BORA DHE TEMPERATURAT EKSTREME TË ULTA SHKAKTOJNË TELASHE NË DIBËR/
NGA VJOLLCA SADIKU-DIBER/Dibër , janar – Në Komunën e Dibrës bora e cila ka një trashësi prej mbi 4o santimetrosh si dhe temperaturat ekstreme të ulta të cilat gjatë natës arijnë edhe në minus 22 grade celsius, kanë sjellë telashe të shumta popullates por edhe firmatave . Shtabi emergjent i komunës ka ndërmarë aktivitete të shumta me qëllim që tu nduhmohet familjeve të varfëra kurse në Spitalin e përgjithshëmn në Dibër ka shumë të sëmurë nga gripi ,por janë evidentuar edhe shumë frakltura të personave të moshave të ndryshme nga gricat e shumta .
Sipas të dhënave të shtabit emergjent pranë komunës Dibër organizata e Kryqit të kuq në Dibër ka dhanë ndihma në veshmbathje , ushqime dhe batanie për mbi 1o famije . Të dhënat thonë se ka familje të cilët në këta ditë me temperatura të ulta ekstreme nuk kanë ngrohje. Nga kryqi i kuq shtojnë se listata të familjeve në nevojë janë marë ne bashkëpunim me Qendrën për punë sociale . Poashtu është mundësuar që disa endacak të cilët nuk kanë kulm mbi kokë të të gjejnë strehim tek disa familje të afërm të tyre të cilat kanë marë edhe kompenzime ne ushqim dhe artikuj të tjerë. Sekretari i kryqit të Kuq Isni Telkiu thot se edhe në ditët në vazhdim do të ndihmohen familje të tjera në nevojë.
Në Spirtalin e Përgjithshën në Dibër u informuam se deri tani ka patur intervenime tek mbi dhjetë persona të cilët kanë patur fraktura në këmbë dhe duar. Disa nga ata kanë qenë me fraktura të rrënda thot ortopedi specialist Ismailaki Klenja . Është intereveniar në kohë thot Klenja. Por të dhënat thonë se numri i personave të cilët kanë parur lëndime nga rrëshqitja nga gricat është shum më i madh . Në institucionet shendetsore në Dibër për mbojtje shendetsore primare dhe sekundare , thonë se ka një rrite drastike e të sëmurëve nga gripi. Të sëmurë nga gripi ka nga të gjithë grupmoshat . Por më të shumta janë fëmijët dhe të moshuarit me sëmundje kronike . Në repartin për sëmundje interne Dhomat e kurimit janë për plot me pacientë, por ashti eshte edhe repartin e fëmijëve . Në njësinë të Entit për shendet publik në Dibëlr epidemiologu Mentor Mela thot se numri i të sëmurëve nga gripi aktualisht ka shkuar 80. Vetëm gjatë kësaj jave shton Mela janë paraqitur 20 ratse të gripit dhe besoj thot ai se gjatë kësaj jave do të ket një rritje më të madhe të të sëmurëve me grip.
Gjithashtu edhe në Ambulancën pediatrike , pediatri Arben Agolli thotë[ se nga 80 pacient- fëmij që paraqiten gjatë një dite 80 përqind e tyre janë grip, që do të[ thot është numër i madh shton pediatri Agolli.
Për shkak të temperaturave eksrtreme të ulta janë çfaqur edhe shumë defekte në rrjetin e ujësjellësit . Në ndërmarjen komunale ,,Standardi,, thonë se ekitet kujdestare janë në teren për të sanuar defektet por vet fakti se gjatë dites. Defekte ka në disa pjesë të qytetit thot drejtori i ndërmarjes komunale Mazllum Lleshi. Sipas tij puntoret për të sanuar difektet punojnë edhe ne temperatura nën 15 gradë celsius . Njësija antizjar në Dibër ka patur disa intervenime për shak se ka patur zjare të shaktuara në disa shtëpi në qytet por edhe ne rajonin e Reks nga ozhaqet
Edhe pse shtabi i emergjencës në Dibër ka angazhuar firmën në tender ajo bën punën e vet në pastrimin e bores në qytet dhe rruget lokale . Por temperaturat e ulta ekstreme dhe ngicat kanë vështërsuar komunikimin të fshatrave malore me qytetin . Rrugët rajonele nga Dibra për në Shkup, Strugë dhe Qendër Zhupë pastrohen por komunkacionin zhviloohet me probleme .
Për shkak të situatës në fjalë shtabi komunal emergjent , sëbashku me të gjithë institucionet që veprojnë në Dibër mban takime të rregullta në të cilët vlersohet situata . Me shtabin kryeson kryetari i Komunës Ruzhdi Lata i cili ka apeluar edhe tek pronaret të shitoreve të pastrojnë vetë hapsirat para dyqaneve . Nga njësija e ndërmarjes publike ,,Rrugët e Maqedonisë,, në Dibër informojnë se janë duke realizuar aktivitetet e tyre por temperaturat nën 2o gradë celsius shkaktojnë probleme . Rezervat të matrialeve abrazive të ndërmarjes në fjale plotsojnë nevojat .