dhe dy prezantuesit e kesaj mbremje te madhe, aktori shqiptaro-kanadez Indrit Kasapi dhe Edlira Cini, po punojme ngushtë me njeri tjetrin per te realizuar programin sa me professional. Javen që vjen kemi takim me inxhinieret e salles se koncertit për finalizimin e dritave, skenografisë, dhe detaje te tjera, cdo gje falë teknologjisë do bëhet live dhe do trasmetohet nëpër monitorve ne cdo ambjent të pallatit të koncerteve. Ky koncert do mbetet për shumë kohë ne kujtesën e ç’do pjesmarrsi.
Keni ftuar enkas dhe orkestrën e famshme Alba të New Yorkut. Çfar ofron programi këtë natë?
Tonin Ndoja: Orkestra Alba Edmond Xhani (drejtues),Maksim Vathi saxophone, Ilir Dangellia, Zini Borova jan nje garanci me shum per suksesin. Ketij grupi i shtohet dhe xhez bandisti Kanadez Barete Santourdjian dhe Lola Kecaj violin
Mesazhi juaj për publikun për koncertin dhe mesazhi për shqiptarët për festën e 100 vjetorit.
Tonin Ndoja: Unë do uroja që komuniteti shqiptar do gjejë një motiv më shumë të marrë pjesë ne Koncertin e 100 vjetorit të organizuar nga Albanian Canadian events, por dhe në të gjitha aktivitetet që do organizohen nga individdë apo shoqata te ndryshme këtu në Kanada, pasi motivi është i njëjtë: të festojme të gjithë së bashku dhe të percojmë tek brezi i ri vlerat tona të muzikës dhe artit. Shprehja ime e vjetër ka qenë atë si nuk arrin ta bëjë politika, le ta bëjë muzika dhe ne te bashkohemi dhe ne vllazërim me njeri tjetrin vetem te festojme dhe te gezojmë, për një të ardhe më të mirë.
Ruajtja e traditave forcon identitetin kombëtar, sidomos në diasporën shqiptare jashtë vendlindjes. Cili është angazhimi i komunitetit shqiptar në Kanada në këtë drejtim ?
Tonin Ndoja: Komuniteti shqiptar këtu në Kanada është shumë i ndjeshëm dhe në një mënyrë apo tjetër e shpreh se i mungon Atdheu , por ka arritur me punë dhe dinjitet te integrohet plotësisht ne jetën kanadeze. Unë do thoja se suksesi i nje elite shqiptaresh këtu në Kanada, të cilët kanë arritur të gjejne vende pune si ne arsim finance, kërkime shkencore dhe bisnes ne identifikohemi si shqiptar per mire. Por eshte per tu vlersuar lart dhe puna ambicioze e studenteve shqiptarë ku shquhen për rezultate te larta në të gjitha universitetet kanadeze.
Cila mendoni se do të jetë pjesëmarrja, sa prisni të vijnë në këtë manifestim kulturor, dhe ku do zhvillohet?
Tonin Ndoja: Pjesmarrja pritet te jet madheshtore, kjo tregon dhe fakti i interesimit te madh qe tani, parashikojme një pjesmarrje masive dhe ne ju kemi ofruar nëpërmjet websitit tone www.albcanevents.comrezervimin e vendeve dhe online duke paguar me visa, mastercard, american expres. Gjithashtu me telefon 289-937-6523.
Falemiderit!