…. Keni Zot apo jo? Heroina është ajo njëzetvjeçarja. Duhet ta dini se një shoqëri e kohës denoncon. Sepse ka përgjegjësi. Shikon me sy realë gremisjen e vendit./
Nga Ilir Levonja/
Nëpër webet shqiptare po flet vetëm Shukrija. Dëgjojeni si thotë: “Natën e publikimit të videos, Shukes iu drejtova me fjalët: Ngrije kokën lart. Do të më kesh në krah deri në vdekje”.
Kjo është Tefta Xhelili. Ose Shukrija e Shukrisë.
Grua që qënke edhe nënë, krushkë apo vjehërr. Dhe nuk e di se si të ngushëllojnë këta mijra të dashur dhe besnikë të familjes që të paskan mbushur shtëpinë. Na i thuaj edhe ne. Të jemi të përgatitur. Si e qysh i thuhet tjetrit kur i shkon në kësi ziafeti. Ose edhe sa i hidhet në tabaka. Ose çfarë i çohet, duhan, para, pije apo prezervativ.
Heroina të tilla dalë bojë, si ty…, ka plot Shqipëria jonë. Por ato janë të heshtura për shkak te vesit shqiptar. Që e bëjmë në qoshe dhe e mbulojmë me hi.
Ka kaq ditë që njerëzit ziejnë. Dhe me të drejtë flitet për pasoja. Qofshin këto si tek familja e të çnderumit. Qoftë edhe tek jeta e denoncueses. Dhe kësisoj vërtetohet ajo papregatija jonë sociale në raste të tilla.
Nga ana tjetër, pjesë e këtij mbulimi qosheje, janë dhe shmangiet nga problemi real social. Folja punë. Ky zanat që shkëmbehet me dhoma hotelesh. Me seks mode prej burrash me shiritin e kombit në gjoks. Me shoqëri nga ata që sigurojnë tregje droge, që ndajnë territorin e veprimit me ligjin e xhunglës. Nëse nuk e di, në xhungël influenca territoriale ndahet prej kafshëve me shurrosje. Shurra cakton kufijtë. Kështu edhe aty tek ne. Çnderosja kthehet në medalje.
Na i shpife për Zotin.
Të qoftë hallall besnikëria perverse. Por mbaje për vete.
Nuk e di nga ana tjetër se si do të flisje sikur e dëmtuara të ishte vajza jote.
Ndonjëherë ne mendojmë se duke e mbulur pëgërën me hi. Kujtojmë se ia kemi hequr erën shtëpisë. Nuk është ashtu. Përkundrazi e kemi stazhionuar atë. Ashtu siç bëjmë me gjërat e vyera.
___________
Dy fjalë shqiptarëve.
Keni Zot apo jo? Heroina është ajo njëzetvjeçarja. Duhet ta dini se një shoqëri e kohës denoncon. Sepse ka përgjegjësi. Shikon me sy realë gremisjen e vendit.
Në fakt politika jonë është e mbushur me plot Shukri. Por me pak denoncues. Madje edhe ata sapo e bëjnë këtë, kërkojnë mbrojtje publike. Kërkojnë të largohen nga vendi.
Jepini prioritet denoncimit jo fjalëve të Shukrie zezës. Pasi nderi blihet më lirë me falje. Se sa me kapitelat e vjedhura nga fondet publike. Madje do ju shkojë jeta duke investuar për qejfet, masoneritë e burrave me shiritin e kombit në gjoks. Këtyre perversëve që janë edhe baballarë, edhe gjyshër, edhe krushq. Po edhe haletë e Shqipërisë sonë.
Ilir –me kohe ta kam pasur zili guximin dhe shpaten tende te tejmprehur –Jo se mua me mungojne armet ,por nuk kam tjeter mundesi pervec fjales se lire ,qe ne Shqiperine socialiste apo Komutiste ,pak degjohet .Kam keqardhje per kete dhe pamundesi te bej me shume –Sa do te doja ti vrisja me doren time ata qe i premtojne popullit se gjithe kungujt do ti shndronin ne pjepra qe do te ndaheshin pa pagese e dengla te tilla fushatash !