Shqiptaro-amerikani Parid Turdiu i kërkon ndihmë Ambasadës së SHBA për zgjidhjen e cështjes së pronës/
Nga Shefqet Kërcelli/*
Në një prononcim tek faqja zyrtare e Ambasadës së SHBA, zoti Parid Turdiu i paraqet shqëtësimin e tij, personelit të Ambasadës. Ja se c’heqin amerikanet me shtetin shqiptar? shkruan ai. Jemi bërë mbi 40 trashëgimtarë të gjyshit. Më shumë se gjysma ndodhen jashtë shtetit, në të katër anët e botës. Rreth 20 janë në USA. Data për të dorëzuar dokumentat e kompensimeve skadoka tani në maj. Po më thonë se fisi im i kishte futur dokumentat. Ata që janë jashtë u kishin bërë prokura përfaqësimi atyre që janë në Tiranë. Prokurat i bëjmë te noteri kur qëllon që shkojmë në Shqipëri. (Unë vetë kam shkuar në Shqipëri pesë herë për pronat dhe ato që kam marë deri tani nuk më kanë paguar as biletën e avionit.) Tashmë AKP na i paska kthyer dokumentat, se kanë ndryshuar formatin e prokures (!). Dmth na duhet të bëjmë prokura të tjera. E kuptoni sa e vështirë është të bësh prokurë për Shqipërine kur jeton në USA? Mua më duhet ta noterizoj firmën me noter që lexon shqip. (që në zonën time është e pamundur). Pastaj më duhet ta coj në Tallahassee (kryeqytetin e Florides) për apostille. Pastaj më duhet ta coj me postë në Tiranë.
Unë nuk e kap dot datën. Eshtë fizikisht e pamundur. E bëjnë kastile për të mos kthyer pronat….këtu e mbyll shqetësimin e tij shqiptaro-amerikani Turdiu. Më shkoqur nuk ka folur kush për këtë hall?! Zoti Turdiu, nuk ka më kujt ti drejtohet vec zotit!
Shënimi im. Duke jetuar me shqetësimin e shqiptaro-amerikanit Turdiu dhe mijëra emigrantëve të tjerë që jetojnë në SHBA e vende të tjera, gjykoj se pamvarësisht cfarë ligje nxjerr shteti shqiptar, që i ndrron përditë, është domosdoshmëri ngritja e një Zyre Juridike pranë Ambasadës së SHBA, që të konsultojë e ndihmojë gjithë qytetarët amerikanë dhe shqiptaro-amerikanët, jo vetëm për cështjet e pronave por dhe cështje të tjera. Ka qindra persona që kanë probleme këtu, aq më tepër fakti që dhe ata që banojnë në Shqipëri nuk i marrin dot pronat, e që rinë cdo ditë ke dyert e AKP, e jo më ata që janë në SHBA?! Shqiptaro-amerikanët mund të kontaktojnë me këtë zyrë jo vetëm fizikisht, por dhe online nga cdo cep i SHBA. Kuptohet që cdo konsulencë e zgjidhje juridike të bëhet kundrejt pagesës. Pra, zyra i mbulon shpenzimet e veta, {se vetëm me rrugët SHBA-Shqipëri, shqiptaro-amerikantë po lenë L….}. Pra, duhen njerëz profesionistë e kompetentë që ti njohin mirë cfarë bëhet këtu. Ndryshe kalvari i vuajtjeve e peripecive të shqiptaro-amerikanëve do vazhdojë përjetësisht. Shtetit amerikan i intereson zgjidhja e cështjes së pronave të shqiptaro-amerikanëve për dy mijë arësye. Dhëntë zoti që këtij shqetësimi shekullor të shqiptaro-amerikanëve ti jepet një zgjidhje, ndryshe me pasuritë e dollarët e tyre do jetojnë afendikonjtë dhe halldupët që e sundojnë këtë vend për shekuj. Nuk mund ta perceptoj që me djersën e fëmijëve tanë të jetojnë ofiqarët e sotëm. Mirë djersën e gjyshërve dhe tonën na i morën, por të paktën mos i lemë të na marin djersën e fëmijëve. Lëvizni pra, o shqiptaro-amerikanë. {* Korresp i Diellit-Shqiperi)
Problemi i prones eshte problem qe percakton sistemin shoqeror por edhe te ardhmen e vendit. Korrupsioni dhe mafia postkomuniste me pronat eshte me demprurese se vete sistemi i diktatures. Gjyqet per pronat ne Shqiperi shpesh here jane si ankande, vendimi i Gjykates shkruhet sipas kerkeses se atij qe paguan. Mendoj qe kerkesa e individeve por dhe e lobit shqiptaroamerikan tek Ambasadori i SHBA ne Tirane apo ne zyren perkatese te Departamentit te Shtetit duhet te jete e percaktur qarte se kerkohet ndihme dhe solidaritet per: “Prona tek i zoti ose secili te marri pronen e tij dhe kompensimi per ato pjese prone qe nuk mund te kthehen fizikisht pasi jane tjetersuar per nevoja publike” Mendoj se kerkesa e zotit Turdiu ne kete leter eshte e shume e ndryshme nga sa me siper. Ai kerkon ndihme Ambasadorit qe te krijohet mundesia te paraqisi kerkesat per trajtimin e prones sipas parashikimeve te ligjit 133/2015. Sqaroj se per kete ligj shoqatat e pronareve shqiptare dhe disa institucione (Presidenti i Republike, Avokati i Popullit etj) e kane ankimuar ne Gjykaten Kushtetuese nga ku presim pergjigje. Ky ligj praktikisht ja mohon pronarit kthimin e prones qe e kane grabitur te tjeret. Ky ligj ka vetem emrin por thjesht eshte vjedhje ne emer te ligjit. Perse duhet te kerkohet suporti i Ambasadorit per te çeduar nga e drejta kushteuese per pronen e trasheguar ? Mendoj se zoti Turdiu nuk ka qene i qarte per gracken dhe per çfare ben fjale ligji i qeverise . DEga e pronareve ne diaspore dhe Shqata atdhetare Vara por dhe çdo shqiptaroamerikan mund te japi nje kontribut me vlere patriotike per kete problem qe nuk eshte thjesht ekonomik . Respekte per redaksine e gazetes Dielli ku mendimet tona i shprehim pa censure