• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shtegëtimi i Armëve të Skënderbeut …

December 16, 2020 by dgreca

NGA ARISTOTEL MICI/

Në Belvedere, në Vjenë,/

Sikur pashë Skënderbenë./

Armët e tij kur i pashë./

Lumja ti, moj Shqipëri thashë ./

N. Frashëri/

Çdo shqiptar i vertetë, sa ka dëshirë të shohë armët ë Skënderbeut, po aq është edhe kurioz të dijë udhën e këtyre armëve, shtegëtimin e tyre nga  Kruja në Vjenë. Sipas të dhënave muzeale që dalin nga Vjena, dhe hulumtimeve  gjurmuese, që kanë bërë historianët, çështja ë  shtegëtimit  që  duhet të kenë bërë armët e Skënderbeut, bëhet më e ndriçuar.

Sigurisht, që lëvizja e parë e këtyre armëvë  ka qënë e lidhur ngushtë me emigrimin  e Donikes, gruas  së Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, pas vdekjes së tij, më 1468. Largimi nga atdheu  i Donika (Andronika) Kastriotit me të birin  e saj Gjonin u bë nga bregu i Rodonit. Njoftimin më të besueshëm për shpërnguljen e familjes së  Heroit  e gjejmë te shënimet e Princit Gjon Muzaka, në  “Memorien” që ai u la si  porosi të bijëve lidhur me gjenealogjinë e fisit si edhe  viset e principatës së vëtë.  Ai është i sigurt  dhe të bind  në këtë rast  për sa  tregon , sepse  së bashkui me  Andronikën, u nisën  për shoqërim edhe  dy motrat e tij.  Në këtë material historik të Gjon  Muzakës, sipas përkthimit të Dhori Qiriazit,  është shkruar fjalë për fjalë: ”Zonja Skënderbega, gruaja e  tij (pra e Heroit) shkeli në këtë mbrëtëri të Napolit, kur i vdiq i  shoqi e vetme  me zotin Gjon, të birin, tëpër të ri dhe me të shkuan  dhe dy motrat e  mia, burrate e të cilave ishin vrarë në këto luftra. Njëra ishte Zonja Maria, e cila është grua e  Zot Muzak Komnenit, i thirrur nga populli i Angjelinës  dhe  tjetra qe Zonja Helena që ishte e martuar me  Zotin Gjergj Karlës.”

Në këtë shpërngulje, Andronika, e mbiquajtura edhe Zonja Skanderbega, pa tjetër që midis  objekteve më të rëndësishme ka marrë me vete edhe  armët e të shoqit, si simbole të  heroizmit të tij në luftime.

Si pas një studimi të Prof. Kristo Frashërit, Donika me Gjonin  në fillim u vendosën në Napoli, pastaj me shpurën e tyre në Monte Sant’ Angelo.  Ndër kohë, Skanderbega u pranua në oborrin mbretëror aragonez. Më vonë ajo u trajtua si  “Zonjë Nderi” (Damë d’ Honneur”) e mbretëreshës  së Napolit, Johana  III, ku jetoi shumë vjet.  Më vonë, kur mbretëresha shkoi në Spanjë, e mori  Andronikën me vete  gjithnjë si  “Zonjë Nderi”  në pallatin e saj mbretëror në Valencia. Atje  Andronika  vdiq  rreth vitit 1508. U varros në manastirin ë Trinisë së  Shënjtë në Valencia. Vite më vonë, Nëna Mbretëreshë Johana III,  porosiste që të silleshin  nga Valencia në Napoli eshtrat e “së dashurës e të devotshmes Skannalibecha”; gjë që trëgon se ajo e ruajti  emrin Skanderbega deri sa vdiq. Pra, sa qe gjallë  e veja e Skënderbeut, Andronika, nuk kemi të dhëna se ajo i ka nxjerë nga shtëpia armët e të shoqit. 

Atëherë le të shikojmë se cili person mund t’i këtë nxjerrë nga shtëpia e Kastriotëve armët e Skënderbeut.

Gjon Kastrioti, në moshën 14 vjeçare, bashkë me nënën e tij u vendos në feudet që u kishtë dhënë mbreti  i Napolit, ku u rrit dhe u edukua . Si trashëgimtari i parë direkt, dhe si fisnik që ishte nuk kish si t’i shpërfillte ato armë me vlerë simbnolike. 

Siç dihet nga historia, turqit më 1480 arritën të zbarkonin në portin e Otrantos. Kjo ngjarje tronditi jo vetëm Italinë po edhe Europën.. Po me mobilizim të jashtëzakoshëm forcash liridashëse, rreziku ottoman u shmang.. Në betejen ë Otrantos në krye të shumë arbëreshëve mori pjesë edhe Gjon Kastrioti.

Ai ishte  njeri aktiv dhe i edukuar me dashuri për vëndlindjen. Fitorja në Otranto i ngjalli  atij shpresa se edhe në Atdheun e tij të parë, në Arbëri, mund të shporrej sundimi turk. Siç pohon Prof. Injac Zamputi, “më 1481, me kërkesat e përsëritura të shqiptareve që ishin hedhur në kryengritje, më ndihmën edhe të mbretit Ferrante të Napolit, Gjoni u nis në krye të një ekspedite për në Shqipëri. Zbarkimi i tij dha shkas për  zgjerimin e  lëvizjes çlirimtare. Kryengritësit arritën që të çlirojnë një pjësë të trojeve shqiptare që nga  Himara e Vlora e dëri në Shqipërinë e Mesme, po përpjëkja për të marrë Krujën nuk pati sukses.”

Nga burimet historike merret vesh se Gjoni që martuar më  një vajzë mërgimtare në Itali, me emrin Irena, bijë e një despoti, e cila kishte  nënë Helena Paleologun me prejardhje  nga dinastia perandorake e  Paleologëve. Nga  martesa me Irenën ai pati  katër djem dhe një vajzë. Djali i  parë mori emrin e gjyshit dhe u quajt Gjergj Kastrioti, mori gjithashtu edhe emrin e dytë të gjyshit, Skënderbe. Po  për t’ u dalluar nga i  gjyshi  u emrua dhe Skënderbeu – i Ri.   Ai u lind dhe u rrit në oborrin e mbretërisë së Napolit. Doli në skenën historike më 1499, kur me nismën e vetë, donte te shkonte në Arbëri, duke iu përgjegjur thirrjeve që vinin nga  populli i Atdheut  prindëror që kishte ngritur krye përsëri. Për koniuturat  politike të kohës, nuk  arriti të vinte me një herë në Arbëri. Por mbas dy vjetësh u lejua që të shkonte në viset e të parëve të tij.  U fut në Shqipëri më 1501, kur populli  kishtë çliruar Lezhën. U prit me entusiazëm nga vëndasit. Po me gjithë dëshirën liridashëse dhë përpjekjet e tij,  nuk  mundi të paktën të rimëkëmbte principatën e Kastriotëvë. Në  Fjalorin Enciklopedik Shqiptar  shkruhet se Skënderbeu   i Ri vdiq në  famagustë- Qipro.                                                                                                                            Ndërsa studjuesi Eqrem Bej Vlora  në kujtimet e veta na njofton  për varrin e djalit tjetër të Gjonit, të Kostandinit, për të cilin tregon se ka parë “varrin e  nipit të  Skënderbeut në kishën e  Shën Marisë së engjujve, në Napoli, ku është  venë  stema e  tij: një  shqiponjë heraldike me  një yll të bardhë e vezullues pesëcepësh mbi të dy krerët.                                                                                                                  Sipas informacionit që jep Prof. K.Frashëri te artikulli “Skënderbeu, Vdekja e pinjollit dhe trashëgimtarët jashtë martese”,  gjejmë se Skënderbeu  i Ri  kishte pasur një djalë, të quajtur Alfons. Këtë djalë me sa duket e rriti Andronika, gjyshja.  Ajo kur iku në Spanjë, më 1503, e mori Alfonsin ende fëmijë me vete. Atje ai nuk pati jetë të gjatë dhe vdiq më 1508. Kjo fatkeqësi shënohet  në pllakën e varrit të tij, ku janë gdhëndur në spanjisht fjalët : “Këtu prehet Alfonsi, biri i të famshmit  Gjergj Kastrioti…… Vdiq në moshën 15 vjeçare  në qytetin e Valencias, në vitin 1508” .

Në këtë mënyrë nga sa kemi shkruar gjër këtu, arrijmë te mendimi se armët e Skënderbeut nuk janë nxjerrë jashtë shtëpisë as nga Gjon Kastrioti i Dytë, as nga i biri, Gjergj Kastrioti  i Dytë dhe as nga i biri i të birit, Alfonsi, që vdiq adoleshent në Valencia.

Djali i dytë i Gjonit ishte  Kostandini, i cili në moshën 20 vjëçare,  1497, qe hirotonisur dhespot i Izermias dhe vdiq në vitin 1500. Në varrin që i ngriti e gjyshja,  në kishën Santa Maria Nuova në Napoli, atij i është kushtuar një epitaf latinisht: “Mbylli para kohe një jëtë  të jetuar me nder”. Si dhespot ai s’ qe martuar dhe nuk pati fëmijë.

Djali i tretë ishtë Ferdinandi, i cili jetoi gjatë. Kursë djali i katërt  i Gjon Kastriotit, Frederiku, vdiq i ri, pa lënë fëmijë. Atëherë, i vetmi trashëgimtar i Skënderbeut   në linjën mashkullore mbeti Ferdinandi.  Me këtë cilësi ai trashëgoi edhe  pronat, zotërimet feudale që i ati  kishte në San Pietro të Galantinës.

Gjon Kastrioti pati edhe një vajzë, Marien, e cila nuk u martua. Ajo ishtë një grua e kulturuar dhe jetoi gjatë.. Pleqërinë e kaloi me mbesën e saj Irënën, vajzën e Ferdinandit, deri sa vdiq më 1565.

Me një fjalë nga pasardhësit direkt të Skënderbeut  jetoi gjatë vetëm  djali i tretë i Gjonit, Ferdinand Kastrioti. Ky u martua me Adriana Acquaviva-n, vajzën e Dukës së Nardo-s. Ai pati dy fëmijë më atë, një djalë që i vdiq foshnje, dhe një vajzë Irenën, e cila mori emrin e të gjyshes së saj Irena Paleologu.

 Prof. K. Frashëri, duke  analizuar hollësisht pinjollët e familjes Kastrioti, tregon se  historianët e  provincës  rrëfejnë se Ferdinandi bënte nga pikëpamja morale një jëtë pak të lirë. Siç del nga  kronikat e kohës ai  kishte edhe fëmijë të paligjshëm. Midis tyre një farë trajtimi të veçantë pati  nga i ati vetëm Akili, djali jashtëmartese  që pati me një vajzë 20 vjeçare arvanitase me origjinë nga  Korona e Moresë, e nvendosur në Kalabri dhe për këtë arsye të  vendlindjes quhej  Eleonora  Koronika.   

Përfundimi është se në familjen e Kastriotëve linja mashkullore e trashëgimisë u mbyll me Ferdinandin . Vajza e tij e vetme Irena mbeti trashëgimtare e pasurisë që la  i gjyshi dhe i ati i saj.

Si e vetmja trashëgimtare e  Gjon Kasriotit, Irena mori,  së bashku me pasurinë , edhe objektet e vyera nga ana simbolike, dy shpatat  dhe përkrenaren e Skënderbeut.  Ajo perveç pasurisë trashëgoi edhe titullin dukeshë. Irena u martua me  Princin Pier Antonio di Sanseverina. Po siç thonë  kronikat italiane, i shoqi i Irenës  qëlloi të ishte një njeri plangprishës. Me shpënzimet vend e pa vend, brenda një kohe të shkurtër, ai e firasi gjithë pasurinë. Kur vdiq, ai i la Irenës  një  pasuri të shkatërruar dhe  700,000 dukatë ari borxhë. Për të kapërcyer gjëndjen e vështirësuar ekonomike, ku e shpuri i shoqi ,  Irena në bashkëpunim dhe me të vëllanë  e  saj jashtëmartese, Akilin, u detyrua të shiste pasurinë. Me sa duket nga kjo situatë  financiare krtike Irena Kastrioti  vendosi të shiste edhe objektet me vlere simbolike te Skënderbeut.

Dhe tani, kur e dimë pinjolin e familjes së Kastriotëve që guxoi të shiste  armët e stërgjyshit, heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, lë të shikojmë shtegëtimin e më tejshëm të këtyrë armëvë, nga Italia e jugut në Austri. Për këtë na vijnë në ndihmë edhe të dhënat muzeale të Vjënës. Merita kryësore për gjëllitjen e këtyre armëve dhe ruajtjen e tyre me autenticitet të plotë si dhe strehimin e garantuar në shekuj e ka Archduk Ferdinandi II  i  principatës së Tirolit, dhe në mënyrë të vaçant administratori i tij Shrenk.

Më 1567  Ferdinandi shkoi në Insbruk, kryeqytet i Tirolit, të cilin e kishte trashëgimi nga i ati ; shkoi atje me synimin që të restauronte kështjellën  Ambras dhe të ngrinte atje, brenda kështjellës një ekspozitë a po museum armësh. Për këtë qëllim  Ferdinandi shkroi një lëtër drejtuar gjithë personaliteteve të njohura, të cilët kishin lidhe me përsonazhe me të kaluar lutarake për shekujt XV dhe XVI., duke ua bërë atyre të ditur se deshte të gjente armë të heronjëve të ndryshëm ndër beteja të kësaj periudhe kundrejt vlerës se tyre.

Ky njoftim  i Ferdinandit II të Tirolit sensibilizoi opinionin për  grumbullimin e  armëve me vlera antike dhe muzeale.  Kështu që  armët e Skënderbeut, të veçuara, të shitura në dy persona, me anë të kësaj kërkese, do të  ribashkohëshin. Deri në vitin ’70  përkrenarja e heroit dhe shpata e shkurtër ndodhëshin në duart e  Dukës së Urbinos, kurse  shpatën tjetër e mbantë  Duka i  Arskotit. Po ndërkohë, të dy këta blerës të armëve të Skënderbeut,  ua shitën ato blerësve të dytë. Konti Volfang i  Sturbenbergut bleu përkrenaren dhe shpatën e shkurtër, kurse  shpatën tjetër më të gjatë e bleu Arkiduka i Stirisë, i quajtur Karli,  biri i dytë i Perandorit të Austrisë. Ai që do t’i bashkonte përfundimisht e do t’i siguronte këto armë te kryetrimit shqiptar do te ishte djali tjetëri i  Përandorit gjerman (vëllai i Karlit), qe e permendem dhe me larte per letren e tij, Arkduk Ferdinandi II i Tirolit,  me porosinë etë cilit, kancelari i tij, J. Shrenk, i shtiu ato në dorë me blerje.

        Asdministratori i Arkiduk Ferdinandit II,  Jacob Schrenk von Gotzing do të  pajiste edhe  më mirë muzeumin që Ferdinandi kishte  ngritur në kështjëllën  Ambras. 

Përmendja e parë  e  armëve të Skënderbeut gjatë kohës  për kompletimin e muzeumit të kështjellës Ambras figuron në një letër të datës 15 tetor, 1578. Në këtë letër  që dërgohej nga Duka i Urbinos për te Arkiduk Ferdinandi shënohej se ai do të dërgonte  helmetën dhe shpatën e Skënderbeut  në Ambras. 

Më 1605  Kështjella Ambras,  përfshiu edhe ekspozitën e armëve, i qe shitur Perandorit të Austrisë. Atje  shpata e Skënderbeut, dhe  helmeta e tij do të qendrojnë për  201 vjet deri më 1806. 

Më vonë ato do të transfëroheshin në muzeumin e kështjellës  Belvedere.  Pikërisht në  këtë museum pati  fatin dhe kënaqësinë poeti Naim Frashëri t’i shikonte këto armë të Skënderbeut, të prekej dhe të frymëzohej për të shkruar me krënari kombëtare vargjet  aq patriotike:

                Në Belvedere, në Vjenë,

    Sikur  pashë Skënderbenë;

                  Armët e tija kur i pashë

                  Lumja ti moj Shjqipëri thashë.

Dhë më  pastaj , në vitin 1888,  armët ë Skënderbeut do të vendoseshin në  muzeumin   Kunsthistoriches të Vjenës, ku gjenden edhe sot.

Me këtë rast, në mbarim të këtij shkrimi, le të shpresojmë se një ditë  këto  armë  të heroit tonë kombëtar do të marrin rrugën për të shtegëtuar drejt  Shqipërisë dhë të qendrojnë  përjëtësisht në Muzëumin  historik të Krujës.

                      Literaturë

Frashëri,K.  “Skënderbeu, Vdekja e pinjollit të fundit dhe trashëgimtarët jashtë martëse”.

Frashëri, N. “Vëpra” 2, Botimët “Rilindja”, Prishtinë, 1978 

 Muzaka,  Gj. “Memoria” Botimet  “Toena”, Tiranë, 1996.

Vlora, E . Bej, “Kujtime”, vol.2 , Tiranë, 2001.

Zamputi, I.  “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”

.

Filed Under: Politike Tagged With: Aristotel Mici, armete Skenderbeut, Skenderbeu

Shqiptarët dhe Emblema e Flamurit të Tyre

November 26, 2018 by dgreca

1 aristotel Mici ok1 Flamuri-kombetar-1

Esse nga  Aristotel Mici/

Flamuri shqiptar me shqiponjën në mes ka historinë e tij të herëshme, që buron nga vete lashtësia e kombit. Jo rastësisht  Eqrem Bej Vlora  do të shkruante për atë në kujtime: “Historia e këtij flamuri tretet në  mjergullën e kohës”[1].   Simboli  emblematik i shqiponjës  në  fushën e kuqe të flamurit fillon në kohën e vjetër Para Krishtit, vazhdon në Mesjetë edhe mbrrin në kohët e reja moderne. Imazhi i shqiponjës së këtij flamuri nis me një  legjendë antike, kurse gjurmët e tij enden që nga librat historikë e deri te dëshmitë materiale, që nga vargjet e poetëve e deri te këngët e trimave kryengritës.

Straboni,[2] duke hetuar për kohën Pellazgo – Ilire, vinte re se ky popull në të vjetrat kohe ishte më i rrepti e më luftëtari e Shqiponja ishte pajtorja më e mirë për të. Atëherë  që kur Zeusi nga pellazgo-ilirët nderohej si perëndi, faltoren e vetë e kishte në Dodonën e thesprotëve, pra në Çamëri. “Dhe kështu me kalimin shkallë shkallë të paganizmit në monotheizëm, shqiponja nga simbol fetar u kthye në simbol kombëtar. Aq shumë u  përngjit ajo me njeriun vetë sa atij zuri t’ia mënjanonte tërë emërtimet e tjera, duke i lënë emrin e vetë përgjithësues “shqiptar” (biri i shqiponjës)”[3].  Natyrisht, ky është një rrëfim legjendar dhe, si i tillë, mund të jetë i diskutueshëm. Po mos të harrojmë se  edhe emri i detit Egje mbështëtet mbi një rrëfim legjendar. Siç na mëson mithi i lashtë, mbreti Egje u mbyt në këtë det, tek pa i pikëlluar velat e zeza të anijes së birit të tij, Tezeut, duke e marrë të birin për të vdekur. Atëherë, sipas mithit të lashtë, emrin e mbretit Egje e mori deti. Edhe kontinenti plak i Evropës e ka marrë emrin nga  një e dashur e Zeusit, me emrin Evropa, me të cilën ai pat rënë në dashuri.. Dihen nga të gjithë  historianët këto emërtime mitiko – legjendare, po asnjë komentator nuk shprehet kundër.

Ka edhe ndonjë studiues që mendon se shqiponja, edhe pse është  simbol, nuk ka qenë ndonjëherë  “totem” e gjyshërve tanë në Dheun e Arbërit; dhe, duke mos qenë e tillë, ajo nuk është  figurë bindëse për të përligjur idene e hipotezës se etnonimi  shqiptar, qoftë në mënyrë hipotetike, mund ta ketë  prejardhjen nga emri i shpendit të “shqiponjës” apo” shqipes”.Aq me mosperfillje shihet kjo ide e mundshme, sa nuk futet as në listat e hipotezave, që rrahin të qartësojnë etimologjinë e fjalës shqipe dhe të emrit shqiptar. Kur lexon një arsyetim të tillë, mendja të shkon vetiu te legjenda e “nënës ulkonjë” në Romën e lashtë, tek ajo ujkonja e gdhendur ne skupturë me emrin Lupa Capitolina, e cila, sipas legjendës, ushqeu me qumështin e saj binjakët Romulin dhe Remin. Kjo ujkonjë nuk ka qenë “totem” për fisin Latin të Laciumit. Këtë e dinë  latinistët, po megjithatë, ata nuk e hedhin poshtë legjendën e themelimit të Romës nga Romi. Për më tepër, figura e “nënës ujkonjë” demonstrohet me madhështi nësa e sa vepra arti, që nga mozaiku dhe pikturat e  Leçes, ne jug të Italisë, e deri te skulpturat, altoreliefet e basoreliefet e Romës  antike dhe asaj  të sotme, pa përmendur reklamat  e panumërta nëpër kutitë e qumshtit. Atëherë lind pyetja pse shqiptarët duhet të jenë kaq shpërfillës ndaj simbolit të tyre shekullor?  Kështu të krijohet një lloj  çudije,  kur atë që na e pohon Straboni si shenjë krenarie, e shmangim  ne sot

 

*  **   *

Po me tepër se hamendja e një legjende, janë faktet e shumta historike dhe arsyet gjuhësore që të sjellin te hipoteza se simboli emblematik i shqiponjës duhet të jetë në themel të idesë për unitetin tonë  kombëtar. Nuk ka dyshim se flamuri me fushën e kuqe dhe shqipen dykrenare në mes është simboli ynë më i vjetrër mbarëkombëtar. Me këtë flamur në mendje dhe në zemër ne kudo ndjehemi shqiptar. Gjuha shqipe dhe flamuri na bashkojne e na vëllazërojne kudo që të ndodhemi si te  Nëna Shqipëri, si në Kosovë, në Maqedoni, në Preshevë, Bujanovsk, në Mal të Zi, në Itali,  në Greqi, në Turqi dhe kudo nëpër kontinente, nga Amerika e deri në Australi. Flamuri dhe gjuha amëtare janë dy hallkat që na lidhin si vëllezër  shqiptar të një gjaku.

Qysh në shekullin e dytë Pas Krishtit, biografi  i antikitetit, Plutarku, në veprën  “Jetë Paralele” tregon për Pirron e Epirit se kur ushtarët po e glorifikonin pas betejës së Heraklesë (280 PK) duke e quajtur atë “Shqiponjë”. Ai iu drejtua atyre dhe u thotë: “Nga ju unë jam  shqiponjë; dhe si  të mos jem i tillë, kur ju jeni flatrat e mia që me ngrini aq lart!”.[4] Nga ky episod fare qartë duket adhurimi i stërgjyshërve tanë  për figurën e shpendit të shqiponjës, e cila gjatë shekujve do të kthehej në simbol emblematik, duke u bërë shënja më dalluese për të gjithë arbëreshët në Dheun e Arbërit. Këtë ide e mbështet edhe Pashko Vasa në artikullin ”Shqypnia dhe Shqyptarët”, të botuar më 1879, kur shkruan: “Që prej fjalëve që i thanë ushtarët Pirros, e prej fjalëve që iu përgjegj Pirroja, na ka mbetur neve emni shqiptarët, e dheut ynë i thonë Shqypni, e gjuhës yne i thonë shqype e Plutarku  e dëfton hollë e hollë”.[5]

Kurse Apostulli i Shqiptarizmës, poeti Naim Frashëri, do të  thurte vargje  tek poema  “Dëshira e vërtetë e Shqiptarëve”:

U quajt  me këtë emër që moti shqiptari

Nga “shqipja”, q’ish i fortë, në luftë më i pari.

E nga që mbante krye në flamur kurdoherë

Shqiponjën, shenjë  të trimërisë në vlerë[6]

Dhe në vitin 1886 në  kapitullin “Prindërit” tek  “Histori e Shqipërisë” po ky Rilindas i madh do të pohonte:”Shpesi që i themi  “shqipe” ishte sipas besës zogu i Hyjit dhe shenjë e trimërisë. Andaj e kishin në flamur shqiptarët e vjetër, pa  nga shqipja u quajtën shqiptarë”.

Në unison me këtë ide të poetit Naim Frashëri është edhe Prof. Abas Ermenji, i cili në një studim  voluminos për vendin e Skëderbeut në histori, shpreh mendimin e vetë për etnonimin shqiptar si edhe për emrin e gjuhës amtare, ku shkruan se: “Në kohën e Skenderbeut dhe përpara tij, Shqiptarët e quanin veten Arbëreshë. Kështu quhen edhe sot Shqiptarët e Italisë së jugës, që e lanë vendin tonë pas asaj epopeje…. Si qëlloi që gjatë sundimit turk, Shqiptarët u quajtën me emrin që kanë sot?  Emri  Shqiptar dhe gjuha shqipe nuk besohet të kenë asnjë tjetër prejardhje përvec  shqipes që përbën simbolin e flamurit të Skenderbeut.

Pas vdekjes së kryetrimit, Shiptarët nuk u nënshtruan me një herë ndën Turqit. Ata vazhduan për shumë kohë përpjekje e kryengritje, qofshin  krahinore (në veri e në jugë), qofshin në një lidhje më të gjërë, për t’u çliruar nga zgjedha turke. Këto lëvizje ishin të frymëzuara  prej kujtimesh të Skenderbeut dhe të shqipes së tija dykrenore.

Duket se Shqiptarë u quajtën  ata që ecnin pas shqipes, ose ndjekës të shqipes, që ndiqnin akoma flamiurin e Skenderbeut, domethënë luftën e tija. Ky emër pastaj u përgjithësua dhe përfshiu tërë Shqiptarët pa përjashtim.

Nuk na duket të ketë një shpjegim tjetër më të përshtatshëm mbi kthimin e emërit Arbëreshë në emrin Shqiptarë.”[7]

Nga të parët historianë këtë flamur na e tregon Anonimi i Tivarit, më 1480,(i cituar nga Biemmi), i cili shkruan :”Flamuri i Skënderbeut ishte një shqiponjë e zezë me dy krerë dhe e hapur në shesh të kuq”. Dëshmi të njëjtë për këtë flamur me shqiponjën në mes jep edhe biografi i Skënderbeut, Marin Barleti :“Skënderbeu mbante flamuj të kuq, të qendisur me shqiponja të zeza dykrenare, ky ishte flamuri i fisit të tij”.[8]      Ky flamur ishte tipari dallues në të gjitha veprimtaritë luftarake të ushtrisë së Skënderbeut. Flamuri qe bërë pjesë e krenarisë së tyre ndër betejat heroike. Kudo që shkonte  ushtria e Skënderbeut për të luftuar, flamurët nuk i ndante nga vetja. Në të njëjtën vepër Marin Barleti tregon se “trimat e Skënderbeut nën komandën e tij kur shkuan në Pulje, për të ndihmuar mbretin Ferdinand të Napolit…mbanin flamurët e kuq me shqiponjën dy krenare në mes.” .

Po gjurmët e këtij flamuri me shqiponjën dy krenare shihen dy shekuj më përpara epokës Skënderbejane. Shenjat e flamurit me shqiponjë duhet t`i kërkojmë qysh me Principatën e Arbërit dhe Despotatin e Epirit. Aty nga fundi i shekullit XII, Progoni (1190-1199) do të sundonte dhe do të qeveriste principatën e Arbërit me gjithë atributet e një prijësi me vulën e flamurin e tij. Dhe më vonë, siç pohohet në  “Historinë e Shqipërisë”, në vitin 1336, Principata e Arbërit qe forcuar  aq shumë, sa Ludoviku, i  Anzhuinëve, i njohu Andrea Muzakës titullin Despot i Arbërisë[9].  Tre dekada më pas, kur Andrea Muzaka II i mundi bullgarët tek Mali i Peristerit në vitin 1372, pozita e despotatit forcohet edhe më tepër. Në ndihmë të këtij mendimi na vjen Princi Gjon Muzaka, i cili, në Memorien e vetë të shkruar më 1510,  tregon sesi “Perandori i Konstandinopolit u kënaq shumë që zoti Andrea Muzaka kishte pasur një fitore të tillë, me që kishte larguar nga muret e Adrianopolit armikun e tij të madh…I përmenduri Perandor urdhëroi që t`i jepnin atij stemën, d.m.th., shqiponjën me dy krerë….… i dha edhe një titull despotal…  Në të cilin ishte përvijuar me gurë xhevahiri shqiponja që thamë”[10].  Bëhet e qartë nga ky pohim se Muzakajt që pas mezit të shekullit të XIV mbanin titullin e despotit, që jepej nga perandori si edhe flamurin me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Me këtë flamur me shqiponjë Andrea Muzaka, në krye të luftëtarëve të tij, do të shkonte në Betejën e Fushë Kosovës më 1389 kundër ushtrisë së Sulltan Murati të Parë. Në atë betejë të prgjakshme, ku, siç shkruan  Evlija Çelebiu[11], “Sulltan Muradi shkoi  700,000 të pafe në teh të shpatës ( nënkupto martirët e rënë  nga radhët e forcave të aleancës së princave  të Ballkanit).  Atje u vra edhe  prijësi i sipërpërmendur i  principatës së Muzakajve.

Lidhur me lashtësinë e flamurit shqiptar me shqiponjën dykrenare duhen përmendur edhe “Statutet e Shkodrës” të zbuluara kohët e fundit në bibliotekën e Muzeut Correr të Venecias. Këto “Statute” hedhin dritë edhe më shumë në lashtësinë e flamurit kombëtar shqiptar. Statutet e Shkodrës  pasqyrojnë  një lloj “kushtetute”  për banorët e qytetit në  shekullin e XIV – XV. Sipas studiuesve ato janë hartuar para vitit 1446. Po ajo që është e rëndësishme të theksojme është fakti se në një faqe të ilustruar të këtyre  statuteve gjendet i pikturuar simboli kombëtar: “Shqiponja me dy krerë”.  Historiania e Mesjetës, Lucia Nadin, duke komentuar këtë faqe të ilustruar të “Statuteve”, shikon se në këtë pikturë pasqyrohet një stemë heraldike e bërë me kujdes:…një shqiponjë dykrenare e kurorzuar me ar në të dy  krerët  (…) “aquila bicipite, coronata d’ oro su entrambe le teste”). [12]  Kjo  studjuese, e nxitur nga zbulimi i këtyre dokumenteve shkruan: “Gjetja e “Statuteve të Shkodrës” rihap një faqe shumë të ndritshme, të harruar të ketij vendi, i njohur vetëm si vendi i Shqiponjave”[13].  Dhe më tej Prof. Nadini, duke analizuar  simbolikën e kësaj embleme, shikon se në të, në mënyrë figurative pasqyrohet  “shqiponja triumfale,  simbol i një autonomie të fuqishme qytetare[14]”

Emblemën e Shqiponjës dykrenare  në shekullin e XV e gjejmë jo vetëm në jug të Arbërisë si tek Pricipata e Muzakajve, a po ne Veri si ishte rasti i Statuteve të Shkodrës, po edhe në  Arbërinë e Mesme dhe Veri-Lindore si tek principata e Kastriotëve. Në librin “Historia e Shqipërisë”, kur trajtohet kryengritja e Gjon Kastriotit kundër fillimit të pushtimit turk, tregohet edhe stema e  principatës së tij, me emblemën e shqiponjës me dy krerë, rreth viteve 1429-1430.

Është për t`u vënë re se ky flamur dhe emblema me shqiponjën dykrenare qenë bërë aq të njohur, jo vetëm midis ushtarëve të Skënderbeut dhe popullit në Arbërinë e asaj kohe, po edhe midis radhëve të turqve osmanllinj. Këtë jehonë të simbolit të shqiponjës në radhën pushtuesve turq na e sjellë në mendje Marin Barleti  me veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës”, tek tregon se si  Sulltan Mehmeti II, i shoqëruar nga kalorësit e vetë, kur  ka parë pozicionet e qytetit të Shkodrës, paska thënë: “Oh ! se ç’ vend të shkëlqyer dhe të lartë paska zgjedhur shqiponja për vete dhe për  folenë e zogjëvë te saj”.[15].

Po ky flamur do t`i ngacmonte mendimin edhe baronit francez  J.de Lavardin[16], në vitin 1576, kur do të shkruante: “Në flamurët e tij, që ishin të gjithë të kuq, Skënderbeu  kishte një shqiponjë të zezë me dy krerë. Shqiponjën me dy krerë Skënderbeu do ta mbante te parzmorja, në kraharuar, si edhe në vulën shtetërore.”  

               Dhe tani do të ishte më me interes të dimë edhe për shtrirjen gjeografike të emblemës së Arbërisë për atë kohë. Dhe kjo kuptohet më mirë po të kemi parasysh lidhjet e krushqive midis familjeve princërore në shekujt e XIV dhe XV. Kështu përshëmbull tre nga vajzat e Gjon Kastriotit u martuan me bujarë nga familjet e njohura princërore, si tek Muzakajt, Aranitët e Topiajt (Hitoria e Shqipërisë- f.252). Po ashtu, siç tregon Gjon Muzaka në “Memoria”, një motër e Gjin Muzakës, Maria, qe martuar me Gjergj Aranitin. E para bijë e tij, Andronika, kur u rrit, u bë gruaja e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut. Kurse Gjon Muzaka e mori nusen e vetë nga dera e Dukagjinëve.  I përmendëm këto krushqi për të  përfytyruar sadopak lidhjet miqësore, si dhe hartën  e aleancave midis familjeve feudale në Arbëri. Dhe në çdo dasëm midis tyre ka lëvizur flamuri me shqiponjën , që i printe krushqit tek kalëronin për çdo festë martese. Deri vonë ka qenë ky zakon. Madje në Kosovë udhëtimi i krushqëve me flamur kombëtrar, kur merrej nusja ishte i gjallë  deri në fillim të këtij shekulli të ri. Kjo dukuri zakonore ka rëndësi të kuptohet për anën etnografike të çështjes: se si  emblema e shqiponjës dykrenare është futur aq natyrshëm në psikologjinë kombëtare qysh nga thellësia e shekujve. Kështu duhet të pranojmë se shenja më dalluese e shqiptarëve pas gjuhës amëtare ishte dhe është flamuri me këtë emblemë. Pra lufta për flamurin dhe me këtë flamur në ballë, në gjoks dhe në zemër ishte lufta për idenditetin kombëtar.

Një dëshmi tjetër materiale që flet për lashtësinë dhe adhurimin e të parëve tanë për flamurin është edhe epitafi në varrin e Gjon  Muzakës, që gjndet në Francavilla të Otrantos: “I plotfuqishmi Jezu, ty të falet këtu Gjon Muzaka, i biri i Gjin Despotit, Zot i Myzeqesë dhe i Epirit që nga qyteti i Bizantit trashëgoi shqiponjën dykrenare qe e mbante në flamur, i dedikohet kurorë detyrimi në vitin e Krishtit 1510”[17]

I ngjajshëm me këtë fakt duhet përmendur si dëshmi me interes për simbolin kombëtar të Shqiponjës edhe varri i nipit të Skënderbeut,  që ndodhet në kishën e Shën Marisë së Napolit, ashtu si e përshkruan edhe  Eqrem Bej Vlora: ”Mbi varrin e nipit të Skënderbeut në kishën e Shën Mërisë së Ëngjejve në Napoli është  venë  stema e tij:  një shqiponjë heraldike me një yll të bardhë e vezullues pesëcepësh mbi të dy krerët”[18]

Këto episode  tregojnë për lidhjen shpirtërore që kanë pasur etërit tanë me simbolin e Shqiponjës, me emblemën e flamurit të tyr. Ata e adhuronin atë në këtë jetë, po edhe deri në amshim. Ashtu, ata duken sikur thonë se edhe të vdekur ata janë  mbajtës të flamurit, janë mbajtës  të shqipes, janë shqiptarë për jetë të jetëve.

Shumë domethënës është edhe një afresk i piktorit të famshëm italian Paolo Veronëzi[19]. Ky artist, në kishën San Sebastian[20] të shqiptarëve të Venecias, ka pikturuar një afresk në qendër të të cili të duket një person që mban në gjoksin e tij të veshur shqiopopnjën dykrenare të flamurit shqiptar. Edhe kjo pamje e afreskut mesjetar, e mesit  të sh.XVI, dëshmon se sa fortë  kanë qenë të lidhur shpirtërisht të parët tanë me emblemën e flamurit të tyre, gjë që i ka bërë aq përshtypje frymëzuese edhe Paolo Veronezit, që  brenda mureve të kësaj kishe e ka trajtuar dy herë embelemën e flamurit shqiptar. Është kënaqësi që këto afreske janë të ruajtura  fare mirë deri në ditët tona.

*          *             *

Po ky flamur me shqiponjën në mes do të ishte simboli i bashkimit të stërgjyshërve tanë edhe për gjatë kohës së qendresës kundër pushtimit turko-osman siç shkruan dhe Pashko Vasa në veprën e tij  për kohën e rënies së Shkodres: “Një pjesë e popullsisë, për të mos u nënshtruar gjithësesi, u ngrit e iku në dhe të huaj dhe kërkoi strehim në Itali; një pjësë tjetër mori malet, në majat e të cilave flamuri kombëtar vazhdonte të valvitej krenar dhe i nderuar.”[21]

Kjo lidhje shpirtërore e stërgjyshërve tanë  me simbolin e shqiponjës u ka pas  tërhequrn vëmendjen  shumë  studjueve të huaj, të cilët, duke qënë eruditë të shquar, e dinin rolin e emblemave në Mesjetën Evropiane për të emëruar etnitete a po dinasti të ndryshme. Njeri nga  këta eruditë që qe iangazhuar me gjuhësinë shqipe është albanologu Maximilian Lambertz [22]  .  Prof. E. Çabej, duke trajtuar problemin e emrit etnik, shkruan në librin e tij “Shqiptaret midis Perëndimit dhe Lindjes”: ”Oberhummer pranon së fundi mendimin e M.Lambertz-it, ky dijetar, thotë ia kishte spjeguar emrin mjaftë mirë prej shqiponjës, si emër i një totemi nga koha e Skënderbeut”[23].

Po në atë faqe të  veprës së tij Prof. Çabej shenon se ky mendim gjen mbështëtje te një vrojtim i Edith Durham-it[24]… “Shqiptarët  quhen kështu pas shqiponjës. Në flamurin e Skënderbeut dhe te stema e Shtetit të ri Shqiptar ndodhet një shqipe.”  Me këtë rast theksojmë se Prof. Çabej nuk shpreh mendimin e tij  për këtë çështje, po ai as nuk e mhon këtë hipotezë. Përkundrazi, ai lë shkas për diskutim, kur në veprën e tij ka pohuar : Duke përmbledhur ç’kemi thënë na rezulton se emri i ri (shqiptar) na shfaqet si emër familjeje në një kohë kur emri i vjetër i popullit është edhe në lulëzim e sipër. Të dy emrat do të kenë luftuar shekuj me radhë me shoqi-shoqin për përhapjen e vet në popull, gjersa nga fundi i shekullit të XVII  emri i ri doli fitues.[25]

Në këtë tragë mundohet të ecë edhe studiusi francez, Robert d’ Angely, i cili, bazuar në gjellitjet e veta për etnonimin   “shqiptar”  thotë se fjala “shkibetar” nuk do të thotë tjetër gjë, veçse mbajtësi i shqipes( i shqiponjës)[26].  Dhe më pastaj ky autor  vazhdon ta shtjellojë  idenë e tij  se fjala  “shqiptar u bë e njohur dhe e famëshme për shkak të qendresës së një ushtrie të vogël shqiptare, që ishte bartëse e  shqiponjës, e shqipes  të princit legjendar Gjergj Kastrioti”[27].

I impresionuar nga simbolika e flamurit tonë kombëtar, edhe studiuesi dhe diplomati amerikan Xhorxh Fred Uilliams, i cili dallohej për kulturën e tij gjuhësore  dhe historike, gjykon e shkruan  për popullin tonë në trojet  e ish Arbërisë: “Emri i vërtetë i kësaj toke është Shqipëri, dhe i popullit shqiptar, që do të thotë “toka dhe bijtë e shqipes”.[28]

Ndër shekujt e robërisë turke, shumë nga të dhënat dokumentare për flamurin kombëtar të Shqipërisë nuk kishin mbetur fare të izoluara. Në qarqet e dijetarëve dhe  historianëve të Evropës, kur është folur e shkruar për luftën e Shqiptarëve nën udhëheqjen  e Skënderbeut, është përmendur kohë pas kohe me siguri edhe  flamuri tij. Mjafton të kujtojmë rastin interesant të shkrimtarit amerikan Henri W.Longfellou, i cili më 1873, shkroi një poemë  për heroin tonë kombëtar të titulluar  “Scanderbeg”. Në mënyrë të vaçantë ai përshkruan  momentin solemn, që ka të bëjë me  ngritjen e flamurit me shqiponjën dykrenare, më 28 Nëntor,1443, që në përkthimin e Fan Nolit lexohet aq bukur:

“Nga kështjella shpejt ka rënë

Flamuri me gjysëm hënë,

Edhe populli shikon

Që në vend të tij valon

Flamuri i Skënderit n’ erë,

Skabë’ e zezë me dy krerë[29].

Është me rëndësi të vemë re se si poeti amerikan prej mijëra kilometrsh larg arrin të gjejë subjektin e poemës për heroin kombëtar të shqiptarëve dhe të fokusojë poetikisht emblemën tradicionale “Shkabën e zezë me dy krerë”. Kështu, ky rast, kur në kushtet e shekullit XIX,  një poet i Botës së Re, matanë Atlantikut, kalon oqeanin me fantazinë e tij, për të hulumtuar një të vërtetë historike lidhur me simbolin tonë kombëtar,  nuk ka se si të mos  i jepë kënaqësi çdo shqiptari, që ta ndjejë veten krenar për vendin dhe Flamurin e tij të lashtë si simbol mbarëkombëtar.

Mbas Luftës së Dytë Botërore një tjetër autor, Julian  Ameri,[30] në librin e tij “Sons of the Eagle” (Bijtë e Shqipes),  duke kuptuar adhurimin e shqiptarëve për flamurin e tyre me shqiponjë, do të shkruaj: “Shqiptarët, të cilët pohojnë se vijnë prej ilirëve të vjetër, e quajnë veten “shkipetarë”, fjalë, që po të përkthehet, ka kuptimin  “bijtë e shqipes” .

Pak a shumë këtë gjë thotë  edhe një autor amerikan, Robert  Kaplan në librin “Balkan Ghosts” (Fantazmat e Ballkanit). Duke komentuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, ai shkruan se  “Atdheu i tyre quhet  Shqipëria, që do të thotë “toka e shqiponjës” (Land of the Eagle).

Nga sa u parashtrua duket qartë lidhja e përherëshme shpirtërore  e të gjithë  shqiptarëve me simbolin e shqiponjës së flamurit. Ja pra, është kjo arsyeja pse dhe shumë studiues  të huaj  e njësojnë  emrin e shqiptarit dhe të Shqipërisë me simbolin e  shqiponjës së emblemës së flamurit.  Prej gjithë  këtyre deklarimeve kuptohet se Flamuri me Shqiponjën dykrenare qe bërë pjesë e ndërgjegjes sonë shqiptare.

Politika asimiluese e sulltanëve gjatë periudhës së errët të sundimit turk bëri që shumë nga traditat tona kulturore te dobësoheshin ose të zhdukeshin. Kështu qe e ndaluar në të gjitha trevat arbërore të përmendej flamuri kombëtar dhe emri i lavdishëm i Gjergj  Kastriotit – Skënderbeut. Po simbolet kombëtare, si dhe figura e Skënderbeut mbetën të gjalla në mendjen dhe  kujtesën  popullore, e sidomos tek vëllezërit e n jë gjaku , tek  arbëreshët, që u vendosën në Itali, pas vdekjes së Skënderbeut.  Tok me këngët dhe legjendat për kohën e Skënderbeut ata ruajtën dhe flamurin tonë të lashtë. Vlen të përmendet me këtë rast patrioti intelektual Zef Skiroi, i cili, në të përmuajshmen e tij “Arbëri i ri”, do të vendoste rregullisht emblemën tradiciuonale të flamurit me shqiponjë dykrenare, nga 1880 deri 1895. Pak më vonë, mbas vitit 1900 këtë shembull do ta ndiqte edhe F. Konica, i cili edhe ai, kur botoi të përmuajshmen e vetë “Albania”, do të vinte në faqen e parë të kësaj reviste këtë emblemë të Flamurit me simbolin e shqiponjës. Po ky Flamur me këtë emblemë, i ardhur vëllazërisht nga arbëreshët e Italisë, do t’i printe kryengritësit malësorë me në krye Dedë Gjo Lulin, dhe që më 6 prill të vitit 1911 u valëvit  në majën e Deçiçit.

Pak  kohë më herët, para kësaj ngjarjeje, në pranverën e vitit 1908, poeti i Rilindjes Kombëtare, Asdreni, do t’i jepte korit të kolonisë shqiptare të Bukureshtit  poezinë e tij  “Betimi mbi Flamur” si tekst  për Himnin Kombëtar. Kështu filloi të këndohej Himni i Flamurit, që do të vinte me anë të poetit patriot Hilë Mosit nga Bukureshti  në Korçë dhe  prej atje do të përhapej gojë më gojë dhe shpejtë e shpejtë nëpër disa anë të Shqiperisë. Dhe, pasi qe kënduar për rreth katër vjet, në fusha dhe male, kënga e  Himnit të Flamurit do të futej edhe në Kuvendin Mbarëkombëtar të Vlorës, më 28 Nëtor 1912. Atë ditë historike, kur prinjësi i Kuvendit të pavarësisë, Ismail Qemali, do të ngrinte Flamurin, ai do të bekonte edhe Himnin e këtij Flamuri, që do të këndohej nga Kuvendarët dhe do të shpallej Himn Kombëtar. Që nga ajo kohë , për më shumë se një shekull, Himni Flamurit ka qënë preludi i  i tërë aktiviteteve patriotike, kulturore, artistike e sportive për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Qysh atëherë fjalët e Himit Kombëtar na shungullojnë vesh si një thirrje dhe kushtrim për të qënë të  bashkuar si komb rreth simbolit të Flamurit:

Rreth flamurit të përbashkuar,

Me një dëshirë’ e një qëllim,

Të gjith’ Atij duke iu betuar,

Të lidhim besën për shpëtim.

Bibliografi

1-Çabej, E. “Shqipëtarët midis Perëndimit dhe Lindjes” MÇM, Tiranë, 1994.

2- Ermenji, A. “Vendi që zë Sëkënderbeu në Historinë e Shqipërisë”, btimi II, Tiranë, 1996.

3- Vlora, E.  “Kujtime”,  Shtëpia e Librit dhe komunikimit, Tiranë, 2001.

4- Shehu, A.. Gazeta “Illyria”, Nëntor,2003.

5-  Plutarck’s Lives, vol. III, Boston, 1859.

6 – Vasa, P.  “Vepra Letrare” 1, Shtepia Botuese  “N. Frashëri”, Tiranë, 1986.

7- Barleti M.  “Historia e jetës dhe e vep. të Skenderbeut”, Tiranë 1968.

8-  Muzaka, Gj.  “Memoria”, Toena, Tiranë, 1996.

9- Nadini, L. “Statuti di Scutari”,  Universita di Venecia, 2002.

10 – Barleti, M. “Rrethimi i Shkodrës”, sh. b.“Naim Frashëri”, Tiranë, 1982.

11 Muzaka, K.  “Memoria”, Toena, Tiranë, 1996.

12- Vasa, P. “Vepra letrare”, 2,  sh. b. “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987

13- Angely, R. D’.  “Enigma”,  Toena, Tiranë, 1998.

14-Amery, J. “Sons of the Edagle”,London, 1948.

15- Noli, F.  “Vjersha te Zgjedhura”, Instituti i studimeve shkollore,Tiranë,1965

[1] Eqrem Bej Vlora, “Kutime”.v.2.,  Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, Tiranë 2001, f.13.

[2] Straboni – ( 63 Para Krishtit – 24  Pas Krishtit): Gjeograf dhe historian i antikitetit greko – latin.

[3] Agim Shehu, Gazeta “Illyria”, Nëntor, 2003.

[4] Plutarch ‘ s  Lives, vol. III, Boston, 1859, f.11 .

[5] Pashko Vasa, Vepra letrare 1, (Shqypnia dhe Shqiptarët),  Shtëpia Botuese “N. Frashëri”, Tiranë, 1987, f..53.

[6] N.Frashëri, “Vepra Letrrare”2, Rilindja, Prishtinë, 1978, f. 150

[7] Abas Ermenji, “Vendi që zë Skëndserbeu në  Historinë e Shqipërisë”, Botimi I I, Tiranë, 1996.

[8]  Marn Barleti, “Historia e jëtës dhe e veprave të Skënderbut”, Tiranë 1968  f..93.

[9]Historia e Shqipërisë, Tiranë 1959, f. 208 .

[10] Gjon Muzaka, ”Mëmoria”,, Toena,Tiranë,1996, f.29.

[11] Evlija Çelebiu:  Kronikan turk..Shënimet e tij nga  përshtypjet që pati për vëndin tonë dhe viset fqinjë janë përkthyer nga A. Myftiu dhë janë publikuar më 2007 nga botimet “Faik Konica” në Prishtinë. Nga kjo përmbledhje kemi  marrë këtë frazë të nënvizuar.

[12] Lucia Nadin, “Statuti  di Scutari”, Universita di Venecia, 2002, f.79

[13] Lucia Nadin,”Statuti di Scutari”,Universita di Venecia, 2002, f. 49

[14] Lucia Nadin, “Statuti di Scutari”., Universita di Venecia, 2002, f.50

[15] Marin Barleti, “Rrethimi I Shkodrës”, Tiranë, 1982, f. 56.

[16] J. de Lavardin ,baron i kulturuar francez që shkroi një libër biografik për Skënsderbeun  i bazuar kryesisht te  M.Barletit.Vepra pati jehonë në Francë dhe më gjërë. Para së gjithash duhet të përmendim mbresat që i la poetit  më të ndritshëm të Pleiadës  P. Ronsard-it, i cili, i frymëzuar nga libri, shkroi një sonnet  lavdëruse për autorin , duke ngritur lart heroin e veprës Gj. Kastriotin/ Skënderbeun,duke e quajtur atë Akil dhe që fitoi njëzet e dy herë kundër turqve Osmanllinj. Shenojmë se kjo sonnet është në faqen e parë të veprës, pra si parathënie, gjë që tregon se  Poeti e ka pas lexuar veprën e Lavardinit në dorëshkrim.

[17] Kostandin Muzaka, “Memoria “ e Gjon Muzakës,Toena, Tiranë, 1996, f.68 .

[18] Eqrem Bej Vlora, “Kujtime”, vëll.2, Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, Tiranë, 2001, f.13.

[19] Paolo Veronese është piktor i Rilindjes italiane,  1528-1588.

[20] Kisha San San Sebastian u përkiste shqiptarëve, që kishin vajtur në Venecia pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, Skenderbeut. Ndërtimi i kësaj kishe at  filluar më 1605 dhe u kompletua më 1648.

[21] Pashko Vasa, “Vepra Letrare”, vol. 2, Tiranë, Shtëpia Botuese “N.Frashëri”, 1987, f. 21 .

[22]Maximilian Lambertz: (1882- 1963): albanolog austriak; mbas  Luftës së Dytë Botërore u vendos në Gjermaninë Lindore.

 [23] Eqrem Çabej, “Shqiptaret Midis Perëndimit  dhe Lindjes”, MÇM, Tirane, 1994, f.15.

[24] Edith Durham(1863-1944): studiuese angleze në Institutin  Mbreteror Anthropologjik. Në fillim të shek. XX ajo bëri disa shtegëtime kërkimore  në Shqipërinë e Veriut. Përshtypjet e saj janë përmbledhur në  librin ”High Albania.”.

[25] E. Çabej, Shqiptarët midis Perëndimit dhe lindjes, MÇM, Tirannë, 1994, f. 15.

[26] R. d’ Angely, “Enigma”, Toena,  1998, f.180.

[27] R. d’ Angely, “Enigma”, Toëna, 1998, f. 290.

[28] Xh.F. Williams (Georg Fred Ëilliams) (1852-1932), studiues dhe diplomat amerikan, që shërbeu si ambasador në fillim të shek. XX në Greqi dhe në Mal të Zi.

[29]Fan Noli, “Vjersha të  zgjedhura”, Tiranë, 1965, f. 44 .

[30] Julian Ameri (1919-1997): Politikan edhe studiues anglez; u fut në Shqipëri  në prill të vitit 1944  në kuadrin e forcave aleate. Qendroi në Shqipëri në radhët e forcave të luftës  kundër nazistëvë gjërmanë. Pas Luftës së Dytë Botërore botoi disa libra; njëra nga ato është për Shqipërinë  dhe titullohet “Sons of the Eagle”- (Bijtë e Shqipes).

Filed Under: Opinion Tagged With: Aristotel Mici, Emblema e Flamurit, Shqiptarët dhe, te tyre

Herodoti për Orakullin e Dodonës

October 8, 2018 by dgreca

1 aristotel Mici ok

Nga Aristotel Mici/

1 Herodoti1 akili arist1 Dodonailustrim-akil-770x433faqe1-akil-foto-kryesorePellazget

Akili i  falej Zeusit Pellazgjik  të Dodonës

(Iliada, XVI, V. 223- 238)

——————————————————————————

Në veprën e tij monumentale “Historitë” Herodoti na përshkruan mjaftë hollësira rreth Orakullit të Dodonës dhe banorëve  për rreth saj. Historiani më i vjetër i botës aty na njeh edhe me pellazgët, duke i konsideruar ata jo vetëm si më të herëshëm se helenët, po edhe që kanë ndihmuar në formimin e tyre kulturor dhe shpirtëror, krahas ndikimit egjyptian.

Me fjalët e tij Herodoti do të përforcojë idenë se jo të gjitha zakonet Helenët i kanë marrë prej egjyptianëve. “Siç do ta shpjegoj, – shkruan ai,-  gjithë zakonet helenët nuk i kanë marrë prej egjyptianëve, po prej pellazgëve. Prej pellazgëve kanë marrë edhe gdhendjen e shtatoreve të Hermesit… .  Më parë, siç kam dëgjuar në Dodonë,- vazhdon të tregojë Herodoti,- pellazgët gjatë të gjitha flijimeve që kryenin u luteshin “perëndive” pa përmendur ndonjë emër, a po epitet të veçantë, sepse  nuk kishin dëgjuar ende për gjëra të tilla……. Shumë kohë më pas mësuan  emrat e perëndive të ardhura prej Egjiptit- përveç atij të Dionisit, të cilin e mësuan shumë më vonë. Pas një farë kohe u këshilluan me orakullin e Dodonës, që është orakulli më i lashtë i Heladës dhe atëherë ishte i vetmi.[1] Pellazgët e pyetën orakullin nëse duhet t’i pranonin këto emra perëndish që u patën ardhur prej barbarëve. Orakulli u tha se duhej t’i pranonin. Dhe pikërisht qysh atëherë ata përdornin emrat e perëndive, kur kryenin ritet e tyre. Edhe këto  veprime helenët i kanë trashëguar prej pellazgëve.”[2] “Por vetëm dje ose pardje, si të thuash, helenët mësuan prejardhjen e çdo hyjnie. Me që mendoj se Homeri dhe Hesiodi kanë jetuar jo më shumë se katërqind vjet para meje, ishin ata që krijuan një teogoni (pemët e familjes së perëndive) për botën helene, pra ata u dhanë emra atyre, caktuan nderet për ta dhe fushat që mbulonin dhe na thanë ç’pamje kishin.

Nga këto që zura në gojë më sipër, pjesa e parë e tyre janë pohime të priftëreshave në Dodonë, kurse e dyta, ajo që i përket Hesiodit dhe Homerit, është mendimi im.” [3]

Është kuptimplot fakti që Herodoti po thuajse në të gjitha rastet, kur pikëtakohen ndërveprme midis pellazgëve dhe helenëve, të parët, pra pellazgët i konsideron si pararendës të helenëve, gjë që duket edhe në faqet e librit të VII të veprës; në parag. 95, të këtij libri shohim:

“Edhe banorët e ishujve të Egjeut kishin prejardhje pellazge, po më vonë u quajtën jonianë për të njëjtën arsye si edhe jonianët e dymbëdhjetë qyteteve, që ishin shpërngulur nga Athina”.

Duke lexuar Herodotin, gjithnjë të bije në sy mendimi i tij për t’i quajtur fiset helene si akejt, athinasit, jonianët me origjinë pellazgë siç thotë edhe paragrafi, që pason: “Në kohën kur pellazgët zotëronin atë që tani quhet Heladë,  athinasit një popull pellazgë, quheshin kranaj [4](nënvizimi im, AM).

Nga fjalët e cituara dhe të vizuara më sipër, që lexohen në paragrafin 44, Lib. VIII, nuk është e vështirë të dalim me tre deduksione:

1)Së pari, Herodoti na tregon se ajo, që në kohën e tij, quhej Helladë, dikur ka qenë vend i zotëruar nga Pellazgët.

2) Së dyti, “athinasit kanë qenë një popull pellazg”

3)Së treti , në kohën e zotërimit  nga pellazgët,  athinasit quheshin  kranajë.

Siç duket në gjihë veprën e tij, Herodoti ka qënë dhe një dijetar shetitës, që kish gjesdisur shumë vende të botës së vjetër, nga Teba në Dodonë, në Athinë, Lemnos, Pelepones. Dhe kudo që vinte, ai përpiqej të gjellinte fakte dhe ngjarje, që i dukeshin interesante për historitë, që kish marrë përsipër të shkruante. Nga moria e ngjarjeve m’u duk me interes të veçoja midis të tjerave edhe rrrëfimin për dy orakujt, atë të Heladës dhe atë të Libisë. “Egjiptianët,- shkruan Herodoti, – ,tregojnë sa vijon: priftërinjtë e Zeusit të Tebës më thanë që dy gra, në fakt priftëresha, ishin rrëmbyer në Tebë prej disa fenikasve. Ata kishin marrë vesh se njera nga gratë ishte shitur në Libi dhe tjetra në Heladë. Sipas tyre këto gra ishin të parat që themeluan dy orakuj në këto dy vende. Kur i pyeta si mund të flisnin me kaq siguri, m’u përgjegjen se kishin bërë një kërkim të kujdesshëm për këto dy gra. Dhe, megjithëse nuk ia kishin dalë t’i gjenin, kishin zbuluar më pas atë çka po më thoshnin për to.(Historite, Lib. II- f.124)

Kjo është ajo që më thanë priftërinjtë në Tebë, por profeteshat e Orakullit të Dodonës thonë që dy pëllumbesha të zeza fluturonin që nga Teba në Egjipt; njera fluturoi drejt Libisë, tjetra aty në Dodone, pranë tyre. Kjo e fundit u ul mbi një lis dhe paskej thënë me zë njeriu se aty në Dodonë duhej ngritur një orakull i Zeusit.

.Banorët e  Dodonës e kuptuan se po dëgjoni  një urdhër hyjnor dhe u bindën të bënin ç’u tha pëllumbesha. Priftëreshat thonë se pëllumbesha që shkoi në Libi u tha libianëve të ndërtonin orakullin e Amonit, një orakull tjetër të Zeusit. Kështu thoshin priftëreshat e Dodonës, nga të cilat më e vjetra quhej Promenia, e dyta Timareta dhe më e reja Nikandra. Edhe dodonasit e tjerë që banonin  rreth e rrotull tempullit, pajtoheshin me këtë….

*(Te plote e lexoni ne Diellin e Printuar)

[1] Herodoti, “Historitë”, libri-II- Parag.

[2] Herodoti, Historitë, Libri II, parag. 52

[3] Herodoti, Historitë, Libri II- paragrafi 53, f.124

[4] Herodoti , Historitë, VIII- Parag.44, f.472

Filed Under: Histori Tagged With: Aristotel Mici, HERODOTI, Orakulli i Dodonës

Kulti i Aleksandrit të Madh në trevat iliro-arbërore

January 24, 2017 by dgreca

1 aristotel Mici

Esse nga  Aristotel  Mici/

Në qoftë se do të kish ndonjë njeri, që do të krahasohej me Zotin, ky do të ish Aleksandri  i Madh.-Chateaubriand/

1 aleksandri i Madh

Figura e Aleksandrit të madh ka tërhequr vemendjen e shumë historianëve për gjatë shumë shekujsh. Bibliografia rreth personalitetit të tij, duke nisur që nga vepra e Plutarkut e derit tek historianët më të rinj, është nga më të pasurat midis njezëve të famshëm të botës. Titujt e librave të botuara rreth personalitetit të Aleksandrit të Madh janë mbi njëzet mij.  Është për t’u përmendur për këtë rast studiuesja  Nancy J. Burich, e cila nga kjo mori veprash kushtuar Aleksandrit të Madh ka zgjedhur dhe ka skicuar në një të libër bibliografik 691 tituj nga të gjitha kohërat.

Në tërë këto libra, biografë të ndryshëm të Aleksandrit të Madh janë përpjekur të ndriçojnë përmes argumenteve të shumta arsyet e shkëlqimit të këtij njeriu që me aktet e tij bëri epokë historike.

Aleksandri i Madh lindi në qytezën Pella të Mqedonisë më 20 korrik të vitit 356 Para Krishtit. Ai ishte i biri i mbretit Filipi i Dytë dhe i Olimpisë, që qe një princeshë nga fisi i Mollosëve të Epirit, dhe ish e bija e mbretit Neoptolemi.

Aleksandri çunak, tok me motrën e tij e kaluan fëmijërinë në oborrin mbretëror, në Pellas. Mirëpo djaloshi syzi dhe me flok kaçurrel pak e shikonte në shtëpi të atin, Filipin, i cili e kalonte kohën ndër luftime, po edhe në aventura dashurish me femra jashtë martese. E ëma, Olimpia ishte një nënë autoritare dhe energjike, që dominonte në edukimin e të birit. Po ndër kohë, shpesh ajo e mbushte djaloshin me një frymë urrejtje për të atin. Megjithatë, edukimi i djalit ishte problemi më i rëndësishëm  për të dy prindërit. Kështu që jeta familiare e çiftit mbretëror vazhdonte si gjithnjë rrjedhën e saj edhe pse me ndonjë krisje të brendëshme. Pra, të dy prindërit, si Olimpia dhe Filipi vazhdimisht kujdeseshin për rritjen e djalit të tyre, duke i dhënë një edukatë të shkëlqyer, të denjë për birin e një familje mbretërore për kohën. Në vitet e para të fëmijërisë Aleksandri pati si tutor Leonidën, që njihej si një pedagog i pasionuar në fushën e mësimdhënies. Prej atij Aleksandri do të mësonte mathematikën, sportin e ngarjes së kuajve, manovrimin e shpatës si edhe artin e përdorimit të harkut e shigjetës.

Po në kohën e adoleshencës, që nga viti viti 343 P.K. Aleksandri filloi të merrte mësime edhe nga filosofi i famshëm i Greqisë, Aristoteli, i cili do t’i jepte njohuri për filosofinë, poezinë, dramën, shkencat si edhe për politikën. Qe një fat i jashtëzakonshëm për Aleksandrin adoleshent të kishte për mësues një njeri me mendje të ndritur si ish filosofi Aristotel i Greqisë së Vjetër, i cili do ta edukonte dhe do ta frymëzonte nxënësin e vet me dashurinë për letërsinë e Greqisë. Midis veprave poetike Aleksandri do të pëlqente Iliadën e Homerit. Akili u bë figura ideale, që ai e admironte dhe e imitonte. Ndikimi i filosofit të shquar do të ishte i thellë në subkoshiencën e tij deri në moshë madhore. Edhe atëherë,kur do të ndodhej midis betejash të ndryshmenë largësi të Azisë, ai do të kish korespondencë me të dhe do te deklaronte se ai e donte atë jo më pak se babanë, sepse i ati i  kish dhënë jetën, kurse filosofi i kish treguar atij  si ta jetonte atë më mirë dhe më bukur

                                             *   *   *

I ati i Aleksandrit, Filipi II, pat krijuar një mbretëri të fuqishme maqedonase, aq sa  në vitin 338 Para Krishtit, arriti t’i mundë ushtritë e shteteve aleate të Greqisë në betejën e Keronesë. Pas kësaj fitoreje hegjemonia maqedonase u shtri mbi disa shtete të Greqisë. Në këtë kohë Filipi mblodhi në Korinth dhe një kongres panhelenik, ku u shpall paqja midis gjithë shteteve Greke dhe Maqedonisë dhe u deklarua lufta kundër Persisë. Kish lindur ashtu dhe shteti monarkist i Maqedonisë.

Ndërkaq Aleksandri qe rritur, dhe qe formuar kulturalisht dhe ushtarakisht. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare i ati besoi komandën e kavalerisë, të cilën ai e udhëhoqi, kur  Filipi ndodhej në fronte të largëta.  Duke qenë në krye të kësaj kavalerie, djaloshi 16vjeçar u nis kundër disa fiseve rebele, që veproni rreth Athinës dhe zonës së Tebës dhe i shpartalloi ato me sulmet e tij, duke ndihmuar kështu babanë, i cili ndodhej larg. Me këto veprime luftarake Aleksandri i ri tregoi se qe bërë një ushtatrak i zoti dhe komandant i talentuar.    Prindërit, jo më kot  qenë kujdesur për ta edukuar djalin e tyre të forte edhe fizikisht. Për këtë anë të formimit të tij ka meritë traineri i posaçëm, që përmendëm më sipër, Leonida, një person relativ me nënën e Aleksandrit, që e stërviste me rregullat e luftimit, me marshime të ndryshme, me përdorimin e shpatës, të harkut dhe shigjetës si dhe me ngarjen e kuajve. Që kur ish çunak i vogël, ande 10 vjeç, i  kërkonte të atit ta lejonte të ngiste kalin. Për këtë anë të pasionit djaloshar janë të famshme ushtrimet e tij prej kalorësi me kalin legjendar Buqefalis.

Një nga  këto legjenda tregon se si një thesalian, Filoniku, solli në oborrin e mbretit Filipi i Dytë një kalë të pashëm dhe të fuqishëm, që ta shiste për 14 talenta. Ky kalë dukej madhështor dhe quhej Buqefalis. Pasi u morën vesh për çmimin, mbreti me njerëzit e tij shkuan në fushën e stërvitjes së kuajve për ta vënë në provë kalin, që pati sjellë Filoniku. Me gjithë dëshirën e mirë të tyre përta blerë atë, ata nisën të ndërromnin mendje, sepse kali po u dukej i egër, fare i pabindur, pra i zorshëm, për t’u zbutur dhe mësuar. Asnjeri nga kalorësit dhe stallierët, që pat marrë me vete, i ati i Aleksandrit, Filipi, nuk po ia  arrinte qëllimit që ta zbuste e t’ia hipte lartë kalit. Ashtu ata vendosën që t’ia kthenin Buqefalin të zotit. Kur kuptoi këtë gjë, Aleksandri që ndodhej midis të rriturëve, u dëshpërua shumë.Edhe pse ende i vogël në moshë, ai u doli përpara të gjithëve dhe me zë të lartë u tha atyre: Ky kalë është i jashtëzakonshëm, këtë kalë nuk duhet ta heqim nga dora.

-Është i egër dhe nuk pranon anjeri t’i hipi lartë, – ia preu shkurt i ati..

– Ma lini një hërë mua, – u ndje djaloshi, – shikoni po nuk ia hipa!

Të gjithë vunë buzën në gas duke shprehur çudi dhe mosbesim. Po Aleksandri ish i sigurt për çfarë do të bënte dhe se si do të manovronte.

Sa ia dhanë kalin ai iu drejtua atij me fjalë të ëmbëla dhe dashamirësi, pastaj i vuri dorën tek kapistra e kokës,i kapi frerin afër gojës, dhe e ktheu kalin kundruall diellit, në atë mënyurë që Buqefali të mos ta shihte dot hijen e vetë. E bëri këtë se e kish kuptuar që Buqefali i trembej hijes së tij. Duke e përkëdhelur nga qafa dhe jelet e gjata, daloshi gjeti rastin dhe ia hipi kalit lartë.Pastaj, nga dalë zuri vend mbi shalë, futi këmbët në yzengji, dhe ashtu butësisht i dha shenjë kalit që të nisej. Duke i tundur frerët dhe kapistrën, Buqefali brenda minutës mori vrull si shigjetë.Pas pak kohe Aleksandri u kthye fitimtar gjithë ngazëllim, atje tek po e prisnin me brohoritje kalorësit e oborrit. Atë çast,i ati i doli para dhei tha me krenari:

“O biri im, shiko andej sa të arrin syri për një mbretëri sa më të madhe, sepse Maqedonia është shumë e vogël për ty.”

 

Pra, qysh adoleshent, Aleksandri, falë dhe tutorit trainer, qe më se i përgatitur  ushtarakisht për moshën. Ai pati rastin në beteja reale të demonstronte formimin e tij si komandant i aftë. Po ndërsa si luftëtar Aleksandri mbante marrëdhënie të pëlqyeshme me të atin, në jetën familiare ai qe ftohur me me të. Duke u rritur, Aleksandri kish vënë re se babai i tij vazhdonte një jetë të lirë dhe të padenjë duke u përzjerë në aventura erotike me femra të ndryshme. Dhe kulmi i acarimit, at e bir,do të arrinte në momentin më dramatik, kur Filipi  II,  i ati, do të binte në dashuri me Kleopatra  Euridike, mbesa e gjeneralit të vet, Attalus. Në këtë kohë ai u nda, pra u divorcua me Olimpinë, me nënën e Aleksandrit.

Nga kjo martesë e Filipit të Dytë pozicioni i trashëgimisë së Aleksandrit për fronin u bë i pasigurt, sepse cdo djalë i lindur nga  Cleopatra Euridike, do të isht një msaqdonas  i plotë për trashëgimin e fronit, kurse vetë Aleksandri do të ish një  gjysmë maqedonasi.

Për këtë arsye, i konfliktuar me të atin, ai iku nga Maqedonia tok me të ëmëm, Olimpinë. Dhe me ndihmën e saj, shkon në Epirus, në  Molossias,  tek njerëzit e nënës së tij. Pastaj vete edhe  në Iliria, ku u trajtua si mik  nga i pari i vendit. Prej andej, pas gjashtë muash, vendosi të kthehej në Maqedoni, ku me ndërmjetsinë e një miku të ngushtë, u gjend një rrugë pajtimi në familjen mbretërore.

*   *   *

Ndër kohë, në verën e vitit 336, i ndodhur në darkën e një dasme, Filipi i Dytë do të gjente vdekjen, i vrarë nga komandanti i rojeve të tij. Pikërisht ne këtë moment,  kur Aleksandri do të mbushte 20 vjetë, do të emërohej mbret i Maqedonisë nga mbarë fisnikëria ushtarake dhe ajo qytetare. Tani detyra kryesore e mbretit të ri ish të luftonte kundër Persisë dhe të grumbullonte pasuri nga vendet e Lindjes. Mbasi stabilizoi situatën brenda vendit, sidomos midis shteteve e fiseve greke, ku kish vendosur hegjemoninë, në vitin 334 u nis me ushtrinë e vet për në Azi. Pa shumë vështirësi ai i mundi persianët që në betejën e parë në brigjet e lumit Granik. Pastaj u fut në Azinë e Vogël, ku nënshtronte njerin pas tjetrit shtetet e atyre territoreve, duke u dhënë edhe premtimin se do t’i çlironte krejtësisht nga sundimi Persian.

Ende shumë i ri, ai dukej se ish një vizionar i madh. Kudo që shkonte me ushtrinë e vet Aleksandri vendoste demokracinë, themelonte qytete të rinj, ngrinte theatro, gjimnaze, hapte rrugë dhe nxiste tregëtinë midis vendeve. Për të gjitha këto akte progresive ai u quajt nga popujt Aleksandri i Madh.  

                                                             * * *

Kur kish  pushtuar gjithë Azinë e Vogël, Aleksandri u hodh në zonat e Sirisë. Atje në betejën e Issos, ushtria  persiane  pësoi disfatën e dytë. Dari  i Persisë shpëtoi kokën në ikje e sipër, duke e lënë familjen e tij mbretërore dhe tërë ngarkesat e pasura në mëshirë të fatit. Familja dhe pasuria e Darit ranë në dorë të Aleksandrit. Pas fitores së Issos, ai do të pushtonte edhe kryeqendrën e Fenikisë, Tyrin.Ndër kohë Dari përpiqej të merrej vesh me Aleksandrin  me rrugë paqësore dhe si shperblim për familjen e vet i dhuronte Aleksandrit Azinë e Vogël, i propozonte të paguante një shumë të madhe parshë dhe i jepte për grua njerën nga vajzat e tij. Po Aleksandri nuk  pranoi këto propozime. Ai kërkonte dorëzimin pa kushte të mbretit Persian. Po në qoftë se nuk pranoi të bënte martesë me vajzën e Darit të Persisë, Aleksandri, që nga dita në ditë po bëhej më shumë  hero legjendar, nuk ishte aspak indifferent me bukuritë femrore të vajzave aziatiko-iraniane. Pikërisht kur nuk pranoi të lidhej me të bijën e Darit, ai pati rastin të shikonte nje bukuri  trallisëse, që i mori mendjen me shikimin e parë. Ishte e bija e Oxyartes, i cili ish kryetari i fisit Baktria , që qe rebeluar ndaj tij. Ajo vajze, magjiplote si zanë, quhej  Roxana. Siç shkruan A. Burn, professor në  Universitetin e  Glasgowt: Alexandri, duke e parë atë, ra thellë në dashuri, mbase për herë të parë në jetën e tij  ( Alexander seeing her, fell deeply in love, perhaps for the first time in his life).  Po ai nuk deshte ta merrte ate si skllave, pra, duke shkelur rregullat e vendit…kështu ai deshte edhe pëlqimin e prindërve.  Ndër kohë, i ati i Roksanës vjen dhe dorëzohet tek shtabi i Alexandrit. Pas pak kohe Aleksandri dhe Roksana bënë  martesën, sipas ceremonisë iraniane, ku riti kryesor ishte që të hanin së bashku një kulaç me miell gruri, të prerë nga dhëndërri. Aleksandri, impulsive nga ana e vet, e zgjeroi simbolikën e ceremonisë, duke e prerë kulaçin me shpatën e tij.

                                                            *  *  *

Ndërkaq luftimet e Aleksandrit vazhdonin, ai sulej fitimtar nga një betejë në tjetrën. Pas Fenikisë, ai do të pushtonte me lehtësi Palestinën dhe Egjiptin. Është për t’u theksuar se në vendet që pushtonte Aleksandri nuk i prishte sistemet tradicionale të qeverisjeve; nuk i preku as tempujt; prandaj hierarkët fetarë të Egjiptit e shpallën  Aleksandrin si  birin e Amonit, Perëndi e Diellit. Lidhur me këtë anë të kultit të tij të hyjnizuar, le të kujtojmë edhe një mendim të At Shtjefën Gjeçovit, i cili në një nga hulumtimet e veta theksonte se “Aleksandri i Madh, me qënëse mbahej si i biri i Zeusit me brirë sqapi, (i identifiuar si Perëndi e diellit, Amonit Egjyptian),  kishte prerë edhe disa monedha me helmetë me brirë sqapi”.                                                                                                                   Ndër kohë, kulti i Aleksandrit përmesë prerjes së parasë do të shfaqej edhe në trevat Ilire; siç  pohojnë arkeologët, “nga qyteti i Durrësit e i Apolonisë kemi monedha të prera me fytyrën e Aleksandrit të Madh”.      

          Po jo vetëm në Egjipt, po kudo, ku vendoste pushtetin e tij, ai nuk sillej si pushtues barbar. Është kjo arsyeja që Aleksandri ishte dhe është i nderuar nga gjithë religjionet e mëdha fetare: Budistët e konsiderojnë Aleksandrin si Zot; pakistanezët e nderojnë si hero të tyre nacional; për ebrenjtë emri i Aleksandrit do të mbetet në “eternity”; Sinodi Ecumenik Ortodoks deklaroi se “Helenismi i përhapur nga Aleksandri shtroi rrugën e Krishtermit drejt Perandorit Konstandini i Math, që e zyrtarizojë atë.  Muhameti e përmend Aleksandrin në Kuran si një profet që dënon të keqen dhe vlerëson mirësinë.

Gjatë qendrimit në Egjipt Aleksandri themeloi ne bregun e deltës së Nilit, qytetin e Aleksandrisë , që do të bëhej qendra më e madhe kulturore e botës antike për kohën e tij dhe më vonë.

Pra, tërë pjesa perëndimore e mbretërisë persiane, Azia e vogël, Palestina, Egjypti, siç edhe i kemi  përmendur,  gjendeshin nën pushtetin e Alexandrit të Maqedonisë. Po që të shembej krejt mbretëria e Persisë, duhej të pushtohej edhe pjesa tjetër e mbetur e saj, ana lindore.

Duke synuar lindjen, Aleksandri  kaloi lumenjtë Tigër e Eufrat pa pengesa serioze dhe marshoi me ushtrinë e tij deri tek rrënojat e Ninivës, pranë fshatit quajtur Gaugamel. Atje, në atë vend, në vitin 331 P.K., Aleksandri shpartalloi me guxim tërë forcat e mbetura të Persisë. Vetë mbreti i Persisë, Dari, vrapoi të ikte fshehur, për të shmangur rrezikun e kapjes rob, po në rrugë e sipër e vranë njerëzit e rrethit të vet.

Beteja e Guagamelit ish vendimtare për shembjen e plotë të mbretërisë së Darit.Pas kësaj fitoreje Aleksandri pushtoi pa sforcim qytetet kryesore të Persisë si Babiloninë, Suzën, Peresepolin.

Mirëpo Aleksandri ëndërronte ta shtrinte pushtetin e vet deri në vendet më të largëta të njohura deri atëherë. Grekët e vjetër tregonin shumë gjëra tërheqëse për Hindinë dhe ashtu Aleksandrin e kish pushtuar ambicia që ta arrinte e ta pushtonte edhe këtë anë të largët të botës së artëhershme.

Aleksandri tok me ushtrinë e tij më në fund mori rrugën e marshimit të gjatë drejt viseve të Lindjes, kaloi brigjet e detit Kaspik dhe arriti brigjet e lumenjeve Amur-Darian dhe Sir-Darian. Më 327 P.K. Aleksandri nisi të sulmnte Indinë dhe me luftime ta parreshtura  mbrrijti deri në krahinën e Penxhapit. Po në përpjekjet për të nenshtuar zonat indiane midis lumenjëve Gang dhe Hifazi, ushtria e tij gjeti vështirësi me klimën tropikale të Indisë, me shira dhe stuhira. Në ato kushte ushtria dha shenja lodhjeje dhe mosbindjeje. Lindën ashtu pakënaqësi dhe kundërshtime. Masat e ushtarëve po i kërkonin Aleksandrit të kthehej në shtëpi. Atëherë edhe ai iu bind asaj dëshirë dhe dha urdhër për t’u tërhequr.

Sidoqoftë, Aleksandri kish arritur të bënte vetëm rreth një dekade mbretërinë më të madhe për kohën  atëherëshme. Si kryeqytet të asaj mbretërie, të pa anë e fund, ai caktoi qytetin e lashtë të Babilonisë. Në verën e vitit 323, kur po ëndërronte për ekspedita te reja ushtarake, Aleksandri u sëmur rëndë nga ethet. Trupi tij i lodhur në shtegëtime dhe beteja luftarake nuk e përballoi dot sëmundjen. Brenda pak ditëve  Aleksandri i Maqedonisë, i mbi quajtur nga të gjithë Aleksandri i Madh vdiq. Si pas të dhënave historike ai u nda nga jeta më 10 qershor të vitit 323 P.K.

Sipas Testamentit,Aleksandri nuk la trashëgimtar, prandaj  perandorinë e tij e trashëguan komandantët e ushtrisë, të cilët për arsye karrierizmi dhe pushteti ranë në luftra me njeri tjetrin. Perandoria e Aleksandrit më në fund u nda në tre shtete të mëdha dhe në disa të vegjël.

                                                           * * *

Po me gjithë jetën e shkurtër të Aleksandrit, impakti i tij në gjithë botën antike qe i jashtëzakonshëm. Aleksandri u vlerësua nga bashkëkohesit po edhe më vonë, jo vetëm si strateg i talentuar dhe guximtar, po edhe si largpamës. Në këtë vazhdë arsyetimi  edhe ish Presidenti Klinton, duke iu drejtuar artistëve të Hollivudit, ka thënë për Aleksandrin e Madh:  Hollivudi nuk duhet të joshet nga shkrime  rastësore, dhe të  injorojë  madhështinë e Aleksandrit, i cili në fakt kish lindur njeri, jetoi si një superman  dhe vdiq si  perëndi.

Ishte në bindjen e vet Aleksandrit që ai nuk i prekte praktikat tradicionale dhe religjionet e vendeve, ku futej me ushtrinë e tij. Për më tepër ai përpiqej që të bënte lidhje kulturash midis shtetesh dhe qytetesh. Në këtë këndvështrim historianët komentojnë edhe martesën e tij me Roksanën.

Biografët e kanë parë Aleksandrin e Madh dhe në dimensionin e etikës qytetare. Edhe pse qe i përndritur me atributet e një perandori, ai kish një prirje tolerante, që nuk ngjante me vrazhdësinë dhe egërsinë e monarkëve të kohës së vjetër. Këtë anë humane të sjelljes së tij na  e thekson edhe Plutarku: kjo duket- thotë ai- sidomos në pritjen e kujdesshme të njerzëve të familjes së Darit të Persisë, të cilët ushtarët e tij i kishin  kapur  rob. Ai, jo vetëm nuk u tregua mizor dhe i dhunshëm, po i priti ato me mirësjellje, duke u siguruar strehim dhe pajisje të mundshme për të jetuar, ashtu si nënës, gruas edhe vajzave të Darit.

         * * *

          Shtetet që dualën nga perandoria e tij, u quajtën shtete helenike, sepse u dominuan nga kultura dhe filosofia e Greqisë së lashtë helene. Vetë Aleksandri, para se të pushtonte Greqinë, ai qe vetë i pushtuar nga kultura dhe qytetërimi grek. Nga pushtimet e Aleksandrit të Madh kultura greke u perhaps në tokat e lindjes dhe u shkri me kulturat e atjeshme. Nga kjo përzjerje lindi kultura që u quajt greko-orientale ose helenistike dhe epoka e lulëzimit të saj quhet helenizëm.Në këtë periudhë kohore dolën personalitete të shquara si Euklidi  dhe Arkimedi. Qendra të famëshme të këtij qytetërimi, përveç Aleksandrisë në Egjipt, ishin edhe Antiokia në Siri dhe Pergamo në Azi të Vogël.  

                                                             * * *

Historianët e antikitetit, kur studiojnë Aleksandrit  e Madh në tërë dimensionin  e vet , kanë dhënë mendimin e tyre edhe për përkatësinë fisnore të personit të tij. Kështu, duke u nisur nga ana e amësisë, një professor në Brown University të Providencës, pohon se Aleksandri në formimin e tij  ka pasur gjak ilirian (shqiptar). Alexander by his background had some Illyrian (Albanian) blood.                                                               Alekandri i Madh, me dëshirën dhe nxitjen e Olimpisë, disa kohë të fëmijërisë së parë do t’i kalonte edhe në Epir, nën kujdesn e vëllajit të së ëmës, ku e lidhte gjaku dhe dashuria fisnore.   Kështu që, kur u rrit dhe u bë mbret, ai kishte pasur aq e aq raste që të ketë qenë  midis ilirëve, të komandonte, po dhe të komunikonte me ata. Në këtë mënyrë   mund të kuptohet ndikimi i qeverisjes së tij dhe i personalitetit të tij, që ka lënë gjurmë të dukshme në kujtesën historike në trevat e Ilirisë.                          

Në bisedat e zakonshme midis shqiptarëve Aleksandri i Madh quhet shpesh herë me trajtën e shkurtër të emrit Leka i Madh. Po ashtu quhet ai edhe në disa libra nëpër botimet shqiptare.  Për nder të Aleksandrit të madh, dhe në shenjë adhurimi për atë, ky apelativ “Leka“, do të gjente aq përhapje  midis stërgjyshërve të shqiptarëve. Të parët tanë qysh në thellësi të shekujve do t’i pagëzonin fëmijët me emrin e tij të shkurtuar “Leka”. Kronikat tregojnë se emri Lekë Dukagjini është shfaqur qysh nga viti 1387, rreth një shekull para Lekë Dukagjinit të kohës së Skenderbeut. Për trajtën e  shkurtër  të emrit të Aleksandrit të Madh, Prof. K.Biçoku ka shkruar në një artikull studimor: “Varianti i shkurtër i emrit Aleksandër , ‘Lekë’është emër i fondit të antrponimisë kombëtare i përdorur gjerësisht prej shqiptarëve gjatë shekujve të Mesjetes” Dhe sot e kësaj dite, si nostalgji  për figurën e Lekës së Madh, ky emër është ende shumë i gjallë dhe masiv: duke nisur  me emra nga Mesjeta si Lekë Zaharia, Lekë Dukagjini, Lekë Matrënga, Lekë Dushmani e deri në ditet tona, siç i shikojmë dhe i dëgjojmë jo vetëm në jetën e përeditëshme, po edhe në libra, gazeta, e fjalorë të ndryshëm,  si janë emrat e perveçëm bashkëkohës: Leka Kruta, Lekë Gjocaj, Lekë Gjoka, Lekë Margjini, Lekë Gjiknuri, Leka Gjergo, Leka Buda, Leka Bezhani, Leka Spiri e tj. Kjo formë e shkurtër e emrit të Aleksandrit ka dhënë pastaj në mjediset arbërore edhe emra familjesh, pra llagape, si Arian Leka, Adelina Leka,  Gazmend Leka, Anton Leka, Mariana Leka, Dardan Leka, Genc Leka, Ylli Leka, Vuksan Leka. Ndërkohë kjo trajtë e shkurtuar, siç pohojnë leksikologët dhe historianët ka evoluar në apelativin Llesh, që ka lidhje me Shën-Lleshin, po që është evoluimi fonetik i emrit Lekë, duke shprehur kështu përsëri nderimin për Lekën e Madh . Me trajtën e shkurtër të emrit ‘Lekë’ kanë dale, ndër shekuj,  kompozitat emrore si  mbiemra njerzish, siç i gjejme në krahinën e Himarës dhe të Labërisë:Gjonleka, Gjinleka, Kolëleka.Po nga kjo formë emrit të përveçëm, të Lekës së Madh, janë krijuar nga koha në kohë edhe toponime në vise të ndryshme të Shqipërise si: Lekaj, Lekasi, Lekli i Tepelenës, Lekdushi, Lekëbibaj, Leknia e Drinit.Pra siç shihet si nga ana antroponimike dhe ajo toponomastike, trajta e shkurtër e emrit të Alexandrit, si diminutive, në formën “Leka” është karakteristike vetëm në trevat shqiptare. Shenojmë se emri i Aleksandër, në vendet e tjera evropiane, kur është shkurtuar, ai ka dalë me trajtat “Sander”, po jo “Leka”. Pra, kuptohet se forma e shkurtuar “Leka”është një dukuri onomastike e përzgjedhur vetëm nga popullata e viseve arbërore.

                                                                    * * *

Po përveç se me emrin e vet, Aleksandri i Madh , në kohë dhe vende të ndryshme, ai  na  shfaqet dhe në dimensionet e legjendës. Jehona e orientimit të tij për të ngritur qendra qytetërimi dhe për të ruajtur të paprekur vendbanimet ekzistuese e lartësoi emrin e tij si udhëheqës legjendar. Mbështetur në impaktin e veprës së Aleksandrit, filozofi frëng Shatobriand, do të shkruante: “Në qoftë se do të ishte ndonjë njeri, që mund të krahasohej me Zotin, ky do të ishte Aleksandri i Madh”. Kudo që shkonte me ushtrinë e tij ai ngrinte qytete të  rinj edhe themelonte theatro dhe gjimnaze, ahtu si bëri në deltën e Nilit, ku  ndertoi nga e para një qytet madhështor, të cilin e quajti Aleksandria, po ashtu bëri edhe në zonate pushtuara të Persisë. Po në qoftë se Aleksandri  bëri aq e aq punë të dobishme në vende të largëta, vallë çfarë do të ketë  realizuar ai në Iliri , që nga kish prejardhjen  Olimpia, nëna e tij, dhe, sidomos në kryeqendrën e saj, në Shkodrën e lashtë .? Me siguri duhej të ketë pas dhënë ndonjë ndihmë të madhe në rregullimin  edhe zbukurimin e qytetit, aq sa njerëzit e futën në legjendë dhe, ashtu dale nga dalë, nga  një brez në tjetrin, në vend që ta quanin Aleksandrin e Madh ndihmues  të qytetit, zbukurues, apo përforcues e qujtën atë themelues  të Shkodrës , duke bërë ashtu një gabim historik. Megjith atë legjenda jetoi nga një shekull në tjetrin, duke mbrrijtur gojë pas goje deri në kohën e pushtimit turk. Pushtuesit Osmanë, duke e marrë për të vëtetë legjendën, e quajtën fillimisht Shkodrën  “Iskanderie”, që do të thotë në gjuhën e tyre  Aleksandria.  

Natyrisht, rreth kësaj  të pavërtete historianët kanë bërë vërejtjet e tyre kritike, siç ka bërë qysh në 1504  edhe Marin Barleti në veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës”, ku shkruan: “Tashti pra, thonë disa të huaj se Shkodrën e paska ndërtuar Aleksandri i Madh; po ky pohim nuk duhet pranuar, sepse Shkodra ka ekzistuar shumë kohë më përpara se të lindëte Aleksandri i Madh, por edhe vetë turqit shkojnë me këtë mëndim, sepse qytetin e Shkodrës në gjuhën e tyre e quajnë Skanderie\Iskenderie dhe ky emërtim sipas tyre është i njejtë me emrin Aleksandria”[ Marin Barleti “Rrethimi i Shkodrës, sipas H.Lacaj] f. 37, Tiranë, 1981 . Po kjo lajthitje e fantazisë në këtë legjendë, duhet të ketë ndodhur jo vetëm për mospasjen parasysh te historisë, po edhe për arsye të kultit të Aleksandri të Madh, i cili qe glorifikuar gjithandej në vendet e mbretërisë së tij. Mjafton të të rikujtojmë se, në Egjypt, ai ish hymnizuar si biri i Perëndisë Diell.    

Kështu, në trevat e Ilirisë, prania e Aleksandrit të Madh, si hero i antikitetit na shfaqet në memorien e stërgjyshërve tanë jo vetm në antroponimi e toponomastike; numizmatikë, po ai del si figurë e adhuruar edhe në legjenda.

                                                              *    *    *

  Kohët e fundit, kulti i Aleksanit të Madh, u duk edhe në një material shkrimor me titull “Testamenti i Aleksandrit të Madh dhe Privilegjet  për  ilirët”,. Ky material u gjet nga Prof. L.Nadin në muzeun  Korrer të Venecias, aty nga viti 2002.  Këtë material Prof. Nadin, në bashkëpunim  me Prof. P. Xhufi e publikoi edhe në gjuhën shqipe, si pjesë e librit të vet “Statutet e Shkodrës”.  Nga historianë të ndryshëm ky material muzeal është parë me interpretime të ndryshme. Kështu Prof. M.Zeqo e ka quajtur atë vetëm një “apocryph”;  Prof. R.Osmani e shikon me dyshim duke u shprehur:” se “dokumenti mund të mos jetë autentik”, kurse historiani Agron Luka, në diskutimin e tij me Prof. Nadin, shkruan: “Testamentin dhe Previlegjet e Aleksandrit të Madh”, edhe sikur t’i konsiderojmë apriori si një falsifikim të mirëfilltë mesjetar të një njohësi të mirë të antikitetit, mendoj se ato hyjnë në punë”.  Po ky autor, në një publikim tjetër elektronik  “online”, në artikullin “Privilegjet e Aleksandrit  të Madh për  ilirët”, e përcakton materialin, tekst  apokrif i mesjetës së herëshme, a po dokument i rremë  duke  shtuar  për më shume edhe fjalët “tekst i rremë shkodranësh në Padova”. Dhe po aty vetë autori  shkruan se: ai tekst “është frut i mithit të Aleksandrit të Madh”. Duke u nisur nga ky deduksion i studiuesit Luka, duam të shtojmë se pavarësisht nga objeksionet që mund të dalin për “Testamentin e Aleksandrit dhe Previlegjet për ilirët”, ato materiale muzeale kanë  një lloj vlere, sepse, direkt, ose indirekt shprehin praninë e kultit  tëAleksandrit të Madh, të këtij heroi të antikitetit, në memorien  historike të intelektualëv në trevat iliro-arbërore . Nga kjo anë puna këmbëngulëse e Prof. Nadin është për t’u pershëndetur.

                                                                * * *

Ngjarje e veçantë, që fletë direkt për admirimin e figurës së mbretit  Leka i Madh nga ana jonë si  komb  është  edhe vendimi i shtetit shqiptar më 1925, që caktoi  Lekun, si njesi bazë  të monedhës shqiptare. Leku si monedhë e parë u stampua me figurën Lekës së Madh, shenjë nderimi kjo që tregonte se sa thellë kishte zënë vend Leka i Madh midis nesh. Është momenti të themi se ashtu si dikur francezët nderonin poerandorin e tyre, Napoleon Bonopartin , duke krijuar monedhën e shtetit të vet me emrin Napoleon, edhe Shqiptarët shpallën për vete  monedhën bazë Lekun, në kujtim të heroit të tyre të lashtësisë, të Lekës së Madh.Po kështu dhe Ahmet Zogu, si Mbret i Shqiptarëve, kur la fronin dhe mori arratinë, kujtimin për Lekën e Madh nuk e harroi, aq sa atë emër ia dha edhe të birit të sapolindur, duke e quajtur ashtu atë, Leka i Parë.

Po çka na e bën të duket, si më të afërt në kohë Aleksandrin e Madh, është  emri i dytë i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, që në turqisht do të thotë Aleksandri i Madh.

Me një anologji të tillë emërimi do t’i quante në fillim të shekullit XIX edhe poeti angles G. Bairon,  si Aleksandrin e Madh, ashti si dhe Gjergj Kastriotin, që për arsye glorifikimi, do t’i njesonte me trajtën turke të emrit  Iskander:

O Shqipëri, ku lindi Iskanderi

Këngë e rinisë, fanar i të urtëvet,

Dhe Iskanderi tjetër, që i dërmoi

Për herë armiqt me kordhn’ e tij keshnike.

Me këtë  mënyrë “binjakëzimi” i të dy heronjëve do të shkruaj me  emfazë dhe poeti  At Gjergj Fishta:

“Si Lekai i Madhi e Skanderbegu i biri.”

Emrin e Lekës së Madh, poeti Gjergj Fishta, do ta përdorë, prap,  figurativisht edhe si sinekdokë  për të dhënë kushtrimin për liri: “Bini Lekë, bini malcorë”

I sollëm këto shembuj poetikë për të parë konkretisht se sa thellë qendron figura e Aleksandrit të Madh në kujtesën e kombit shqiptar.

Për më tepër, duhet të shtojmë se vetë Gjergj Kastrioti, e nderonte dhe fliste me admirim  për Aleksandrin e Madh. Në një letër ai shkruan me krenari për të: ”Të parët tanë me Aleksandrin shkuan deri në Indi”. Ndjenja e krenarisë së Skënderbeut ndaj Aleksandrit të Madh, kuptohet edhe më shumë, po të kemi parasysh edhe   faktin se ai i kish marrë atij jo vetëm emrin, në trajtën e përkthyer, po edhe dy simbolet antike, yllin me tetë cepa dhe  brirët e cjapit  në helmetën legjendare mbi kokën e dhisë..

Siç dëshmojnë historianët, si shenjë tradite nga koha e Aleksandrit, Skenderbeu mbante yllin, që simbolizon diellin, të vendosur në vulën e tij të madhe. Ky fakt dëshmohet dhe në suprinën e varrit të nipit të Skënderbeut, Kostandinit, të bërë si kujtim nga e gjyshja e tij, Andronika. Lidhur me këtë Eqrem Bej Vlora shkruan:”Mbi  varrin  e nipit të Skënderbeut në kishën e Shën-Mërisë së ëngjëjve në Napoli është vënë stema e tij: një shqiponjë heraldike me një yll të bardhë e vezsullue në të dy krerët”.

E shoqja e Skëndebeut, Andronika, kish veneracion, gjithashtu, për emrin e Aleksandrit të Madh. Admirimin e saj për kultine tij ajo e shpreh me krenari edhe në varrin e nipit tjetër, Alfonsit, që ndodhet në manastirin e Trinisë së Shenjtë, në Real San Trinidat të Spanjës. ku e gjyshja i shkroi spanjisht në pllakën e varrit një epigraf, që siç na e jep në shqip Prof. Kristo Frashëri, ka këtë përmbajtje:  

 Këtu prehet  Alfonsi, biri i të  famshmit Gjergj Kastrioti, Mbret i Shqiperisë, mposhtësi i turqëve,      mbrojtësi i  pathyeshëm i krishterimit, të cilin turqit e quajtën Skënderbe dhe për nga prejardhja, vlera dhe shpirtmadhësia  krahasohet me  mbretin Aleksandër të Maqedonisë.Vdiq në moshën  15 vjeçare në qytetin  e Valencias, viti 1508.                                                                                                                                 Kjo ndjenjë adhurimi e familjesë së Kastriotëve për Aleksandrin e Madh, bëhet edhe më e qartë, po të kujtojmë për këtë rast dhe arsyetimin e Prof. K. Biçokut, i cili, kur trajton simbolet e heraldikës së Kastriotëve, pohon se “në vulën e Skenderbeut, ku është një shqiponjë dy krenare, ndërmjet dykrerëve të saj, është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër  me tetë rreze. Kurse në stemën e Kastriotëve , që është gdhendur dy herë  në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhjen nga Aleksandri i Madh gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë” .                                                                                           Pra pamë kështu dy interpretime analoge për të njëjtin motiv lidhur me admirimin e Kastriotëve  ndaj Aleksandrit të Madh.

Si përfundim, nga të dhënat historike dhe burimet shkrimore prej referencash të ndryshme kuptojmë se fryma e kohës së Aleksandrit të Madh ka qënë e gjallë në subkoshiencën  e etnisë iliro-arbërore, për gjatë periudhës së antikitetit si dhe të kohëve më të vona. Kështu era flladitëse e  mithit të Aleksandrit të Madh  është endur gjatë shekujve në kujtesen historike të gjithë breznive iliro-arbërorë përmes legjendave, shkrimeve, antroponimisë, toponimisë e numizmatikës, që bashkërisht, në një mënurë, ose një tjetër, kanë pas ndikuar në ndjenjën e krenarisë  për origjinën  iliro-arbëror tek të parët  e shqiptarëve qysh në krye të herës.

Bibliografi

A.R. Burn, Alexander the Great and the Helenistik World, Coller Books, NY, 1962.

A.R.Burn, Alexander the Great and the Middle East,Penguin Books, Great Britain, 1963 .

Charles A. Robinson, Alexander the Great, Duttion and   Company, NewYork, 1947.

Eugene N. Borza,  The Impact of Alexander the Great, Dryden Press, Ilynois, 1974.

Ian Worthington,  Alexander the Great  Man and God,Pearson- Longman, England, London, Boston, 2004.

Kasëm Biçoku,  studimi  “Flamuri i Shqipërisë”,  Oline, Google

Kristo Frashëri: Gazeta “Zemra Shqiptare”- Online.

Lucia Nadin,  “Statutet e Shkodrës”, Tiranë , 2002

Marin Barleti. “Rrethimi i Shkodrës”, Tiranë, 1981.

Nancy J. Burich, “Alexcader the Great”, Bibliografi,    The Oberlin Printing Company, l970.

Prof. A. Mishulin, Historia e kohës së Vjetër, Tiranë, 1950.

Plutarch,  By  C.J. Giankaris, Twayne Publishiers, Inc, New York 1970 .

Filed Under: Histori Tagged With: Aristotel Mici, iliro-arbërore, Kulti i Aleksandrit të Madh në trevat

Naim Frashëri:Fet’ e besët t’i kemi, Po të ndarë të mos jemi…

March 28, 2016 by dgreca

“Përpara Krishtit”  tek libri  “Lulet  Verës” të N.Frashërit/

 Fet’ e besët t’i kemi,/

Po të ndarë të mos jemi./

Naim Frashëri/

   Esse nga  Aristotel  Mici/MA-USA/

Poeti Naim Frashëri është mendimtari i parë i Rilindjes që hodhi idenë e mirëkuptimit ndërfetrarë dhe të tolerancës fetare në të mirë të unitetit kombëtar, që duket  edhe në librin e tij poetick,“Lulet e Verës”, botuar më 1890. Midis vjershave  të tjera në këtë libër, ndodhet edhe  ajo qe titullohet “Përpara Krishtit”. Për arsyet më naïve kjo vjershë është lënë në harresë prej studjuesve dhe kritikëve letrarë. Mendimi ynë është se kjo vjershë jo vetëm nuk duhej  injoruar, po të  ishte  analizuar  me seriozitet e dashuri. E para, sepse është  pjesë e përrmbledhjes poetike “Lulet e Verës”. Së dyjti,  se me  këtë poezi  qartësohet edhe më shumë ideja rreth humanizmit të Naimi Frashërit si edhe të kuptuarit e filozofisë së tij për personin e sakrificës dhe të martirizimit. Së treti, poezia “Para Krishtit” nuk duhej lënë në harresë edhe për faktin se është  shprehje e  tolerancës fetare e vetë autorit  në të njëjtën kohë, e gjithë lexuesve, pra e mbarë popullit shqiptar.    Kështu Krishti te “Lulet e Verës” nuk është një figurë religjioze, sepse nuk trajton motive fetare, përkundrazi, me personin e Krishtit  poeti jep  mendimtarin humanist, i cili brengoset për vuajtjet e padrejtësitë në shoqëri.

Madhështia e Krishtit në poezi shprehet në thjështësinë e Tij. I thjështë midis të vuajturve, Ai guxonte  të thoshte të vërtëtën për mirësinë,  për të drejtën, për njerinë. Për t`u mësuar njerzëve të vërtetën , ai nuk u tremb deri në sakrifikim, deri në kryqëzim, duke u bërë ashtu  një  Promethe i ri  i njerëzimit. Jo më kot gjithë bota e qytetëruar  e  ndanë Kohën e Vjetër,  të cilën e quan Para Krishtit,  nga Kohën e Re, Pas Krishtit, pra e kthen Krishtin  kështu, si  pragun kohor  më të madh të njerëzimit.Nisur pikërisht nga   akti i martirizimit, Naim Frashëri e shikon  Jezu Krishtin kryesisht si njeri, pra e zbret nga kupola qiellore  dhe e shikon si njeri tokësor.

Djalëth njeriu i Perëndisë

            Fytyra jote  mua më tregon

Ah ! Të keqijat e njerëzisë,

Që ka punuar dhe punon…

Pra fyutyra e vuajtur e Krishtit si martir i tregon poetit mbrapështitë  e njerëzve të ndjekjes  e të përsekutimit që nga Farisenjtë e deri te Juda Iskalioti, qe nga mbret Herodi deri te Pont  Pilati. Fytyra e zbehtë e  Krishtit është një rrëfim i vuajtjeve dhe i  mundimeve njerëzore.

Se kjo fytyrë/Është pasqyrë/ dhe na rrëfenë/E s’na gënjen.

Pamja e dobësuar e Krishtit është pasqyrim i njerëzve të tortruar, fytyrë e njerëzve që kanë vuajtur padrejtësitë e të tjerëve pa asnjë arsye, që janë dënuar për bindjet e tyre të patundura, që për idetë e tyre  kanë shkuar  vetë drejt flijimit, duke sakrifikuar ashtu veten. Dhe poeti e sintetizon këtë imazh  të Krishtit në vargjet e tij:

Gjithë ç’ ka hequr njeriu i mjerë,

                        Nga vet` e  tinë e nga i vëllaj,

                        Që kanë  vrarë e kanë prerë

                        Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.

Dihet nga të gjithë dhe është më se e vërtëtë se në jetën sociale  janë shfaqur  fenomene antihumane, dukuri  të dhimbëshme, që kanë  shkakëtuar tragjedi dhe brenga  shoqërore dhe familiare, ashtu siç thotë vargu i poetit si dënime nga ata : ”Që kanë vrarë e kanë prerë/                                                                                                

Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj”                                                                                 

  Dukuri të tilla kanë ndodhur në shekuj, para Krishtit, pas Krishtit , e deri  në ditët tona.

Le të kujtojmë nga historia botërore Galileo Galilenë dhe Xhordano Brunon, Ana Frankun dhe kampet shfarosese të nazitëve hitlerianë, si dhe mijera viktima qe humben jetën , kur u shemben Kullat Binjake me 11 Shtator 2001, në New York,  prej akteve terroriste.  Po kështu na vijnë në mendje nga jeta  në vendin tonë, vrasjet e mësuesve martirë, si Pandeli Sotiri, Papa Kristo Negovani, e Petro  Nini Luarasi, vrasjet e liberatorëve të shquar si Luigj Gurakuqi e Bajram Curri, martirët  e masakrës së 4 Shkurtit 1944, po ashtu vrasja e viktimave me rastin  e ”hedhjes së bombës” në Ambasadën  Sovjetike në fillim të vitëve `50, po kështu dënimet e rënda për inxhinierët e pasionuar të naftës Koço Plaku, Petraq Xhaçka dhe Enriko Veizi, të gjykuar në gjyqe me dyer të mbyllura, vrasjet  e dëshmorëve të demokracisë në Shkodër me 2 Prill, 1991,  si edhe vrasja e  maskrës  më 21 Jannar 2011 në Tiranë, që janë të gjitha ashtu  si si i përshkruan Poeti  vrasje “Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj”.

Merret vesh se të gjitha këto ngjarje tragjike kanë ndodhur  në kohën pas  Krishtit. Po pamja e  Krishtit në vjershën e Naimit si edhe fjalët e poetit për të na bëjnë të kujtojmë  episode të tilla të ndodhura në kohëra të ndryshme midis njerëzve, si padrejtësi mizore, ashtu si i përfytyron poeti: ”Fytyra jotë më tregon …të këqijat e njerëzisë” dhe më pastaj , po në këtë vjershë:  “…kjo fytyrë është pasqyrë /Dhe na rrëfen/ Gjithë ç` ka hequr njeriu i mjerë/  Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.”

Personifikimi dhe  portretizimi i Jezu Krishtit si njeri real , futja e tij midis  njerëzve  shpreh edhe nderimin që kishtë Naimi për njerinë:

Faltore kemi njerinë,                                                                    

Atje gjejmë edhe Perëndinë.                                                          

Ai besontë dhe kishtë bindjen se:

“Po të nderojë njeriu njerinë,/                                                           

E  ka nderuar edhe Perëndinë”

 Përmes figurës së  Krishtit poeti përpiqet të japë  pamjen e njeriut  të mirë, që i do njerëzit dhe vuan për njerëzinë, prandaj ai i thotë figurës së Krishtit:

Ti u përpoqe për njerëzinë,                                                                                              

Dhe dashurinë e bëre besë/                                                                                         

Njeriut i vure nom miqësinë,

Që kur të lind gjer sa të vdesë.

 Duke medituar para Krishtit, me anë të vargjeve të tij, autori do të hedh dritë rreth përsosmërisë së figurës së njeriut. ”Problemi qenësor i filozofisë  së Naim Frashërit është krijimi i njeriut etik; ai kërkon që çdo njeri, pavarësisht prej fesë, të jetë i kompletuar moralisht”.[1]

Poezia  “Përpara  Krishtit” si gjithë vepra e Naim Frahërit , përshkohet nga  një humanizëm i thellë. I ndikuar prej iluminizmit francez,  si edhe nga  romantika e Viktor Hugoit, poeti Naim Frashëri i shikon me dhembshuri njerëzit në përgjithësi dhe  të varferit në veçanti., siç e verejmë me së miri të  poezia “Varfëria”. Po shpirti i ndijshem i poetit dhembshurohet edhe për një kafshë e për një shpend. Le të kujtojmë  vetëm vargjet  e para të poezisë ”Zogu dhe djali”:

Një zog të bukur zuri një djalë,/Ai po dridhej dhe i thosh ca fjalë:/ Nukë të vjuen keq  që jam i mitur/Si ti, i vogel, e s`jam  dhe rritur. 

Siç shihet gjithë vepra  e Naim Frashërit përshkohet nga  një humanizëm i madh; në çdo varg të tij ndihet prania e njeriut  zemërgjerë e të ndijshëm. Keshtu edhe të  poezia  “Përpara Krishtit” gjejmë një dhembshuri të jashtëzakonshme për njeriun. Po është për të ardhur keq, qe nje studiues  disa dekada përpara në librin e tij “Jeta dhe idetë e Naim Frashërit”, me gjykimin e vet  skematik, ketë humanizem të poetit e quan “abstrakt”. Paradoksi arrin kulmin kur ai po në atë libër rreh të argumentojë se humanizmi i poetit tonë është abstrakt, sepse “njeriu për të cilin bën fjalë  Naimi, është njeri abstrakt , që nuk bën pjesë në asnjë klase”. Pra absurdi filozofik i studiusiot në fjalë të çon tek logjika e mungesës së klasave dhe për rrjedhojë  edhe te mosnjohja e luftës së klasave në veprën e poetit. Absurditeti i autorit të librit të sipërpërmëndur rritetet edhe më shumë kur ai merr të trajtojë poezinë  “Përpara Krishtit”, citon edhe strofën e pestë të saj, por jo pa arsye, nuk shkruan titullin e poezisë. Në vend të atij titulli, pra, “Përpara  Krishtit”, ai ka venë togfjalshin “në një poezi tjetër”… Kështu në të njëjtën kohë, pa titullin e saj, edhe injorohej poezia  po edhe denigrohej.

Me Krishtin e” Luleve të Verës”, siç e thamë edhe më sipër, më tëpër se hyjninë Naim Frashëri përsonifikon njeriun e sakrificës, martirin e drejtësisë, të toloerancës, dhe  të urtësisë; shikon mendimtarin human, që është i gatshëm të flijohet për të mirën  e njeriut dhe përparimin e tij. Ketë kuptim kanë këto vargje:

”Zot ti ke vuar,

Edhe s`ke pushuar,                                                                                                         

Nga njeriu hoqe,

Për të u përpoqe.

Këto vargje të kujtojnë  simbolikën e “Qiririt”, që aludon vetë poetin:

Në mes tuaj kam qëndruar                                                                                                   

 E jam duke përvëluar.                                                                                                        

Që t`u jap pakëz dritë                                                                                                     

 Natën t`ua bëj dite.

Për analogji duhet nënvizuar se është po ajo simbolikë e vetëflijimit edhe te poezija tjetër alegorike “Fyelli”, ku poeti vuan,  rënkon e mallëngjehet për brengat e njerëzisë:

Kraharor e kam çpuar,                                                                                                       

   E kam bërë vrima- vrima

Dhe kam qar` e kam renkuar                                                                                             

Me mijëra psherëtima.

I  përmendëm këto dy motive alegorike të poetikës së Naim Frashërit për të sqaruar edhe më shumë  me anë të anologjisë përkushtimin e madh  të poetit , angazhimin e tij shpirtëror, mendor dhe fizik për Shqipërinë, kombin shqiptar dhe gjuhën shqipe.

Të poezia  “Përpara Krishtit” si edhe në disa poezi të tjera lirike , N. Frsashëri përjeton  thellë ndjenjën e  flijimit si një Krisht në miniaturë. Pra , te  Krishti i “Luleve të Verës”, te sakrifikimi i tij, duhet të shikojmë, përzjerë  me të, edhe autorin, poetin  që me veprën  dhe fjalën e tij ishte bërë ashtu Apostulli i shqiptarizmes.

Dhe së fundi, si konklusion,  themi  se gjithë poezia “ Përpara Krishtit”, është  shkruar me  frymëzim dhe duhet parë e vlerësuar si pjesë përbërse e  veprës së Naim Frashërit. Kjo poezi mbyllet në pajtim me frymën  panteiste të poetit:

Për  këtë fjalë 

 Të qofsha falë,                                                                                    

Se njerëzia                                                                                   

Ësht’ Perëndia/

Kështu, fuqia hyjnore, ”zjarri i  dashurisë qiellore” është kudo dhe gjithë qenia njerëzore është përzjerë me të, ashtu siç meditonte poeti në filozofinë e tij.

[1] Nga Rexhep Qosja” N.Frashëri”, Vepra 1, “Rilindja”, Prishtinë, 1978,  f.18

Filed Under: ESSE Tagged With: Aristotel Mici, Naim Frashëri:Fet’ e besët t’i kemi, Po të ndarë, të mos jemi...

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Frank Shkreli merr titullin ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe
  • Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra
  • KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?
  • Koncerti Panshqiptar Shpalos Bukurinë e Muzikës së të Gjitha Trevave
  • “Përtej harrimit” dhe përkthimi i “Shekspirit” të Hygoit, një përpjekje në rimëkëmbjen historike të kujtesës sonë të përbashkët
  • Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm
  • “50 VJETORI I REVOLTËS SË SPAÇIT”, HOMAZH DHE NDERIM TE VATRA
  • JU MIRËPRESIM NESËR TE VATRA
  • Shoqatat Shqiptare organizojnë “Piknikun shqiptar” në Staten Island, New York më 28 Maj
  • PAQEJA DHE MBROJTJA, NDESHJA DYFISHE N’EVROPË
  • ME VISARIN…
  • Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së
  • Misioni fisnik i AFC ndërthuret me simbolikën historike të New England Conservatory, Boston në 27 maj
  • Kryeministri Kurti mirëpriti Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi
  • SI DEGRADOI POZITA E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI GJATË KOHËS SË PUSHTETIT TË MILLO GJUKANOVIQ-it ?

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT