Shqiptaro-Amerikania Furtuna Mehill Velaj, në minutën e 51-të, përparon nga e majta e sulmit kuqezi dhe në pozicion të prirët me portën greke lëshon një goditje potente, duke e pushuar topin në këndin e majtë të kuadratit kundërshtar./
Kombetarja jone eshe ne nje grup me Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Portugalinë dhe Greqinë. Shqipëri-Greqi 1-0
Goli: Velaj 51′
SHQIPERIA: Gjyli, Proto, Rrahmani, Govori, Gjini, Serenaj, Morina, Luta, Velaj, Robeli, Berisha (Jashari 77′).
Trajner: Altin Rraklli
GREQIA: Apostolaki, Kakambouki, Adamaki (Kollia 88′), Sidira, Chatzigiannidou, A.Papadopoulou (Lymperakaki 79′), Michalakidi (Vlasiadou 59′), V.Kydonaki, Mitkou, Kongouli, Panteliadou. Trajner: Vangelis Koutsakis
Kartonë të verdhë: Berisha 45′, Morina 45+1′, Govori 90+2′ / A.Papadopoulou 45+1′, Sidira 63′, Vlasiadou 83′, Adamaki 85
***Kombëtarja jonë e femrave ka shënuarin golin e parë dhe ka arritur po fitoren e parë në eliminatoret e Grupit 5 për “Botërorin 2015″. Goli i Velajt, shënuar në minutën e 51-të, ka vendosur fatin e këtij derbi ballkanik mes fqinjësh, të luajtur në “Niko Dovana”. Aty është zhvilluar një lojë përgjithësisht emocionuese, me sulme e kundërsulme, edhe pse rrjedhshmëria e qartësia taktike i ka penguar vajzat e të dyja skuadrave të kompletojnë një performancë vërtet pozitive. Ajo që ka më tepër rëndësi ka të bëjë me faktin se femrat tona kuqezi kanë marrë tri pikët e para në këtë fushatë kualifikuese, pas humbjeve të pësuara më parë me Norvegjinë dhe Holandën. Kujtojmë se femrat tona kuqezi janë në një grup eliminator me Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Portugalinë dhe Greqinë. Ndeshja ka nisur me dëshirë e aksione në të dyja portat. Loja është e përqendruar më së shumti në mesfushë, me një rast të pastër të Berishës në minutën e 38-të. Futbollistja jonë, e vetme me portën helene godet në mënyrë të gabuar, mbi tra. Greket krijojnë më shumë volum loje, janë më të qarta taktikisht, ndërsa fitojnë disa goditje dënimi dhe nga këndi, por pa rrezik për kuadratin kuqezi. Pjesa e parë mbyllet me tre kartonë të verdhë dhe me rrjeta të paprekura, ku rastin më të mirë për shënim e pati Shqipëria me Berishën.
Pjesa e dytë ka nisur me një zëvendësim te kombëtarjajonë: Baro futet në vend të Robelit. Ndeshja vijon të zhvillohet një ballafaqim konfuz në veprime, me paqartësi në organizimin e aksioneve sulmuese dhe mungesë shënjestre në finalizim. Sidoqoftë, minuta e 50-të sjell zhbllokimin e rezultatit në minutën e 51-të. Furtuna Velaj përparon nga e majta e sulmit kuqezi dhe në pozicion të prirët me portën greke lëshon një goditje potente, duke e pushuar topin në këndin e majtë të kuadratit kundërshtar. Kundërpërgjigjen helenet me goditje nga distanca, por portierja Gjyli nuk vihet në vështirësi. Trajneri Rraklli e tërheq disi skuadrën në prapavijë, ndërsa kjo shoqërohet me rritjen e presionit nga helenët, që kërkojnë medoemos golin e barazimit. Rastet në portën tonë nuk mungojnë, por fatmirësisht gjuajtjet më së shumti janë jashtë kuadratit. Rraklli aktivizon edhe Jasharin, duke përforcuar mesfushën, aty ku mundohet të ngrejë “postbllokun” e parë të grekeve, të cilat mundohen me të gjitha forcat të barazojnë, por e kanë të pamundur. Kësisoji, triumfon Shqipëria në këtë derbi fqinjësh, që u vendos nga ai gol i bukur i Veljat.(Kronike nga Shtypi)