Në mbarim të meshës së dytë të ditës së dielë, me 3 Dhjetor 2012, në Kishën e Shën Palit, në Rochester Hills, Michigan, Famullitari i kësaj Kishe, Don Fran Kola bëri dy falenderime e dha një mendim në të mirë të komunitetit.
Së pari: “Falenderoj Komisionin e përkujtimit të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, i cili që në fillim të punës së tij e deri ditën që u mbarua aktiviteti kurorëzues, me mbrëmjën solemne të datës 25 Nëntor, punoi me përkushtim, që të nderohemi si shqiptarë të denjë për raste të tilla. Gjithçka shkoi mirë dhe të gjithë ( tri qendrat fetare, të gjitha shoqatat e komunitetit) u aktivizuan për ta kremtuar, ashtu siç ndodhi, me vlerësimin maksimal, deri në përcjelljen e të ftuarit të fundit.”
Pikërisht për këtë, mendoj se një komision përfaqësues të funksionojë vazhdimisht ne komunitetin tonë, për të gjitha rastet që na paraqiten.
Së dyti: Don Frani falenderoi Zotin dhe Drejtësinë Ndërkombëtare për lirimin nga të gjitha akuzat, të legjendës së gjallë të UÇK-së Ramush Hajradinaj, i cili që kur filloi lufta e deri në fund nuk u largua asnjë ditë nga Kosova.
Për nismën e përfaqësimit të komunitetit, një ditë më vonë u takuam pak minuta me Don Franin, i cili po kthehej nga vizita e një të sëmuri, për të na bërë më të qartë:
“Përfaqësimi i Komunitetit Shqiptar të Michiganit është shumë i nevojshëm,- vijoi sqarimin Don Frani,- pasi për shumë shqetësime që kanë shqiptarët u drejtohen vetëm qendrave fetare,duke kërkuar dokumenta të ndryshme në ndihmë të problemeve të secilit prej tyre. Të qënit i përfaqësuar sa më mirë, është në të mirë të çdonjërit prej nesh. Komisioni i këtij rasti e tregoi qartë se sa mirë mund të punohet bashkë dhe, se sa vlerësohet kjo mënyrë pune. Prania dhe mbështetja e shtetit shqiptar ishte që në hapat e parë të punës së këtij komisioni, ku morën pjesë tri qëndra fetare ( duke u vetëpërjashtuar Imam Shuajb Gerguri me disa pretendime sa për të gjetur shkak), edhe pse Komisioni kishte planifikuar aktivitete edhe ne Xhami. Ky komision, me ndonjë shtesë, mund të jetë një përfaqësim i përhershëm i këtij komuniteti tepër vital..”
Gjatë vazhdimit të bisedës për çeshtje teknike te funksionimit, Don Frani mendon se në komision duhet të jenë vetëm përsona përfaqësues dhe, në ndonjë përjashtim të rrallë mund të jetë ndonjë përsonalitet, që ka pasur histori përfaqësimi.
Komisioni mund të projektoi aktivitete dhe takimet e tij me përfaqësues të shtetit shqiptar, të Kosoves dhe shtetin Amerikan në nivele të ndryshme, të rekordoi takime me kongresmenë e senatorë, veçanërisht në raste zgjedhjesh. Institucionet shtetrore kanë një adresë për t’iu drejtuar këtij komuniteti deri para ketij jubilue jetim, ose me përfaqësim të parcelizuar.
Ashtu si erdhi propozimi i Don Franit për festimin e këtij përvjetori, tani na vjen një propozim funksional në nivel përfaqësimi, i cili me një kujdes të posaçëm mund të bëjë shumë aktivitete, duke e organizuar e drejtuar jetën e komunitetit drejt vizioneve të reja edhe per brezat që povijnë, që sa më shumë ta ruajn shqiptarinë brenda vetes së tyre.
Pjeter Jaku