Dr. Paulin Marku/
Në fillimet e shekullit XX-të, çështja shqiptare ishte një problem serioz për Perandorisë Otomane. Zhvillimet në viset shqiptare u ndoqën me interes edhe nga Fuqitë e Mëdha dhe fqinjët ballkanik. Porta e Lartë evitonte me çdo kusht shkëputjen e vilajeteve nga Perandoria Otomane. Ndryshimet legjislative dhe reformimi politik që po ndodhte në politiken e brendshme perandorake, ngjallnin një fare shprese për përmirësimin e marrëdhënieve dhe për plotësimin e aspiratave të pretenduara prej kohesh. Ndër ta, që shpresonin se mund të ndryshonte në plotësimin e kërkesave ishte edhe popullin shqiptar. Komiteti xhonturk apo siç njihet edhe si lëvizja e “Turqve të Rinj”, organizoi një fushate të gjerë politike në vitin 1908 në të gjitha vilajetet perandorake. Ata, nëpërmjet propagandës xhonturke me premtime elektorale të mëdha për ripërtëritjen e Turqisë, me moton “modernizim evropiane” dhe “reforma të mëdha perandorake”, arritën të fitojnë shumicë parlamentare në Stambollit dhe të marrin pushtetin. Programi politik xhonturk u mbështet dhe nga një shumice e konsiderueshme deputetesh nga viset shqiptare. Kjo mbështetje vinte si pjese e premtimeve të shumta elektorale, duke shpresuar se qeveria e re do të sillte ndryshime të mëdha.
Qeveria e xhonturke, e dale nga zgjedhjet e vitit 1908, ndërmori disa reforma, të cilat priteshin të kishin efekt pozitiv në popull. Me nisjen e zbatimit të programit politik, pritshmëritë e shqiptare dhe premtimet që ata kishin marrë para zgjedhjeve nuk përkonin me ato çka Porta e Lartë po zbatonte në terren. Nisma e qeverisë me reforma të thella nëpërmjet politikes centralizuese e rendonte gjendjen e shqiptareve dhe ndezi edhe ma shumë ndjenjat e thella të rilindësve kombëtarë shqiptar për çështjen kombëtare. Këto iniciativa xhonturke, shkaktuan debate parlamentare, midis disa deputeteve shqiptar dhe kabinetit xhonturk. Shqiptaret i kundërshtuan edhe nëpërmjet rebelimeve e kryengritjeve nder vite,1910, 1911 dhe me kryengritjen e vitit 1912. Stambolli nuk mundi t’i shtypte plotësisht kryengritjet dhe ishte detyruar të bënte disa lëshime të domosdoshme dhe të jepte shume premtime. Por, marrëveshja e përkohshme me shqiptaret e gushtit të vitit 1912, nuk zgjati shumë dhe situata në Ballkan sa vinte e përkeqësohej. Po ashtu, përplasja luftarake Italo-Turke dobësonte Perandorinë Osmane. Fuqitë e Mëdha e ndoqën me përparësi luftën dhe situatën në Ballkan. Atyre iu rezultonte se konflikti në Ballkan në vitin 1912 ishte një rrezik i madh dhe ishin të shqetësuar për trazirat. Referuar relacioneve zyrtare dhe raporteve diplomatike, evidentohet se shume prej dokumenteve pohonin se ishin për ruajtjen e “status-quos”. Austro-Hungaria dhe Italia ishin në rivalitet midis shtetesh për të fituar simpati dhe influencë sa më të madhe në territoret shqiptare por kur ishte fjala për mbështetjen e tyre, ato ishin në krah të shqiptarëve. Ambasadori Italisë në Vjene, Avarna njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme për gjendjen në viset shqiptare dhe pohonte “politika austro-hungareze është për ruajtjen e status-quo-së dhe kjo linjë do të vazhdonte të ruhej”. Po ashtu dhe në njoftimin e ministrit Fuqiplotë italian në Beograd, dërguar Ministrisë së Jashtme përshkruhet situata rreth gjendjes në Shqipëri dhe në Ballkan. Ai e vlerëson shumë serioze gjendjen në Shqipëri, por këto kohë nuk ka vënë re ndonjë fakt konkret që mund ta përkeqësojë gjendjen dhe sipas tij, shqetësimi i krijuar ishte për pasoje të fushatës zgjedhore parlamentare të vitit 1912. Diplomati italian, Baroli shtonte, citoj: “Në anën tjetër, është shumë e mundshme që shtetet kufitare, pa përjashtuar asnjë, edhe pse kanë shpallur qëllimet e tyre paqësore, kanë kontribuar në furnizimin me armë të popullatës myslimane dhe katolike të Maqedonisë dhe Shqipërisë duke i përgatitur për çdo eventualitet. As këto nuk do të bien dakord dhe duke lënë mënjanë xhelozitë, intrigat, sinqerisht do të tregojnë se nuk duan “status quon” të trazuar. Kështu çështja shqiptare do ngelë dhe këtë vit e lokalizuar”. (BAROLI AMAE në AIH, Fondi: Serie Politica “P” (viti 1912), Pako 674, dokumenti 7340, 7341)
Gazeta “Sarajevoer Tagblatt” e datës 12 mars 1912 shprehej se pritej një pranvere me trazira shqetësuese. Këto shqetësime vinin veçanërisht nga malësorët, të cilët bëjnë mbledhje të vazhdueshme. Për këto organizime thuhet se qeveria e Stambollit është në dijeni dhe po merrte masa serioze nëse do të shpërthejnë trazirat. Por, pritej se sapo të shkrihet bora dhe rrugët të jene të kalueshme, do të këtë shpërthejnë revoltat në të gjithë Shqipërinë. Sipas informacioneve që kishin, qeveria ishte angazhuar për të shtypur kryengritjet shqiptare por do të ishte e pamundur të ndalojnë ngjarjet qe do të ndodhnin patjetër. Shqiptaret synonin daljen e shtetit më vete por rreziqet ishin të mëdha, pasi Shtetet e Aleancës Ballkanike ishin të qarta në objektivat e tyre dhe rreziku që i kanosej trojeve shqiptare nga copëtimi ishte i madh. Ashtu, siç ishte parapërgatitur nga krerët shqiptar dhe përcaktuar dhe roli i tyre në organizimin dhe shtrirjen e kryengritjes, e cila do të shpërthente në Kosove dhe do të përfshinte të gjitha trojet shqiptare. Mund të thuhet se kryengritja shqiptare bashkoi shqiptaret nga treva të shumta në kryengritje por nuk arriti të shtrihet në të gjitha trojet shqiptare. Por, vera e vitit 1912 shfaqte një gjendje teje alarmante për autoritetet e Stambollit dhe për diplomacitë e huaja, të cilat e ndiqnin me preokupim të madh zhvillimet në rajon. Nga ana e tyre aleancat ballkanike ishin ne kontakte të vazhdueshme dhe prisnin rastin e përshtatshëm me dobësimin e ushtrisë turke që të realizonin synimet territoriale.
Situata paraqitej alarmante dhe në dokumentet e kohës, edhe pse ne disa raste kemi informacione kontradiktore për gjendjen e trazuar. Por duhet të theksojmë se në tërësinë e tyre, raportet diplomatike evidentojnë se Perandoria Osmane ishte dobësuar për shkak të luftës në Dardanele dhe detin Egje si për shkak te trazirave në Ballkan. Në njoftimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Legatës italiane në Beograd, Rinella, dërguar eprorit te tij, ministrit të Jashtëm, San Giuliano shprehej rreth të ardhmes së Ballkanin.
Sekretari i Përgjithshëm i legatës italiane në Beograd, Rinella njoftonte ministrin e Jashtëm San Giuliano, mbi pesimizmin që ka kryeministri serb për të ardhmen në Ballkan, derguar nga Beogradi, më 12 maj 1912, Nr. 507/104 AMAE në AIH, Fondi: Serie Politica “P” (viti 1912), Pacco 674, Citoj dokumentin “Zoti Ministër, Shqetësimet që ka ngjallur këtu situata në Shqipëri, ashtu siç pritej, janë gjithnjë e në rritje për shkak të lajmeve mbi përleshjet mes kryengritësve dhe trupave osmane, të mbërritura në qeverinë serbe nga konsujt e saj. Pikërisht bazuar në vlerësimin e situatës, kryeministri serb më foli dje rreth gjendjes në Ballkan me një shpirt pesimist.”
Me shpërthimin e kryengritjes së vitit 1912, situata në Portën e Larte shfaqej problematike. Ushtria turke mobilizohej për të përballuar situatën dhe vijonte të dërgonte përforcime nga provinca të ndryshme perandorake. Dezertimet e shumta të ushtareve shqiptar për të mos luftuar kundër bashkëkombësve të tyre ishte problem serioz për Ministrinë e Luftës. Dokumenti i datës 31 maj 1912, AMAE, Turquie, Guerres Balkaniques, II, Vol. 230, mars-maj, 1912, AIH, F 204, raportonte mbi gjendjen në Shqipëri. Konsulli i Francës në Shkup, raportonte zotin, Poincare, kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme për gjendjen në Shqipëri. Ai pohonte se: “janë një numër i madh oficeresh dhe ushtaresh që kanë pohuar se nuk dëshirojnë të shtinë me armë kundër vëllezërve shqiptar”.
Gushti i vitit 1912 shënon një arritje të rëndësishme për kryengritësit shqiptar, të cilët arritën të detyrojnë qeverinë në Stamboll të pranonte 12 prej 14 pikave të paraqitura me shkrim. Shqiptaret pranuan marrëveshje me qeverinë, pa çka se kishte edhe prej atyre qe ishin kundra, por me ndërmjetësimin pajtues të Hasan Prishtinës, ata u binden të pranojnë marrëveshjen. Ftesa e Hasan Prishtinës për shpërndarjen e popullsisë u respektua nga kryengritësit në vilajetin e Kosovës dhe nga pjesa dërmuese e krerëve drejtues në vilajetin e Manastirit dhe të Janinës. Përsa i përket vilajetit të Shkodrës, sidomos Malësia e Mbishkodrës dhe Mirdita nuk pajtoheshin me marrëveshjen e gushtit.
Qarqet malazeze ishin të interesuar që të përshkallëzonte kryengritja. Autoritetet austro-hungareze akuzonin Malin e Zi se ishte nxitës i malësorëve për masivizimin e kryengritjes. Konsulli austro-hungarez, Zambaur njoftonte kontin Berchtold dhe përshkruante gjendjen e malësorëve të Mbishkodrës dhe rrezikun e propagandës malazeze. Në botimin Shqipëria në dokumentet Austro-Hungareze, 1912 Vëllimi V, f. 84 Zambauri pohonte për pakënaqësitë e shqiptareve ndaj qeverise dhe shtonte se shpresat e fundit janë të drejtuara tek Austro-Hungaria, dhe se njerëzit e mençur vazhdojnë të shpërfillin ndërhyrjen e Malit të Zi.
Konti Berchtold, i lutej ambasadorit të vet në Kostandinopoje , që t’i thotë Portës “në mënyrë të serte e energjike” t’i plotësojë dëshirat e malësorëve, që kështu, të mos hidhen në anën e malazezëve, dhe në anën tjetër të kënaqet opinioni publik që gëzonte simpati për Austro-Hungarinë. Sipas Berchtold, këto dy kërkesa nuk i sjellin asnjë dëm Turqisë: I- Lirimi i tyre prej detyrimit ushtarak apo duke bërë Malësinë kufi ushtarak dhe shqiptarët e armatosur të shërbejnë vetëm në kufi. II- Të lirohen prej taksash për një kohë të caktuar, duke qenë se popullsia është shume e varfër.
Në fund të gushtit të vitit 1912, mbreti Nikolla i Malit të Zi kishte propozuar një takim me përfaqësues të lëvizjes shqiptare. Po ashtu, mbreti Nikolla tentoi të bashkëpunoi edhe me klerin katolik me pretekstin kundër Portës së Lartë.
Ismail Qemali ishte i bindur se shpëtimi i Shqipërisë nuk mund të merrej me mend në një bashkim veprimesh me shtetet ballkanike, pasi diheshin planet e aleatëve Ballkanik lidhur me të ardhmen e Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm i Austro-Hungarisë Berchtoldt dhe homologu i tij, ministri i Jashtëm i Italisë, San Giulianno ishin te informuar për qëndrimin e shteteve fqinj dhe për pretendimet e tyre, ndaj tokave shqiptare. Austro-Hungaria dhe Italia ishin rivale midis tyre sepse secili shtet donte të fitonte simpatinë dhe mbështetje sa më te madhe midis shqiptareve duke lidhur objektivat e tyre më lëvizje shqiptare në interes të shtrirjes së influencës në Ballkan. Shqiptaret iu kërkonin ndihme dhe mbështetje në qarqet ndërkombëtare pasi i konsideronin në krahun e tyre si shtete që mund të mbronin interesat kombëtare dhe ishin kundër copëtimit të tokave shqiptare.
Ndërsa nga ana tjetër, Serbia, Mali i Zi e Greqi, e kishin kërcënuar hapur Perandorinë Osmane. Synimi i tyre ishte të finalizonin me sukses objektivat e vjetra, në dëm të tokave shqiptare.
Shqiptaret, të udhëhequr nga krerë të lëvizjes kombëtare shqiptare kishin për qëllim që të largonin forcat ushtarake, nëpunësit osmanë dhe të luftonin kundër forcave turke, ndërsa nga ana tjetër kishin për qëllim mbrojtjen e tërësisë së territoreve shqiptare nga pushtuesit serb, malazez, grek e bullgar. Fuqitë e Mëdha ishin të shqetësuara për Ballkanin e trazuar në prag të një përplasjeje. Austro-Hungaria dhe Rusia propagandonin për ruajtje të “status-quos” dhe për të krijuar ura bashkëpunimi edhe nëpërmjet diplomatëve të tyre. Në një komunikim (të datës 23 shtator 1912, në dokumentet Austro-Hungareze, 1912 Vëllimi V, f. 239) pohohet se ministri i Jashtëm Berchtold udhëzonte diplomatin e tij Von Giesl në Cetinë, se Vjena mbështeste ruajtjen e paqes në Perandorinë Osmane dhe shtonte që të veprojë ashtu siç ka vepruar kolegu i tij rus, që të flasë në mënyrë miqësore dhe me vendosmëri, si me Mbretin Nikolla ashtu edhe me qeverinë mbretërore në mbështetje të ruajtjes së qetësisë.
Në telegramin nr. 740 dërguar më, 18 shtator 1912 nga ambasadori i Rusisë në Kostandinopojë, Girs, dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sazanov dhe i komunikonte se: “për shkak të mobilizimit të shteteve të Ballkanit, Këshilli i Ministrave është mbledhur që në mëngjes dhe pa dyshim do të nxjerre vendimin për mobilizimin e trupave turke”. Sipas tyre, ndoshta ende do te ishte e mundur të parandalohet lufta, pasi Fuqitë iu kërkojnë paqe të dy palëve dhe se do të marrin në duart e tyre reformat në Turqinë Evropiane. Diplomati shprehet se është e domosdoshme që Fuqitë të kenë qëndrim të njëzëshëm.
Pavarësisht këshillave dhe diskutimeve, aleatët ballkanik nuk e respektuan notën e perandorive, Austro-Hungareze dhe Ruse që i paralajmëronte të ruanin paqen dhe të respektonin status quo-në dhe i shpallën luftë Perandorisë Osmane. Diplomati Girs, pohonte në telegramin nr. 223, të datës 26 shtator 1912, se i ngarkuari me Punë i Malit të Zi, në Kostandinopoje, Pllamenci, kishte dorëzuar detyrën në Ministrinë e Punëve të Jashtme me një note, në të cilën deklarohej hapja e veprimeve luftarake dhe ishte larguar nga Kostandinopoja.
Nëpërmjet telegramit nr. 102, më 3 tetor 1912 diplomati Austro-Hungarisë në Mal të Zi, Giesl von Gieslingen njoftonte Vjenën se qarqet qeveritare llogarisin gatishmërinë e ushtrisë dhe javën tjetër pritet shpërthimi i veprimeve luftarake, në qoftë se Bullgaria akoma nuk do të niste sulmin.
Në lidhje me situatën në Ballkan dhe pasojat e mundshme, Pallavicini njoftonte Vjenën se lufta në Ballkan është e pashmangshme dhe se nuk besonte në suksesin e Fuqive për të penguar shpërthimin e luftës. Ai shtonte se uniteti ndërmjet Fuqive është katandisur në mënyrë që, kur flitet për “ruajtjen e paqes” ose të “status quo-së” të duket se behet fjale për fraza boshe.
Shtetet ballkanike ishin te mobilizuara për të filluar luftën kundër Perandorisë Osmane dhe synimet e tyre ishin të qarta. Një pjese e madhe e interesit të përgjithshëm në këtë periudhe ishte edhe qëndrimi që do të mbanin shqiptaret dhe me kë do të vendosnin të bashkëpunonin në lufte.
Mali i Zi, ishte shteti që veproi i pari, më 8 tetor 1912, i mbështetur nga Aleanca Ballkanike, duke i shpalli luftë Perandorisë Osmane. Sipas njoftimeve zyrtare, malazezet kapërcyen kufirin pranë Gucisë më 8 tetor dhe sulmuan bazat turke duke shkatërruar katër fortifikime.
Pak ditë më vonë, më 17 tetor 1912 Serbia e Bullgaria deklaruan pjesëmarrjen e tyre në luftë, dhe një ditë më pas koalicionit të shteteve ballkanike iu bashkuan edhe Greqia dhe kapërcyen kufijtë e Perandorisë Osmane. Tokat shqiptare ishin kthyer në shesh beteje. Shqiptaret u përballën me sfida të mëdha, me beteja dhe kryengritje të shumta kundër Portës së Lartë, luftës për mbrojtjen e territoreve shqiptare nga fqinjët ballkanik. Austro-Hungaria dhe Rusia evitonin përplasjen e drejt për drejte dhe ngjante se interesat e tyre nuk ndeshen me njëra tjetrën, edhe pse simpatitë e tyre ndaj popujve të Ballkanit ishin të ndryshme. Thirrja perandorake otomane për mobilizimin të përgjithshëm, në përgjigje të shteteve ballkanike për ndarjen e Turqisë evropiane ishte thirrje për çdo njeri të aftë për pushke të mobilizohet të mbroje kufijtë. Malazezet sulmuan Shkodrën. Luftime të ashpra pati dhe në vilajetin e Kosovës, Janinës e Manastirit. Betejat ishin të përgjakshme. Nga fundi i nëntorit luftimet kishin përshkruar të gjitha trojet shqiptare.
Fitorja e ushtrive ballkanike kundër ushtrisë osmane gjatë luftës në Ballkan krijoi një situatë të re për rajonin. Pjesa më e madhe e tokave shqiptare ishte e pushtuar. Elita drejtuese shqiptare, gjendej në rrethana të vështira, pasi Lufta e Ballkanike ishte kërcenim serioz për copëtimin e vendit, si dhe për shkak se konfliktet apo kundërshtitë midis Fuqive të Mëdha mund të shkaktonte një tjetër dëm të madh për të ardhmen e Shqipërisë. Ata shfrytëzuan çdo rrethanë për mbrojtjen e territore shqiptare nga copëtimi dhe për realizimin e ëndrrës shekullore të Çështjes Kombëtare.
Më 28 nëntor 1912 u Shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe u formua kuvendi i Vlorës me një qeveri të përkohshme. Ismail Qemali me cilësinë e kryeministrit, dërgoi telegram drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Austro-Hungarisë, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe e Rusisë me anë të cilit njoftonte Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe kërkonte njohjen zyrtare nga ana e tyre. Po ashtu, Ismail Qemali njoftoi Portën e Lartë për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe i dërgoi telegram Ministrave të Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, me dëshirën për të jetuar në paqe me të gjitha shtetet fqinje.