Ndahet nga jeta rekordmeni i skenës shqiptare, “Mjeshtri i Madh”, Tonin Tërshana/
TIRANË, 22 Shtator / Legjenda e muzikës shqiptare, rekordmeni i skenës dhe festivaleve, “Mjeshtri i Madh”, Tonin Tërshana, është ndarë nga jeta mbrëmjen e te henes në ambjentet e QSUT “Nënë Terza” në moshën 66- vjeçare.
Lindur në Shkodër në 1 qershor të vitit 1949, këngëtari Tonin Tërshana përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4-t në Radio-Tirana, me këngën “Kur vjen pranvera” me muzikë të Pjetër Gacit dhe tekstin e Fatos Arapit, artisti merr çmimin e parë kur ishte vetëm 16 vjeç.
Tonin Tërshana ka fituar çmimin e parë edhe në Festivalin e 11-të të RTVSH.
Këngëtari i skenës dhe festivaleve të RTSH-së, mjaft i pëlqyer nga publiku për zërin e tij melodioz dhe emocionin e veçantë që transmetonte, ka marrë pjesë në mbi 20 festivale, duke fituar 4 çmime të para e duke u bërë keshtu një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale.
Mes interpetimeve të shumta, këngët më të njohura dhe më të pëlqyera te këngëtarit janë “Erdhi pranvera”, “Kenga e nenes”, “Fishekzjare në qiellin blu”, “Kur vjen pranvera”, “Lumturia nuk dhurohet”, “Vajzë moj, lule moj” etj.
Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka akorduar titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.(Sipas ATSH)
Sadik Elshani says
Humbje e madhe per muziken shqiptare, u prehte ne paqe!