NGA BEQIR SINA, New York/
Në shtëpinë e Vatrës,me 13 qershor 2014,Unioni i Rrjeteve të Biznesit të Diasporës për Amerikën e Veriut dhe Kanada, u takuan me një grup të biznesmenëve amerikano shqiptarë, të cilët kan vite që po ushtrojnë bizneset e tyre në Shtetet e Bashkuara.
Në mesin e pjesmarrësve ishte edhe një funksionar i lartë, i shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj Assemblyman i shtetit dhe biznesmen e suksshëm amerikano – shqiptarë , zoti Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve, dhe Ambasador Bekim Sejdiu – Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në SHBA
Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e mundësive për t’u bashkuar të gjitha bizneset shqiptare në Amerikë nëpërmjet Rrjetit të Biznesit të Diasporës për SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.
Ky takim u udhëhoq nga kryetari i kësaj organizate për SHBA z. Elmi Berisha, dhe zëvendës – kryetari z. Besim Malota, të cilët kërkuan duke shfrytëzuar këtë takim shtrirjen dhe bashkëpunimin me disa biznesmenët Shqiptaro-Amerikanë, regjistrimin e tyre nëpërmjet një formulari të posaçëm.
Z. Sejdiu dhe z. Gjonaj gjatë fjalës së tyre inkurajuan biznesmenët amerikano – shqiptarë për të rritur suksesin e tyre.
Zyrtari nga Ministria e Diasporës Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve, i cili edhe i udhëheqë forumet në diasporë, me këtë rast, theksoi se janë shtuar mundësitë dhe përparësitë e investimit në Kosovë, si dhe lehtësitë që rrjetëzimi i bizneseve u sjell tashmë afaristëve nga diaspora, prej se kur është krijuar ky Union. Ai mori si shembull regjistrimin e bizneseve shqiptare në Austri, ku simbas tij tani numëroheshin mbi 400 biznese.
Ndërsa, asambleisti i shteti të Nju Jorkut,, z. Mark Gjonaj një biznesmen i suksshëm amerikano – shqiptarë , gjatë diskutimit të tij – tregoi anën ligjore të bërjes biznes në SHBA, dhe sugjeroi mënyrat se si të bëhet një biznes të suksesshëm : “duke marr si shembull dhe model siç e quajti ai atë të biznesi nga komunitet e tjera dhe më i veçanti tha ai në këtë drejtim është komunitet hebrejë në SHBA”.
Kurse Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës z. Sejdiu tha se institucioni që ai përfaqëson do të ndihmojë çdo bizneses shqiptarë në SHBA nga ana institucionale, së bashku me përfaqësuesit e shtetit shqiptarë.
Kryetari i Unionit të Rrjeteve të Biznesit të Diasporës për Amerikën e Veriut dhe Kanada, zoti Elmi Berisha theksoi se :”Ky projekt madhor ka për qëllim krijimin dhe forcimin e lidhjeve të biznesit mes biznesmenëve të Diasporës, jo vetëm duke inkurajuar por edhe duke nxitur kështu edhe investimet e tyre, në vendet tona, pra në vend origjinën tonë”.
Diaspora, tha zoti Berisha, tani ka në plan shtrirjen e këtyre rrejeteve të biznesit në Amerikën e Veriut dhe Kanada – ku koncepti bazë i këtij projekti të madh është forcimi i lidhjeve mes anëtarëve të komunitetit të diasporës, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të diasporës dhe bizneseve nga vendorigjina vendin jonë.
Z. Nazar Mehmeti nga Dallas është zgjedhur kryetari i Unionit Global të Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës dhe z. Yll Blakaj një biznesmen shumë i suksesshëm në Vjenë është zgjedhur kryetar për Evropën dhe z. Elmi Berisha nga New York-u është zgjedhur kryetar për Amerikën e Veriut dhe Kanada