Nga Raimonda MOISIU/
Tronditet futbolli korcar dhe komuniteti shqiptaro- amerikan në Amerikë. Largohet nga jeta në moshën 60 vjeçare, Petrika TOLE, një prej futbollistëve më të shquar dhe mbrojtësi më i mirë i kohës i Klubit të Futbollit “Skënderbeu”, dhe atij shqiptar. Falë talentit dhe fizikut të tij prej atleti, energjik, pasionant i futbollit, falë inteligjencës dhe këmbëve të forta në fushën e lojës, Tole, -sikundër e thërrisnin korçarët, fitoi shumë shpejt zemrat e publikut futbolldashës korçar dhe atij shqiptar në tërësi. Mbrojtësin më të mirë të kohës, futbollistin e përkryer,Tolen e “Skënderbeut”, dhe futbollit Shqiptar që e kishin “frikë”, të gjithë , skuadrat e tjera sa herë që “Skënderbeu”, shkonte të luante në Tiranë a qytetet e tjere. Edhe në një moment kur Tole, u dëmtua keq në fushën e lojës, dhe u mendua më e keqja, ai e kaloi me sportivitet duke thënë se nga goja nuk të gjen gjë. Dhe ia doli, ai u kthye përsëri në fushën e lojës duke dhënë akoma më shumë nga forca e talentit, pasionit dhe inteligjencës si futbollist, që e shëndrruan në një futbollist të madh me emër në Ballkan dhe Europë, një nga ikonat e futbollit korçar e shqiptar. Përveçse një fubollist i mirë që bëri emër dhe histori në futbollin korçar, PetrikaTole ishte edhe njeri shumë i mirë, bashkëshort i mrekullueshëm dhe prind model. Në vitin ‘97 emigroi me familjen në SHBA-ës, në Çikago, kur për gati dydekada punoi “a hard working truck-driver”, rrugëve të Amerikës, dhe financoi për të studiuar dy djemtë e tij të shtrenjtë, të cilët sot punojnë në instuticione të rëndësishme në Çikago.
Lajmi i trishtë se një nga legjendat e futbollit korçar, mbrojtësi më imirë, i pakalueshmi dhe njeriun që adhuruan në futboll, PetrikaTole u nda nga jeta, u prit me dhimbje e dëshpërim të thellë nga publiku sportdashës korçar dhe shqiptar, veçmas nga ata që kanë patur fatin ta njohin, ta kenë mik dhe koleg, shprehin ngushëllimet dhe dhimbjen e tyre në rrjete sociale. Persionalitete publike korçarë si Prof. Gjergji Cikopani, shkruan:
“Një djalë korçar me cilësitë e mira! Një futbollist kur Skënderbeu shkëlqente në formën më të mirë, një lojtar që sot iu mungon ekipeve Shqiptare që “ merrte rolin e liderit” për të shpërthyer! Meqënëse e kam njohur nga afër dhe si drejtues i sportit kam gjetur tek Ai lojtarin, që nuk dinte kompromiset e sotme; bëhej ” copë” në luftën sportive !
Kujt i kujtohet ndeshja në Tiranë kur Tole u aksidentua rëndë, sot e kupton se çfarë do të thotë, të ikë nga jeta një lojtar si Ai! U rikuperua me pak vështirësi, por nuk iu nda sportit! Kohët sollën të tjera probleme dhe jo i pa informuar, kam mësuar se ka qenëi ” fortë” në përballimin e jetës, sigurisht me të tjera probleme – por më e Bukur! Familjes i dërgoj ngushëllimet prej qytetari të Korçës që, Petrika Tolen, e ka njohur si njeriun e Mirë të Korçës! U prehte shpirti në paqën e përjeteshme!
Ndërsaz. Bajram Shtylla, shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmëve të tij,për humbjen e njeriut të dashur të tyre,si dhe publikut futbolldashës korçar,për humbjen e njërit prej futbollistëve të shquar të Klubit “Skënderbeu”!
Luan Merdani, mik i fëmijërisë dhe deri në ditët e sotme, shprehet i trishtuar thellë dhe i tronditur nga ikja para kohe dhe e papritur e Toles, kur para një muaji kishin qenë bashkë në Çikago. Po ashtu shprehën ngushëllimet e tyre, ikonat e futbollit korçar Alfred Pilika, Teodor Vaso, Bledi Shkëmbi, Thimi Gërnjoti, gazetari Adriatik Dosti, Vasillaq Cikopana, Ilir Jano, Arben Toshi, Edmond Deli, Romeo Baka, Ilir Vrenozi,Marena Kondili, shume kolegë, miq, e shokë,gazetarë sportivë të afërm dhe sportdashës korçarë e bashkatdhetarë në të dyja anët e Atlantikut. Trupi i të ndjerit do të varroset në qytetin e tij të lindjes në Korçë, ku do t’i bëhen edhe nderet e mbrame nga qytetarët dhe personalitetet e Korçës, Klubit të Futbollit “Skënderbeu”, dhe mbarë sportit shqiptar.
Edhe unë shkruesja e këtyre rradhëve, shpreh ngushëllimet e mija e të familjes sime, familjesTole në Çikago dhe të afërmëve në Korçë, për humbjen dhe trishtimin e thellë që la pas, ikja parakohe e mikut tim prej disa dekadash, bashkëshortit dhe babait të mrekullueshëm, dhe altruist, botës së futbollit korçar e shqiptar, e kësaj Ikone Madhështore të Futbollit, PetrikaTole, që bëri historinë e Futbollit Korçar ndër vite!
I Madhi dhe i Papërseritshmi TOLE – si të thërriste Korça, që e doje dhe të donte aq shumë, do të mbetesh, më ndrituri në zemrat dhe mendjet e korçarëve ndër breza.
Ti mbetesh Legjenda Korçare e Futbollit në Përjetësi.
Raimonda MOISIU
USA 9 Qershor 2016