NGA ARISTOTEL MICI/
Në Belvedere, në Vjenë,/
Sikur pashë Skënderbenë./
Armët e tij kur i pashë./
Lumja ti, moj Shqipëri thashë ./
N. Frashëri/
Çdo shqiptar i vertetë, sa ka dëshirë të shohë armët ë Skënderbeut, po aq është edhe kurioz të dijë udhën e këtyre armëve, shtegëtimin e tyre nga Kruja në Vjenë. Sipas të dhënave muzeale që dalin nga Vjena, dhe hulumtimeve gjurmuese, që kanë bërë historianët, çështja ë shtegëtimit që duhet të kenë bërë armët e Skënderbeut, bëhet më e ndriçuar.
Sigurisht, që lëvizja e parë e këtyre armëvë ka qënë e lidhur ngushtë me emigrimin e Donikes, gruas së Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, pas vdekjes së tij, më 1468. Largimi nga atdheu i Donika (Andronika) Kastriotit me të birin e saj Gjonin u bë nga bregu i Rodonit. Njoftimin më të besueshëm për shpërnguljen e familjes së Heroit e gjejmë te shënimet e Princit Gjon Muzaka, në “Memorien” që ai u la si porosi të bijëve lidhur me gjenealogjinë e fisit si edhe viset e principatës së vëtë. Ai është i sigurt dhe të bind në këtë rast për sa tregon , sepse së bashkui me Andronikën, u nisën për shoqërim edhe dy motrat e tij. Në këtë material historik të Gjon Muzakës, sipas përkthimit të Dhori Qiriazit, është shkruar fjalë për fjalë: ”Zonja Skënderbega, gruaja e tij (pra e Heroit) shkeli në këtë mbrëtëri të Napolit, kur i vdiq i shoqi e vetme me zotin Gjon, të birin, tëpër të ri dhe me të shkuan dhe dy motrat e mia, burrate e të cilave ishin vrarë në këto luftra. Njëra ishte Zonja Maria, e cila është grua e Zot Muzak Komnenit, i thirrur nga populli i Angjelinës dhe tjetra qe Zonja Helena që ishte e martuar me Zotin Gjergj Karlës.”
Në këtë shpërngulje, Andronika, e mbiquajtura edhe Zonja Skanderbega, pa tjetër që midis objekteve më të rëndësishme ka marrë me vete edhe armët e të shoqit, si simbole të heroizmit të tij në luftime.
Si pas një studimi të Prof. Kristo Frashërit, Donika me Gjonin në fillim u vendosën në Napoli, pastaj me shpurën e tyre në Monte Sant’ Angelo. Ndër kohë, Skanderbega u pranua në oborrin mbretëror aragonez. Më vonë ajo u trajtua si “Zonjë Nderi” (Damë d’ Honneur”) e mbretëreshës së Napolit, Johana III, ku jetoi shumë vjet. Më vonë, kur mbretëresha shkoi në Spanjë, e mori Andronikën me vete gjithnjë si “Zonjë Nderi” në pallatin e saj mbretëror në Valencia. Atje Andronika vdiq rreth vitit 1508. U varros në manastirin ë Trinisë së Shënjtë në Valencia. Vite më vonë, Nëna Mbretëreshë Johana III, porosiste që të silleshin nga Valencia në Napoli eshtrat e “së dashurës e të devotshmes Skannalibecha”; gjë që trëgon se ajo e ruajti emrin Skanderbega deri sa vdiq. Pra, sa qe gjallë e veja e Skënderbeut, Andronika, nuk kemi të dhëna se ajo i ka nxjerë nga shtëpia armët e të shoqit.
Atëherë le të shikojmë se cili person mund t’i këtë nxjerrë nga shtëpia e Kastriotëve armët e Skënderbeut.
Gjon Kastrioti, në moshën 14 vjeçare, bashkë me nënën e tij u vendos në feudet që u kishtë dhënë mbreti i Napolit, ku u rrit dhe u edukua . Si trashëgimtari i parë direkt, dhe si fisnik që ishte nuk kish si t’i shpërfillte ato armë me vlerë simbnolike.
Siç dihet nga historia, turqit më 1480 arritën të zbarkonin në portin e Otrantos. Kjo ngjarje tronditi jo vetëm Italinë po edhe Europën.. Po me mobilizim të jashtëzakoshëm forcash liridashëse, rreziku ottoman u shmang.. Në betejen ë Otrantos në krye të shumë arbëreshëve mori pjesë edhe Gjon Kastrioti.
Ai ishte njeri aktiv dhe i edukuar me dashuri për vëndlindjen. Fitorja në Otranto i ngjalli atij shpresa se edhe në Atdheun e tij të parë, në Arbëri, mund të shporrej sundimi turk. Siç pohon Prof. Injac Zamputi, “më 1481, me kërkesat e përsëritura të shqiptareve që ishin hedhur në kryengritje, më ndihmën edhe të mbretit Ferrante të Napolit, Gjoni u nis në krye të një ekspedite për në Shqipëri. Zbarkimi i tij dha shkas për zgjerimin e lëvizjes çlirimtare. Kryengritësit arritën që të çlirojnë një pjësë të trojeve shqiptare që nga Himara e Vlora e dëri në Shqipërinë e Mesme, po përpjëkja për të marrë Krujën nuk pati sukses.”
Nga burimet historike merret vesh se Gjoni që martuar më një vajzë mërgimtare në Itali, me emrin Irena, bijë e një despoti, e cila kishte nënë Helena Paleologun me prejardhje nga dinastia perandorake e Paleologëve. Nga martesa me Irenën ai pati katër djem dhe një vajzë. Djali i parë mori emrin e gjyshit dhe u quajt Gjergj Kastrioti, mori gjithashtu edhe emrin e dytë të gjyshit, Skënderbe. Po për t’ u dalluar nga i gjyshi u emrua dhe Skënderbeu – i Ri. Ai u lind dhe u rrit në oborrin e mbretërisë së Napolit. Doli në skenën historike më 1499, kur me nismën e vetë, donte te shkonte në Arbëri, duke iu përgjegjur thirrjeve që vinin nga populli i Atdheut prindëror që kishte ngritur krye përsëri. Për koniuturat politike të kohës, nuk arriti të vinte me një herë në Arbëri. Por mbas dy vjetësh u lejua që të shkonte në viset e të parëve të tij. U fut në Shqipëri më 1501, kur populli kishtë çliruar Lezhën. U prit me entusiazëm nga vëndasit. Po me gjithë dëshirën liridashëse dhë përpjekjet e tij, nuk mundi të paktën të rimëkëmbte principatën e Kastriotëvë. Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar shkruhet se Skënderbeu i Ri vdiq në famagustë- Qipro. Ndërsa studjuesi Eqrem Bej Vlora në kujtimet e veta na njofton për varrin e djalit tjetër të Gjonit, të Kostandinit, për të cilin tregon se ka parë “varrin e nipit të Skënderbeut në kishën e Shën Marisë së engjujve, në Napoli, ku është venë stema e tij: një shqiponjë heraldike me një yll të bardhë e vezullues pesëcepësh mbi të dy krerët. Sipas informacionit që jep Prof. K.Frashëri te artikulli “Skënderbeu, Vdekja e pinjollit dhe trashëgimtarët jashtë martese”, gjejmë se Skënderbeu i Ri kishte pasur një djalë, të quajtur Alfons. Këtë djalë me sa duket e rriti Andronika, gjyshja. Ajo kur iku në Spanjë, më 1503, e mori Alfonsin ende fëmijë me vete. Atje ai nuk pati jetë të gjatë dhe vdiq më 1508. Kjo fatkeqësi shënohet në pllakën e varrit të tij, ku janë gdhëndur në spanjisht fjalët : “Këtu prehet Alfonsi, biri i të famshmit Gjergj Kastrioti…… Vdiq në moshën 15 vjeçare në qytetin e Valencias, në vitin 1508” .
Në këtë mënyrë nga sa kemi shkruar gjër këtu, arrijmë te mendimi se armët e Skënderbeut nuk janë nxjerrë jashtë shtëpisë as nga Gjon Kastrioti i Dytë, as nga i biri, Gjergj Kastrioti i Dytë dhe as nga i biri i të birit, Alfonsi, që vdiq adoleshent në Valencia.
Djali i dytë i Gjonit ishte Kostandini, i cili në moshën 20 vjëçare, 1497, qe hirotonisur dhespot i Izermias dhe vdiq në vitin 1500. Në varrin që i ngriti e gjyshja, në kishën Santa Maria Nuova në Napoli, atij i është kushtuar një epitaf latinisht: “Mbylli para kohe një jëtë të jetuar me nder”. Si dhespot ai s’ qe martuar dhe nuk pati fëmijë.
Djali i tretë ishtë Ferdinandi, i cili jetoi gjatë. Kursë djali i katërt i Gjon Kastriotit, Frederiku, vdiq i ri, pa lënë fëmijë. Atëherë, i vetmi trashëgimtar i Skënderbeut në linjën mashkullore mbeti Ferdinandi. Me këtë cilësi ai trashëgoi edhe pronat, zotërimet feudale që i ati kishte në San Pietro të Galantinës.
Gjon Kastrioti pati edhe një vajzë, Marien, e cila nuk u martua. Ajo ishtë një grua e kulturuar dhe jetoi gjatë.. Pleqërinë e kaloi me mbesën e saj Irënën, vajzën e Ferdinandit, deri sa vdiq më 1565.
Me një fjalë nga pasardhësit direkt të Skënderbeut jetoi gjatë vetëm djali i tretë i Gjonit, Ferdinand Kastrioti. Ky u martua me Adriana Acquaviva-n, vajzën e Dukës së Nardo-s. Ai pati dy fëmijë më atë, një djalë që i vdiq foshnje, dhe një vajzë Irenën, e cila mori emrin e të gjyshes së saj Irena Paleologu.
Prof. K. Frashëri, duke analizuar hollësisht pinjollët e familjes Kastrioti, tregon se historianët e provincës rrëfejnë se Ferdinandi bënte nga pikëpamja morale një jëtë pak të lirë. Siç del nga kronikat e kohës ai kishte edhe fëmijë të paligjshëm. Midis tyre një farë trajtimi të veçantë pati nga i ati vetëm Akili, djali jashtëmartese që pati me një vajzë 20 vjeçare arvanitase me origjinë nga Korona e Moresë, e nvendosur në Kalabri dhe për këtë arsye të vendlindjes quhej Eleonora Koronika.
Përfundimi është se në familjen e Kastriotëve linja mashkullore e trashëgimisë u mbyll me Ferdinandin . Vajza e tij e vetme Irena mbeti trashëgimtare e pasurisë që la i gjyshi dhe i ati i saj.
Si e vetmja trashëgimtare e Gjon Kasriotit, Irena mori, së bashku me pasurinë , edhe objektet e vyera nga ana simbolike, dy shpatat dhe përkrenaren e Skënderbeut. Ajo perveç pasurisë trashëgoi edhe titullin dukeshë. Irena u martua me Princin Pier Antonio di Sanseverina. Po siç thonë kronikat italiane, i shoqi i Irenës qëlloi të ishte një njeri plangprishës. Me shpënzimet vend e pa vend, brenda një kohe të shkurtër, ai e firasi gjithë pasurinë. Kur vdiq, ai i la Irenës një pasuri të shkatërruar dhe 700,000 dukatë ari borxhë. Për të kapërcyer gjëndjen e vështirësuar ekonomike, ku e shpuri i shoqi , Irena në bashkëpunim dhe me të vëllanë e saj jashtëmartese, Akilin, u detyrua të shiste pasurinë. Me sa duket nga kjo situatë financiare krtike Irena Kastrioti vendosi të shiste edhe objektet me vlere simbolike te Skënderbeut.
Dhe tani, kur e dimë pinjolin e familjes së Kastriotëve që guxoi të shiste armët e stërgjyshit, heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, lë të shikojmë shtegëtimin e më tejshëm të këtyrë armëvë, nga Italia e jugut në Austri. Për këtë na vijnë në ndihmë edhe të dhënat muzeale të Vjënës. Merita kryësore për gjëllitjen e këtyre armëve dhe ruajtjen e tyre me autenticitet të plotë si dhe strehimin e garantuar në shekuj e ka Archduk Ferdinandi II i principatës së Tirolit, dhe në mënyrë të vaçant administratori i tij Shrenk.
Më 1567 Ferdinandi shkoi në Insbruk, kryeqytet i Tirolit, të cilin e kishte trashëgimi nga i ati ; shkoi atje me synimin që të restauronte kështjellën Ambras dhe të ngrinte atje, brenda kështjellës një ekspozitë a po museum armësh. Për këtë qëllim Ferdinandi shkroi një lëtër drejtuar gjithë personaliteteve të njohura, të cilët kishin lidhe me përsonazhe me të kaluar lutarake për shekujt XV dhe XVI., duke ua bërë atyre të ditur se deshte të gjente armë të heronjëve të ndryshëm ndër beteja të kësaj periudhe kundrejt vlerës se tyre.
Ky njoftim i Ferdinandit II të Tirolit sensibilizoi opinionin për grumbullimin e armëve me vlera antike dhe muzeale. Kështu që armët e Skënderbeut, të veçuara, të shitura në dy persona, me anë të kësaj kërkese, do të ribashkohëshin. Deri në vitin ’70 përkrenarja e heroit dhe shpata e shkurtër ndodhëshin në duart e Dukës së Urbinos, kurse shpatën tjetër e mbantë Duka i Arskotit. Po ndërkohë, të dy këta blerës të armëve të Skënderbeut, ua shitën ato blerësve të dytë. Konti Volfang i Sturbenbergut bleu përkrenaren dhe shpatën e shkurtër, kurse shpatën tjetër më të gjatë e bleu Arkiduka i Stirisë, i quajtur Karli, biri i dytë i Perandorit të Austrisë. Ai që do t’i bashkonte përfundimisht e do t’i siguronte këto armë te kryetrimit shqiptar do te ishte djali tjetëri i Përandorit gjerman (vëllai i Karlit), qe e permendem dhe me larte per letren e tij, Arkduk Ferdinandi II i Tirolit, me porosinë etë cilit, kancelari i tij, J. Shrenk, i shtiu ato në dorë me blerje.
Asdministratori i Arkiduk Ferdinandit II, Jacob Schrenk von Gotzing do të pajiste edhe më mirë muzeumin që Ferdinandi kishte ngritur në kështjëllën Ambras.
Përmendja e parë e armëve të Skënderbeut gjatë kohës për kompletimin e muzeumit të kështjellës Ambras figuron në një letër të datës 15 tetor, 1578. Në këtë letër që dërgohej nga Duka i Urbinos për te Arkiduk Ferdinandi shënohej se ai do të dërgonte helmetën dhe shpatën e Skënderbeut në Ambras.
Më 1605 Kështjella Ambras, përfshiu edhe ekspozitën e armëve, i qe shitur Perandorit të Austrisë. Atje shpata e Skënderbeut, dhe helmeta e tij do të qendrojnë për 201 vjet deri më 1806.
Më vonë ato do të transfëroheshin në muzeumin e kështjellës Belvedere. Pikërisht në këtë museum pati fatin dhe kënaqësinë poeti Naim Frashëri t’i shikonte këto armë të Skënderbeut, të prekej dhe të frymëzohej për të shkruar me krënari kombëtare vargjet aq patriotike:
Në Belvedere, në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë;
Armët e tija kur i pashë
Lumja ti moj Shjqipëri thashë.
Dhë më pastaj , në vitin 1888, armët ë Skënderbeut do të vendoseshin në muzeumin Kunsthistoriches të Vjenës, ku gjenden edhe sot.
Me këtë rast, në mbarim të këtij shkrimi, le të shpresojmë se një ditë këto armë të heroit tonë kombëtar do të marrin rrugën për të shtegëtuar drejt Shqipërisë dhë të qendrojnë përjëtësisht në Muzëumin historik të Krujës.
Literaturë
Frashëri,K. “Skënderbeu, Vdekja e pinjollit të fundit dhe trashëgimtarët jashtë martëse”.
Frashëri, N. “Vëpra” 2, Botimët “Rilindja”, Prishtinë, 1978
Muzaka, Gj. “Memoria” Botimet “Toena”, Tiranë, 1996.
Vlora, E . Bej, “Kujtime”, vol.2 , Tiranë, 2001.
Zamputi, I. “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”
.