Pragu zgjedhor në Maqedoni me të panjohura në Evropë/
Nga Skënder Karaçica/
Në Maqedoni zgjedhjet e dhjetorit 2016 nisën me një varg problemesh dhe skenarësh të dyja partive politike maqedonase (Gruevski-Zaev),që përmes ,,progut,,zgjedhor shqiptarët i sollën në aktin e kryer të shantazhimit,kështu e nisë reagimin SHSHA në Çikago,drejtuar ish-shefit të diplomacisë suedeze dhe ish-përfaqësuesi i BE-së në Bosne e Hercegovinë,Carl Bildt.
Populli shqiptar në këtë vend multietnik,paraqet bashkësinë e dytë shumicë etnike që sipas të dhënave kalon mbi 40% të përbërjes kombëtare dhe tash e një shekull,në ish-sistetmin jugosllav komunist dhe në këtë ,,demokraci evropiane,,e kanë pasë statutin e pakicës kombëtare(jo shtetformues),thonë zëshëm shqiptaro-amerikanët në Çikago.
Problemet aktuale politike në Maqedoni,zotni Carl Bildt,duhet të kërkoni në kancelaritë e Gruevskiut dhe Zaevit në Shkup,që tërë odisejada e këtij problemei ka të bëjë më shantazhimin e popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike,që përmes votës së lirë(demokratike)ata të vendos në planin e dytë të pakicës,për të hapur rrugën për privilegjet kushtetuese për ,,shumicën,,maqedonase.
SHSHA në Çikago për diplomatin suedezë dhe ish-përfaqësuesin e BE-së,Carl Bildt,afron këto të dhëna relevante të informuara mirë nga qarqet profesionale juridike në Shkup se ,,pragu zgjedhor,,i njohur në praktikën demokratike ndërkombëtare dhe në Evropë,është bërë me ,,metodat,,që askund në botë nuk kemi dëgjuar për një shantazh të këtij niveli,thuhet në Çikago.
Si është e mundur që për partitë politike maqedonase(Gruevski-Zaev), pragu i ashtuquajtur zgjedhor të ketë si kriter 3.000 votues zgjedhin një deputet,ndërsa për partitë politike shqiptare 12.000 votues zgjedhin një deputet(?!?).Sipas këtyre ,,kritereve të pragut zgjedhor,,në Shkup,po shpaloset qasja politike antishqiptare që e kanë kurdisur qarqet e regjimit maqedonas në Shkup.Sa është përbërja kombëtare e popullit shqiptar sipas ,,pragut zgjedhor,,kjo tregon se për zgjedhjet parlamentare kanë votuar ,,pakica shqiptare,,që kap numrin 240 mijë vetash(sic!),duke anashkaluar mërgatën shqiptare me afro 200 mijë të shpërndarë nëpër vendet e botës dhe në SHBA,që këtë herë nuk i lanë të votojnë për të drejtën e votës së lirë demokratike në hapësirën e vet etnike.
SHSHA në Çikago pyet Carl Bildt,a ka ndonjë vend në Evropë që ,,pragun zgjedhor,,e bëjnë me këto kritere antivlera demokratike dhe kundër një populli si bashkësia e dytë shumicë(shqiptare)në Maqedoni?Për shkak të këtij skandali politik në Shkup,kërkojmë që të shqyrtohen,,kriteret,, e fushatës zgjedhore dhe të anulohen këto zgjedhje që deri tash nuk janë parë në asnjë vend të BE-së,thuhet në informatën e SHSHA-së në Çikago për diplomatin suedezë Carl Bildt.