Ne Foto: Anastasi ne shtepin e Micotaqit , Krete 2012/
Nga Arben LLALLA/
Shumë pak dihet se si mbërriti Anastas Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, por opinioni shpesh herë ka lexuar akuza se atë e solli ish-kryetarit të Shqipërisë Ramiz Alia ose Sali Berisha.
Ardhja e z.Anastas në Shqipëri është sa enigmatike dhe e njohur. Ishin rrethanat e kohës dhe e shkuara e tij në rini që e solli me marrëveshje përkohësisht z.Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë për riorganizimin e saj. Ai erdhi me një marrëveshje midis dy vendeve të nënshkruar në fillim të vitit 1991, në ishullin e Korfuzit.
Në një intervistë shumë vite më parë akademiku z.Ylli Popa ka deklaruar se ka qenë viti 1991, kur ndodhej në Athinë për çështjen e refugjatëve politik në Greqi si përfaqësues i Forumit për të Drejtave të Njeriut dhe u takua për herë të parë me Anastas Janullatosin. Më tej, akademiku Popa thotë se ishte takuar pak kohë më parë edhe me At Artur Liolin për të diskutuar për Kishën Ortodokse Shqiptare sepse akademiku nuk kishte asnjë njohje rreth probleme të kishës.
Por, unë nuk besoj që një Akademik dhe një personalitet i njohur siç ishte z.Ylli Popa dhe me lidhje shumë të forta me pushtetin e ortodoksinë të mos kishte njohje se çfarë po ndodhte me Kishën Ortodokse të Shqipërisë. Kjo deklaratë e tij më duket sa ironike dhe qesharake. Pra, duke u ndodhur në Athinë akademiku Popa i bënë një vizitë në shtëpi peshkop Anastasit në të njëjtën ditë ku ministrat e jashtëm të Shqipërisë z.Muhamed Kapllani dhe ai i Greqisë, Kryeministri i sotëm z.Andoni Samaras nënshkruan marrëveshjen që z.Janullatosi të vihet në krye të kishës ortodokse të Shqipërisë. Besoj që nuk ka qenë rastësi vizita e z.Popa në të njëjtë ditë kur ministrat e jashtëm të dy vendeve vendosin Anastas Janullatosin në krye të kishës sonë, ashtu siç nuk është rastësi që kjo marrëveshje u nënshkrua në ishullin e Korfuzit. (Më 1914, qeveritarët shqiptar në Korfuz nënshkruan shpallej e Autonomisë së Vorio Epirit, pasi forcat paramilitare dhe ushtarake të mbretërisë së Greqisë kishin pushtuar jugun e Shqipërisë. Me marrëveshjet e tilla të riciklimit historik Greqia i rikujtoj shqiptarëve se grekët kanë mbetur po ato grek të dikurshëm që kanë si projekt primar aneksimin e jugut).
Takimi i z.Muhamed Kapllani me z.Andoni Samaras është bërë 27.6.1991, në Korfuz ku marrëveshja që Greqia i pranonte refugjatët shqiptar me statutin ekonomik dhe jo politik u nënshkruar si haraç për pranimi e z.Anastas Janullatosit si drejtues i përkohshëm në Kishën Ortodokse të Shqipërisë. Ishte koha kur Shqipëria kalonte çaste të vështira, ku z.Nano ishte vetëm disa muaj Kryeministër dhe pasuesi i tij z.Ylli Bufi nuk i rezistojë psikologjikisht krizës ekonomike dhe deklaroj për një çast deklarojë se Shqipëria kishte vetëm 6 ditë bukë. Pra, në gjendje kaq të rëndë që kalonte Shqipëria, Greqia përfitoj duke i vënë kushte të rënda për lejimin e refugjatëve ekonomik që mund të punon ilegalisht.
Për ardhjen në krye të kishës Autoqefale të Shqipërisë të Anastas Janullatosit kanë gisht Ramiz Alia, Fatos Nano, Muhamed Kapllani, Ylli Popa, at Artur Lioni dhe Sali Berisha, të cilët pasi pranuan me marrëveshje që z.Janullatos të jetë drejtues i përkohshëm për riorganizimin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, disa vite më vonë i dhanë atij statutin e përjetshëm si Kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Republikës së Shqipërisë, duke shkelur me të dyja këmbët atë që kishin nënshkruar në Korfuz më 1991. Një mëkat në lidhje me forcimin e pozicionit të z.Janullatos ka edhe ish-kryetari i Republikës së Shqipërisë z.Rexhep Meidani për të cilin thuhet se ka nënshkruar dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkop Anastasit. Besoj se historia do tua japi vendin që meritojnë më tej të gjithëve pavarësisht se çfarë mendojnë sot këta aktorë të këqinj të botës së politikës së tranzicionit. Nuk është rastësi takimi me Ylli Popën në shtëpinë e Kryepeshkop Anastasit, ashtu siç nuk janë rastësi shumë gjëra të tjera që lidhen me ardhjen në Shqipëri të Anastas Gjerasimo Janullatosit.
Ndoshta ishin kushtet e rënda ekonomike dhe politike që politikanë e fillim të viteve 1990, nënshkruan marrëveshjen e përkohshme për drejtimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë nga një klerik grek, ishin pozicionet e forta politike në Greqi në ato vite që gëzonte peshkop Anastasi që e sollëm aq fuqishëm në Shqipërisë sepse ai kishte miqësi të ngushtë me kryeministrin grek Kostandin Miçotaqin, me ministrin e jashtëm, Andoni Samaras, Petro Moliviatin, i cili ishte Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Greqisë dhe ka qenë shok klase në shkollën dy vjeçare ushtarake me Anastasin (1952-1954). Peshkop Anastasi ishte edhe një ferr nëpërkëmbët e kryepeshkopit të Greqisë z.Serafin i cili nuk e simpatizonte aspak atë. Për shumë vite derisa në krye të Kishës Ortodokse të Greqisë ishte z.Serafin, Anastasi nuk e fitoj asnjëherë titullin Mitropolit.
Por sot Shqipëria është më mirë politikisht dhe ekonomikisht se në fillimet e viteve 1990, shumë shqiptar ortodoks mund ta drejtojnë tashme Kishën Autoqefale të Shqipërisë, do të ishte në nder të Kryepeshkop Anastasit që të largohet nga ky post me krenari sepse nëse ai largohet nga ligjet e natyrës, figura e këtij kleriku të imponuar herë do ndriçohet edhe herë do të errësohet duke krijuar probleme midis ortodoksëve shqiptar. Ndoshta pas vdekjes do jetë vetë figura e tij që mund të rrënojë atë që ai e riorganizoj prej kaq shumë vitesh.
Vërej: Shkrimi nuk ka qëllime politike dhe fetare, por bëhet për të ndriçuar anën historike të ngjarjeve, për të thënë të vërtetën, atë të vërtetë që duhet të mësojë njeriu dhe jo gënjeshtrën historike që shkruhet nga politika.
Viktori New York says
Rreth nje muaj me pare,po Arben Llalla bente nje artikull me rastin e nje feste Ortodokse ne nje fshat te Fierit.
Une bera 2-3 here komente me emrin populli,ku i beja disa pyetje keti fare gazetari dhe historiani.Kur pashe qe ju nuk i nxoret ato replika ju shkrojta edhe juve qe perse lini shkrime te tilla percarese.
Nga te gjitha keto qe shkruhen ne artikull,asnjeri nuk eshte armik i shqiperise ose te jete person non grata.
Edhe kryepeshkopi Janullatos vec keti posti eshte edhe Kryetar i Lidhjes Kristiane ne gjithe boten.
Nese keta nuk jane asnje te paligjshem,pasi nuk kemi nje shembull te vetem ku Janullatos te kete perdhosur a shkelur kushtetuten e shqiperise.Perse ky gazetar a historian nuk shkruan per ato xhami ilegale ne Tirane qe rekrutojne njerez per te luftuar per xhihad.
Ne e njofim mire Arben Llallen,do te nxjerre nje cope buke por jo duke sulmuar nje komunitet prej 10-15 % te popullsise e duke percare shoqerine shqiptare.Shikojme qe edhe ju te Diellit sikur i keni me zemer keto tema.Sidomos kunder Ortodoksise.
Per ne Ortodokset shqiptar kudo ku jemi e ndjejme kete sidomos edhe me fqinjet tane mislimane nga Kosova e Maqedonia,qe me teper shkojne me Arabet se me Ortodokset.
Ju e dini vete orientimin e shtypit tuaj,por mos harroni se shoqeria shqiptare,fale diktatorit Hoxha,nuk eshte ajo qe mendoni ju.Gjate gjithe ketyre viteve jane lidhur me mijera martesa kristiane me mislimane.Nga keto jane me teper se 4 mije martesa vajza shqiptare mislimane me Ortodokse greke.Thuajse Jugu i vendit nuk i ndjek fare keto probleme percarese qe keni marre ju persiper.Madje edhe femijet e mije ketu te inkuadruar ne Albanias Roots,me tregojne qe askush nuk flet per tema fetare.
Duhet te keni parasyshe dhe dicka tjeter si perfundim.Nese ne shqiperi ne jemi pakice rreth 300 mije ne greqi jane mbi 4 milion Arvanitas Ortodokse.Kjo eshte edhe molla e sherrit per ndarje patjeter nga Greqia,qe me vone te na denigroni e te na vidhni e rrembeni pasurite me force.
Harronie,per ne Ortodokset Greqia eshte vend mik,ndersa Shqiperia eshte Atdheu i Arvanitesve te debuar forcerisht nga Perandoria Osmane.Kujtoni,vetem Voskopoja eshte djegur 3 here.
Ju uroj shendet dhe me falni se shkrojta gjate.E di qe nuk do publikoni repliken time,por sidoqofte jemi ne epoke moderrne kemi edhe menyra te tjera komunikimi.
Nese i keni ndjekur reagimet e shqiptareve kunder dekorimit te Organizates Vatra nga presidenti shqiptar,keni kuptuar edhe pozicionin tuaj ne percarjen e faktorit shqiptar duke denigruar nje pakice te martirizuar sic jane Ortodokset.
kolone says
nje fshatare fierak qe nuk ka me fiq per te shitur kerkon tu shese dengla greke shqiptareve. Ko fontamentalist fanatic kristjan I veladoneve te zinj ka dale ne mbrojtje te Janullatosit se perndryshe I prihet pencione si GREK qe eshte deklaruar. Keta bastarder qe kane shitur lekuren me kohe kujtojne se ne do ti konsiderojme akoma per shqiptare, Jo, ju konsiderojme per bastarder grek. Do pastrojme gjakun shqiptare nga qelbesirat si puna jote.
Sadik Elshani says
Ne kete artikull, Zoti Llalla nu e sulmon bashkesine ortodokse. Ai madje ne fund te ketij shkrimi e ka dhene edhe nje shenim qe e sqaron qellimin e tij. Viktor i nderuar, ju keni cdo te drejte qe t’i shprehni haptas pikepamjet dhe shqetesimet tuaja, por mos e humbni aresyen. Shqiptaret jane te njohur per tolerancen fetare edhe shume me perpara se diktatori Enver Hoxha te paraqitej ne skenen politike shqiptare. Mos harroni se njera nder figurat me te dashura per te gjithe shqiptaret, eshte nje Peshkop ortodoks me emrin Fan Noli. Angazhimet, qendrimet e Vatres jane vetem kombetare dhe ajo nuk i percan shqiptaret.
miri says
Me duket se shkrimi i mesiperm nuk ka lidhje fare me INATIN e ketij shkruesi, i cili ne vend te ndricoje dicka me teper per temen e cituar, merret me z. Arben Llalla, i cili ne njohjen time eshte nje qytetar me ndijim te plote kombetar.
Perse ju djeg miza per viziten e shokut POPA ?
Ai duke qene hierark-sllavo-komunisto-ortodoks, nuk llogarit ne se veprimi i tij i shemtuar eshte ne dem a ne dobi te Atdheut, por vetem thjesht nje zbatim urdheri.
Ju, nje sherbetor i paskrupullt i sherbimeve greke, shkruani:
…me tregojne qe nuk flitet per terma fetare.
Harronie,per ne Ortodokset Greqia eshte vend mik,ndersa Shqiperia eshte Atdheu i Arvanitesve te debuar forcerisht nga Perandoria Osmane.
Vendi i Arvaniteve eshte vertete Shqiperia e vertete gjeografike , te cilen e ka vjedhur Greku.
E sa per fene, Greqia eshte vendi me obskurantist jo vetem ne Europe, por zor t’ja gjesh binjaken ne bote.
Eh more trushkulur.
Ne qofsh me orgjine shqiptare TURPI te mbulofte, ne qofsh grek (dhe i tille me dukesh!) emri tu harrofte