Nga ARTUR AJAZI/
E krijuar 65 vite më parë, më 4 prill të vitit 1949 në, Uashington, NATO (Aleanca Veri-Atlantike) mbetet sot struktura që mban dhe vendos sigurinë në të gjitha ato vende në botë ku ajo rrezikohet. Dokumenti zyrtar i firmosur nga vendet e Europës Perëndimore dhe SHBA, finalizonte rëndësinë e veçantë për historinë botës, pas Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që kishte nisur mes dy kampeve Lufta e Ftohtë. NATO, kjo strukturë ndërkombëtare e sigurisë nëën e botës të asaj kohe, kishte si qëllim mbrojtjen nga Traktati i Varshavës. Krijimi i NATO konsiderohet ngjarje e shënuar, që i dha përgjigje krenarisë së Traktatit të Varshavës, që pretendonte supermacinë ushtarake mbi perëndimin. Presidenti i SHBA zoti Herry Truman në 4 prill të vitit 1949, në fjalën e tij pas firmosjes së traktatit të krijimit të NATO-s, do të deklaronte se “politika e jashtme e SHBA, e shikon krijimin e Aleancës Veri-Atlantike, si ngritjen e vlerave në vendet, të cilat do të mund të kontribuojnë për demokracinë dhe paqen, prosperitetin dhe progresin botëror, ndaj unë i bëj thirrje popujve që janë nën presionin e bllokut sovjetik, që kanë filluar të transformohen në demokraci qytetare të luftojnë dhe ta kundërshtojnë të keqen dhe t i kthehen vendeve të lira dhe demokratike në ndërtimin e paqes dhe të sigurisë e zhvillimit të proceseve demokratike”. Procesi i forcimit dhe zgjerimit të NATO-s, një organizatë e rëndësishme e sigurisë dhe paqes në botë, ka rritur kredibilitetin dhe stabilitetin sot në botë. Qëllimi kësaj organizate, është dhe mbetet siguria dhe paqja, duke synuar dhe dëshiruar demokratizimin, ndërtimin dhe zhvillimin e të gjithë vendet anëtare dhe atyre që dëshirojnë ti bashkohen sigurisë dhe mbrojtjes të lirive të popujve. Qysh nga krijimi deri sot zgjerimi NATO-s, ka pasur rezultate të shkëlqyera, dhe ka forcuar bindjen se të gjithë bashkë, vendet dhe popujt e botës, do të sfidojnë problemet që dalin. Roli thelbësor që ka pasur kjo forcë ndërkombëtare e sigurisë dhe paqes, nga 4 prilli 1949, ka qenë dhe mbetet i një rëndësie të madhe. Aleranca Veri-Atlantike, ka zhvilluar intervenime në mbrojtjen e kombeve dhe popujve që i është prekur liria dhe e drejta për të jetuar në vendin e tyre të lirë. Kjo aleancë ka si qëllim themelor mbrojtjen e shteteve anëtare në bazë të rendit dhe ligjit ndërkombëtar, por nuk është e përjashtuar gjeopolitika jashtë zonës së kësaj force, sepse kjo forcë ka bazë të theksuar për të vepruar edhe në raste gjenocidi dhe të të drejtave humanitare siç ndodhi rasti me luftën e Kosovës së vitit 1999, prandaj kjo forcë e sigurisë ishte dhe është jo vetëm shpëtimtare por edhe kujdestare e popujve dhe kombeve që duan paqen dhe stabilitetin si forcimin e shtetit ligjor, dhe demokracisë. Gjithashtu, NATO si organizatë e sigurisë dhe ruajtjes së paqes tani kryen një funksion të rëndësishëm edhe në vendet e lindjes si dhe vendet tjera ku ka treguar pothuajse rezultate të admirueshme në ndaljen e konflikteve në mbrojtjen e popullsi së pafajshme në vënien e rendit demokratik atë të sigurisë si dhe në menaxhimin e situatave tjera të natyrave tepër komplekse. Historia e krijimit pastaj e qasjes dhe veprimit të kësaj force ndërkombëtare, është një tregues i suksesshëm i ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së vlerave demokratike civilizuese. Në këtë kontekst ajo tani pas 64 viteve ajo ka treguar dhe apo tregon edhe njëherë se dëshiron që të gjitha shtete që punojnë në ndërtimin dhe progresin e përbashkët të mbrojtjes së vlerave demokratike e kanë vendin e tyre të ngrohtë në krahët e kësaj force të mbrojtjes ndërkombëtare dhe të ruajtjes së paqes e rendit demokratik. Vlerësimi i Aleancës Veri-Atlantike ka ardhur pas përballimit me sfidat duke u nisur nga ajo e ballafaqimit me probleme etnike të popujve të ndryshëm e deri te ajo e luftës kundër terrorizmit. Hapësira që iu është krijuar shteteve që të bëhen kontribues, mbrojtës të paqes dhe të demokracisë, është një ringjallje e vlerave të demokracisë dhe progres. Të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë kontribues të sigurisë së përbashkët. Kjo forcë e ruajtjes së vlerave, është faktor i rëndësishëm në mbrojtese e Ballkanit, veçanërisht shteteve si Shqipëria. Vendet e Ballkanit luajnë një rol të rëndësishëm në këtë aleancë, dhe ndikojnë në forcimin e paqes. Ballkani me Shqipërinë në NATO ka më pak rrezik për përsëritjen e konflikteve ballkanike. Ndërsa vetë Aleanca e Atlantikut të Veriut do jetë më e forcuar më e qëndrueshme. Shqipërie në NATO është një arritje e madhe për demokracinë paqen, stabilitetin, ruajtjen e vlerave të përbashkëta dhe prosperitetit. Ballkani po shkëputet nga e kaluara, dhe po i kthehet familjes së madhe europiane. Ndërsa në aspektin gjeopolitik hyrja e Shqipërisë në strukturat e Aleancës Veri Atlantike ka një rëndësi të madhe historike, pasi ky vend ishte i ndikuar prej ideologjive staliniste, ndërsa sot ne dëshirojmë të ecim në rrugën e integrimit në strukturat euro-atlantike, si pjesë e përbashkët e mbrojtjes së vlerave demokratike dhe paqes në botë.