Nga Frank Shkreli /
Kështu u shpreh Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama gjatë një konference që zhvilloi të martën me shtypin së bashku me presidentin francez Francois Hollande, pas takimit dhe bisedimeve të tyre kokë më kokë, në Shëpinë e Bardhë. Në fillim të konferencës me shtypin, Presidenti amerikan e siguroi Presidentin e Francës dhe nepërmjet tij, popullin francez se, “Si amerikanë ne do të mbështesin miqët tanë”. Udhëheqsi amerikanë, me një gjuhë më të ashpër se çka përdorur deri më tani, u tha gazetarve se, “Terrorizmi i sponsorizuar nga Shteti Islamik nuk mund të tolerohet”, duke shtuar se ai “duhet të asgjësohet” dhe se këtë do ta bëjmë së bashku. Ai e cilësoi terrorizmin si “një murtajë që na kërcënon të gjithëve.”
Objektivi i vizitës së Presidentit francez në Washington ishte që të merrte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një koalicion më të gjëtë ndërkombëtar në luftën kundër ISIS-it e që do të përfshinte edhe Rusinë në luftën kundër terrorizmit. Por rrëximi i një aeroplani rus nga Turqia të martën, që ajo tha se ndodhi në territorin e saj ajror, duket se ndërlikoi disi bisedimet midis dy udhëheqsve. Të dy udhëheqsit u bënë thirrje Turqisë dhe Rusisë që të punojnë dhe të bisedojnë së bashku për të mos e keqësuar mëtej situatën e krijuar nga rrëximi i aeroplanit luftarak rus.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara sugjeroi gjatë konferencës me shtypin që zgjati një orë, se nëqoftse Rusia do të përqendronte disa nga këto aktivitete të fundit ushtarake kundër Shtetit Islamik, këto konflikte dhe gabime mund të evitoheshin më kollaj. Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se ndonëse po pret për hollësi të mëtejshme mbi incidentin që ndodhi në hapësirën turke, “Turqia ka të drejtën e vet të mbrojë territorin dhe hapësirën ajrore të saj”. Ai u shpreh gjithashtu se Moska është më e interesuar të mbështesë diktatorin sirian Bashar Al Assad se sa të luftojë kundër terroristëve të Shtetit Islamik. Ai cilësoi pak si me ironi mbështetjen e Rusisë dhe të Iranit për regjimin diktatorial të Bashar Al Assadit, si “një koalicion prej dy shtetesh”, ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë një koalicion prej më shumë se 60-shtetesh”, që sipas tij ka, “ndërprerë aktivitetet terroriste dhe kanë sulmuar pozicionet e Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak.”
Ndërkaq, media citon Presidentin rus Putin të ketë reagur ndaj incidentit të rrëximit të aeroplanit rus nga forcat turke, duke thënë se rrëximi i aeroplanit rus nga Turqia “do të ketë pasoja të rënda për marrëdhënjet midis dy vendeve”, gjë që, sipas vërejtësve politikë, do të komplikojë me siguri përpjekjet e Presidentit Hollande, kur të vizitojë Putinin në Moskë mbrenda dy ditësh, me qëllim për të krijuar një front të gjërë ndërkombëtar në luftën kundër ISIS. Deri tani Rusia ka refuzuar gjithnjë tu bashkohet thirrjeve për largimin e presidentit të Sirisë Assad nga pushteti. Si rrjedhojë, zyrtarët francezë, përball kësaj situate të re të krijuar nga rrëzimi i aeroplanit rus nga Turqia, citohen nga media të jenë shprehur se në vend të bashkpunimit ata do të përpiqen të realizojnë të pakën një angazhim për një bashkrendim ndërkombëtar të aktiviteve kundër Shtetit Islamik. Megjithkëtë, Presidenti francez theksoi optimizmin e tij se “mbarë bota është e angazhuar” në luftën kundër ISIS dhe se shpreson të sigurojë më shumë bashkpunim edhe nga Rusia, e cila mbështetë regjimin e diktatorit Assad dhe aeroplanët e të cilës po sulmojnë forcat moderuese që janë kundër regjimit të Assadit, në vend që të luftojë kundër terroristëve të Shtetit Islamik.
Pas sulmeve terroriste në Paris, Franca falë ndihmës nga agjensi të zbulimit të fshehtë amerikan, ka shtuar sulmet ajrore kundër kundër objektivave kryesore të Shtetit Islamik. Ndërkaq, gjatë konferencës me përfaqsues të medias në Shtëpinë e Bardhë të martën, Presidenti i Francës, Hollande, shprehu falënderimet, solidaritetin dhe mirënjohjen e tij dhe të popullit francez për ndihmën që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë vendit të tij pas sulmeve në Paris. Ai deklaroi se me Shtetet e Bashkuara, “ne ndajmë të njëjtin qëndrim dhe besim ndaj lirisë”. Ai, njëkohsisht, bëri thirrje për një përgjigje të përbashkët aktvitetesh ushtarake kundër terrorizmit pas sulmeve në Paris dhe ndaj kërcënimeve të vazhdueshme nga Shteti Islamik.
Komentatorët politikë theksojnë se ishte Franca ajo që është sulmuar kësaj radhe nga terrorizmi dhe si rrjedhim është Presidenti Hollande ai i cili po kryeson përpjekjet për një koalicion të gjërë ndërkombëtar kundër ISIS dhe jo udhëheqsi i botës së lirë, Presidenti Obama, për të cilin 66% e amerikanëve shprehen se ai nuk ka një plan të qartë për të asgjësuar Shtetin Islamik. Vërejtsit politikë thonë gjithashtu se Washingtoni e Parisi mund të kenë të njëjtin objektiv për zhdukjen e kësaj murtaje, por duket se midis tyre ekziston një divergjencë e cila pasqyrohet në pikamje të ndryshme politike se si duhet dhe cilat janë masat që duhet të merren, për realizimin e këtij objektivi të përbashkët për asgjësimin e Shtetit Islamik.