
Prof. Dr. Muhamet Racaj/
Shtetet e vogla përballen me sfida të rritura në rendin shumëpolar ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë ato kanë mundësinë të shndërrohen në nyje strategjike të sigurisë dhe zhvillimit. Ky studim bazohet në një analizë krahasuese të shembujve konkretë, praktikave diplomatike, dokumenteve strategjike dhe literaturës akademike për të vlerësuar pozicionin aktual dhe historik të shteteve të vogla në Europë, Amerikën Latine, Azinë, Afrikën dhe Oqeaninë. Metodologjia përfshin shqyrtimin e deklaratave të liderëve botërorë, rastet praktike të shteteve të vogla, integrimin rajonal dhe mekanizmat shumëpalësh. Rezultatet tregojnë se diplomacia aktive, inovacioni institucional, menaxhimi i rreziqeve hibride dhe aftësia për të diversifikuar aleancat janë elementët kyç që rrisin rolin e shteteve të vogla si faktorë vendimtarë të sigurisë globale. Në fund, artikulli sugjeron se shtetet e vogla duhet të investojnë në siguri kibernetike, diplomaci pragmatike dhe strategji multilateraliste, duke kthyer kufizimet e tyre në avantazhe.
Hyrje
Në shekullin XXI, rendi ndërkombëtar është bërë shumë më kompleks, me rivalitet strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA),Bashkimi Evropian(BE)- Rusi,Kinë, rritje të tensioneve ushtarake në Evropë (Ukrainë), Lindjen e Mesme dhe Azi, si dhe fragmentim të rregullave të lojës globale. Shtetet e vogla – vende me kapacitet ekonomik, ushtarak dhe popullsi të kufizuar – kanë përjetuar presione të shumta, por edhe kanë krijuar hapësira të reja për veprim strategjik. Ndryshe nga periudha e Luftës së Ftohtë, sot vendet e vogla nuk janë vetëm objekt të politikave të fuqive të mëdha, por edhe subjekt aktiv në diplomaci, inovacion, siguri, ekologji dhe menaxhim të konflikteve.Në këtë kontekst duhet të do të bëjmë përpjekje të japim përgjigje në pyetjet:
▪︎ Si mundet shtetet e vogla të transformohen nga pika të dobëta të sistemit global në nyje strategjikë dhe faktorë efektivë në menaxhimin e krizave, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm?
▪︎ Çfarë modele dhe instrumente kanë përdorur ato në pesë kontinente për të minimizuar rreziqet dhe për të amplifikuar rolin e tyre të pavarur?
Ky artikull synon të analizojë strategjitë, sfidat dhe mundësitë e shteteve të vogla në epokën e përshkallëzimit gjeopolitik. Qasja multidimensionale kombinon përvojat praktike te vendeve në Europë (Estoni, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Luksemburg), Amerikën Latine (Uruguai, Kosta Rika, Panamaja), Afrikë (Botsvana, Ruanda), Azinë Juglindore (Singapori, Timori Lindor) dhe Oqeaninë (Islanda, Zelanda e Re), duke zbërthyer dinamika institucionale, modele diplomatike, aleanca rajonale, kapacitete të sigurisë dhe inovacione institucionale.
Kontributi i këtij studimi është dyfish: së pari, artikulli plotëson boshllëqet në literaturën për rol të shteteve të vogla, duke sjellë shembuj të freskët dhe krahasim global; së dyti, sugjeron modele teorike dhe rekomandime për politikëbërësit, akademikët dhe analistët e sigurisë për përforcim të kapaciteteve institucionale dhe diplomacisë inovative (2).
Përpunimi i Përmbajtjes
1. Dimensione Konceptuale dhe Teorike të Shteteve të Vogla
Shtetet e vogla identifikohen kryesisht përmes faktorëve si popullsia, madhësia territoriale, kapaciteti ekonomik, peshë ushtarake dhe influenca në organizata ndërkombëtare (3). Luksemburgu, Singapori, Zelanda e Re, Islanda, Estoni, Uruguai, Botsvana, Panamaja, Kosta Rika janë modele të shteteve të vogla që sfidojnë stereotipin e dobësisë, duke ndërtuar identitet të fortë, diplomaci elastike dhe kapacitete të adaptueshme.
Teoritë klasike të Waltzit, Nye, Brzezinskit dhe teoritë moderne të rendit shumëpolar sugjerojnë se shtetet e vogla mund të fitojnë hapësirë manovruese nëpërmjet diplomacisë multilaterale, partneriteteve strategjike dhe inovacionit institucional (4).
Shtetet e vogla shpesh shfaqin avantazhe në fleksibilitetin institucional, koordinimin rajonal, integrimin teknologjik dhe adaptimin të modeleve të menaxhimit të krizave. Për shembull, Estonia ka liderizuar sigurinë kibernetike, Zelanda e Re ka model të demokracisë të bazuar në transparencë dhe konsensus, ndërsa Singapori ka zhvilluar institucione ekonomike të nivelit botëror (5).
2. Sfida dhe Mundësi për Shtetet e Vogla në Kontekst Global
2.1. Presioni Gjeopolitik dhe Konfliktet Rajonale
■ Në Europë, tensionet Rusi-Ukrainë dhe determinantët e sigurisë krijojnë sfida të mëdha për vendet e vogla si shtetet e Balltikut (Estonia, Letonia dhe Lituania).
Estonia, Letonia, Lituania – vija e parë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) me Rusinë.
Siguria nacionale e këtyre shteteve sfidohet nga veprimet armiqësore të Rusisë.
Ballkanit Perëndimor përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë dhe Serbinë. Ky rajon përballet me një kompleksitet të thellë politik dhe gjeopolitik për shkak të ndërthurjes së interesave të fuqive globale dhe rajonale.
▪︎ Shqipëria, anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) nga viti 2009, forcon pozitën me reforma të thella në sundimin e ligjit dhe zhvillim në sektorin e energjisë, më të veçanta investime në porte strategjike dhe pjesëmarrje aktive në misione ndërkombëtare. Ajo vazhdon të synojë integrimin e plotë në Bashkimin Evropian (BE), duke u përballur me sfida institucionale dhe ekonomike.
▪︎ Mali i Zi ka pozicion kompleks ndërmjet ndikimeve ruse, turke dhe perëndimore, duke u përpjekur të avancojë integrimin euro-atlantik dhe të çojë përpara reforma ekonomike e demokratike(11).
▪︎ Kosova, me statusin e saj akoma ndërkombëtarishtë të papërfunduar dhe marrëdhëniet komplekse me Serbinë, është një nyje qendrore e sigurisë rajonale. Ajo përqendrohet në forcimin e lidhjeve me aleancat ndërkombëtare dhe përmirësimin e institucioneve të brendshme (12);
▪︎ Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të rëndësishëm duke u anëtarësuar në NATO në vitin 2020 dhe promovuar reforma integruese drejt BE-së, megjithëse sfidat politike dhe etnike mbeten pengesa të mëdha (13).
▪︎ Kroacia si anëtare e BE-së, ka rolin e një mbështetësi dhe shembulli rajonal në përparimin e reformave dhe mbështetjen e fqinjëve për integrim evropian(9).
▪︎ Serbia, si ekonomia më e madhe në rajon, është një faktor kyç, i balancuar mes influencave ruse dhe perëndimore, me fokus në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën dhe përmirësimin e klimës së brendshme politike (11).
Rajoni përballet me sfida të forta si korrupsioni, migrimi, ndikime hibride dhe varësi ekonomike, por edhe me mundësi për avancim nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, forcimit institucional dhe partneriteteve të ngushta me BE-në dhe aktorët ndërkombëtarë (15).
■ Në Azinë Juglindore, vendet si Timori Lindor dhe Singapori përballen me rivalitetin mes Kinës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Australisë rreth rrugëve detare, sigurisë kibernetike, emigracionit dhe burimeve natyrore (6).
■ Në Afrikë, shtete si Botsvana dhe Ruanda kanë sfiduar stigmat post-koloniale përmes konsolidimit të institucioneve demokratike, ekonomisë së qëndrueshme dhe menaxhimit të paqes në rajon (7). Në Amerikën Latine, Uruguai e Kosta Rika janë shembuj të diplomacisë efektive në përballje me presione ndërkombëtare mbi energjinë, biodiversitetin dhe emigracionin (8). Oqeania shfaq modele të balancimit në mes politikave proaktive për mbrojtje, diplomaci ambientale dhe inovacion teknologjik në Islandë e Zelandën e Re (9).
2.2. Diplomacia Multilaterale dhe Partnertet Strategjike
Anëtarësia aktive në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Organizatën Botërore të Tregtisë (WTO), Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), dhe bllokun BRICS (i përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), Komonuelthin, ASEAN, Bashkimin Afrikan, Francophonie, dhe platforma rajonale ofrojnë mbrojtje diplomatike, qasje të zgjeruar në tregje, siguri kibernetike dhe aftësi për të ndikuar në vendimmarrjet globale (10). Singapori është shembull lider i diplomacisë proaktive dhe negociatave të suksesshme ndërmjet fuqive të mëdha. Estonia dhe Panamaja demonstrojnë sukses në integrimin digjital dhe menaxhimin e infrastrukturës kritike rajonale.
2.3. Inovacion Institucional dhe Menaxhim Efektiv i Burimeve
Inovacioni institucional është hallkë kyçe në forcimin e shteteve të vogla. Estonia, Singapori, Zelanda e Re, Uruguai kanë evoluar në qendra të inovacionit teknologjik, siguri kibernetike, demokraci digjitale, ekonomi të gjelbër dhe menaxhim efikas të burimeve natyrore. Ky faktor ka amplifikuar rolin e tyre në organizatat ndërkombëtare (11).
Botsvana, Ruanda dhe Islanda kanë ndërtuar sisteme arsimore dhe shëndetësore efikase, duke u bërë modele për zhvillim të qëndrueshëm. Këto vende kanë ndërthurur sektorin privat dhe atë publik për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e sovranitetit institucional (12).
2.4. Menaxhimi i Kërcënimeve Hibride dhe Siguria e Re
Kërcënimet hibride, duke përfshirë dezinformimin, sulmet kibernetike, presionet ekonomike, luftën informative dhe politikën e jashtme agresive të fuqive të mëdha, kërkojnë qasje të integruar dhe rezistente nga shtetet e vogla (13). Estonia, për shembull, ka ndërtuar kapacitete të sigurisë kibernetike të klasit të parë falë bashkëpunimit rajonal dhe investimeve publike, ndërsa Zelanda e Re ka zhvilluar politika për siguri të integruar civile, private dhe publike (14).
Ruanda e Botsvana kanë përdorur sektorin civil për menaxhim krizash, stabilitet politik, parandalim të konfliktit etnik dhe konsolidim demokratik. Kosta Rika dhe Panamaja janë bërë pionierë të sigurisë ambientale dhe neutralitetit politik (15).
3. Shembuj Praktik dhe Strategji të Shteteve të Vogla në Pesë Kontinente
3.1. Europa: Ballkani, Baltiku, Skandinavia e Perëndimore
Estonia, Letonia, Lituania – vija e parë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) me Rusinë, kanë liderizuar sektorin e sigurisë kibernetike dhe menaxhimin e logjistikës ushtarake (16). Kosova e Shqipëria kanë mbrojtur interesat e tyre kombëtare dhe kanë amplifikuar pozicionin nëpërmjet diplomacisë progresive, investimeve në energji strategjike, portet detare, pjesëmarrjes aktive në misione ndërkombëtare dhe partneritete multilaterale (17).
Luksemburgu dhe Islanda janë modele për menaxhimin inovativ të ekonomisë dhe integrimit institucional. Modelet nordike favorizojnë transparencë, efiçencë institucionale, politikë ambientale, barazi sociale dhe diplomaci proaktive (18).
3.2. Amerika Latine: Uruguai, Kosta Rika, Panamaja
Uruguai ka ndërtuar sistem të konsoliduar demokratik, mekanizma transparentë të drejtësisë dhe diplomaci të sofistikuar; Kosta Rika ka model unik të neutralitetit dhe menaxhimit të suksesit ambiental (19). Panamaja përfiton nga strategjia e kanalit ndërkombëtar, menaxhimi digjital dhe diplomacia e zgjuar në rajon.
3.3. Afrika: Botsvana, Ruanda, Namibia
Botsvana e Ruanda kanë thyer mitin e dobësisë përmes institucioneve të forta, menaxhimit të paqes, zhvillimit të qëndrueshëm në ekonomi minerare, bujqësi të avancuar dhe arsim të integruar.Shtetet e Afrikës kanë mbështetur mekanizma rajonalë për siguri, menaxhim të migracionit dhe diplomaci preventive.
3.4. Azia Juglindore: Singapori, Timori Lindor
Singapori është shembull global për menaxhimin digjital, modelin ekonomik, diplomacinë elastike dhe sigurinë në transport detar dhe logjistikë. Timori Lindor zbaton diplomaci multilateraliste për balancimin e interesave midis Australisë, Kinës dhe Indonezisë.
3.5. Oqeania: Islanda, Zelanda e Re, Mikronezia
Islanda e Zelanda e Re kanë amplifikuar rolin në organizata rajonale, diplomaci ambientale, investime në energji të pastër dhe politika aktive të qëndrueshmërisë. Mikronezia, Palau dhe Polinezia Francese përdorin diplomaci proaktive për menaxhim të ndryshimeve klimatike, ruajtje të indigjenëve dhe diplomaci për mbrojtje të territorit.
4. Roli i Shteteve të Vogla në Rendi Shumëpolar dhe Siguri Globale
Shtetet e vogla nuk janë më objekte pasive të lojës së fuqive të mëdha – ato janë kthyer në aktorë proaktivë që menaxhojnë, ndërmjetësojnë dhe riformojnë rregullat e rendit ndërkombëtar. Ato kanë ndikuar në zhvillimet klimatike, negociata për paqe, ndalimin e armëve të shkatërrimit në masë, promovimin e barazisë gjeografike dhe integrimin e teknologjive digjitale.
Në rendin e ri shumëpolar, ndarja e pushtetit ndihmon shtetet e vogla të forcojnë zërin e tyre përmes integrimit diplomatik, partneriteteve të shumëanshme, inovacionit institucional dhe bashkëpunimit rajonal. Modele të tillë ofrojnë inspirim për politika të reja të menaxhimit të krizave, balancim të influencës globale dhe ruajtje të integritetit institucional.
Përfundimi dhe Rekomandimet
Përmbledhje
Shtetet e vogla, pa marrë parasysh kufizimet e burimeve dhe dimensioneve, janë shndërruar në aktorë fundamentalë të sigurisë globale, inovacionit diplomatik dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Diplomacia proaktive, integrimi rajonal, menaxhim efikas i burimeve, inovacioni institucional dhe kapacitetet e sigurisë kibernetike janë faktorë të suksesit.
Mendime Përfundimtare
Në rendin shumëpolar, shtetet e vogla kanë zhbërë kufizimet tradicionale, duke treguar lidership inovativ, menaxhim fleksibël të krizave dhe aftësi për të ndikuar në çështje globale si menaxhimi ambiental, paqja rajonale, siguria teknologjike dhe stabiliteti politik. Shembujt e Europës, Azisë, Afrikës, Amerikës Latine dhe Oqeanisë provojnë se pozicioni gjeografik, diplomacia shumëpalëshe dhe inovacioni institucional janë armë të forta për një identitet të ri dhe të fuqishëm.
Rekomandime Konkretisht
• Të përqendrojnë investimet në diplomaci shumëanshme, integrim rajonal dhe inovacion teknologjik.
• Të forcojnë sigurinë kibernetike, menaxhimin digjital dhe politikat për ruajtje të sovranitetit institucional.
• Të amplifikojnë sektorin privat, civil dhe bazat arsimore për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje nga presionet hibride.
• Të bëjnë diversifikim të partneriteteve strategjike, duke shmangur varësi nga një fuqi e vetme.
• Të marrin rol aktiv në reformat globale për ndryshime klimatike, menaxhim të paqes dhe zhvillim barazie gjeografike.
• Të inkurajojnë kërkime të reja për kapacitetet teknologjike, diplomaci të sofistikuar dhe modelet e menaxhimit të krizave.
Literatura e Shfrytëzuar
1. M. Demiri, “Shtetet e vogla në epokën e turbulencës ndërkombëtare: pozicioni dhe roli strategjik”, Bota Sot, 17.08.2025
2. Y. Shkreli, “Teoritë dhe praktikat ndërkombëtare për shtetet e vogla”, Universiteti i Tiranës, 2017
3. K. Waltz, “Theory of International Politics”, McGraw-Hill, 1979
4. J. Nye, “The Future of Power”, Public Affairs, 2011
5. Z. Brzezinski, “The Grand Chessboard”, Basic Books, 1997
6. NATO (Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut), “Strategic Concept 2022”
7. L. Begaj, “Procesi i zgjerimit është strategjik për Evropën dhe jetik për Ballkanin Perëndimor”, RTSH, 2025
8. F. Hasani, “Ballkani Perëndimor, pjesë e thelbit strategjik të Evropës”, Koha MK, 2025
9. Zhurnal.mk, “Kroacia vlerëson reformat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”, 2025
10. Sobranie.mk, “Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor”, 2014
11. Balkanweb.com, “Ballkani Perëndimor mes Perëndimit dhe Rusisë: Koha të vendosen kufijtë gjeopolitikë”, 2025
12. Kosovo-online.com, “Plani i rritjes dhe Ballkani Perëndimor: A e ndjekin dinamikën e pagesave edhe mesazhet”, 2025
13. RTSH.al, “Vit i ri me sfida të vjetra politike: Çfarë e pret Maqedoninë e Veriut në 2025”, 2025
14. Demokracia.com, “BE dhe Ballkani Perëndimor në 2025: Pesë gjëra që duhet të kihen parasysh”, 2025
15. Reporteri.net, “Përfundon samiti BE-Ballkani Perëndimor, të gjitha vendet e pranojnë deklaratën”, 2025
16. Europehouse-kosovo.com, “Dhjetë prioritete për Evropën”, 2016
17. “Pasojat e gabimeve strategjike në kohën tonë”, 2025
18. Center for European Policy Analysis (CEPA), “Baltic Security in the Shadow of Russia”, 2024
19. Military Watch Magazine, “Raport mbi operacionin ‘Midnight Hammer'”, 2025